LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incidenti në Bulqizë/ Xhelal Mziu: Situata u manipulua nga policia, SPAK të sekuestrojë pamjet në zonën e takimit! Berisha: Provokacion i Blendi Klosit

• Komisariati i Bulqizës njoftoi ditën e sotme se kishte referuar në SPAK materialet për kandidatin demokrat për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziun dhe nipin e tij, Elson Mziun. • Në njoftimin e policisë thuhej se pas një takimi elektoral në fshatin Ostren, ata kanë dhunuar 33-vjeçarin, Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. • Bëhet me dije se Murra mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike. • Pas policisë ka reaguar dhe vetë Xhelal Mziu në një postim në rrjetet sociale ku shprehet se situata ka qenë komplet ndryshe nga versioni që ka publikuar policia. • Ai thotë se në takimin elektoral me banorët e fshatit Ostren, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike. • Demokrati shprehet se pas këtyre deklaratave i është afruar të komunikojë me Murrën, dhe t'i kërkojë të mos intimidojë qytetarët. Më tej shton se në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij dhe sipas Mziut kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. • Mziu shton më tej se për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD në Bulqizë, avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. • Mziu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku thotë se janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë. • Sipas tij, policia është bërë palë në goditjen e opozitës, për shkak se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Murat Dani. • Mziu shton se policia nuk ka pranuar të marrë denoncimet e drejtuesve të PD-së në Bulqizë mbi me ngjarjen. • Kryedemokrati Sali Berisha tha se ngjarja e ndodhur në Ostren ishte kurth dhe provokacion i ulët ndaj Xhelal Mziut nga drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosit dhe militantëve socialistë.

3 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve socialist ndaj Xhelal Mziut

Incidenti në Bulqizë/ Xhelal Mziu: Situata u manipulua nga policia,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në konferencën për gazetarët në selinë blu, incidentin e raportuar në takimin elektoral të PD-së në fshatin Ostren të Dibrës. Berisha tha se gjithçka ishte provokacion i ulët ndaj Xhelal Mziut nga drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosit dhe militantëve socialistë. Ai e ka cilësuar të gjithë situatën si kurth dhe provokim ndaj Mziut.

"Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë.", tha Berisha.

Incidenti në takimin elektoral në Ostren

Paraditen e sotme u raportua se komisariati i Bulqizës kishte referuar në SPAK materialet për kandidatin demokrat për deputet Xhelal Mziun dhe nipin e tij, Elson Mziun. Në njoftimin e policisë thuhej se pas një takimi elektoral në fshatin Ostren, ata kanë dhunuar 33-vjeçarin, Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. Bëhet me dije se Murra mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.

Pas policisë ka reaguar dhe vetë Xhelal Mziu në një postim në rrjetet sociale ku shprehet se situata ka qenë komplet ndryshe nga versioni që ka publikuar policia.  Ai thotë se në takimin elektoral me banorët e fshatit Ostren, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Demokrati shprehet se pas këtyre deklaratave i është afruar të komunikojë me Murrën, dhe t'i kërkojë të mos intimidojë qytetarët. Më tej shton se në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij dhe sipas Mziut kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë.

Mziu shton më tej se për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD në Bulqizë, avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Mziu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku thotë se janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë. Sipas tij, policia është bërë palë në goditjen e opozitës, për shkak se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Murat Dani.

 

3 JAVE ME PARE

Incidenti në takimin elektoral në Ostren/ Xhelal Mziu: Situata nuk ishte siç e deklaroi policia! SPAK të sekuestrojë pamjet në zonën e takimit

Incidenti në Bulqizë/ Xhelal Mziu: Situata u manipulua nga policia,
xhelal mziu

BULQIZË- Xhelal Mziu, kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar pasi policia njoftoi se ka referuar në SPAK materialet për të dhe nipin e tij, Elson Mziun për dhunë ndaj një personi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu thotë se situata ka qenë komplet ndryshe nga versioni që ka publikuar policia. 

Ai thotë se në takimin elektoral me banorët e fshatit Ostren, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Demokrati shprehet se pas këtyre deklaratave i është afruar të komunikojë me Murrën, dhe t'i kërkojë të mos intimidojë qytetarët. Më tej shton se në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij dhe sipas Mziut kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë.Ai thotë se për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD në Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Mziu i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku thotë se janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Sipas tij, policia është bërë palë në goditjen e opozitës, për shkak se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Murat Dani.

POSTIMI I PLOTË: 

Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.

Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.

I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.

Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.

3 JAVE ME PARE

Dhunuan 33-vjeçarin pas një takimi elektoral në fshatin Ostren, Xhelal Mziu dhe nipi i tij referohen në SPAK

Incidenti në Bulqizë/ Xhelal Mziu: Situata u manipulua nga policia,
xhelal mziu, kalosh murra

BULQIZË- Komisariati i Policisë së Bulqizës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme materialet për nisjen e hetimit ndaj deputetit Xhelal Mziu dhe nipit të tij, Elson Mziu. 

Ata akuzohen se ditën e djeshme pas një takimi elektoral në fshatin Ostren kanë dhunuar 33-vjeçarin, Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. Bëhet me dije se Murra mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.

Sipas të dhënave Murra ka intimiduar pjesëmarrësit në takim, por ka ofenduar dhe shantazhuar edhe organizatorët e këtij takimi. Pas ankesës së vetë qytetarëve, se po fotografoheshin nga shpërndarësi i ndihmës ekonomike në bashki, ka reaguar edhe deputeti Xhelal Mziu, i cili ka shkuar në vendin ku Murra intimidonte qytetarët dhe i ka kërkuar të largohet dhe të mos bëhet shkas për prishjen e takimit elektoral të opozitës.

Por nga ana tjetër, Murra ka refuzuar që të largohet dhe është kundërpërgjigjur me fyerje ndaj deputetit Xhelal Mziu, çka ka sjellë tensionim të situatës. Xhelal Mziu është kandidat për deputet në listën e mbyllur të koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në qarkun e Dibrës. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

xhelal mziu

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon