LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para Kryeministrisë, Lapaj: 83 mandate kanë kanë zero vlerë. Përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve (PAMJET)

•Protesta e organizuar nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka nisur para Kryeministrisë. • Siç shihet edhe në pamje qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”, qytetarët denoncojnë vjedhjet dhe skandalet në qeverinë e Ramës. • Gjatë fjalës së tij, Lapaj lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, për abuzime të rënda financiare në dëm të qytetarëve. • Lapaj theksoi se janë duke protestuar për të larguar nga pushteti njeriun më të korruptuar në Europë. • Duke folur për skandalet e qeverisë, Lapaj u shpreh se 83 mandatet e Ramës, kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata i vjedhin. • Kreu i “Shqipëria Bëhet” tha gjithashtu se regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë në protestë dhe shtoi se "për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë". • Po ashtu Lapaj tha se edhe qëndrimi i një qytetari të vetëm përballë padrejtësisë është një rrugë e drejtë, ndërsa akuzoi qeverinë për dështim në përmbushjen e premtimeve kryesore. • Në fund, Lapaj nënvizoi se këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend.

13 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Pas përplasjes me policinë, protestuesit e “Shqipëria Bëhet” dërgohen për të marrë ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Foto ilustruse

TIRANË- Protestuesit e “Shqipëria Bëhet” janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës, në Tiranë. Ata janë dërguar në spital, për shkak të përplasjeve fizike që kanë pasur me policinë, në protestën e organizuar ditën e sotme përballë Kryeministrisë.

Bëhet me dije se ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe po marrin ndihmë mjeksore. Mes të dëmtuarve është edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka pësuar lëndime në dorë./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor"/Berisha i del në mbrojte protestës së Lapaj: Rama urdhëron policinë të dhunojë protestuesit 

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur protestën e organizuar nga Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha tha se duhet të ndalohet terrorit ndaj protestuesve paqësor.

Lideri i opozitës tha se Rama në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive, urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë. Në fund, ai tha se shqiptarët do ti rezervojnë fatin e Maduros.

"Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!" shkruan Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Policia shoqëron protestuesit e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përplaset me efektivët

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Foto ilustruese

TIRANË- Uniformat blu janë angazhuar për të hequr me dhunë çadrat dhe ngrohëset e mbështetësve që ndodhen në Bulevardit para kryeministrisë. Mes pamjeve kaotike dalllohen Lapaj dhe mbështetës të tij tek përplasen me forcat e policisë, duke pretenduar se punonjës civilë të Policisë së Shtetit po filmonin protestuesit me qëllim që t'i shoqëronin pas tubimit.

Adriatik Lapaj zhvilloi sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ku po qëndron prej 27 ditësh ditësh dhe netësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për 12 muaj që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Lapaj shfaqet i lënduar, policia shkul bombolat e gazit dhe çadrat e vendosura nga protestuesit

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është shfaqur i lënduar, si pasojë e përplasjeve gjatë protestës e cila u zhvillua jashtë ambienteve të Kryeministrisë. Efektivët e policisë kanë hequr çadrat dhe bombolat e gazit, të cilat ishin vendosur nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet”.

Protesta është shoqëruar me përleshje fizike mes policisë dhe protestuesve. Si pasojë e kësaj, blutë kanë shoqëruar disa prej tyre drejt ambienteve të komisariatit./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Vijojnë përplasjet para Kryeministrisë, Lapaj me tone të ashpra ndaj policisë: Nuk më doni mua që ju respektoj, doni ata që vijnë me molotovë

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka përdorur tone të ashpra ndaj efektivëve të policisë, pas heqjes së çadrave të vendosura nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet”. Ai iu është drejtuar bluve, duke iu thënë se ata nuk duan një njeri që e respekton punën dhe figurën e tyre, por duan ata që vijnë me molotovë.

Lapaj tha se policia nuk dëshiron qytetarë që protestojnë paqësisht. Në fund, ai thkesoi se protesta e tij është një protestë paqësore. 

“Merrni Belindën, se ajo ua fut juve. Doni Belinda Ballukun, hajdutja! Keni marrë sot një oficer që është doktor shkencash, se do Belinda Balluku. Nuk më doni mua që ju respektoj, doni ata që vijnë me molotovë" tha Lapaj./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë! Policia heq tendën e “Shqipëria Bëhet”

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
foto nga vendngjarja

TIRANË-  Forcat e policisë së shtetit kanë ndërhyrë në protestën e organizuar nga lëvizja "Shqipëria Bëhet" para Kryeministrisë, duke hequr çadrat e vendosura më herët nga aktivistët dhe protestuesit.


Ndërkohë, raportohet se disa protestues janë shoquar nga uniformat blu, ndërsa situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar dhe kaotike. Në pamjet e mëposhtme, shihen protestuesit që përplasen me efektivët e policisë, të cilët kanë përdorur edhe forcë ndaj tyre gjithashtu./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Sërish tensione në protestën para Kryeministrisë, protesuesit përplasen me policinë


"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta e zhvilluar nga Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përpara Kryeministrisë ka vijuar të shoqërohet me tensione. Efektivët e policisë së shtetit janë përleshur me protestuesit dhe kanë hequar çadrat e vendosura nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet”.


Bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa nga protestuesit. Ndërkohë që protestuesit, kanë vijuar të përplasen me policinë dhe të përdorin forcë ndaj tyre./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

“Vendi ka nevojë për zgjedhje të lira”/ Lapaj zbulon dy emrat e propozuar për të drejtuar qeverinë tranzitore: Të mbledhim intelektualët më të mirë...

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj theksoi se vendi ka nevojë për një qeveri tranzitore në mënyrë që më pas të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Duke folur për News24, gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, Lapaj propozoi dy emra.

Ai tha se Tritan Kalo mund të organizojë zgjedhje model në Shqipëri, ndërsa përmendi edhe emrin e profesorit Përparim Kabo. Sipas tij individë të tillë do të mund të garantonin lirinë e votës dhe një proces elektoral të drejtë për palët.

"Jo të jesh ti kryeministër, sepse je provuar që je hajdut. Me qeveri tranzitore, të mbledhim intelektualët më të mirë, sepse kemi. Një qeveri tranzitore për 12 muaj, më vjen në mendje profesori Tritan Kalo, është pensionuar është në Kanada dhe mund ta udhëheqë një qeveri tranzitore 12 muaj.

Jam i bindur që është një njeri që zgjedhjet do ti organizonte model. Profesori Përparim Kabo…pra le ti japim njerëzve një qeveri përtej palëve 12 muaj me një mandat të qartë, të organizojmë zgjedhje demokratike. Pastaj po fitoi ky dakord, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme," tha Lapaj./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Duam dorëheqjen e Ramës"/ Lapaj nga protesta: Sot bota është më e lirë, një diktator matanë oqeanit ra

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi se sot janë në ditën e 28 të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë. Gjatë fjalës së tij para kryeministrisë, Lapaj tha se edhe qëndrimi i një qytetari të vetëm përballë padrejtësisë është një rrugë e drejtë, ndërsa akuzoi qeverinë për dështim në përmbushjen e premtimeve kryesore.

“Sot jemi në ditën e 28 të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë. Sot bota është më e lirë, sepse një diktator matanë oqeanit ra dhe një autokrat na ka përballë. Kjo është një përballje me hajdutët, ndaj edhe një sikur të qëndrojë është një rrugë e drejtë.

Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë, jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend dhe ligj, a kemi sot rend dhe ligj? Jemi përballë atij që erdhi në pushtet se do luftonte krimin dhe drogën, a kemi sot krim dhe drogë? Erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin. Jemi sot ne vendi më i korruptuar apo jo? Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Evropë”, tha Lapaj./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Tensione në tubimin para Kryeministrisë/ Policia përleshet me protestuesit, Lapaj: Civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ fotografojnë qytetarët që t’i arrestojnë! Turp të keni hajdutë (VIDEO)

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione të ashpra, pasi protestuesit u përplasën me policinë. Protestuesit dhe Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj thonë se janë fotografuar nga efektivët e policisë dhe më pas ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Ndërkohë Lapaj theksoi se persona civilë po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.


“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë. Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?” tha Lapaj, duke qëndruar përballë protestuesve./Dosja.al

 

6 MUAJ ME PARE

"Blenë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është aq"/ Lapaj nga protesta: 83 mandate kanë kanë zero vlerë! Populli e di të vërtetën që ata na vjedhin

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
pamje nga protesta

TIRANË- Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj lëshoi akuza të rënda ndaj qeverisë, për abuzime të rënda financiare në dëm të qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, Lapaj theksoi se janë duke protestuar për të larguar nga pushteti njeriun më të korruptuar në Europë. Duke folur për skandalet e qeverisë, Lapaj u shpreh se 83 mandatet e Ramës, kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata i vjedhin.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” tha gjithashtu se regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë në protestë dhe shtoi se "për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë". Në fund, Lapaj nënvizoi se këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

“Erdhi për të zhbërë modelin e oligarkisë së Berishës, por nuk është zhbërë…jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Europë. A ja dha populli 83 mandate që ta vjedhë? Ato mandate kanë zero vlerë sepse populli e di të vërtetën që ata na vjedhin. Ju këtu jeni njerëz të lirë, shqiptarët janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 net që flemë në këtë shesh.

Regjimi hajdut i Ramës nuk ka dërguar asnjë ambulancë…Për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë…Këta kanë blerë 10 mln euro çokollata, por buxheti kundër kancerit nuk është 10 mln euro në këtë vend. Me një firmë të zv/kryeministres kanë vjedhur 50 mln euro, ndërsa fëmijët në shkolla dridhen nga i ftohti”, tha Lapaj nga protesta./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

“Edi Rama jep dorëheqjen”/ Nis protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Boll vodhët shqiptarët, burgu po ju pret (VIDEO)

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e organizuar nga kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka nisur para Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje qytetarë të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama o hajdut”, qytetarët denoncojnë vjedhjet dhe skandalet në qeverinë e Ramës. 

Më herët Policia e Tiranës njoftoi edhe një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia bëri me dije se nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Sakqa, Policia e Tiranës apeloi qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Protesta e Adriatik Lapajt para kryeministrisë/ Policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

"Janë kapur gafil në vjedhje”/ Protesta para
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj, do të mbajë sot në orën 12:00 protestën e rradhës para kryeministrisë. Lidhur me protestën, Policia e Tiranës ka publikuar një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Policia bën me dije se nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Sakaq, Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Njoftimi i Policisë: 

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00. Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, Konkretisht: -nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./Dosja.al

adriatik lapaj protesta para kryeministriese shqipberia behet edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë