LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz ndaj presidentes Osmani! Taravari: BDI po manipulon, e njëjta situatë i ka ndodhur Talat Xhaferit

• Një incident i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. • Sipas raportimeve sigurimi i këtij aeroporti ka tentuar ti marrë telefonin personal Osmanit. • Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare. • Kupina tha dje se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident. • Lidhur me incidentit ka reaguar sot edhe ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku shprehen se kanë kërkuar sqarime për trajtimin jodinjitoz sipas tyre të presidentes së Kosovës. • Sipas ministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravarit, BDI-ja, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, po përdor gënjeshtra dhe manipulime për të dëmtuar VLEN-in, dhe ka shtuar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kompetencë mbi sigurinë e aeroportit. • Për incidentin ka reaguar edhe "TAV", kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, ku janë shprehur se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi. • Më tej thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe ata udhëtojnë nëpër pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Incidenti me presidenten Osmanin në aeroportin e Shkupit, Kosova e quan provokim, i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz
Vjosa Osmani

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka dërguar një notë proteste autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit të mbrëmshëm në aeroportin e Shkupit. Ku në këtë incident, sigurimi i aeroportit tentoi t’i marrë telefonin privat presidentes Vjosa Osmani dhe e shtyu atë. Gjithashtu në njoftimin e ministrisë, kërkohet që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident,” thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thekson se presidentja Osmani u ballafaqua me trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit. Në përpjekje për të sqaruar situatën, Gërvalla ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë menjëherë pas incidentit dhe ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin maqedonas, Arben Fetai.

Gjatë takimit, ata diskutuan rreth incidentit dhe nevojës për veprime të shpejta institucionale. Së fundmi, Gërvalla pranoi një telefonatë nga homologu i saj maqedonas, Timço Mucunski, ku u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës lidhur me këtë ngjarje. Pala maqedonase një ditë më parë tha se ka nisur hetimin e këtij rasti. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut deklaroi se pasi Osmani kaloi kontrollin kufitar, erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, polic me dy persona të tjerë [policë] dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e Aeroportit dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes. 

1 VITE ME PARE

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Keqkuptimi me Presidenten Vjosa Osmani, i tejkaluar

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz
Vjosa Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Sipas Maqedonisë së Veriut, incidenti me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ishte një keqkuptim, i cili tashmë është tejkaluar. Ndërkohë zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se organet shtetërore reaguan menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes.

“Keqkuptimi i shkaktuar mes Ministrisë së Brendshme, kompanisë që menanoxhon aeroportin, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, thekson Mexhiti.

Po ashtu ka reaguar edhe kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke saktësuar se sigurimi i tij shkoi në aeroport për të parandaluar një skandal të mundshëm diplomatike dhe jo për të tensionuar situatën. Kompania që menaxhon aeroportin e Shkupit pretendon se ka respektuar rregullat për kontrollin standard të pasagjerëve.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin”, lexohet në një deklaratë duke shtuar se nga ky protokoll sigurie përjashtohen vetëm të ftuarit zyrtarë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. BDI në opozitë kërkon që të mbahet përgjegjësi politike për skandalin diplomatik me presidenten Osmani.

1 VITE ME PARE

"Skandali diplomatik në aeroportin e Shkupit", LSDM: Palët kanë dalë me versionet e tyre, dikush po përpiqet të fshijë disa fakte!

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz
Osmani

SHKUP- Partia maqedonase opozitare, LSDM ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Në reagim LSDM pyet nëse autoritetet po fshehin versionin e vërtet të ngjarjes dhe për çfarë arsye po e bëjnë këtë. Sipas tyre në lidhje me ngjarjen palët kanë dalë me versione të ndryshme.

“Publiku është në konfuzion të plotë pas incidentit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi të gjitha palët dolën me versionin e tyre të ngjarjes. Pyesim, a po fshihet versioni i vërtetë i asaj që ka ndodhur dhe për çfarë arsye?”, pyesin ata nga LSDM-ja opozitare.

Partia thotë se përderisa Kosova e cilëson ngjarjen si “skandal diplomatik”, publiku nuk u nderua as me një konferencë për media nga MPB-ja për të kuptuar se çfarë ndodhi. Në reagim thuhet se Ministria e Brendshme duhet të hetojë nesë me të vërtetë një person nga sigurimi i Gashit ka kërcënuar me armë zjarri punonjës të TAV-it. Më tej thuhet se është më se e qartë se dikush po përpiqet të fshijë disa fakte nën tapet. LSDM kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe njoftim transparent nga MPB-ja.

"A është e vërtetë se një person nga sigurimi i Gashit ka kërcënuar me armë zjarri punonjës të TAV-it dhe cili ishte roli i tij? Ministria e Brendshme do ta hetojë dhe ta bëjë të ditur këtë në detaje apo do të tentojë ta fshehë rastin? Është më se e qartë se dikush po përpiqet të fshijë disa fakte nën tapet. LSDM kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe njoftim transparent nga MPB-ja”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

 

1 VITE ME PARE

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ TAV Maqedonia: Vepruam në përputhje me ligjet! Edhe pasagjerët VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz
Foto ilustruese

SHKUP- Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në reagimin TAV Maqedonia shprehet se  siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet e tyre kanë qenë në përputhje me ligjet në fuqi.

Në reagim më tej thuhet se thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë obligim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët. Me tej thuhe se edhe pasagjerët që udhëtojnë nëpër pjesën VIP janë gjithashtu subjekt i kontrolleve.

“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil ... operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim. 

1 VITE ME PARE

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ Taravari: BDI po manipulon, shteti s’ka kompetenca mbi sigurinë e aeroportit! I kishte ndodhur edhe Talat Xhaferit

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz
Osmani dhe Taravari

MAQEDONI- Ministëri i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka reaguar pas incidentit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aerportin e Shkupit. Sipas Taravarit, BDI-ja, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, po përdorë gënjeshtra dhe manipulime për të dëmtuar VLEN-in. Më tej ai ka shkruar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kompetencë mbi sigurinë e aeroportit.

“Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si një parti politike në Maqedoninë e Veriut, konkretisht BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës. Ne i bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.

Faktet janë si më poshtë: 1. MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it. 2. Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.

3. Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë? Dhe e ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat.”  ka shkruar ai.

1 VITE ME PARE

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë: Trajtim jodinjitoz ndaj presidentes Osmani, kemi kërkuar sqarime!

Incidenti në aeroportin e Shkupit/ MPJ e Kosovës: Trajtim jodinjitoz
Osmani

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dalë me një reagim në lidhje me incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Në reagim thuhet se MPJD me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ministria shtoi se kanë kërkuar sqarime.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në këtë njoftim.

Sipas raportimve sigurimi i këtij aeroporti ka tentuar ti marrë telefonin personal të Vjosa Osmanit.  Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, e ka cilësuar këtë veprim si një shkelje të praktikave ndërkombëtare.  Kupina tha se veprimet e zyrtarit të sigurimit dukeshin se kishin për qëllim të provokonin delegacionin e Kosovës dhe të shkaktonin ndonjë incident. 

Ai shtoi se presidentja nuk e lejoi një gjë të tillë, pasi do të kishte qenë një shkelje e rëndë e protokollit. Sipas tij pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, ndonëse ekipi i saj lejoj për të kaluar në sallën VIP, e cila ishte rezervuar nga Ambasada e Kosovës. 

vjosa osmani aeroporti i shkupit

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë