LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat elektorale!" Rama takim me gratë dhe vajzat socialiste: Nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë Kryeministren e parë

• Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. • Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se socilistët janë mbledhur në 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale. • Ai tha se ky takim me gratë socialiste sot u zhvillua për të dhënë mesazhin se "Shqipëria është grua, Europa është grua" dhe suksesi i përpjejkes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, nga motrat dhe nga bijat e Shqipërisë. • Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo fushatë zgjedhore nuk do të niste ndryshe përveçse me gratë dhe vajzat. • Rama tha se brenda organizimit të Partisë Socialiste, gratë mund të quhen "komandot e armatave fitimtare në të gjitha qarqet e vendit". • Rama tha se mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë. • Ai shtoi se gratë dhe vajzat, duke e njohur organizimin e PS-së, meritojnë të quhen komandot e armatës së tyre fitimtare në të gjitha qarqet. • Rama tha se Parlamenti më parë ishte si odë otomane ku mungonte zëri i gruas. • Ai shtoi se nëse gratë do të largoheshin një muaj nga vendi, Shqipëria do të ishte mbushur me burra me mjekra me flokë të gjata, të palarë rrugëve. • Rama në takimin e sotëm me gratë dhe vajzat socialiste, tha se kryeparlamentarja Elisa Spiropali, së cilës iu referua si "mamica" tha se prej vitesh ka hapur dyer fitoresh. • Rama u shpreh se një rezultat që pret me padurim në 11 maj është ai në Kavajë. • Gjatë fjalës së tij, ka ironizuar dhe opozitë lidhur me Hysen Kadiun, i cili ndonëse doli i pari në Primaret e PD-së për qarkun e Tiranës, ai vendosi të tërhiqej nga gara. • Rama gjatë fjalës së tij ka ironizuar sërish procesin e primareve në Partinë Demokratike. • Ai i cilësoi Primaret si spektakël bizantin hipokrizie politike ku u mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit. • Kryeministri Edi Rama tha se nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre. • Ai theksoi se nuk e diskuton që kryeministrja e parë do të jetë socialiste. • Rama shtoi se askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e ka bërë PS dhe se arsyeja përse partia e tij është garancia më e madhe, janë gratë dhe vajzat.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Me pasaportën e BE-së, mund të shkosh në Amsterdam sikur të shkosh në Shkodër"/ Rama: Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama ne takimin me grate socialiste

TIRANË - Kryeministri Rama në takimin me gratë socialise tha se me anëtarësimin në BE, shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë dhe punojnë në çdo vend të unionit, pa kufizime, duke përfituar të njëjtat të drejta dhe sigurime si çdo qytetar tjetër europian.

“Me pasaportën e BE-së, mund të shkosh në Amsterdam sikur të shkosh në Shkodër, në Lisbonë, Kopenhagen apo ku të duash.”

Ai theksoi gjithashtu se janë nisur negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë, duke shtuar se me integrimin europian këto përfitime do të zgjaten në çdo vend të BE-së.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte për studentët shqiptarë, të cilët – sipas Ramës – nuk do të konsiderohen më si “të huaj” në universitetet e BE-së. Ai shtoi se shqiptarët do të mund të konkurrojnë për pozicione në Parlamentin dhe Komisionin Europian.

“Shqipëria në Europë është amanet i vjetër i shqiptarëve. Me pasaportën europiane, ne jo vetëm lëvizim lirshëm, por kontribuojmë drejtpërdrejt në vendimmarrjen europiane.”

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj drejt reformave:

“Dorëzuam shpatën e drejtësisë te drejtësia. Me hyrjen në BE, do të marrim më tepër grante dhe fonde zhvillimi.”

Përmbledhje e mesazhit kryesor të Ramës:

Pasaporta europiane = lëvizje dhe punësim i lirë në BE
Njohja e pensioneve për emigrantët shqiptarë
Studentët shqiptarë, nuk do jenë “të huaj” në universitetet europiane
Mundësi për karrierë në institucionet e BE-së
Shqipëria në BE, si objektiv historik i shqiptarëve

1 VITE ME PARE

"Yllin e BE-së e kemi në dorë, të mos e lëshojmë”/ Rama në fushatë: Mandati i katërt, jo vetëm një fitore politike

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Kryeministri Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama çeli fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 11 majit, me një mesazh që shkon përtej kutive të votimit: votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Duke e nisur takimin me gratë dhe vajzat shqiptare, Rama tha se zgjedhjet e këtij viti janë më shumë se politike – ato janë gjeopolitike dhe vendimtare për rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Nuk është thjesht një fitore aritmetike, por një fitore gjeopolitike. Ky mandat i katërt nuk është thjesht për PS-në, por është për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Rama, duke theksuar se yllin e BE-së e kemi tashmë në dorë dhe është detyra e shqiptarëve të mos e lëshojnë.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 5, duke e konsideruar si një zgjedhje për pasaportën europiane që do të garantojë trajtim të barabartë për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Ironi për opozitën: “Kënetë madhështore…”
Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve politikë, duke kritikuar emrin dhe sloganet e Aleancës Madhështore, të cilën e quajti të pabesueshme:

“Si mund të marrë seriozisht një shqiptar normal një forcë që e quan veten ‘Aleanca Madhështore’ e pastaj promovon slogane si ‘Peqini madhështor’? Këto i prodhon vetëm një çmendinë. A kemi kaq shumë budallenj në këtë vend?”

Rama vuri theksin tek roli i grave dhe vajzave në politikë, duke u shprehur se ato janë thelbësore për ndërtimin e së ardhmes dhe për të garantuar vlerat që Shqipëria duhet të përfaqësojë në Evropë.

“Ky mandat i katërt duhet të jetë më i fortë se tre të parët. Yllin e BE-së nuk do ta kthejmë pas, por do e mbajmë fort dhe do e çojmë deri në fund,” përfundoi kryeministri, duke i bërë thirrje qytetarëve që ta konsiderojnë këtë proces si një mision kombëtar.

1 VITE ME PARE

"Syri i keq!" Takimi i Ramës me gratë dhe vajzat socialiste, gjithçka nisi me një problem teknik?!

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama


TIRANA- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke thënë "syri i keq" pasi konfirmoi dhe vetë se pati një problem teknik.

Më pas Rama tha se socilistët janë mbledhur në 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale. Ai tha se ky takim me gratë socialiste sot u zhvillua për të dhënë mesazhin se "Shqipëria është grua, Europa është grua" dhe suksesi i përpjejkes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, nga motrat dhe nga bijat e Shqipërisë.

"Sot ne jemi mbledhur njëkohësish në 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë për të nisur fushatën e 11 majit. Dhe duke qenë seishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forca, komando të forumit të gruas ne menduam që më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret e çdo qarku, për të përcjellë nga këtu për ju dhe të gjitha gratë dhe vajzat e Shqipërisë një mesazh të drejtpërdrejtë "Shqipëria është grua, Europa është grua" dhe suksesi i përpjejkes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, nga motrat dhe nga bijat e Shqipërisë", tha Rama ndër të tjera.

1 VITE ME PARE

Rama: Mbyllja e Tik Tok u mbështet 100% nga gratë dhe vajzat, na dhanë mbështetje të plotë, burrat jo aq

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se ideja e mbylljes së Tik Tok në Shqipëri u mbështet 100% nga gratë dhe vajzat. Ai u shpreh se mbështetja e burrave ndaj këtij vendimi ishte më e dobët. 

Sipas tij "ndotësit" më të mëdhenj në debatin publik e mediatik janë më shumë burra dhe djem sesa gra dhe vajza. 

“Nuk e di nëse do të kishim arritur të mbyllim TikTok dhe të mbrojmë fëmijët tanë nga rreziqet e mundshme pa ndihmën e nënave të nxënësve dhe të grave dhe vajzave mësuese, të cilat përbëjnë 80 për qind të trupës mësimore kombëtare. Por ajo që e di është se mbështetja e tyre për idenë e mbylljes së asaj platforme ishte pothuajse 100 për qind, ndërkohë që ajo e burrave ishte më e dobët. Di gjithashtu se ndotësit më të mëdhenj të rrjeteve sociale nuk janë gratë dhe vajzat, por grupe të tjera. Po ashtu, ata që shpërndajnë ndotje në debatin publik e mediatik janë kryesisht meshkuj,” u shpreh ai.

1 VITE ME PARE

"Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”! Magjia do i ndodh së prapthi!" Rama ironizon opozitën: Flasin për Presidentin e SHBA sikur e kanë komshi

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, ku ka vijuar ironitë ndaj opozitës. Rama tha se opozitarët flasin për Presidentin e SHBA sikur e kanë komshi. Ai tha gjithashtu se opozitarët kanë  paguar një këshilltar që e quajnë magjistari dhe, sipas tij, trullosin kë të mundin.

"E keni dëgjuar bufin kur flet. Më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë që taksat i vjedhin qytetarët. Natyrisht është llampa që i fiket. Keni dëgjuar se nuk është prioritet hyrja në BE, prioritet është Shqipëria Madhështore. Po kur thonë do e shkrijmë SPAK? Po kur flasin për presidentin amerikan sikur e kanë komshi për salcë kosi.

Kanë paguar me puplat e kokës dhe trupit të bufit edhe një këshilltar që e quajnë magjistari dhe trullosin kë të mundin. Erdhi sherifi, erdhi Latifi. Bufi e di më mirë se unë, se të gjithë, që vetëm një magji e shpëton nga disfata. Në 11 maji do e këtë më të madhen që nga 97. Magjia do i ndodh së prapthi", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Gratë në ballë të drejtimit"/ Rama: 4.963 organizata në Shqipëri drejtohen nga gra dhe vajza

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Kryeministri Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që fushata elektorale e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit të nisë në mënyrë simbolike me një aktivitet kushtuar grave dhe vajzave shqiptare, duke e cilësuar kontributin e tyre si themelor në politikë, administratë dhe shoqëri.

Në fjalën e tij, Rama dha të dhëna konkrete mbi përfaqësimin gjinor në organizatat politike, duke theksuar se:

“Në 5242 organizata, janë 4963 gra dhe vajza që drejtojnë. Ne e nisëm këtë me politikën e bashkëdrejtimit, ku çdo organizatë ka një burrë dhe një grua në krye. Sot, ky sistem ka dhënë rezultate konkrete.”

Kryeministri vuri në dukje se vendosja e bashkëdrejtimit gjinor në strukturat organizative të PS-së ka pasur një ndikim real në balancimin e pushtetit brenda partisë dhe më gjerë në administratën publike. Ai pranoi se ka raste ku implementimi mund të ketë qenë fiktiv apo formal, por theksoi se në tërësi ky është një hap i rëndësishëm drejt emancipimit politik dhe social të grave shqiptare.

“E di që kjo nuk mjafton. Ka ende shumë punë për të bërë, por është një fillim i drejtë. Kjo do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për brezat që po vijnë,” – tha ai.

Partia Socialiste ka theksuar gjithnjë përkushtimin ndaj barazisë gjinore, por deklaratat e fundit të kryeministrit dhe fakti që fushata u çel me një aktivitet dedikuar grave, dërgojnë një sinjal të qartë për orientimin e kësaj force politike drejt një përfaqësimi më të ekuilibruar gjinor në të gjitha nivelet.

Rama kujtoi gjithashtu se është nën drejtimin e tij që Shqipëria ka pasur për herë të parë një qeveri me më shumë gra ministre sesa burra, si dhe një rritje të ndjeshme të grave në administratën shtetërore, përfshirë sistemin arsimor, shëndetësor dhe drejtues lokalë.

1 VITE ME PARE

"Ina Majko nga Delvina bën historinë"/ Edi Rama flet për kandidaten e parë rome për deputete

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat

TIRANË -  Kryeministri Edi Rama ka shpallur publikisht kandidimin e Ina Majkos, përfaqësueses së komunitetit rom, si kandidatja e parë rome për deputete në historinë e Republikës së Shqipërisë. Në një deklaratë të mbajtur gjatë një aktiviteti të fushatës, Rama e cilësoi këtë moment si një “hap madhor drejt përfaqësimit real dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve”.

“Jam shumë krenar që Partia Socialiste ka kandidaten e parë rome për deputete, Ina Majko nga Delvina. Ky është një akt që tregon angazhimin tonë të palëkundur për përfshirje dhe barazi në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik,” – tha Rama.

Rama foli gjithashtu për reformat që, sipas tij, kanë përmirësuar ndjeshëm jetën sociale dhe ekonomike, duke theksuar se 63% të punësuarve të rinj janë gra, shifër që vjen si rezultat i politikave të punësimit të ndërmarra nga qeveria, 28% e përfituesve të programeve të start-upeve janë gra dhe vajza, një tjetër tregues i mbështetjes ndaj barazisë gjinore dhe 80 milion euro të investuara në tekstet shkollore falas për nxënësit në sistemin parauniversitar.

“Janë disa vite tashmë që ne ofrojmë libra falas për të gjithë nxënësit, por shumëkush e ka harruar se kjo nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Është një politikë që e lehtëson jashtëzakonisht familjen shqiptare,” – u shpreh Rama.

Një tjetër pikë që zuri vend të veçantë në fjalimin e tij ishte dhënia e bursave për nxënësit që vijnë nga komunitetet rome dhe egjiptiane, një iniciativë që, sipas Ramës, synon të zhbëjë pabarazitë historike dhe t’u ofrojë të rinjve mundësi të barabarta për arsimim dhe zhvillim personal.

1 VITE ME PARE

"As nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste!" Rama: Nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë eventit “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, se nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre. Ai theksoi se nuk e diskuton që kryeministrja e parë do të jetë socialiste. Rama shtoi se askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e ka bërë PS dhe se arsyeja përse partia e tij është garancia më e madhe, janë gratë dhe vajzat.

"Askush më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e kemi bërë ne. Arsyeja përse ne jemi të pathyeshëm dhe garancia më e madhe, jeni dhe bëheni ju gratë dhe vajzat e armatës tonë fitimtare. Shifra më e bukur është  52 % kuptimplotë në listën e mbyllur. Unë kam besuar që hendekun asburd mes kampeve politike këtu në Shqipëri, trashëguar nga e kaluara, mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat.

Dua të falënderoj edhe njëherë forumin Rinor të PD të Vlorës, ku pikërisht një vajzë, kryetarja e Forumit që në 2021 na e ka bërë malore garën në Vlorën dhe po ashtu edhe Sara bënë një hap shumë kurajoz, për ta vënë Vlorën dhe Shqipërinë në BE mbi kënetën dhe sigurisht edhe veten e tyre duke e braktisur kënetën, që praktikisht u mbytën në mënyrën më të pabesë të gjithë fituesit e farsës së Primareve. Sot Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga një grua socialiste dhe jam i bindur se nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre dhe as nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Primaret, spektakël bizantin hipokrizie!" Rama ironizon demokratët: Të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama

TIRANA- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka ironizuar sërish procesin e primareve në Partinë Demokratike. Ai i cilësoi Primaret si spektakël bizantin hipokrizie politike ku u mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit.

“U mbytën në mënyrën më të pabesë fituesit e sinqertë të farsës së primareve. Primaret janë spektakël bizantin hiporizie politike që të kujton Komisionin e Festës së Kadaresë. Kush nuk e la lexuar, ua sugjeroj ta lexojë. Keni aty primaret nga fillimi deri në fund”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"PS dhe fuqia e gruas nuk janë të rastësishme!" Rama: Parlamenti më parë ishte si odë otomane

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë eventit “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, se PS dhe fuqia e gruas nuk janë të rastësishme, por janë të ndërlidhura kaq shumë me njëra tjetrën. Rama tha se Parlamenti më parë ishte si odë otomane ku mungonte zëri i gruas. Ai shtoi se nëse gratë do të largoheshin një muaj nga vendi, Shqipëria do të ishte mbushur me burra me mjekra me flokë të gjata, të palarë rrugëve.

"PS dhe fuqia e gruas nuk janë të rastësishme, janë të ndërlidhura kaq shumë me njëra tjetrën, është një sinergji shumë domethënëse se ka nisur të krijohet që 20 vite më parë kur i sapozgjedhur në krye vizitoja organizata dhe nuk kishte asnjë grua dhe asnjë vajzë, ajo që e bënte black out, dëshpërues takimin ishte përgjigja e pyetjes sime pse nuk ka asnjë grua në organizatë, ‘po ku ka gra këtu tek ne’, dhe unë vijoja ‘po juve kush ju ka pjellë?’

Kur ata s’reagonin shtoja pyetjen tjetër ‘në shtëpi kush kujdeset për ju’, imagjinoje sikur ju të largoheshit një muaj nga Shqipëria do ishte mbushur me burra me mjekra me flokë të gjata, të palarë rrugëve. Parlamenti ishte si odë otomane", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Mes dy palëve unë zgjedh gjithmonë të parën!" Rama: Mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë eventit “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, se mes dy palëve ai zgjedh gjithmonë të parën, nënat bijat dhe motrat. Rama tha se mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë. Ai shtoi se gratë dhe vajzat, duke e njohur organizimin e PS-së, meritojnë të quhen komandot e armatës së tyre fitimtare në të gjitha qarqet.

"Nëse te gratë dhe vajzat avantazhi ynë ndaj kënetës, avantazhi ynë goxha i madh, te burrat është ndjeshëm më i ngushtë. Gratë dhe vajzat nuk do ti ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, të cilët padiskutim e çmoj shumë siç çmoj çdo shqiptar që na mbështet. Mes dy palëve unë zgjedh gjithmonë të parën, nënat bijat dhe motrat.

Gratë dhe vajzat, duke e njohur organizimin e PS, meritojnë të quhen komandot e armatës tonë fitimtare në të gjitha qarqet. Flamurin e fitores tonë, që e keni qëndisur me durim, do të mbulojë të gjithë hartën elektorale të 11 majit. Mëngjesin e 12 majit, Shqipëria do të gdhihet e mbuluar me rozë, që është ngjyra e grave dhe vajzave, por edhe e PS", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"E nisëm këtë fushatë me gratë dhe vajzat", Rama: Janë komandot e armatave fitimtare në të gjitha qarqet e vendit

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
edi rama

TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo fushatë zgjedhore nuk do të niste ndryshe përveçse me gratë dhe vajzat. Rama tha se brenda organizimit të Partisë Socialiste, gratë mund të quhen "komandot e armatave fitimtare në të gjitha qarqet e vendit".

"Mbështetjen kuptimplotë prekëse dhe inkurajuese të pjesës më të ndjeshme të pjesës më të arsyeshme, më të sakrifikuese të popullit shqiptar, që janë gratë dhe vajzat nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër. Mbështetjen e burrave dhe të djemve të cilën e çmoj shumë siç çmoj çdo shqiptar që na mbështet. Por mes dy palëve unë zgjedh padiskutim nënat bijat dhe motrat. Ndaj edhe sot në Ditën e Rënies së gongut të fushatës zyrtare zgjedhore nuk mund ta nisnim këtë etapë me gratë dhe vajzat që duke e njohur nga brenda organizimin e PS mendoj që mund të quhen me plot gojën komandot e armatave tona fitimtare në të gjitha qarqet e vendit.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

PS nis fushatën elektorale zyrtarisht/ Rama: Jemi mbledhur në 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale

"Jemi mbledhur në 12 qarqet ku po zhvillohen 12 garat
Edi Rama

TIRANA- Partia Socialiste ka zhvilluar sot eventin “vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se socilistët janë mbledhur në 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale. Ai tha se ky takim me gratë socialiste sot u zhvillua për të dhënë mesazhin se "Shqipëria është grua, Europa është grua" dhe suksesi i përpjejkes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, nga motrat dhe nga bijat e Shqipërisë.

"Sot ne jemi mbledhur njëkohësish në 12 qarqet e vendit ku po zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë për të nisur fushatën e 11 majit. Dhe duke qenë seishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forca, komando të forumit të gruas ne menduam që më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret e çdo qarku, për të përcjellë nga këtu për ju dhe të gjitha gratë dhe vajzat e Shqipërisë një mesazh të drejtpërdrejtë "Shqipëria është grua, Europa është grua" dhe suksesi i përpjejkes për Shqipërinë 2030 në BE varet në radhë të parë nga nënat, nga motrat dhe nga bijat e Shqipërisë.

Nuk ka asgjë që mua më bën krenar për PS se sa fakti që kjo forcë poliitke mbështete fuqimisht nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë. PS e mbështesin në rang kombëtar 56% e zgjedhësve gra dhe vajza, në qarqe të caktuara kjo mbështetje shkon në 65%. Te burrat dhe djemtë mbështetja është më e ulët te ne, se sa te gratë dhe vajzat", tha Rama.

edi rama ps zgjedhjet

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion