LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na përjashtoni nga procesi i Integrimit. Balla: Mos u bëni qesharakë

• Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare ka qenë temë debati mes demokratëve dhe maxhorancës. • Që në nisje të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi është përplasur me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi në lidhje me mungesën e Ramës në interperlanca në Kuvend. • Bardhi ka deklaruar se të gjitha interperlancat e refuzuara nga Kuvendi do të çohen në Gjykatën Kushtetuese. • Ndërkohë që i ka kërkuar Peleshit që të japë dorëheqjen nëse nuk mund të bëj dot detyrën e tij dhe të thërrasë Ramën në Kuvend. • Taulant Balla nga grupi socialistë i është përgjigjur maxhorancës, në lidhje me procesin e integrimit, duke i thënë që mos të të bëhen qesharakë me zor. • Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ngritur shqetësim në Kuvend për licencimin e Jet Bank, duke theksuar se bankat digjitale përdoren për pastrimin e parave. • Këlliçit në Kuvend i është përgjigjur Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila ka hedhur poshtë akuzat e tij, duke e akuzuar për nxitje pasigurie si dhe përpjekje për të dëmtuar besimin tek institucionet. • Një tjetër interperlancë, deputeti Enno Bozdo ka deklaruar se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një krize të mundshme energjetike dhe se vendi nuk disponon rezerva sigurie për përballimin e situatave emergjente në sektorin e naftës. • Ndërsa Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka theksuar se masat e marra për krizën aktuale janë shumëplanëshe. • Edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, se ka frikë të përballet në parlament me deputetët dhe qytetarët pasi i ka vënë thikën pas shpine procesit të integrimit evropian.

25 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Garda ndalon deputetët e opozitës të shkojnë te sekretaria/ Bardhi e Vokshi: Ku e keni parë ju një seancë plenare të tillë, nxirrini jashtë gardistët. Peleshi: Nuk merrem me çështjet e sigurisë

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na

TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha gjatë fjalës së saj se është ndaluar nga garda që të shkojë te sekretaria e seancës për t'i bërë një pyetje. Duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, Vokshi e pyeti se nga kush po ruhet, ndërkohë shtoi se një situatë e tillë nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

Pas Vokshit edhe, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ishte ndaluar nga garda të shkonte te sekretaria. Dy deputetët demokratë i kërkuan Peleshit të largojë punonjësit e gardës dhe seanca të vijojnë normalisht. 

Nga ana tjetër, Peleshi u shpreh se ata kanë lirinë të shkojnë në çdo cep të Kuvendit dhe sipas tij kjo nuk qëndron. Ndër të tjera, Pelshi tha se nuk merret fare me çështjet e sigurisë dhe me Gardën dhe as nuk ka ndonjë merak për veten.

Debatet në Kuvend: 

Albana Vokshi: Pak më parë tentova të shkoja te sekretari për t’i bërë një pyetje, por nuk u lejova sepse aty keni vënë një punonjës të gardës. Kjo është skandaloze, në asnjë parlament të botës nuk ka punonjës të Gardës brenda në sallë, njëherë na i vini këtu, aty mbrapa keni gardistë të tjerë, ne nuk lejohemi të shkojmë as te sekretaria, të flasim për listën, apo për ndonjë projektligj. Nga kush ruheni, nga kush ruheni ju kryetar? Nga ne? Nga kush ruheni? Kur unë nuk lejohem, kur ju e trajtoni deputetin e opozitës si armik, më falni ku e keni parë një seancë plenare të tillë, në cilin vend të Evropës, të rajonit? Është skandaloze kjo që bëni, nuk jemi në një juntë. Nuk jemi! Nxirni përjashta gardistët, na lejoni të flasim të paktën me sekretarinë se nuk kemi punë ne me ju. A e patë parlamentin e Kosovës, ore shkuan gratë deputete folën me drejtuesin e seancës, i morën dhe mikrofonin kryeministrit dhe nuk ndodhi asgjë. Kjo duhet të jetë në një seancë në një vend që do të aderojë në BE. Po flasim për të drejta të barabarta, si mundet juve të ndaheni me gardistë? Edhe një herë iu kërkoj, nxirreni gardën jashtë dhe të bëhet një seancë normale. Është skandaloze që unë të ndalohem nga garda, merrni masa.

Niko Peleshi: Zonja Vokshi, të jeni të sigurt se unë nuk merrem me çështjet e sigurisë dhe nuk e kam unë në komandë gardën. Nuk kam asnjë merak për vete. Absolutisht, por çështjen e gardës nuk e kam unë në dorë, as nuk e urdhëroj dot të qëndrojë apo jo. Nuk janë procedura që kalojnë nga kryetari i Kuvendit. Unë menaxhoj drejtimin e seancës, drejt seancës, pra dhe vetëm kaq. Kam rregulloren, kushtetutën, me këto merrem dhe jo me mënyrën se si institucionet mbrohen apo sigurohen. Pse flisni ndërkohë që dikush tjetër ka fjalën? Po pse ju mendoni se kur flisni ju janë të gjithë dakord?

Gazment Bardhi: Në fakt shqetësimi që ngriti zonja Vokshi është një shqetësim legjitim, dhe është e paprecedentë që e njëjta situatë që i ka ndodhur asaj i ndodhi kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili në mëngjes e ka për detyrë funksionale të komunikojë me sekretarinë e Kuvendit për të regjistruar deputetët që flasin. Sapo thatë që nuk është detyra juaj, në fakt është në mënyrë të shprehur në rregulloren e Kuvendit që është detyrë e kryetarit të Kuvendit. Të vendosësh deputetëve gardistë dhe punonjës sigurie për të lëvizuar brenda ambienteve të sallës së seancave plenare është pa asnjë dyshim intimidim i deputetëve.

Ndaj ju kërkoj zyrtarisht të merrni masa për të larguar nga ambientet e brendshme të sallës së seancave plenare punonjësit e Gardës së Republikës. Ju nuk keni asnjë të drejtë të rrethoni deputetët me punonjës garde, t’i pengoni të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese. E aq më pak të pengoni deputetët të marrin shërbime nga sekretaria. Është e paimagjinueshme, kjo nuk ndodh në asnjë Kuvend. Ku ndodh kjo përveç se Koresë së Veriut? Më thoni një vend të botës ku ndodh kjo. Është detyra juaj sipas rregullores. Ju lutem lexojeni, neni 122 i rregullores, ju kërkoj të largoni punonjësit e Gardës që kanë rrethuar deputetët dhe nuk i lejojnë të komunikojnë me sekretarinë.

Niko Peleshi: Do kem dhe unë kohë të mësojë avash-avash, me vërejtjen dhe me moralin tuaj do mësojmë. Nuk ka asnjë urdhër nga kryetari i Kuvendit sa i përket sigurisë. Zonja Vokshi, unë si kryetar i Kuvendit nuk kam asnjë urdhër apo kërkesë që Garda të mos lejojë deputetët. Nuk ka asnjë pengesë për ju. Vazhdoni punën qetësisht. Le ta dëgjojë edhe Garda, asnjë deputet nuk duhet të pengohet të vizitojë sekretarinë apo çdo shërbim tjetër. Mos krijoni stuhi në gotë. Mund të shkoni në çdo cep i Kuvendit dhe të merrni shërbime, e doni me shkrim, do e përgatis dhe me shkrim…

Nëse ka ndodhur që një deputet nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë në sallë për të marrë shërbime në sekretari, ju lutem të mos përsëritet më nga punonjësit e sigurisë. Nuk ka ndonjë porosi të mos lejohet ndonjë deputet. Nëse ka ndodhur nuk duhet të ndodh, nuk ka asnjë arsye për të vendosur kordonë sigurie, nuk jemi në kushte flakadanësh, ndjesë nëse ka ndodhur. Sekretaria nuk duhet të jetë e bllokuar nga aksesi. Qarkulloni lirisht në godinë dhe në çdo cep, mos me kërkoni të bëj komandantin e Gardës. Pse u kujtuat sot pas 36 vitesh, u kujtuat që të merreni me Gardën e vendosur te dalja apo hyrja e godinës, siç ka qenë historikisht. Në fakt, më parë qëndronin dy gardistë aty përpara e tani nuk ka më, nuk ka më oficerë të gardës siç qëndronin dikur./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Kontrabandë me naftën Shqipëri–Kosovë"/ Braçe ngre alarmin në Kuvend: Janë të përfshirë zyrtarë të dy vendeve

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend shqetësime për tregtinë e hidrokarbureve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nga foltorja, Braçe theksoi se sipas të dhënave për vitin 2025, importi i hidrokarbureve në Shqipëri ka qenë rreth 609 milionë kilogramë, ose afërsisht 700 milionë litra, ndërsa rieksporti drejt Kosovës ka arritur në 731 milionë litra. Socialisti foli për një kontrabandë mes dy vendeve, ku sipas tij mund të jenë të përfshirë edhe zyrtarë nga të dyja anët, në bashkëpunim me operatorë privatë.

"Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë që s’e hap gojën kush për këtë se cenohen ata që mbron zotëria e me demek që mbroj unë. Për 2025, importi i hidrokarbureve ka qenë diku te 609 milionë kilogramë, diku te 700 milionë litra. Rieksporti në drejtim të Kosovës është 731 milionë litra, ku gati 1/3 e bën vetëm një kompani. Afërmendsh që kam dyshime të forta që kjo naftë nuk shkon në Kosovë, kjo naftë tregtohet brenda vendit. Një histori e turpshme e kontrabandës midis të dyja vendeve janë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve që bëjnë këtë punë me të njëjtët operatorë, arkëtojnë atje. Patjetër, kontrabanda është një element shumë i rëndësishëm që mban çmime të larta. Çmimet e ulëta s’kanë asnjë vlerë për kontrabandën. Ky është një problem që duhet ta adresojnë institucionet tona fiskale me qëllim që t’i japim një goditje përfundimtare kësaj historie," tha Erion Braçe./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Në pediatrinë e Lushnjes ka minj dhe pikon çatia”, Korreshi nga Kuvendi: Ulni çmimin e naftës dhe investoni në qytet

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar së në pediatrinë e Lushnjes gjendja është skandaloze pasi ka minj dhe pikon çatia. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi tha se qeveria duhet të ul çmimin e naftës dhe të investojë në qytetin e Lushnjes. 

Deputeti demokrat tha se pensionistët nuk arrijnë të përballojnë jetesën me të ardhurat aktuale dhe me rritjen e çmimeve. Korreshi u ndal edhe tek fermerët, për të cilët tha po përballen me kosto të larta dhe mungesë mbështetjeje nga qeveria.

Korreshi: Se na futët me përralla me m'rroklla se e kishit spango linjën elektrike. E patë si dolën? Po mirë, e kur pyesni ata pensionistët që kishte luftuar, kishte vrarë 300 gjermanë ai e të gjithë me radhë, e pyetët ndonjëherë sa pension marrin këta pensionistët e Lushnjes? Hajde të vemi bashkë te domino-t t'i pyesim të gjithë me radhë. E para njëherë, keni bërë ndonjë postë të re këtyre hallxhinjve? E dyta thoni, po si e kalon muajin ky Sudi, si e shtyn fundin e muajit? Çfarë bën për të kaluar muajin? Sa lekë merr? Se ne themi 500, 700, themi po hyjmë në Europë. Nuk ka Europa, nuk ka pension 123.000 lekë. Nuk ka. Europa, se s'ia qëllon dot me kaq lekë. Apo me 80.000 lekë në fshat. I keni pyetur ju ndonjëherë ata pse po e derdhin qumështin? E keni vajtur me i takuar ndonjëherë këta hallxhinjtë, ore pse po e derdhni qumështin? Po ata të shkretët e futën misrin nga Serbia të helmuar? Jo. Po mirë, i vajtët në majë të urës kur u përmbytën ata?

Se nuk punon hyrja e Thanës. Ajo, që të rrimë ne të pastrojmë grykën e Thanës që mos të mbytet Murrizi. Po të mbyten atje. A dëmshpërblim, jemi në luftë. Këtu s'ka rënë, s'po bie më një fishekzjarr. Ku është kjo lufta? Luftë ka dhe Italia. Ne e marrim me 500 lekë domaten nga Italia, se ata e shesin me 5.000 lekë në Shqipëri. Po atje nuk quhet luftë? Vetëm ne paskemi luftë. Ore po si ka mundësi që ka tre vite që nuk mbillet më grurë? Prapë nga lufta është?

Pyesni njëherë, ore nga lufta, kjo lufta nuk po na mbjell më grurin këtyre fermerëve tre vite? Jo ore jo, është kosto e lartë, se është në bursë me 170-ën e bursa e ka rrëzuar ju naftën. E ju e mbani përpjetë prapë çmimin. Uleni pak. Ule naftën, ule se është turp. Është turp ore. Edhe meqë jeni të gjithë këtu, po them, jeni 70 ministra, Tualanti nuk ishte ministër, solli 20 projekte për Lushnjen, ju asnjë. Me çfarë llogarie? Me me llogarinë e opozitarit. Kështu që shikojeni njëherë kur të vini vërdallë. Kur të vini vërdallë nëpër Lushnje me llafe, që të dilni atje, sillni një kokërr gozhdë, m'uleni në mur. Bam, bam, m'uleni, se ishe ti, Lamallari, Karakaçi, Belinda, Nufi, të gjithë qeveria në Lushnje ka qenë. Merrini të gjithë atje, hyrra-byrra, sillni ndonjë gjë, e unë të them unë çfarë duhet. Investimi nga Çerma. Më jepni datë kur do të bëhet energjia elektrike. Shkoni në Gramsh, i thuaj Karakaçit, se ka bërë reli, një vezë shi ra, do t'ia nis video pastaj, po e bën reli, nuk ngjitej makina në shtëpi të vet, në balta. Shkoni sot në Tërbuf, si po digjen prapë plehrat. Shkoni në Savër, si po digjen prapë plehrat. Kush e mban këtë përgjegjësi mor burrë? Në mes të qytetit.

Po paguani dhe nja ca lekë, bëri Bashkia e Lushnjes kontraktim, bëri dhe firmë, u bë shoqëria aksionere. Shoqëri që do pastronte plehrat. Dhe ia hedh vetes vetë mu në kokë. Se kështu është? Ore e patët ju atje. Me minj në spital të Lushnjes? Me minj e minj, minj. Të hysh te pediatria me minj. Po ra shi, do vesh me çadër brenda në spital. Ju rregulloni ata ambientet që është bërë në 2010-ën, dhe ato që janë bërë në 1990-ën i keni lënë po ashtu dhe do t'i lini po ashtu. Këta kush i gjen? Si i dilni sot qytetarëve lushnjarë? Ju kërkuan një pallat të sportit.

Ta menaxhoni, ta administroni, ta drejtoni, ta bëni, edhe një gjë që ka argëtim, se kinemanë jo, kënd lojërash për kalamaj, çe do, apo të tjera, po këto me radhë. Jo, ju asnjë gjë s'kemi ne. Se do bëjmë dhe shtëpinë e Kongresit, veni vetëm atje, vini ju të gjithë, edhe atje s'e keni paguar qiranë, pronarëve, pas kaq e kaq vitesh, pronarëve të ligjshëm. Hajde ngulni kokërr gozhdë në Lushnje. Ngulni kokërr gozhdë në Lushnje. Dhe pastaj thuaj, ore sollëm këtë spitalin. Ka 10 vjet ai projekti i spitalit që do sillte, pa u bërë ju deputetë./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Taksat e larta mbi karburantin kanë rritur kostot e jetesës”, Himçi: Për shqiptarët kemi naftën më të shtrenjtë në rajon, për jahtet më të lirën në Europë

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Bledi Himçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokartike, Blendi Himçi ka deklaruar ditën e sotme se taksat e larta mbi karburantin kanë rritur kostot e jetesës për qytetarët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Himçi tha se për shqiptarët vendi ka naftën më të shtrenjtë në rajon, ndërsa për jahtet ka më të lirën në Europë.

Ai tha se çmimi i lartë i naftës ka bërë që fermerët të jenë në pikëpyetje të madhe se çfarë do të mbjellin.

Fjala e Bledi Himçit

Ky është një turp kombëtar dhe një barrë e papërballueshme për qytetarët. Ndërkohë, vetë ministri deklaroi që në muajin paraardhës ka pasur humbje, nga pjesa e zhdoganimeve. Në humbje në buxhetin e shtetit, nuk po i referohemi analizës që bëri kolegu Cara që në të ardhurat ishin 4.6 milionë euro, ju e pranuat. Por nisemi edhe nga ana tjetër, edhe në funksion të deklaratës suaj dhe duke e parë këtë në përgjithësinë më të plotë, thoni, kemi më pak zhdoganime nga parashikimet, 9.3 milionë euro.

Pse ka ndodhur kjo? Ka ndodhur për shkak se çmimi është shumë i lartë. Për shkak se ju nuk po ndërhyni si qeveri për të rregulluar pikërisht këtë lloj ekuilibri të tregut përsa i përket...

Pse ndodh kjo? Ju ka rënë konsumi. Pse ndodh kjo? Pikërisht, për çfarë? Kur ju keni dyfishin, dyfishin e makinave në Shqipëri në krahasim me Kosovën dhe ju, ne zhdoganojmë po aq sa Kosova.

Çfarë tregon kjo? Që normalisht, atë që ju nuk e pranoni që është kontrabandë, na e thoni juve çfarë është, kur neve zhdoganojmë, pavarësisht se kemi dyfishin e numrit të makinave në krahasim me Kosovën, dhe nga ana tjetër, zhdoganojmë po aq karburant, në vlerë, në tonelata karburant, po aq sa Kosova.

Dhe kjo sjell edhe atë tjetrën, që çmimi i lartë, se ju mund të krenoheni dhe thoni që, dëgjo, ne e kemi vendosur për shkak të politikave tona, kjo është filozofia jonë qeverisëse, po mos harroni, ka ndikuar në bujqësi. Sot që ne flasim, çmimi i lartë i naftës, e thanë dhe kolegët paraardhës, ka bërë që fermerët të jenë në pikëpyetje të madhe se çfarë do të mbjellin.

Shumë toka janë lënë djerrë. Mekanika bujqësore sot nuk ndërhyn qoftë në plugime apo të gjithë proceset e tjera bujqësore. Për çfarë arsye? Sepse çmimi është shumë i lartë dhe produkti bujqësor që do dali nesër, do të dali me kosto shumë të larta, edhe për shkak të mungesës së politikave të subvencioneve nga ana e qeverisë përsa i përket bujqësisë. Ndaj propaganda e subvencioneve mbetet fasadë. Realiteti është se bujqësia nuk mbështet aspak, nuk mbështet aspak nga qeveria.

T'i hyjmë pak analizës. Një koleg i opozitës tha këtu që ne nuk e kemi luajtur akcizën. Gjatë këtyre, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes suaj është rritur me 3 lekë akciza, më shumë nga ç'ishin në kohën e qeverisjes tonë. Sigurisht, sigurisht, është rritur me 20 lekë të reja përsa i përket pjesës së taksës së qarkullimit. Dhe këto kanë ndikuar sigurisht edhe në pjesën e ekonomisë, në rritjen e çmimit. Por nëse e analizojmë edhe në çmimin final, jemi më të shtrenjtët në rajon. Në rajon varion nga 35 deri në 38% e çmimit final vendosja e të gjitha taksave. Kurse tek ne jemi 55% e çmimit final. Dhe kjo ka bërë që një situatë e tillë të ndodhë pikërisht për rritjen e çmimit të taksës së qarkullimit. Efekti domino është i dukshëm. Rritja e çmimit të naftës ka rritur çmimet e mallrave të shportës, ka rritur kostot e transportit, ka ulur konkurrueshmërinë, dhe sigurisht ka shtuar emigrimin ekonomik, gjë që sjell pastaj si pasojë edhe uljen e konsumit. Bizneset po mbyllen, ekonomia po shkatërrohet. Paradoksi më i madh është se pabarazia sociale, për bujqësinë çmimi i naftës vazhdon të jetë ai i tregut. Dhe çdo fermer sot e blen me çmimin e tregut. Por mos harrojmë, neve mund të propagandojmë me, edhe me kënaqësinë më të madhe si qeveri, që çmimi për jahtet luksoze është 600 lekë. Jemi më të lirët në të gjithë Europën për çmimin e karburantit për jahtet. Për këtë po. Kjo qëndron. Dhe këtu ju nuk ndërmerrni asnjë masë për rritjen e çmimit.

Por sigurisht, duhet ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë. Nga ana tjetër, shikojmë që kjo ndërhyrje vjen pas 28 prillit, 28 shkurtit të këtij viti, ku sigurisht, lufta në Lindjen e Mesme solli këto lloj pasojash. Pas dy muaj e gjysëm ju vini për përmirësimin e këtij akti normativ, i cili, siç e thashë edhe në fillim të fjalës time, mbetet fasadë, sepse nuk ndikon aspak në rregullimin e ekonomisë shqiptare. Vetëm kur çmimi të shkojë 2200 lekë, vetëm atëherë, mbi 2200 lekë, vetëm atëherë mund të ndërhyni ju.

Dhe i lusim Zotit që të mbyllet sa më shpejt konflikti në Lindjen e Mesme, që shqiptarët të kenë një çmim nafte shumë më të ulët nga atë që paguajnë sot. Dhe kjo ka ndikuar, do të thoja, në pjesën më të madhe në ekonomitë familjare të çdo individi i cili sot ka një makinë, por edhe sipas efektit domino në çmimin ekonomik të çdo produkti. Ndaj, ëh, nëse nuk veprojmë sot, dhe ta kemi të vërtetë që ky akt normativ duhet të kishte ndërhyrë me një tjetër projekt, me një tjetër mundësi dhe një tjetër realitet përsa i përket uljes së çmimit të naftës, të paktën të kishim mundësinë që të parandalonim qoftë kontrabandën, po qoftë edhe pasurimin e një grupi në kurriz të popullit. Shqipëria ka nevojë për drejtësi ekonomike, për transparencë dhe për një qeveri që i shërben qytetarëve dhe jo që i shfrytëzon ata./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Kanye West në Tiranë/ Xhixho: Jemi në prag krize e ju do të hidhni 50 mln euro për një koncert! Ministri Malaj: Ku e keni dëgjuar këtë shifër, është fake news

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe te koncerti i Kanye West në Tiranë, ku thuhet se do hidhen 50 mln euro për ndërtimin e një stadiumi të përkohshëm. Xhixho iu drejtua Ministrit të Financave Petrit Malaj, duke e pyetur, se kush mban përgjegjësi që qeveria i çon koto lekë për propagandë dhe koncerte. 

Ndërkohë, Malaj e mohoi atë shifër duke thënë se shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet.

Xhixho: Keni alokuar ju 50 mln euro për një koncert që do të bëhet në tiranë, për një stadium montim, çmontim? Në kolaps të krizës ju vendosni 50 mln euro për një koncert? A është e vërtetë? A mbani ju përgjegjësi që kur nuk ulni çmimin e naftës të çoni lekë për propagandë dhe koncerte?

Malaj: Ku e keni dëgjuar këtë shifër. I gjithë buxheti i ministrisë së Kulturës është 70 mln euro. Është fake news. Buxheti është miratuar në fund të vitit dhe ju si deputet jeni në dijeni se kush janë fondet dhe ku shkojnë fondet. Dhe i gjithë buxheti i ministrisë së Kulturës është 70 mln euro. Është zero./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Shqiptarët kanë karburantin më të shtrenjtë në rajon”, Tabaku: Në këmbim marrin rrugë me cilësi të dobët dhe infrastrukturë që nuk justifikon çmimin

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Jorida Tabaku

TIRANË -Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët kanë karburantin më të shtrenjtë në rajon, ndërsa shtoi se çmimi i naftës në vend nuk përcaktohet vetëm nga tregu, por nga një kartel politiko-ekonomik që ka interes të mbajë çmimet lart. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku tha se në këmbim të kësaj qytetarët shqiptarë marrin rrugë me cilësi të dobët dhe infrastrukturë që nuk justifikon çmimin.

Ajo theksoi se nafta mund të bjerë në bursat ndërkombëtare, por në Shqipëri ajo mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë, sepse sistemi e favorizon. Në fund, Tabaku tha se shqiptarët paguajnë çmime europiane me paga ballkanike. 

Tabaku: Qeveria ka ardhur sot me një propozim për të ulur akcizën mbi karburantet si pasojë e krizës së krijuar nga lufta në Gjirin Persik dhe tensionet në ngushticën e Hormuzit. Por përtej kësaj krize globale, ajo që mësojmë sa herë shpërthen një konflikt ndërkombëtar është tragjedia shqiptare. Tragjedia e një vendi që jeton në një sistem ekonomik dhe politik që i ka lënë qytetarët peng të monopoleve nga njëra anë dhe të një pushteti fiskal të pandershëm nga ana tjetër. Një sistem që ledhaton të fortët dhe ndëshkon të dobëtit.

Çdo krizë ndërkombëtare ka nxjerrë zbuluar të njëjtën gjë: dështimin e modelit ekonomik që është ndërtuar në Shqipëri. Sepse në Shqipëri çmimi i naftës nuk përcaktohet vetëm nga tregu. Përcaktohet nga një kartel politiko-ekonomik që ka interes të mbajë çmimet lart.

Nafta mund të bjerë në bursat ndërkombëtare. Mund të bjerë në Mesdhe. Mund të bjerë në rajon. Por në Shqipëri ajo mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë. Dhe mbetet e tillë sepse sistemi e favorizon. Mbi 60% e çmimit të karburantit janë taksa. Dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë nga taksa e qarkullimit, e cila sot është 20 lekë më e lartë se në vitin 2013. Një taksë që mblidhet çdo ditë në pompë dhe që i kushton shqiptarëve mbi 200 milionë euro në vit.

Por çfarë marrin qytetarët në këmbim?

Rrugë me cilësinë më të dobët në rajon. Infrastrukturë që nuk justifikon as çmimin që paguhet dhe as propagandën që dëgjojmë çdo ditë. Dhe më cinikët në këtë histori janë ata që predikojnë se “kush nuk përdor makinë nuk paguan taksën”. Jo. Taksa e karburantit paguhet nga të gjithë.

E paguan pensionisti tek çmimi i ushqimeve. E paguan familja tek transporti. E paguan biznesi tek kostoja e prodhimit. E paguan prindi tek çmimi i shkollës së fëmijëve. E paguan çdo qytetar tek çdo produkt që hyn në këtë ekonomi. Sepse karburanti është gjaku i ekonomisë. Dhe kur ai taksohet padrejtësisht, rritet kostoja e çdo gjëje. Prandaj propaganda nuk e mbulon dot realitetin.

Realiteti është ky: shqiptarët paguajnë çmime europiane me paga ballkanike. Madje shpesh edhe më keq se Ballkani. Sipas EUROSTAT, serbët kanë paga mesatare rreth 50% më të larta se shqiptarët. Boshnjakët rreth 45% më të larta. Edhe malazezët, edhe maqedonasit janë përpara nesh. Por ndërkohë Shqipëria ka karburantin më të shtrenjtë në rajon sipas fuqisë blerëse.

60 litra karburant i kushtojnë një shqiptari rreth 25% të pagës mujore neto. Në Serbi, e njëjta sasi zë rreth 11%. Në Gjermani, vetëm 2.5%. Ky nuk është treg i lirë. Kjo është ekonomi e deformuar. Një ekonomi ku fitimi ndahet mes oligopoleve dhe qeverisë, ndërsa qytetarët paguajnë faturën.

Dhe ndërkohë Europa ka reaguar ndryshe. Bashkimi Europian ka angazhuar mbi 10 miliardë euro masa fiskale për të mbrojtur qytetarët nga kriza energjetike. Vendet e rajonit kanë ndërhyrë me ulje taksash, kontroll tregu apo masa mbrojtëse për ekonominë. Serbia ndërhyri për të stabilizuar tregun. Maqedonia shqyrtoi ulje të TVSH-së. Kosova ndërhyri për të frenuar efektin mbi koston e jetesës. Po Shqipëria?

Shqipëria mbetet në vend numëro. Sa herë ka krizë, qeveria del me të njëjtën propagandë për rezervat e naftës. Por nuk ka asnjë strategji ekonomike. Nuk ka asnjë politikë reale për qytetarët. Nuk ka asnjë vizion për të ulur barrën fiskale. Sepse ky sistem nuk është ndërtuar për qytetarët. Është ndërtuar për të mbajtur në këmbë një aleancë mes pushtetit dhe oligarkisë.

Dhe rezultati shihet qartë: Shqiptarët shpenzojnë 43.6% të të ardhurave vetëm për ushqim. Në Bashkimin Europian mesatarja është rreth 13–15%.

Ky është përkufizimi klasik i varfërisë funksionale. Një shoqëri që mbijeton, por nuk jeton. Një ekonomi që konsumon, por nuk kursen. Një vend që paguan si Europa, por paguhet si periferia më e varfër e saj. Dhe kjo është tragjedia më e madhe e Shqipërisë sot. Jo vetëm kriza globale. Por fakti që ne hyjmë në çdo krizë më të dobët, më të pambrojtur dhe më të varfër se të tjerët — sepse për vite me radhë kemi ndërtuar një ekonomi në shërbim të pakicës dhe jo të qytetarëve shqiptarë./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Shqipëria është bllokuar”/ Gjekmarkaj: Nafta jonë më e shtrenjta në rajon, protesta mbetet shpresa e vetme

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se Shqipëria është një vend i bllokuar nga korrupsioi, klientelizmi dhe paaftësia e qeverisë për të vepruar për qytetarët. Gjekmarkaj akuzoi qeverinë se po favorizon propagandën dhe interesat klienteliste në vend të investimeve që u shërbejnë qytetarëve.

Ai u ndal edhe te çmimi i karburanteve, duke theksuar se nafta në Shqipëri tregtohet më shtrenjtë se në çdo vend të rajonit, ndërsa qytetarët dhe fermerët, sipas tij, nuk marrin asnjë mbështetje apo rimbursim. Më tej, Gjekmarkaj kritikoi projektin për ndërtimin e një stadiumi të përkohshëm për një Kanye West, duke e cilësuar investimin prej 50 milionë eurosh si të pajustifikuar në kushtet kur, shumë zona të vendit vuajnë nga mungesa e investimeve bazë.

Fjala e Gjekmarkaj:

Ka momente kur një vend nuk bllokohet vetëm nga trafiku edhe pse ai e karakterizon Shqiperine si trajektore milingonash. Bllokohet nga korrupsioni, bllokohet nga  paaftësia, bllokohet nga klientelizmi, bllokohet nga deliret! Reja e hutimit bie mbi të gjithë nga zhurma , llakerdia  që shet ëndrra luksi mbi një realitet shuarje. Sot Shqipëria është një vend i bllokuar. I bllokuar në rrotacion politik! I bllokuar në rrugët që fillojnë e nuk mbarojnë kurrë, i bllokuar nga çmimi i naftes , i bllokuar nga mungesa e sigurisë se udhetimit !

Të vret pijaneci , te vret krimineli, te vret i droguari, të vret adoloshenti i perkedheluar, të vret syshkelja e segmenteve të korruptuara të policisë, të vret mungesa e standarteve në rruge, fakte keto qe e kane shnderruar jeten e qytetarit në vlerë relative ndersa rastesine e fatin në absolute! Shqiperi është një vend i bllokuar në ekonomi ku mungojne shanset e barabarta per biznesin, shanset ekzistojne vetem per klientet e qeverise!

Shqiperia eshte nje vend bllokuar në drejtësi e cila perdoret kunder lidershipet te opozites po bllokohet me fuqine e kartonit kur ajo tenton te veproje ndaj Qeverise! Shqiperia eshte nje vend i bllokuar  nga mashtrimet e përditshme të një qeverie që nuk ndërton prioritete kombëtare, por monumente propagande dhe sulmon te verteten me çdo instrument dhe me korin e bretkocave! Shikoni absurdin ku kemi mbërritur.

Në nje kohe krize pas bllokimit te Hormuzit  çmimet e naftës, energjisë dhe jetesës janë rritur prej  saj , po kudo jane  më të ulëta e po kaq të rimbursueshme nga qeverite e ndryshme , qytetarët shqiptarë paguajnë ndër karburantet më të shtrenjta në rajon me pagat më të ulëta në kontinent, puaguajnë më shtrenjt se Kosova, më shtrenjt se Maqedonia, më shtrenjt se Mali i Zi  !

Nafta në Shqiperi është çeshtje monopoli ! Dordomuzet abuzojne me Hormuzin! Bash ne kete moment kur kjo   qeveri e cila u ka mbyllur gojen artisteve shqiptare , duke i lene te vetmuar në marxhinat e mbijeteses , ku shume prej tyre gjallojne  vetem me dasma mendon të ndërtojë një stadium te perkohshem 50 milionë eurosh për një këngëtar që vjen nga Amerika i cili shquhet  per predikimet e tij kunder hebrejve , i ndaluar ne shume vende te botes !

Pesëdhjetë milionë euro! Një çmenduri por ne vendin tone çmendurite vijne nga pasioni qe pushtetaret kane per korrupsionin! Ai i ben ata të guximshem, fantaziste, atlete , edepseze te pakonlurueshem! Do të ishte shume më mirë të na kendonte ketu në sallë Ministri Gonxhe do na binte shume me lire e mbase na argeton me shume me sfumaturat e zerit te tij virtuoz! Në një vend ku rrugët kombëtare janë plagë të hapura. Në një vend ku veriu trajtohet si periferi elektorale.

Në një vend ku shqiptarët e Veriut e ata te Kosovës presin me orë të tëra në ferrin e trafikut çdo sezon turistik sic eshte aksi i tmerrshem Milot -Balldren ! Le tu kujtojme qe paguajne dy here traun! Po ama 50 milion  jepen per  spektakël. Për alegri qeveritare. Për një tjetër histori që nesër mund të dalë histori korrupsioni. Por problemi nuk është vetëm stadiumi. Problemi është filozofia e kësaj qeverie: gjithçka që prodhon iluzione

ka prioritet; gjithçka që i shërben qytetarit shtyhet pafund. Rruga Milot–Balldren. Prej vitesh dëgjojmë të njëjtën fjali: “Për dy javë hapet tenderi.” “Për pak ditë nis puna.” “Shumë shpejt fillon projekti.” Se fundi keto fjali magjike i shqiptoi me nje lehtesi te paperballueshme te qenies se tij politike edhe ministri Karakaçi! Dhe çfarë kemi marre nder vite? Fjale qe i merr era dhe nje bllokim torturues .

Keta e kane desemantizuar gjuhen shqipe, e kane zhveshur ate nga kumti, nga thelbi nga aftesia komunikuese! Ndërkohë, kostoja? 374 milionë euro për vetëm 17 kilometra rrugë! Një shifër që në çdo vend normal europian do të shkaktonte hetim parlamentar, revoltë publike dhe dorëheqje qeveritare. Këtu paraqitet si sukses. Kjo nuk është infrastrukturë europiane. Kjo është ekonomia e korrupsionit. Sepse korrupsioni nuk vjedh vetëm para. Korrupsioni vjedh kohë. Vjedh zhvillim. Vjedh jetë njerëzish dhe te venos traun e trete ne veri !

Sa familje kanë humbur orë të tëra në trafik, tani deri ne teror eshte e pamundur te udhetosh per ne lezhe, shengjin, apo shkoder nje kalvar i vertete! Nje fyerje e pamerituar! Sa turistë largohen të zhgënjyer? Sa biznese humbasin? Sa aksidente ndodhin në rrugë të papërfunduara? Shqipëria sot nuk ka vetëm rrugë që zgjasin me vite. Ka edhe rrugë që nuk bëhen kurrë. Nuk shkon dot në veri se mbetesh ne Milot ! Nuk shkon dot në Korçë, sepse bllokohesh në aksin e Elbasanit apo ne Qafe-Plloçë! Nuk shkon dot në Vlorë, sepse për 6 kilometra në hyrje të Durrësit duhen dy vite punime. Dy vite për 6 kilometra!

Kjo është metafora perfekte e kësaj qeverie: shumë zhurmë, shumë tabela, shumë dronë propagande… dhe pak Shqipëri reale. Veriu diskriminohet prej vitesh. Kosovarët trajtohen si turistë sezonalë që duhen duruar, jo si vëllezër që lidhin ekonominë dhe kombin shqiptar. Korridori kryesor europian i veriut vazhdon të mbetet peng i vonesave, interesave dhe aferave. Kjo ndodh pas 14 vitesh qeverisje socialiste! Socializmi juaj eshte shakaja me e madhe e kohrave moderne! Shakaxhinj te Perparimit do na kujtonte prelati e poeti Noli !

Filozofi francez Montesquieu shkruante se: “Kur korrupsioni hyn në qeveri, ligjet bëhen dekor dhe pasuria publike bëhet plaçkë.” Ketu miratohen ligje me ritem fabrike qe pakush e merr vesh çfare jane , por nje Shqiperia qe kafshohet shihet nga toka deti e ajri, nje Shqiperi qe shemtohet nga vdekja urbane eshte bere pjese e jetes sone ! Tirana te ofron vetem kulla ajer te ndotur kafe e llafe do thoshte Fishta!’

Dhe pikërisht këtë po jetojmë sot. Një shtet ku projekti nuk matet me dobinë publike, por me fitimin privat. Një shtet ku kilometri i rrugës kushton si tunel alpin europian, por përfundon si koncept mitologjik i kalebdave greke. Një shtet ku qytetari paguan gjithmonë tre  herë: një herë me taksa një herë me kohën e humbur dhe nje here tjeter me cilesine e keqe te cdo sherbimi! Por historia ka treguar diçka tjetër: Asnjë qeveri e korruptuar nuk është e përjetshme. Sepse ekziston një forcë më e madhe se propaganda. Më e madhe se paratë.

Më e madhe se arroganca e pushtetit. Është forca e qytetarëve që nuk pranojnë më të heshtin. Vaclav Havel thoshte: “Fuqia e të pafuqishmëve lind kur njerëzit refuzojnë të jetojnë në gënjeshtër.” Dhe protesta pikërisht këtë bën. Protesta është momenti kur qytetari i zakonshëm i thotë pushtetit: “Nuk keni të drejtë të talleni më me ne.” Ndaj protesta nuk është problem. Protesta është shenjë shprese. Vetëm vendet e vdekura nuk protestojnë. Vetëm shoqëritë që kanë humbur besimin nuk reagojnë më. Kur protestohet, do të thotë se ende ekziston ndërgjegjja qytetare. Kur protestohet, do të thotë se ende ekziston besimi se Shqipëria mund të bëhet më mirë. Kur protestohet, do të thotë se qytetarët nuk duan të jenë viktima e spektatore  të korrupsionit. Dhe sot shqiptarët kanë të drejtë të zemërohen. Skalionet e te zemeruarve po rriten cdo dite! Sepse nuk kërkojnë luks. Kerkojne drejtesi normale Zgjedhje normale. Kërkojnë rrugë normale.

Kërkojnë shtet normal qe taksat e tyre mos te pasurojne klientet e qeverise po te jene dobi publike! Ata kerkojne Ekonomi qe i mban bijet e bijat e tyre ketu dhe nuk i shnderron ne shtegtar pa atdhe! Kërkojnë një Shqipëri ku prioritet është qytetari, jo Kryeministri. Ky vend nuk ka nevojë për stadiume propagande. Ka nevojë për rrugë që bashkojnë shqiptarët. Ka nevojë për investime që zhvillojnë ekonominë.

Ka nevojë për një qeveri që mat suksesin me jetën e njerëzve, jo me videot në rrjetet sociale. Ky vend ka nevoje per institucione qe respektojne opoziten dhe qe nuk e burgosin ate! Dhe deri atëherë, protesta mbetet rruga e vetme morale. Sepse aty ku protestohet, ka ende shpresë. Aty ku qytetarët ngrihen, demokracia ende merr frymë. Aty ku njerëzit refuzojnë të nënshtrohen, Shqipëria ende nuk është dorëzuar./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Protesta e 8 majit/ Berisha: Nesër në ora 19:00, të gjithë në Tiranë për kryengritjen tonë! Kundërshtari nuk mund ta mësojë online skenarin

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00, në Tiranë. Gjatë një deklarate për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se kryengritja e opozitës është zëri i fuqishëm i shqiptarëve. 

Lideri demokrat tha se nuk mund ta tregojë skenarin e protestës, pasi sipas tij 'kundërshtari' nuk mund ta mësojë online skenarin.

Berisha: Ndaj edhe të dashur qytetarë, qytetare, nesër mbasdite në ora 7:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve, në emër të interesave më të mëdha të çdo individi, të çdo familjeje, të vendit në tërësi.

Gazetarët: Z. Berisha, do të jetë e njëjta protestë si herët e tjera, pra marshim në disa institucione apo do të jetë një…

Berisha: Tani do shpaloset kundërshtari, nuk mund ta mësojë tani online skenarin tonë. Faleminderit! Mirupafshim!/Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Berisha: Rama ka frikë dhe tmerr, është i plagosur politikisht për vdekje! E paralajmëroj mos të guxojë të kundërshtojë thirrjen në gjykatë

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Gjatë një deklarate për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha paralajmëroi Ramën të mos kundërshtojë thirrjen në gjykatë për çështjen ‘Partizani’.

Lideri opozitar iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë. 

Gazetarët: Z. Berisha edhe diçka tjetër. Nesër ju keni thirrur protestën e radhës. Nëse mund të zbuloni diçka për mediat, cili do të jetë skenari?

Sali Berisha: Thirrja ime është: nesër çdo shqiptar të paraqitet në protestë në mbështetje të fuqishme të këtij raporti, të paraqitet në protestë për t'i dëshmuar çdo shqiptari dhe partnerëve e miqve tanë se dosja Rama-Balluku s'mbyllet kurrë, se AKSHI nuk mbyllet kurrë, se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë. Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Ka frikë dhe tmerr nga parlamenti, nuk shkel dot në sallë.

Gazetarët: A mos po bëhet gati për në gjykatë, z. Berisha?

Sali Berisha: Aty po ka krijuar, një këshillë më kanë thënë, po le të vazhdojë, se aty do të ballafaqohemi. Do ta shihni ju vetë një ballafaqim ku do shihni se ç'përfaqëson ai. Por e paralajmëroj mos guxojë të kundërshtojë thirrjen në gjykatë. Jo vetëm në rastin tim, por në çdo rast tjetër. Edhe më mirë të shkonte bashkë me Lubinë, të bënte prova. Të bënte ca prova, të mësohej mesallën e gjyqit. Se unë ju siguroj që atje do përfundojë. Atë, atë mos e keni fare ju./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Debatet në Kuvend/ Pas akuzave ndaj qeverisë për çmimet e larta të karburanteve në vend, Braçe i shkon Berishës në tavolinën ku është ulur! Çfarë i tha socialisti

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Sali Berisha, Erion Braçe

TIRANË- Debate të ashpra ka pasur sot gjatë senacës plenare mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Tensione pati edhe mes deputetit socialist Erion Braçe dhe Kryedemokratit Sali Berisha. Pas diskutimeve mes tyre, Braçe ka shkuar drejt vendit ku Berisha qëndron i ulur.

Siç shihet edhe nga pamjet, Braçe i tregon Berishës diçka nga tableti. Ky reagim i deputetit socialist erdhi pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimet e larta të karburanteve në vend.

Nga foltorja, Berisha tha se Shqipëria mban rekordin botëror për taksën e naftës, ndërsa theksoi se 400 mijë tonë naftë hyjnë kontrabandë. Në përgjigje të komenteve të bëra nga deputeti i PS, Erion Braçe, Berisha tha se gjatë kohës së qeverisjes së tij ka patur 32 licenca nafte, por nuk ka pasur 400 mijë tonë kontrabandë qeveritare nafte. Lideri opozitar theksoi se ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme taksën mbi litrin e naftës, të cilën e cilësoi si më të lartën në botë.

"Në këtë parlament kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës. Taksën më të lartë në planet mbi litrin e naftës. Bëj një check up, gjej një vend tjetër të ketë taksën e Shqipërisë. Së pari. Së dyti, pasi të normalizohet taksa, jam 100% dakord të nxirret çdo përgjegjësi e tregtarëve. Por në qoftë se ti vë një taksë ku marzhi i fitimit të atij që tregton naftën është më i ulët sesa i atij në Maqedoni... Jo, jo, s'po bëj, s'po bëj avokatinë. Po bëj të vërtetën unë. Shiko, shiko. Gjatë qeverisë sime ka patur 32 licenca nafte.

32 licenca nafte! Por nuk ka patur 400.000 tonë kontrabandë qeveritare nafte. Gjatë asaj periudhe ka patur 400.000 automjete dhe janë zhdoganuar 650, 720.000 ton naftë. Dhe prodhoheshin në vend 200.000 tonë naftë në Ballsh. Po, po. Kurse sot 400.000 tonë vijnë nga Libia. Po kush i merr ato, mor? Po ku ka privat që mund t'i marrë ato? Ato i marrin vetëm qeveritarët. Ato vijnë me gjemi. Ato shkarkohen për qeveritarët. Pra, kjo është problemi i naftës. Por, nuk ka diskutim se në qoftë se vë taksën më të lartë në botë, je mëkatari më të madh ndaj qytetarëve të tu, ndaj fermerëve të tu. Dhe unë prisja që ti sot, po të mos ishe hipokrit siç je, të filloje grevën e urisë këtu për çmimin e naftës për fermerët. Po të hoqi Lubia nga Fieri, dhe tani nuk pyet më për ta fare," i tha Berisha Braçes./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Kryeministri nuk vjen të përballet me deputetë dhe nuk i përgjigjet më interpelancave”/ Topalli në Kuvend: Çdo institucion është kthyer në një fasadë pa funksion real

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e opozitës, Jozefina Topalli tha se kryeministri Rama nuk vjen në Parlament të përballet me deputetë dhe nuk i përgjigjet më interpelancave. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli deklaroi se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale, ekonomike dhe demokratike. 

Ajo tha se çdo institucion është kthyer në një fasadë pa funksion real. Topalli tha se zgjedhjet nuk janë më një mjet i lirë për të ndëshkuar apo ndryshuar pushtetin, por një proces i deformuar nga presioni, kontrolli dhe nga abuzimi me shtetin.

Deklarata e plotë:

Pak ditë më parë u dogj fasada e një pallati. Një fasadë e bukur, e ndritshme, e reklamuar si modernitet. Por mjaftoi një shkëndi dhe gjithçka mori flakë menjëherë. Sepse kur fasada ndërtohet me shkelje, ligji, korrupsioni dhe propagande, ajo nuk qëndron. Digjet.

Njëlloj si ajo fasadë, janë djegur zgjedhjet e lira në Shqipëri. Njëlloj si ajo fasadë, po digjet parlamenti si institucioni i përfaqësimit dhe i kontrollit. Digjet besimi i qytetarëve tek demokracia. Dhe ndërsa propaganda vazhdon të lyejë muret nga jashtë, shqiptarët po jetojnë brenda një shteti ku liria, drejtësia, vota, janë më të brishta se ajo fasada që u dogj.

Një regjim kujdeset më shumë për fasadën se sa për themelet, sigurisht që zjarri bëhet i pashmangshëm. Vetëm në ditët e fundit kemi dy raporte ndërkombëtare, alarmante, për atë që ndodh në Shqipëri.

Njëra është raporti i Eurostat-it, ku flet për varfërinë në Shqipëri. Në nivelin 20% të shqiptarëve që nuk mbyllin muajin për nevojat më elementare të ushqimit. Dhe dokumenti i dytë, i Parlamentit Europian, që flet për rrëshqitje të demokracisë, korrupsion, rënie të shtetit ligjor. Në vendin tonë, instrumentët që garantojnë lirinë dhe kontrollin e pushtetit, nuk ekzistojnë më si garanci reale për qytetarët.

Zgjedhjet nuk janë më një mjet i lirë për të ndëshkuar apo ndryshuar pushtetin, por një proces i deformuar nga presioni, kontrolli dhe nga abuzimi me shtetin, thotë raporti. Institucionet që duhet të jenë të pavarura, janë dobësuar, ndërkohë që balancat që mbajnë gjallë demokracinë, janë tkurrur deri në kufijtë e formës. Dhe kur qytetari nuk beson më se vota e tij mund të ndryshojë diçka, demokracia sigurisht që nuk funksionon.

Mbetet vetëm një fasadë. Si ajo fasada e pallatit që u dogj pak ditë më përpara. Dhe një vend që humbet këtë besim, rrezikon të humbasë vetë thelbin e lirisë. Tek ne, parlamenti në fakt është shembur. Shikojeni pak këto tavolinat mbrapa. Janë të gjitha bosh. Bosh. Nuk ka qeveri.

Bile as kryetari i parlamentit prej disa orësh nuk është këtu. Parlamenti nuk funksionon më si zëri i qytetarëve. Jo vetëm sepse nuk i përgjigjet ëh ëh indeksit të përfaqësimit për shkak të zgjedhjeve fasadë. Nuk ka më komisione hetimore sepse i madhi i ka ndaluar ato, që të kontrollojnë pushtetin, duke humbur dimensionin themelor të përfaqësimit dhe të kontrollit.

Kryeministri nuk vjen më në parlament. Nuk përballet me deputetë dhe nuk i përgjigjet më interpelancave. Kur mungon llogaridhënia, pushteti bëhet në fakt i pakontrolluar. Dhe kur parlamenti nuk përfaqëson, kur qeveria nuk jep llogari, dhe kur institucionet llogariten dhe kontrollohen nga një dorë, atëherë nuk kemi më një sistem demokratik normal, por kemi një pushtet të përqendruar, pa kontroll dhe pa balanca.

 Kemi në fakt një qeverisje që qeveriset nga forca dhe nga, jo nga ligji. Sot në Shqipëri, gënjeshtra është bërë normale. E qetë, e përditshme, e institucionalizuar. Ndërkohë që qytetarët përballen me varfëri dhe pasiguri, në këtë vend është ndërtuar një realitet paralel.

Një realitet kur në burgje bëhen festa me alkool dhe lëndë narkotike. Ku burgu nuk është më një vend ndëshkimi por vend privilegjesh për të fortët. Por për ish-kryetar parlamenti, ish-president dhe ish-kryeministër, ai është një vend torturash, ku nuk njihet më asnjë konventë.

Një realitet ku qeli, kur nga qelitë drejton trafiqe droge. Ku nga qelitë vendoset për zgjedhje. Kur nga qelitë fitohen tendera milionëshe. Një realitet ku digjen fasada dhe rrezikohet jeta e qytetarëve ndërsa askush nuk mban përgjegjësi. Ku drejtësia sfidohet hapur. Opozitës i hiqet mandati. Ndërsa pushteti është gjithmonë mbi ligjin, sepse është forca.

Ku landfille digjen dhe qytetarët nuk marrin dot frymë jo vetëm pranë tyre por edhe kilometra larg. Ku skandalet nuk trondisin më askënd sepse janë bërë normale. Ku shpenzohen 50 milionë euro për një koncert një ditor. Ndërsa në burgje blihet çdo privilegj edhe një telefon me mijëra euro. Dhe ndërkohë 150 të burgosur kanë humbur jetën në qeli dhe askush nuk flet./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Berisha-Braçes: Shqipëria mban rekordin botëror për taksën e naftës, 400 mijë tonë naftë hyjnë kontrabandë 

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria mban rekordin botëror për taksën e naftës, ndërsa theksoi se 400 mijë tonë naftë hyjnë kontrabandë. Në përgjigje të komenteve të bëra nga deputeti i PS, Erion Braçe, Berisha tha se gjatë kohës së qeverisjes së tij ka patur 32 licenca nafte, por nuk ka pasur 400 mijë tonë kontrabandë qeveritare nafte. 

Lideri opozitar tha se ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme taksën mbi litrin e naftës, të cilën e cilësoi si më të lartën në botë.

Sali Berisha: Në këtë parlament kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës. Taksën më të lartë në planet mbi litrin e naftës. Bëj një check up, gjej një vend tjetër të ketë taksën e Shqipërisë. Së pari. Së dyti, pasi të normalizohet taksa, jam 100% dakord të nxirret çdo përgjegjësi e tregtarëve. Por në qoftë se ti vë një taksë ku marzhi i fitimit të atij që tregton naftën është më i ulët sesa i atij në Maqedoni... Jo, jo, s'po bëj, s'po bëj avokatinë. Po bëj të vërtetën unë. Shiko, shiko. Gjatë qeverisë sime ka patur 32 licenca nafte. 32 licenca nafte! Por nuk ka patur 400.000 tonë kontrabandë qeveritare nafte.

Gjatë asaj periudhe ka patur 400.000 automjete dhe janë zhdoganuar 650, 720.000 ton naftë. Dhe prodhoheshin në vend 200.000 tonë naftë në Ballsh. Po, po. Kurse sot 400.000 tonë vijnë nga Libia. Po kush i merr ato, mor? Po ku ka privat që mund t'i marrë ato? Ato i marrin vetëm qeveritarët. Ato vijnë me gjemi. Ato shkarkohen për qeveritarët. Pra, kjo është problemi i naftës. Por, nuk ka diskutim se në qoftë se vë taksën më të lartë në botë, je mëkatari më të madh ndaj qytetarëve të tu, ndaj fermerëve të tu. Dhe unë prisja që ti sot, po të mos ishe hipokrit siç je, të filloje grevën e urisë këtu për çmimin e naftës për fermerët./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Ka frikë të përballet në Parlament”, Berisha në Kuvend: Rama i ka ngulur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian!

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka ngulur thikën pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Rama ka frikë të vij të përballet në Parlament me opozitën.

Lideri i opozitës e cilësoi cinik heqjen e subvencionit për naftën, ndaj fermerëve vendas, kur vendi ndodhet në kulmin e krizës për naftën. Ai krahasoi çmimet e Gjermanisë me Shqipërinë, ku nafta atje shitet me 2 euro ndërsa në vendin tonë shitet me 2.2 euro.

Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj të vërtetë, zonja drejtuese e seancës. Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30, 40% të shqiptarëve që jetojnë me çurkën e djersës së ballit. Nuk ka qëndrim më cinik ndaj tyre, më të pashpirt. Vini këtu pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që tani e ka kapur tmerri nga tërmeti, tmerri nga ky tjetri, tmerri nga ai, tmerri nga ky, tmerri nga vetja e tij, që s'vjen në parlament fare, se ka frikë dhe ty, të ka frikë tani.

Që është i tmerruar dhe që s'di ç'bën. Pra, vini këtu... ç'ka kaq të turpshëm? Po uli marzhin se kur të kalojë mbi 220. Fshatarëve më të varfër të Evropës. Kjo është politikë shpopullimi. Shpopullimi. Është politikë çupëviçi. Është politikë anti-shqiptare. Fermeri i Maqedonisë e merr me 1000 lekë naftën, me 100 lekë naftën. Qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë? Ky hajduti në Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.

A doni t'ua lexoj? Një, prisni të nxjerr një tabelë këtu. Në Gjermani, dje nafta në pompë ishte 2 euro. Në Shqipëri, nafta në pompë 2.2 euro. Pardje, më falni, pardje. Pardje. Rrogat në Gjermani gjashtë herë më e lartë se në Shqipëri, tetë herë më e lartë. Pra, këto janë akte cinike. Po a e dini ju sa i merrni, sa u merrni qytetarëve me TVSH-në e naftës me 220 ALL litri? A e dini apo jo? Dhjetëra milionë euro. Inkasuat ju për rritjen... rri ti mos u përziej.

Se më mirë mos flisni të paktën. Derisa ai ju braktis, braktiseni. Derisa ai nuk guxon të vijë këtu, s'keni pse e mbroni ju atë mor. Nuk keni pse e mbroni ju atë. Nuk guxon. Refuzon çdo interpelancë. Tani zonja drejtuese e seancës, absurdi më i madh është diskutimi i këtyre problemeve dhe injorimi i raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Lexojeni mirë atë raport dhe del secili nga ju të kuptojë se me atë votë krimi që ka dhënë për Ballukun, i ka futur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Nga kriza do të fitojnë miqtë e kryeministrit"/ Deputeti Bozdo: Ron Yeffet-it s’i mjaftoi KAYO, do të menaxhojë edhe rezervën e naftës

 

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Eno Bozdo

 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se, Shqipëria është e papërgatitur për krizën e karburanteve që po shkakton konflikti në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi se, mungesa e rezervave strategjike në sektorin energjetik e bën vendin tonë mjaft të prekshëm ndaj kësaj situate. Sipas tij, nëse BE do të kërkonte të lirojmë rezervën e sigurisë, ne do të ishim shteti i vetëm të rajonit se nuk ka çfarë të japë.

"Shqipëria sot zotëron vetëm fjalë dhe është me duart lart përpara menaxhimit të një krize shumë të rëndë. Që nuk varet nga ne por që ka ndikim të madh në fushën e energjisë. Sot nuk kemi as rezerva sigurie, as kapacitete për të menaxhuar kriza të tilla dhe as plan emergjence për të furnizuar sektorët energjetikë. Për të përballuar këtë krizë, vendet e BE kanë hedhur në treg 82 mln fuçi nafte nga rezervat e tyre strategjike që kanë. Ndërsa kriza vazhdon ne jemi me sytë nga qielli duke shpresuar që të zgjidhet sa më parë. Kryeministri u detyrua të gënjejë duke thënë se rezerva e sigurisë është fizikisht aty për 30 ditë, zero ditë, zero gramë. Jemi me Duart lart dhe ky fakt na nxjerr në dritë të keqe me vetveten por edhe me partnerët tanë të BE. Nëse BE do të kërkonte të lirojmë rezervën e sigurisë si pjesë e reagimit kolektiv ndaj krizës, ne do të ishim me Duart lart do të ishim shteti i vetëm të rajonit se nuk ka çfarë të japë.

Keni çuar inspektoriatin tuaj dhe ata që mbajnë depozitat e naftës dhe iu keni dhënë letrat: firmosni që keni kaq dhe mbyllet kjo histori këtu. Ka edhe një debat tjetër, tani që u ndodh çështja se na duhet rezervë sigurie, keni kontaktuar të gjithë grosistët e naftës dhe keni thënë: flisni me Ron Yeffet. Ai do të jetë personi që do të mbajë rezervën e sigurisë. 300 mln euro do t’i mbajë Yeffet. Nuk i mjafton Kayo, por do të menaxhojë edhe rezervën e sigurisë. Nga kriza ne do fitojmë? Kush fiton? Miqtë e kryeministrit, Yeffet është personi që është i ndikuar për të vajtur e diskutuar me sektorin privat. Ne jemi barcaletë, jo vend serioz. Mund të përfshihet NATO në konflikt, edhe thoni se nuk kemi pasur probleme me furnizimin. Si mund ta thoni këtë gjë?”, u shpreh Bozdo./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Interperlanca me Karakaçin/ Bozdo: Shqipëria pa rezerva nafte, qeveria dështoi me sigurinë energjetike

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Enno Bozdo

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një krize të mundshme energjetike dhe se vendi nuk disponon rezerva sigurie për përballimin e situatave emergjente në sektorin e naftës. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Bozdo deklaroi se ndërsa vendet e Bashkimit Europian kanë aktivizuar rezervat e tyre strategjike për të menaxhuar krizën energjetike, Shqipëria nuk ka kapacitete reale rezervë dhe as plane konkrete emergjence për furnizimin e sektorëve jetikë.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë për mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe të angazhimeve ndaj Bashkimit Europian dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, duke theksuar se vendi duhet të kishte rezerva sigurie të barabarta me ditë të caktuara konsumi ose importi. 

"Shqipëria sot zotëron vetëm fjalë. Dhe është me duar të lartë përpara manaxhimit të një krize shumë të rëndë, që nuk varet nga ne, por që ka ndikim shumë të madh në fushën e energjisë. Sot ne nuk kemi as rezerva sigurie, as kapacitete për të menaxhuar kriza të tilla dhe këtë krizë, dhe as plane emergjence për të furnizuar sektorët jetikë. Për ta përballuar këtë krizë deri më sot, vendet e Bashkimit Evropian kanë hedhur në treg 82 milionë fuçi nafte nga rezervat e tyre strategjike, të cilat i kanë. Shifër kjo që përbën rreth 20% të totalit të rezervës të Bashkimit Evropian.  E ndërsa kriza vazhdon, ne jemi me sytë nga qielli duke shpresuar që kjo krizë do të zgjidhet sa më parë, sepse jemi realisht në pikë të hallit. Aq sa dhe kryeministri u detyrua të gënjejë në takimin e marsit me furnizuesit e naftës, duke thënë se rezerva e sigurisë është fizikisht aty për 30 ditë. Zero ditë, zero gram. Kjo të jetë e qartë për të gjithë opinionin publik. Ndërkohë, e vërteta është se jemi me duar të lartë.

Dhe ky fakt na nxjerr në dritë shumë të keqe me vetveten, por edhe me partnerët tanë të Bashkimit Evropian. Sepse nëse BE-ja nesër do të kërkonte të lirojmë rezervën e sigurisë, si pjesë e reagimit kolektiv ndaj krizës, atë që kanë bërë Gjermania, Austria, Franca, Spanja, Italia, ne do të ishim me duar të lartë. Do të ishim shteti i vetëm i rajonit që nuk ka çfarë të japë, sepse nuk ka asgjë për të ruajtur. Kjo nuk është retorikë politike që thuhet sot apo që harrohet nesër. Ky është vetëm konstatim i dhimbshëm i fakteve. Angazhimi i Shqipërisë ndaj ligjit të saj, por edhe ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë dhe ndaj Bashkimit Evropian, direktivës përkatëse të Bashkimit Evropian, është detyrim ligjor për rezervë të barabartë me 61 ditë konsum ose 90 ditë import, cilado qoftë më e lartë.Por ne i kemi shkelur angazhimet tona me të dyja këmbët. Zoti ministër, kjo është çështja për të cilën kam kërkuar interpelancë. Ju duhet të jepni sot shpjegime pse ndodhemi në këtë gjendje. Pse Shqipëria nuk e ka respektuar këtë detyrim.  Në të gjithë këtë kohë, qeveria ka njoftuar se është gati projektligji për krijimin e autoritetit të rezervës së sigurisë. Një projektligj, draft i të cilit është hedhur për herë të parë për konsultim publik qysh në vitin 2019. Ka gjashtë vite që qëndron në në sirtarët e qeverisë dhe papritur tani që vjen kriza kujtoheni ta hidhni përsëri duke i thënë njerëzve që këto punë ne do ta zgjidhim me anë të këtij projektligji. Për fat të keq", tha Bozdo./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Karakaçi: Javën e ardhshme miratohet paketa mbështetëse për transportin publik

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Enea Karakaçi

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se javën e ardhshme do të miratohet paketa mbështetese për transportin publik. Në interperlancën e kërkuar nga një grup deputetësh në lidhje me çmimin e naftës në vend, Karakaçi u shpreh se masat e marra për krizën aktuale janë shumëplanëshe.

Po ashtu, Karakaçi deklaroi se është ngritur grup pune për kontrollin e rezervave të hidrokarbureve, për të cilat tha se janë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kemi një përvojë të mirë në përballimin e situatave, që do ta përdorim për t’ia dalë mbanë dhe kësaj krize. Masat e marra janë shumëplanëshe. Është në proces miratimi paketa mbështetëse për transportin publik ndërqytetas dhe qytetas, e cila pritet të miratohet javën e ardhshme. Sa i përket kontrollit të depozitave për mbarëvajtjen e sigurisë, është ngritur grupi i punës i cili ka detyrë të kryejë kontrollet në terren për të parë mbajtrjen e rezerva të hidrokarbureve. Rezervat e sigurisë janë në përputhej me legjislacionin në fuqi. Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve menaxhohet nga agjencitë shtetërore dhe vihet në dispozion kur ka mungesë të produktit final në treg. Deri tani Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj këtij risku. Kemi bërë të gjitha diskutimet me grupet e interesit për këtë situatë, të cilës i jemi përgjigjur në kohën e duhur”, tha Karakaçi./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Interperlanca për Jet Bank/ Ismaili i përgjigjet Këlliçit: Licencimi, jo kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Erjona Ismaili

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Belind Këlliçi në lidhje me licensimin e Jet Bank, duke i cilësuar ato si dezinformim dhe propagandë politike. Gjatë fjalës së saj në interperlancën me Këlliçin, ismaili u shpreh se mbikëqyrja bankare nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë, e cila vepron në mënyrë të pavarur.

Ismaili akuzoi opozitën për nxitje pasigurie si dhe përpjekje për të dëmtuar besimin tek institucionet. Sipas saj, licencimi i bankave në Shqipëri bëhet në përputhje me ligjin dhe standardet institucionale, larg ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv.

“Kemi një shoqëri të ndarë nga dezinformimi i strukturave të caktuara politike në kurriz të qytetarëve dhe kjo është një njollë që partia juaj e mban për shkak të interesit të ekzagjeruar politik që prevalon mbi interesin e qytetarëve. Ky stil i vjetër, por me metoda të reja, shfaqet me kërkesën për interpelancë me Kryeministrin lidhur me licencimin e Jet Bank si banka e parë digjitale në vend. Kjo çështje nuk është kompetencë e qeverisë, pasi mbikëqyrja bankare kryhet në mënyrë të pavarur nga pushteti ekzekutiv. Ju investoni vetëm në shpifje dhe propagandë për të ngjallur pasiguri dhe frikë. Sot jemi këtu përballë dy modeleve: nga njëra anë, një që e sheh vendin vetëm përmes baltës dhe dyshimeve, dhe nga ana tjetër modeli i një Shqipërie që ecën përpara, hap tregun dhe forcon institucionet. Ju kërkoni që Kryeministri të bëhet edhe guvernator, edhe prokuror, edhe gjyqtar. Bankat në Shqipëri nuk i licenson qeveria, por Banka e Shqipërisë, dhe Kushtetuta përcakton qartë pavarësinë institucionale të saj”, tha Ismaili./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Interpelanca për Jet Bank/ Këlliçi: Autoritetet monitoruese në Europë kanë ngritur shqetësime për bankat digjitale

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka zhvilluar një interperlancë të kërkuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me Jet Bank. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi ka ngritur shqetësimin për licencimin e kësaj banke, duke theksuar se në një kohë kur Shqipëria është nën monitorim nga Moneyval, institucionet bankare duhet të tregojnë vigjilencë të shtuar.

Deputeti u shpreh se me një kërkim të thjeshtë mund të shihet se si autoritetet monitoruese në Europë kanë ngritur shqetësime për bankat digjitale. Në fjalën e tij, Këlliçi u shpreh se Ministrja Erjona Ismaili ka marrë detyrën e vështirë të mbrojtjes së bankës së Ramës.

“E kam ngritur si shqetësim që në janar të këtij viti, për licencimin e Jet Bank. Licencimi i një banke nuk duhet të shihet si një proces formal, pasi ka ndikim shumë të gjerë dhe në sisetemin bankar. Institucionet tona duhet të tregojnë vigjilecë të shtuar, kur jemi nën monitorimin e MONEYVAL. Nuk flasim për një akuzë. Sot Shqipëria është bërë bazë e parave të pista dhe e call centerave, që mashtrojnë qytetarët. Eriona Ismaili ka marrë detyrën e vështirë të mbrojë bankën e Edi Ramës. Nëse kushdo do të bënte një kërkim, do të konstatonte se autoritetet monitoruese në Europë kanë ngritur disa shqetësime për bankat digjitale. Këto shqetësime konsistojnë në pastrimin e parave apo sigurinë kibernetike. Kam shtruar pyetjen, a ka dijeni kryeminsitri Edi Rama për lidhjet e dokumentuara nga autoritetet rregullatore europiane, të shtetasit Oliver Hemmer, aksioner me 71.52% i Jet Bank”, tha Këlliçi./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Kërkesat e refuzuara për interpelancë do t’i çojmë në Kushtetuese"/ Bardhi-Peleshit: Ke frikë të detyrosh Ramën që të vijë në seancë, jep dorëheqjen

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Bardhi- Peleshi

TIRANË- Kreu i grupit parlmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi kreun e Kuvendit Niko Peleshin në Kuvend se nuk po e detyron kryeministrin Rama të përballet me kërkesat për interpelancë.

Bardhi iu drejtua me tone të larta duke kërkuar llogaridhënie nga kreu i qeverisë për interpelancat e kërkuara. Sipas Bardhit, tri kërkesat e refuzuara për interpelancë do të dërgohen zyrtarisht për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Zoti kryetar, që ju jeni një shkelës i rregullores, këtë se kam dyshim se e keni kërkesën dhe në Kushtetuese. Po ne e kemi vëmendjen në çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente me kryeministrin, lidhur me skandalin e AKSHIT. Keni kthyer përgjigje se si në shkelje flagrante refuzoni këtë interpelancë. Sipas rregullores, duhej të kishte njoftuar seancën plenare te njoftimet që ka ardhur një kërkesë për interpelancë, dhe ju në shkelje të së drejtës, e keni refuzuar. Po e them publikisht dhe për seancën plenare, të tre kërkesat e fundit që keni refuzuar në interpelancë do i çojmë në Kushtetuese për konflikt interpelancash, Po tejkaloni procedurat, po asgjësoni të drejtat e opozitës, parlamentarizmin deh demokracinë. Është përgjegjësi e juaj direkte. Nëse nuk keni kompetencë që të sillni Ramën në seancë, jepni dorëheqje. Ke frikë t’i thuash kryeministrit; zotëri e ke detyrim kushtetues që të vish në seancë. Nuk ke guxim. Dorëhiqu nga ajo pozitë të patën!”, tha ai./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Ministren e Shëndetësisë a jua kanë zënë sytë"/ Deputeti Korreshi: Po na hanë minjtë në pediatrinë e Lushnjës

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, që të japë llogari për një çështje që ai e sjell nga bashkia e Lushnjes.

Me një pamje që e paraqiti nga celulari i tij, Korreshi deklaroi se në pediatrinë e Lushnjës ka minj. Korreshi nënvizoi se, mungesa e ministres Sala po bëhet e vazhdueshme pasi sipas tij kur kërkohen interpelanca, ministrja e Shëndetësisë nuk paraqitet.

“Kisha një pyetje, atë ministren e Shëndetësisë a ju kanë zënë sytë? Doja ti tregoja pamjet e pediatrisë së Lushnjës, po na hanë minjtë. Po lozin minjtë te pediatria. Nuk është ajo godina që do rregullohet. Të vijë ajo ministrja, të lërë ato buzët e kuqe se s’po e sjellim për pilaf. Por bëhet fjalë për fëmijët. Po na hanë minjtë. Sa herë që pyes unë për interpelancë, ajo nuk vjen.", u sh[preh Korreshi./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Marrëveshja me AADF/ Ironizon Boçi: Na e shitën si amerikane...do t’i themi shqiptarëve do kemi NASA-n te ura e Zaranikës

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Luciano Boçi

TIRANË- Deputeti Partisë Demoktratike, Luçiano Boçi deklaroi se, marrëveshja e nënshkruar me AADF për krimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, qeveria e shiti si një institucion amerikan.

Në fjalën e tij në foltore, Boçi nënvizoi se AADF është një institucion i pavarur e që sipas tij është një klientelist i ministres së Arsimit. Gjithashtu Boci nuk i kurseu ironitë duke u shprehur se, do t’i themi shqiptarëve do kemi NASA-n te ura e Zaranikës.

“Zoti Shehaj kërkon zbatimin e rregullores, të njëjtën gjë që unë kërkova seancën e kaluar kur mora edhe përjashtimin. Unë kam dëgjuar kryeministrin dje që në një takim krenar përcaktonte se agjencia e shërbimeve arsimore është bërë një institucion amerikan dhe ne anti amerikanët e kemi kundërshtuar një gjë të tillë. Por ka një përgjigje të ambasadës amerikane në lidhje me AADF, dhe kërkesa është nga një qytetare e Durrësit e interesuar për projektin TID. Dhe në përgjigje përcaktohet se AADF është institucion i pavarur ku Departamenti i Shtetit nuk ka asnjë rol mbikëqyrës. Pra lërini përrallat me amerikanë , sepse thjesht e ka marrë një privat, klientelistë të ministres së Arsimit. Po blen një teleskop në Arizona po e çojmë në Elbasan dhe po i themi gjithë Shqipërisë po e çojmë NASË-n te ura e Zaranikës”, tha Boçi./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë drejt BE"/ Balla- opozitës: Mos u bëni qesharakë

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se pr/rezoluta  reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Balla iu kërkoi deputetëve opozitarë që debati mbi këtë pr/rezolutë të bëhet javën e ardhshme sikundër është parashikuar, pas miratimit të saj në Parlamentin Europian. Balla shprehu gjithashtu mirënjohje për 55 eurodeputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian që votuan projekt-rezolutën.

“Pr/rezoluta reflekton përparimin e Shqipërisë në rrugën e BE, dëshmon arritjet e Shqipërisë përgjatë këtij viti kur raportohet. Është një pr/rezolutë e PE mbi raportin për 2025. Që mos bëhemi qesharakë, PE këtë dokumentin e miraton vetë më 16 ose 17 qershor, tani na kërkohet ta bëjmë ne diskutimin para se ta miratojë PE. Jemi të gatshëm kur ta doni ju por e kemi programuar javën tjetër më 14 maj.

Kjo historia me marr 2 minutëshin këtu për të thënë kërkuam diskutim për raportin kjo nuk shkon, na bën qesharakë. Se duhet ta miratojë PE, në 7-8 korrik kemi edhe komitetin e Stabilizim Asocimit, për shqiptarët pr. Rezoluta e kaluar të martën me 55 vota pro, rëndësi ka të ruajmë seriozitetin . e mirepresim diskutimin sapo ky dokument të miratohet. Javën tjetër e kemi detain për raportin”, u shpreh Balla./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Axhenda nis me Ballën dhe mbyllet po me Ballën"/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na përjashtoni nga procesi i Integrimit

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka akuzuar maxhorancës se po lë opozitën jashtë proceseve të rëndësishme që lidhen me integrimin europian të vendit. Duke folur nga Kuvendi, Bardhi iu referua mbledhjes së paralajmëruar të Këshillit Kombëtar të Integrimit, duke thënë se opozita nuk është përfshirë në mënyrë në axhendën e tij.

"Meqë jemi të integrimi dua të sjell në vëmendje që mazhoranca që po bën veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi, ka vijuar njëlloj edhe në këto ditë, edhe kur raporti bën thirrje për bashkëpunim. Nesër keni thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Integrimit, dua të informoj këta që ngrihen në foltore dhe kërkojnë bashkëpunimin e opozitës, se i vetmi forum ku ne jemi të përfaqësuar, na vjen një axhendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të PS. Në axhendë nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës”, tha ai./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Kuvendi nis me një minutë heshtje për Servet Pëllumbin

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Servet Pëllumbit. Pëllumbi u nda nga jeta 2 ditë më parë dhe ditën e djeshme u përcoll për në banesë. 

Servet Pëllumbi njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentare. Në vitin 2002 ai u zgjodh kryetar i Parlamentit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2005./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, debat urgjent në Kuvend për raportin e PE

Kuvendi në seancë plenare/ Bardhi akuza mazhorancës: Po na
selia pd

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare për ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të 7 majit.

Përmes kësaj shkrese drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, opozita kërkon që pika e parë e rendit të ditës të jetë diskutimi urgjent mbi raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, i miratuar së fundmi nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian.

Seanca pritet të përfundojë me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku deputetët mund të ngrejnë tema të ndryshme politike dhe sociale./Dosja.al

 

seance plenare 7 maj 2026

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve