LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U kallëzua nga Rakip Suli

•Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar. •Mziu është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me kallëzimin e Rakip Sulit. •Kryebashkiaku i Kamzës, ka kallëzuar Mziun në SPAK për shpërdorim detyre. •Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë. Referuar ligjit të urbanistikës parashikon që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% ti kalojë bashkisë për banesa sociale. • Mziu është i treti i cili paraqitet vetë në SPAK këtë javë. Dy ditë më parë u paraqit drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe ndërsa pak ditë para tij kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

3 orë brenda SPAK, Mziu: Pasardhësi im çoi aty çdo dokument që i doli para, erdha si deklarues

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu deklaroi ditën e sotme se është thirrur në SPAK pas kallëzimit që është bërë nga pasaardhësi i tij në Bashkinë e Kamzës, Rakip Suli. Mziu tha para gazetarëve se Suli ka dërguar në SPAK çdo dokument që i ka dalë para. Duke mos zgjedhur që të tregojë më shumë detaje, Mziu tha se ishte në SPAK si deklarues. 

'Pasardhësi im çoi aty çdo dokument që i doli para. Për komente të tjera dhe për arsye hetimi nuk mund të shprehem. Unë isha si deklarues'- tha Mziu. 

3 VITE ME PARE

U paraqit në SPAK! Zbulohet arsyeja, Xhelal Mziu është denoncuar nga Rakip Suli

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U
Xhelal Mziu

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është kërkuar në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e Rakip Sulit.

Mziu është kallëzuar në SPAK nga Suli për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e tij Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipëfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë. 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Pret t'i hapet dera, momenti kur Mziu futet i vetëm në SPAK

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U
Xhelal Mziu

TIRANË- Ky është momenti kur ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur në SPAK. Dosja.al ka siguruar momentin kur Mziu, i vetëm, është futur në këtë institucion. Ai ka pritur disa sekonda për t'iu hapur dera kryesore e cila ishte e kyçur.

Ndaj Mziut janë dy dosje në SPAK. Njëra ka të bëjë me kallëzimin për banesat sociale ndërsa tjetra për linjat e transportit. Nuk dihet nëse ai është paraqitur në SPAK për t'u pyetur në lidhje me këto kallëzime.

3 VITE ME PARE

Përfundoi në SPAK! Hapen dosjet e mëparshme, Mziu do pyetet për 2 kallëzime të ngritura ndaj tij

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U
Xhelal Mziu

TIRANË- Dy kallëzime janë ngritur ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziut. Njëra dosje ka të bëjë për banesat sociale dhe tjetra me linjat e transportit. 

Nuk dihet, nëse Mziu ështe thirrur nga SPAK si person nën hetim, apo si person që ka dijeni për ndonjë çështje që SPAK po heton.

3 VITE ME PARE

Ç'po ndodh në SPAK? Sot paraqitet edhe Xhelal Mziu, arsyeja mbetet mister

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu paraqitet në SPAK! U
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk dihet ende arsyeja se përse Mziu është kërkuar në SPAK. Pritet të mësohen më shumë detaje pas daljes së Mziut nga institucioni.

Dy ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe. Ai tha përballë gazetarëve se arsyeja e paraqitjes në SPAK nuk kishte lidhje me detyrën e tij. Po ashtu, pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. 

xhelal mziu ne spak

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet