LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, Vrasja e Andi Malokut! Tensione, lot dhe përplasje në seancë gjyqësore, babai i viktimës përplaset me autorin: Pse ma vrave djalin? Dervishaj: Hajde më tako ta them përballë

• Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvilluar sot seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. • Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe bashkëjetuesja e Arben Mërkurit alias Ismaili, i cili është ekzekutuar që në maj të vitit 2022, si edhe babai i viktimës së atenatit, Genci Maloku. • Bashkëjetuesja ka dëshmuar se nuk i ka njohur kurrë shokët e bashkëshortit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tij. • Më tej ajo deklaron se bashkëshorti i saj nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë dhe se ditën kur Andi Maloku u ekzekutua, kishin qenë bashkë. • Sakaq babai i viktimës, Genci Maloku është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati. • Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij, ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht. • Mes lotëve, i ati i viktimës ka treguar momentet e fundit nga jeta e të birit dhe fjalët e fundit që shkëmbeu pati me të pas plagosjes. • Ai ka rrëfyer se ngjarjen e mësoi nga vetë i biri, pasi ai e telefonoi i plagosur dhe i tha: “Jam keq o babë, më kanë qëlluar”. • Sipas Malokut, djali i tij nuk ishte objektiv i atentatit dhe pretendon se ai nuk kishte konflikte me askënd. Maloku shprehet më tej se ai thjesht po shoqëronte prokurorin Arjan Ndoja dhe 'Rrumin' në automjetin ku ndodhi sulmi. • Babai i tij konfirmon se i biri kishte vetëm një muaj e pak që punonte si shofer jozyrtar i prokurorit Ndoja, duke thkeshuar më tej se djali ishte i rregullt, nuk pinte duhan, alkool dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet të dyshimtë.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, babai i Andi Malokut dëshmon mes lotësh në GJKKO, përplaset me Plarent Dervishajn: Po mua pse doje të më vrisje?

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, Vrasja e Andi
Foto ilustruese

TIRANA- Dëshmitari tjetër që u paraqit në GJKKO, është Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth. Mes lotëve, i ati i viktimës ka treguar momentet e fundit nga jeta e të birit dhe fjalët e fundit që shkëmbeu pati me të pas plagosjes. Ai ka rrëfyer se ngjarjen e mësoi nga vetë i biri, pasi ai e telefonoi i plagosur dhe i tha: “Jam keq o babë, më kanë qëlluar”.

Sipas Malokut, djali i tij nuk ishte objektiv i atentatit dhe pretendon se ai nuk kishte konflikte me askënd. Maloku shprehet më tej se ai thjesht po shoqëronte prokurorin Arjan Ndoja dhe 'Rrumin' në automjetin ku ndodhi sulmi.

Babai i tij konfirmon se i biri kishte vetëm një muaj e pak që punonte si shofer jozyrtar i prokurorit Ndoja, duke thkeshuar më tej se djali ishte i rregullt, nuk pinte duhan, alkool dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet të dyshimtë.

Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?

Genc Maloku: Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi i nderuar që objektivi ka qenë Rrumi i nderuar. Siç dhe ne pretendojmë…

Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat. Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB mu soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë. Mërkuri, ka patur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt ky, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku – Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vika keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Devishaj: Hajde në takoj ta them përballë.

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e Andi Malokut! Tensione në seancën gjyqësore në GJKKO, babai i viktimës përplaset me Plaurent Dervishajn: Pse ma ke vrarë djalin? Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, Vrasja e Andi
Foto ilustruese

TIRANA- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth. Genci Maloku është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati. Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij, ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht.

PËRPLASJA:

Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?

Genci Maloku: Jo nuk e dinte fare mbi arsyet . Arben Merkurin e njoh e di qe thirrej me nofkën Maneci. Në telefon me ka ardhur një mesazh në emër te Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati nr.6. Mirë djalin po mua, pse ke dashtur më vrarë pa ju bwrw asgjë?

Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj.

Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Ca te bëri djali?

Plaurent Dervishaj: A te ka permend Rrumi emrin tim?

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e Andi Malokut, dëshmon në GJKKO i ati: 'Rrumi' më tha se atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj! Më lanë tek porta një USB me pamje të një qerosi dhe...

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, Vrasja e Andi
Foto ilustruese

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth.

Ai dëshmoi se në momentin e ngjarjes tragjike, djali e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që i kishin qëlluar. Më tej Maloku tha se ‘Rrumi’ i kishte thënë që atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij.

Genci Maloku:  Djali ka qenë kamerier, dhe pastaj shoferi i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin qe ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës prokuror.

Ditën e ngjarjes isha në shpi. Më mori djali,  jam keq o babë na kanë gjuajt. Ka qenë ora 4:30, 5 sa po dilja me pi kafe. Babi kështu kështu na kanë gjuajt. Mendova se po bënte shaka.

Kam shkuar në Spitalin Ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha po ecshim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë. Kishin qenë në një restorant. Na makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.

Pas ngjarjes jam taku me Arjanin na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodhur.

Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij.

Kanë ardhur familjaret e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi te babës Redjanit dhe aq than s’kemi konflikte. Unë i thash dua ta di të vërtetën. Arjol Halilaj erdhi e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh e thirra unë. Një usb ma lan te porta dhe në të kishte një burrë me kapele Redjan Rraja dhe nja qeros dhe duken që ikën kur kanë dashur me djeg makinën.

Un di që autoret janë këto që kanë me burg. Palurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçen është vëllai i Rrumit e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar për kë kanë gjuajt ,a për Rrumin a për Arjanin?

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i Andi Malokut në Shkozet, dëshmon në GJKKO bashkëjetuesja e Arben Mërkurit: S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej, djali më tha kanë vrarë babin...

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, Vrasja e Andi
Foto ilustruese

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po zhvillohet seanca e radhës për të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e Shkozetit kundrejt ish-prokurorit Arian Ndoja. Është paraqitur në gjykatë për të dhënë dëshminë e saj edhe bashkëjetuesja e Arben Mërkurit alias Ismaili, i cili është ekzekutuar që në maj të vitit 2022.

Shtetasja Sh, ka dëshmuar se nuk i ka njohur kurrë shokët e bashkëshortit të saj dhe se nuk ka pasur dijeni për aktivitetin kriminal të tij. Më tej ajo deklaron se bashkëshorti i saj nuk ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë dhe se ditën kur ky i Andi Maloku u ekzekutua, kishin qenë bashkë. 

Shtetasja Sh: Unë banoj në Sukth Durrës. Arben Merkuri ishte bashkëjetuesi im. Unë nuk i kam njohur asnjë shok të tij. Arben Merkuri ka ndërruar jetë në Maj 2022. Kemi një dyqan në Sukth. Ka punuar edhe në bashki. Ka pasur më përpara mbiemrin Ismaili. Në vitin 2020 ka vdekur motra e burrit në Itali. Plaurent Derivshaj nuk e njoh. Ne nuk dimë asgjë se si është vrarë. Kam 15 vite qe kam bashkëjetuar me Arben Mërkurin. S’di gjë fare për shokët e burrit as me kë shoqërohej. Kam dy fëmijë nga bashkëjetesa. Mbaj mend që ka pas një telefon. Nuk ka pasur asnjëherë probleme me drejtësinë. Ditën kur u vra Arbeni kemi qenë bashkë, dikush e mori në telefon dhe sa zbriti shkallët dëgjuam zhurmë armësh. Djali më tha kanë vrarë babin. Nuk di gjë kush e ka bërë vrasjen. Biznesin e kam të rregullt me dokumente.

Plaurent Dervishaj: A ke marr vesh ca është fol për burrin tënd? Burri jot flitet se ka qenë vrasës me pagesë. S’ka grua që i thotë burrit “shko vrit”

Shtetësja SH: Nuk është e vërtetë

Plaurent Dervishaj: Burri jot dhunonte dy gazetare, e ke parë

Shtetësja SH: Nuk e kam parë

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

vrasja e andi malokut seance gjyqesore ne gjkko genci maloku

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë