Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një diss në rrjetin social të TikTok për pak sa nuk u ka kushtuar jetën 2 të rinjve në Durrës. • Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Klajdi ManCaku, 25-vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun. • Mario Vrioni, pretendon se është muzikant dhe ka një grup muzikor i cili këndon muzikë moderne, e kjo muzikë është komentuar nga Mancaku, duke nisur një konflikt fillimisht verbal. • Të rinjtë më pas kanë vendosur që të takoheshin, ndaj Vrioni kërkoi ndihmën e kushëririt të tij, Jurgenit dhe mikut tjetër të përbashkët. • Por 25-vjeçari sapo i ka parë që i janë afruar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit dhe është larguar menjëherë. • Si pasojë u plagosën Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. • Policia ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim Mancakun. • Të rinjtë janë të njohur për uniformat blu. Konkretisht, Mario Vrioni rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndët narkotike dhe drejtim automjeti pa patentë. Ndërsa të tjerët 'skedohen' si personazhe problematikë.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- I riu që shihni në foton e mëposhtme ëshë Klajdi Mancaku, i cili në orët e para të mëngjesit të sotëm plagosi dy të rinj të tjerë për një sherr që kishte nisur në rrjetin social TikTok. Dosja.al ka siguruar fotot e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit, por ajo që bie në sy janë fotot e tij me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano.
Por ende nuk dihet se përse konkretisht ka nisur sherri mes të rinjve në Durrës.
Deri më tani raportohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, e më pas kanë vendosur që të takohen për t'u sqaruar. Vrioni kishte marrë me vete kushëririn e tij, Jurgen Vrionin dhe shokun e tij, Arbër Haxhiun. Sapo i ka parë, Mancaku ka qelluar ndaj tyre, duke plagosur 2 nga 3 të rinjtë. Por fatmirësisht asnjërit prej tyre nuk i rrezikohet jeta.
DURRËS- Një konflikt i nisur në TikTok, për pak sa nuk i ka marrë jetën 2 të rinjve në qytetin e Durrësit. Mbrëmë, rreth orës 1 të mëngjesit, pasi një sherri në rrjetin sociale Tik-Tok, disa të rinj kanë vendosur që të takohen dhe të "sqarohen". Klajdi Mansaku, 25 vjeç, ka qëlluar më armë zjarri sapo ka parë Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun. Të dy u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht janë jashtë rrezsikut për jetën. Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Haxhiu ndodhet ende në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Sipas të dhënave të bëra me dije nga Policia e Durrësit, autori i dyshuar, i shpallur në kërkim, Klajdi Mansaku ka debatuar mbrëmjen e kaluar në telefon me Mario Vrionin (kushëriri i Jurgen Vrionit) dhe kanë lënë një takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së tij. Mario Vrioni ka marrë me vete kushëririn e tij Jurgen Vrionin dhe Arben Haxhiun, ky i fundit shok i tyre i përbashkët dhe kanë shkuar në vendin ku kishin lënë takimin, por 25-vjeçari ka shtënë menjëherë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, uniformat blu të Durrësit po ushtrojnë kontrolle në banesa e ambiente, ku dyshohet se mund të fshihet autori i plagosjes.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.
Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M. Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë. Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.