LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Indeksimi i pagave/ Meta: Do e kërkojmë në shtator, ka vetëm 1 PD, priten protesta dhe referendum

• Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, nga ku akuzoi qeverinë se nuk kishte indeksuar pagat e punonjësve. • Ai akuzon qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve, duke paralajmëruar iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e tyre. •Nëse indeksimi nuk do të bëhet, Meta u shpreh se çështjen do të duhet ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese. • Gjatë konferencës për shtyp, Ilir Meta tha se nëse drejtësia do funksiononte tashmë kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli. • Ilir Meta thekson se janë çdo ditë në protestë me qeverisjen dhe kanë synim që të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët e forcat politike që e kanë seriozisht. • Megjithatë, Meta thotë se do të nxisin qytetarët për protesta paqësore e demokratike. • Ndërsa si synim do të ketë referendumin. • Sa i përket pasardhësit të tij në detyrë, Bajram Begaj, Meta zgjodhi që të mos komentonte se pse nuk kishte reaguar për tragjedinë e Himarës.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Indeksimi i pagave/ Meta: Do e kërkojmë në shtator, ka vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se nuk është shumë shpresëplotë ndaj drejtësisë. Në një konferencë për mediat, Meta tha se nëse drejtësia do funksiononte tashmë kryeministri Edi Rama duhej të ishte në qeli, pikërisht për çështjen e inceneratorëve.

"Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëve është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë,"-tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Indeksimi i pagave/ Meta: Do e kërkojmë në shtator, ka vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë në krah të Sali Berishës. I pyetur sot se cilën PD njeh, Meta tha se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha. Ndërsa nuk ngurroi që të bënte një koment edhe për ish-kryedemokratin Lulzim Basha. 

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale,”- tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Indeksimi i pagave/ Meta: Do e kërkojmë në shtator, ka vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur që të mos e komentojë heshtjen e pasardhësit të tij në detyrë, presidentit Bajram Begaj për tragjedinë e Himarë. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se ministri i Brendshëm duhet që të kishte turp për komentin e tij. Sipas Metës, në vend që të ngushëllojë familjen e 7-vjeçares që u nda nga jeta pasi u përplas nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase, merret me akuzat e Berishës se është pronari i një kompanie me skafe.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Begaj nuk ka reaguar ende për tragjedinë e Himarës?

Meta: Jam si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo pse flet e di presidenti aktual. Nuk është është etike për mua.

Turp të ketë ministri i Brendshëm që merret me Sali Berisha. Po pse berisha ia ka fajin atij që e ka mbushur Policinë me njerëz të droguar? Berisha ia ka fajin për manipulimet e Elbasanit? Se këtë lloj Policie kanë krijuar. I fut në riedukim gazetarët ku, por koha e riedukimit dhe e mjekimit po i vjen shumë shpejt. 

3 VITE ME PARE

VD-Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Indeksimi i pagave/ Meta: Do e kërkojmë në shtator, ka vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë me gazetarët, ka denoncuar mosindeksimin e pagave për mijëra punonjës të administratës që është një detyrim ligjor. Në konferencën e saj për shtyp, Meta u shpreh se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët e Shtëpisë së Lirisë do të kërkojnë indeksimin e pagave, dhe në rast se qeveria nuk reflekton ata do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Ish-presidenti tha se 2/3 e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë.

“2/3 e popullsisë sot jetojnë në kufirin ose më poshtë kufirit të varfërisë, 5.5 dollarë në ditë. Që nga viti 2017 ku shpirtzi nuk ka indeksuar paga, që e ka dhe detyrim kushtetues, ne për këtë do të marrin dhe iniciativë në Kuvend, për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre. Në rast se kjo nuk ndodh ne do ti drejtohemi gjykatës Kushtetuese dhe atyre europiane. Ata që janë në kërkim paguhen akoma, për shkak se është shteti ortak me ta,”- u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.

 

ilir meta meta me gazetaret 5 gusht 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet