LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Institucion thashethemesh", debate në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, kryetarja e SHISH: Shërbimet serbe dhe ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh!

• Sot po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për Sigurinë Kombëtare po zhvillon sot mbledhjen e radhës. • Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2023, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ka shprehur kritika për kryetarin e Komisionit, Nasip Naçon.• Noka tha se ai po pengon opozitën të drejtojë pyetjet duke i kërcënuar se do të vijojë pa transparencë, por me dyer të mbyllura.• Deputeti i PD-së teksa rikujtoi shprehjen e Edi Ramës se "SHISH është institucion thashethemesh", e cilësoi një gabim të rëndë politik pengimin e opozitës për të drejtuar pyetje. • Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijon me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni. • Në mbledhje nuk kanë munguar edhe debatet mes deputetëve të opozitës dhe kreut të komisionit, Nasip Naços. • Deputeti Ervin Salianji tha se në këtë komision, drejtuesit e institucioneve të cilët paraqiten për të raportuar, trajtohen sikur të jenë pronë e mazhorancës. • Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë. • Ajo u shpreh se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit. • Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. • Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat ipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh”, kreu i SHISH raporton në komisionin e Sigurisë: Kemi rritur bashkëpunimin me SPAK e BKH

"Institucion thashethemesh", debate në Komisionin e Sigurisë
Vlora Hyseni

TIRANË- Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë. Ajo u shpreh se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit.

Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat ipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë.

"Kemi rritur bashkëpunim dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore, si më SPAK, BKH, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucione të tjera. Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimtarive të jashtëligjshme si brenda dhe jashtë vendit. Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin, ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore në raport me Shqipërinë," tha Hyseni

Ndërkohë ka pasur “përplasje” mes saj dhe deputetëve të opozitës.

“Jeni këtu bazuar në përcaktimin që ju jep Kushtetuta si krye e SHISH apo në bazë të përcaktimit që ju ka bërë kryeministri më 5 shtator 2023 duke ju quajtur si kryedispeçer e Shërbimit Shtetëror të Thashethemeve”, u shpreh deputeti i PD, Ferdinant Xhaferri.

2 VITE ME PARE

Tjetër debat te "Siguria", Salianji-Naços: I trajtoni drejtuesit e insitucioneve që vijnë për të raportuar si të jenë pronë e juaja

"Institucion thashethemesh", debate në Komisionin e Sigurisë
ervin salinji

TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijon me dyer të mbyllura, ku po raporton drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni. Në mbledhje nuk kanë munguar edhe debatet mes deputetëve të opozitës dhe kreut të komisionit, Nasip Naços. 

Deputeti Ervin Salianji tha se në këtë komision, drejtuesit e institucioneve të cilët paraqiten për të raportuar, trajtohen sikur të jenë pronë e mazhorancës.

“U bë e disata herë, sepse e dini nuk e keni vetëm këtu, e keni personal shtetin, e keni ves të drejtimit në çdo institucion që trajtoni drejtuesit e institucioneve sikur janë pronë tuaja, sikur institucioni është në pronësi tuaj dhe sikur bëni ç’të doni, dhe e katra sikur po bëni nder e po i jepni ndonjë të drejtë deputeteve. Institucionet janë këtu për të raportuar me vonesë në këtë rast, për herë të parë pas shumë kohës, nuk e kam vetëm me drejtuesen e SHISH. Kush jeni ju që përcaktokeni certifikatë sigurie apo jo. A e prishët mbledhjen e parë se nuk ka certifikatë sigurie? Se sot thoni nuk ka. Apo ligji është siç e interpretoni ju?

A ka mundësi t’u thoni personave që nuk zbatojnë ligjin dhe pastaj hyjnë njerëzit e marrin të dhënat e TIMS, këta të DSIK-së të pajisin deputetët me certifikata sigurie. Kanë tre muaj që i kanë plotësuar dhe nuk marrin përgjigje. Bëni punën tuaj insitucionalisht që mos vini drejtuesit e institucioneve pa përgjegjësisë nëse duhet thënë diçka apo jo. Ose bëjmë mbledhje ose mos të tallemi sikur po bëjmë nder. Çfarë jeni ju pronar jeni këtu?”, u shpreh ai.

Më herët u zhvillua një tjetër debat kësaj here mes Naços dhe deputetit demokrat Flamur Noka. Ky i fundit akuzoi drejtuesin e komisionit se po kryen krim politik duke penguar anëtarët e opozitës t'i drejtojnë pyetje kreut të SHISH, Vlora Hysenit.

2 VITE ME PARE

"Siguria"/ Noka rikujton shprehjen e Ramës dhe kritikon Naçon: SHISH është institucion thashethemesh, gabim i rëndë politik të pengosh opozitën të drejtojë pyetje

"Institucion thashethemesh", debate në Komisionin e Sigurisë
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë seancës dëgjimore të Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2023, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ka shprehur kritika për kryetarin e Komisionit, Nasip Naçon. Noka tha se ai po pengon opozitën të drejtojë pyetjet duke i kërcënuar se do të vijojë pa transparencë, por me dyer të mbyllura.

Deputeti i PD-së teksa rikujtoi shprehjen e Edi Ramës se "SHISH është institucion thashethemesh", e cilësoi një gabim të rëndë politik pengimin e opozitës për të drejtuar pyetje.

"Çfarë përfaqëson zonja, Shërbimin Informativ të Shtetit apo institucionin e thashethemeve siç e ka cilësuar kryeministri. Kjo është një pyetje korrekte dhe zonja duhet të përgjigjet. Z. Kryetar. Ju bëtë një gabim shumë të madh dhe shumë të rëndë politik. Ju na kërcënuat se nëse nuk do të bëjmë pyetjet që kërkoni ju, ju do ta mbyllni Komisionin për mediat. Pra, ju kërcënoni deputetët se në rast se nëse nuk bëhet pyetje që do ‘Lartmadhëria e tij - Sulltan Surreli’, do të ndërpritet e drejta e fjalës së lirë të deputetëve. Kjo që sapo thatë është një krim i rëndë dhe nëse e përsërit do e ndjekim këtë çështje. Nuk mund të kërcënosh kurrë deputetët e opozitës dhe nuk mund t'u kërkosh kurrë t'u ndërpresësh të drejtën dhe lirinë e fjalës deputetëve", tha Noka.

Ai tha më tej se kupola e Policisë së Shtetit është e zhytur në krim, drogë dhe korrupsion. "Sot policia e shtetit ka një narko-kupolë dhe i ka dhënë damkë policisë si narko-polici", tha Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

komisioni i sigurise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet