LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kaosi në Kuvend/ Ambasada Amerikane: Palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Gonzato: Të shmangen sulmet

• Tensionet e djeshme në Kuvend ka sjell reagimin e ambasadave në vend. • Fillimisht ka reaguar ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Silvio Gonzato, i cili ka theksuar se në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur. • Ambasada Amerikane ka deklaruar se është e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur gjatë seancës së djeshme plenare.  • Lidhur me protestën e opozitës ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë, ku iu bëhet thirrje partive politike të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. • Po ashtu në reagim dënohet aktiviteti që sipas tyre synon "të minojë" këto parime. • Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. • Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores dhe krijuan kaos e përleshje në vend.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Revolta e PD-së në Kuvend/ Ambasada britanike: Partitë politike të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare

Kaosi në Kuvend/ Ambasada Amerikane: Palët të ushtrojnë
ambasada britanike

TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në seancën e djeshme plenare. Në reagimin e ambasadës iu kërkohet partive politike të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare. Po ashtu në reagim dënohet aktiviteti që sipas tyre synon "të minojë" këto parime.

POSTIMI I AMBASADËS:

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon aktivitetin që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

 

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

1 VITE ME PARE

REL: SHBA-ja dhe BE-ja i bëjnë thirrje për dialog spektrit politik në Shqipëri

Kaosi në Kuvend/ Ambasada Amerikane: Palët të ushtrojnë
Karrige të djegura para Kuvendit të Shqipërisë. Tiranë, 30 shtator 2024.

TIRANA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog. Deputetët opozitarë, gjatë seancës plenare të 30 shtatorit, nxorën jashtë sallës karriget e tyre dhe i dogjën para ndërtesës së Kuvendit.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në Parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, u tha në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ndërkaq, më herët ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, shprehu keqardhje për atë që ndodhi në Kuvendin shqiptare.

"Në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësi nga më të ndryshmet duhet të shprehen në mënyrën e duhur dhe nuk duhet që të përdoret dhunë apo të bëhen dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin. Sepse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të përmbushin dhe të luajnë rolin e tyre në siguri të plotë”, tha Gonzato.

Duke kujtuar se Shqipëria ndodhet para një momenti të rëndësishëm, siç është vendimi për hapjen e negociatave me BE-në, ambasadori Gonzato tha se ky zhvillim pozitiv për Tiranën kërkon bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që Kuvendi të luajë rolin e duhur që Shqipëria të bëhet një vend anëtar në një demokraci funksionale, pasi kjo ka të bëjë me objektivin madhor që ka Shqipëria që të jetë në bllokun evropian.

"Thirrja që unë u bëj të gjithëve në këtë moment është t'i ktheheni dialogut, jo që të bini dakord për gjithçka, por për të diskutuar dhe dialoguar. Gjithashtu të shmangen sulmet personale apo verbale. Lutem që të ulet përshkallëzimi”, tha Gonzato pasi mori pjesë në punimet e Asamblesë parlamentare të Nismës për Evropën Qendrore, presidencën e së cilës Shqipëria e mban prej 1 korrikut.

Thirrje për dialog bëri edhe Ambasada e SHBA në Tiranë.

"Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare, teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euroatlantike”, tha Ambasada amerikane.

Më 30 shtator, deputetët e Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentre.

Ndërkaq, Partia Socialiste në pushtet dorëzoi në Kuvend kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës, që u bënë pjesë e djegies së karrigeve dhe skenave të tjera të dhunshme në sallën e Kuvendit. Policia e Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Posaçme, deputetët e opozitës që u bënë pjesë e këtij veprimi.

"Këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta [pjesë të karriges së thyer]. Gjithashtu kanë djegur disa karrige në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, u tha në njoftimin e Policisë së Tiranës./ REL

1 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, Ambasada Amerikane: Nxisim të gjitha palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog konstruktiv

Kaosi në Kuvend/ Ambasada Amerikane: Palët të ushtrojnë
Ambasada e SHBA

TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar pas tensioneve të ditës së kaluar në Kuvend. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thekson se është e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur gjatë seancës së djeshme plenare. Po ashtu ambasada thekson se palët e përfshira duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog konstruktiv. 

Postimi i Plotë:

Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike.

Çfarë ndodhi dje?

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, ambasadori i BE: Të ulen tensionet dhe shmangen sulmet

Kaosi në Kuvend/ Ambasada Amerikane: Palët të ushtrojnë
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka komentuar kaosin e krijuar ditën e djeshme në Kuvend. Gonzato e ka konsideruar situatën e krijuar për të ardhur keq, ndërkohë që ka deklaruar se duhet të ulen tensionet menjëherë. Ambasadori theksoi se në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur.

“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër, disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin. Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet”, u shpreh ai

Çfarë ndodhi dje?

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

tensione ne kuvend ervin salianji

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë