LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Inceneratori'/ SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të pandehurit, ashpërsohet akuza ndaj Bllakos, kundërshton avokati

•Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për të pandehurit në çështjen e inceneratorit të Fierit. •SPAK kërkon 84 vite burg në total për 15 të pandehurit. •Prokuroria e posaçme kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën për inceneratorin e Fierit, i cili me gjykim te shkurtuar shkon në 6 vite e 8 muaj burg. •Ndërsa për ish-zyrtarin e Partisë Socialiste, Alqi Bllakon kërkon 7 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj. •Ndërsa për Klodian Zoton kërkon 12 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite. •SPAK ka ashpërsuar akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”, edhe për Dervishajn nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”. •Për mediat, avokati i Bllakos tha se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korrupsion. •Po ashtu, gjatë seancës ka pasur debate mes avokatit të Bllakos dhe prokurorëve të çështjes për këtë ashpërsim akuze. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Akuza për Bllakon u ashpërsua! DEBATE mes avokatit të ish-zyrtarit dhe prokurorëve: S'mund të bëhet rikualifikim

'Inceneratori'/ SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të
Alqi Bllako

TIRANË- Pretenca e SPAK për të akuzuar lidhur me incenaretorin e Fierit, nuk kaloi pa debate të ashpra. Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se pasi SPAK ashpërsoi akuzën ndaj ish-deputetit të PS, Alqi Bllakos, avokatët e këtij të fundit nuk ranë dakord, duke kundërshtuar. 

'Nuk mund të bëhet rikualifikim i veprës penale në sallën e gjyqit'- kanë thënë avokatët në seancë. 

Akuzat nuk u ashpërsuan vetëm për Bllakon, por edhe për Klodian Zoton dhe Arben Dervishajn. Zoto ka akuzat e korrupsionit, mashtrimit me pasoja të rënda dhe krijim të skemave mashtruese. 

SPAK kërkoi për Alqi Bllakon 7 vite burg, e po ashtu ka vendosur të ashpërsojë akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”./Dosja.al

3 VITE ME PARE

SPAK ashpërsoi akuzën ndaj Bllakos, avokati: Të bjerë akuza për korrupsion! S’ka fakte

'Inceneratori'/ SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të

TIRANË- Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj deklaroi për mediat se akuza për korrupsion nuk është e bazuar në fakte, ndaj sipas tij duhet të rrëzohet. Pas përfundimit të seancës në SPAK, aty ku u dha pretenca e ku u rëndua akuzat për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, avokati theksoi se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë si dhe shtoi se SPAK po vepron kundër kodit duke dëmtuar interesat e qytetarëve.

“Ne gjithmonë e kemi deklaruar dhe para gjykatës se akuzat kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara për aktet penale, por kanë qenë dyshime. Ne i qëndrojmë të njëjtës gjë, si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë qëndrim të thjeshtë. Për sa kohë prokuroria i qëndron të njëjtës akuzë, duhet të pushojë çështjen. Pra është vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës. Ky është një qëndrim joligjor, jo në përputhje me kodin, por është jokushtetues. SPAK, vepron jo në përputhje me kodin e procedurës penale, por dëmton interesat e qytetarëve.”, tha ai.

SPAK kërkoi për Alqi Bllakon 7 vite burg, e po ashtu ka vendosur të ashpërsojë akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”

3 VITE ME PARE

Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të pandehurit

'Inceneratori'/ SPAK kërkon 84 vite burg për 15 të
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën për inceneratorin e Fierit. Me gjykim te shkurtuar shkon në 6 vite e 8 muaj burg.

Ndërsa për ish-zyrtarin e Partisë Socialiste, Alqi Bllakon kërkon 7 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton kërkon 12 vite që me gjykim të shkurtuar shkon në 8 vite.

Në total për 15 të pandehurit, SPAK kërkon 84 vite burg. SPAK ka ashpërsuar akuzën e ngritur ndaj Alqi Bllakos, nga “korrupsion i funksionarëve publikë” në “korrupsion të zyrtarëve shtetërorë”. I ka ndryshuar masa edhe Dervishajt nga “korrupsion në sektorin privat” në “korrupsion në sektorin publik”. E së fundmi Zotos i shtohet dhe një akuzë, “krijimi i skemave të mashtrimit”.

Për mediat, avokati i Bllakos tha se gjykata duhet të mbajë një qëndrim të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korrupsion.

Ne e kemi deklaruar edhe para gjykatës së seancës paraprake se akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe ta pareferuara në faktet penale. Këtë fakt e identifikoi edhe gjykata e seancës paraprake. I qëndrojmë të njëjtës gjë si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë një qëndrim fare të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korrupsion.

Ngelet vetëm një akuzë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe akuza tjetër bie. Është një qëndrim ligjor dhe jo në përputhje me kodin e procedur3ës penale. Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës duke dëmtuar interesat e qytetarëve në përgjithësi. Nëse gjykata nuk mban qëndrim korrekt, gjykata e seancës paraprake del jashtë loje. Prokuroria nuk dha asnjë argument”- tha avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj. 

Dënimet që kërkon SPAK

Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg

Alqi Bllako 7 vjet me gjykim të shkurtuar  4.8 vite burg

Klodian Zoto 12 vjet  me gjykim të shkurtuar 8 vite burg

Pellumb Abeshi 4 vjet. Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Florian Muçaj 3 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Azem Shatëri 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Erjon Murataj 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Sabina Cenameri 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arben Dervishaj 4 vjet me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg

Loran Dusha 8 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arjola Kodra 3 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Arbër Denizi 7 vjet  Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Juri Imeraj 7 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Regan Merdani 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Gentian Zifla 4 vjet Është pranuar gjykimi i shkurtuar

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore./Dosja.al

alqi bllako lefter koka spak

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen