Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.• Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, në Korçë të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale. • Ndërkohë në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.• Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjykata "arrest me burg" se arsimtari ishte i alkolizuar kur ka ka pasur komunikimin me vajzat e mitura. • Avokati tha se Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollë. • Ai shtoi se e vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.
3 artikuj për këtë temë.
KORÇA- Avokati i mësuesit Bledar Duro, Kristian Koçibelli ka deklaruar pas masës së dhënë nga gjykata "arrest me burg" se arsimtari ishte i alkolizuar kur ka ka pasur komunikimin me vajzat e mitura. Avokati tha se Duro nuk konsumonte alkool gjatë orarit të mësimit, por vetëm kur dilte jashtë ambienteve të shkollë. Ai shtoi se e vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve.
"Kemi paraqitur më shumë se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetime të spitalit të Traumës në Tiranë, se ky shtetas ka qenë i shtruar më shumë se 3 herë. Gjithashtu edhe kartelën spitalore sa i përket spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar në maj të këtij viti dhe programin që po ndjek me mjeken e tij, përpos faktit se edhe bashkëshorten e tij e ka infermiere dhe e ndihmon që të kurohet.
E vetmja shkelje që ka kryer është një kundërvajtje administrative për faktin që komunikimi që ka një mësues me studentët nuk duhet të jetë i tillë që të cenojë dinjitetin e mësuesit dhe nxënësve. Mund të merrej një masë nga drejtoria Arsimore, komunikimi në rrjetet sociale që ka një person nuk përbën vepër penale, e aq më tepër veprën penale që akuzohet ky shtetas.
Ka pranuar që ka qenë i alkoolizuar dhe ku ka pasur komunikimin me vajzat ka qenë nën efektin e alkoolit. Shtrimi i parë ka qenë në 2014, dhe i fundit në maj 2024. Ai shpjegoi se gjatë qëndrimit në shkollë nuk konsumonte alkool, por pas mbarimit të orarit të mësimit. Është mësues prej 25 vitesh dhe gjithë këto vite ka pasur respekt ndaj tij, ka nxjerrë punime artistike. Qëndrimi dhe komunikimi ka qenë më respekt të dyanshëm, por aktualisht duke qenë se alkooli ka bërë punën e vet", tha avokati.
KORÇË- Gjykata e Korçë ka lënë në burg mësuesin 41-vjeçar, Bledar Duro i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.
Mësuesi Bledar Duro, i cili jepte lëndën e artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura”, në Korçë të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.
Burime nga policia bënë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit. Sipas informacioneve, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë.
KORÇË- Mësuesi i shkollës 9-vjeçare "Sotir Gura", Bledar Duro, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij të mitura, do të dalë sot para Gjykatës së Korçës.
Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, ndërsa e pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit.
Mësuesi i "Artit Pamor", Bledar Duro akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave përkatësisht 14-vjeçe, të cilave iu dërgonte mesazhe në rrjetet sociale.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin, ku kanë nxjerrë edhe mesazhet që u dërgonte mësuesi, ndërsa Duro është pezulluar menjëherë nga detyra e tij si mësues.