LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt BE-së", Rama: Do të krijohet Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve, procesi nuk do të administrohet më nga bashkitë

• Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ende nuk është vënë re një përmirësim në procesin e mbetjeve dhe njoftoi se për këtë çështje qeveria do të përgatisë një paketë të re reformash dhe masash. • Gjithashtu, Rama njoftoi ngritjen e Operatorit Kombëtar të mbetjeve. Ai tha procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë por nga ky operator. • Më tej, ai është shprehur sot se kapitulli i mjedisit është më sfiduesi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. • Rama tha se ajo që e bën më sfidues është procesi i menaxhimit të mbetjeve. • Ai tha se ky proces do të zhvillohet me sukses përmes disa hapave duke filluar nga krijimi i projektligjeve të reja dhe më pas tek të gjitha fazat e tjera si riciklimi e asgjësimi. • Kreu i qeverisë paralajmëroi heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë që ka "ligjëruar pa ligj" varrezat e makinave. • Lidhur me këtë çështje, ai tha se është krijuar një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti. • Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro u shpreh se aktualisht në gjithë vendin janë 7 landfille të grumbullimit të mbetjeve, ndërsa shtoi se janë të pamjaftueshme. • Ajo u shpreh më tej se ndër sfidat për menaxhimin e mbetjeve, një nga më kryesoret është fluksi i turistëve në vend.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Kumbaro: Është krijuar sistemi dixhital për të gjitha të dhënat mjedisore

"Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt
mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha gjatë fjalës së saj në aktivitetin për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve, se është ndërtuar sistemi dixhital i integruar i të gjitha të dhënave mjedisore. Kumbaroi deklaroi se sitemi i ngritur nga AKM dhe AKSHI është sot funksional dhe shtoi se do të ndjekë në kohë reale të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë.

"Puna 2-vjeçare e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe AKSHI-t, pas një vëzhgimi shumë të detajuar të gjithë situatës dhe të dhënave që ne kemi për mjedisin, kush gjeneron mbetje, kush ndot, kush prodhon, ku i çon, si i çon, me çfarë i çon, sigurisht kemi një databazë të plotë, por na ka munguar elementi i teknologjisë dixhitale në menaxhimin e kësaj databaze. AKM dhe AKSHI kanë ngritur dhe e kanë mbaruar dhe sot që flasim, e bëj për herë të parë publike, sistemi është gati. Sistemi dixhital i integruar i të gjitha të dhënave mjedisore në Republikën e Shqipërisë është funksional. Viti 2025-2026 do të jetë periudha e popullimit të tij me të gjitha të dhënat të akumuluara në të gjithë databazat që ne kemi në formate të ndryshme dhe në kohë reale do të ndjekë të gjitha ndotjet ku shkojnë, kush i bën dhe ku përfundojnë. Do të modernizojë dhe optimizojë menaxhimin e të dhënave mjedisore, jo vetëm të mbetjeve, do të sigurojë të dhëna parësore në kohë reale për cdo njësi të vetëqeverisjes vendore si dhe regjistrin e transfertave të mbetjeve, do të garantojë raportimin dhe informacionin dhe nga ana e subjekteve sepse gjithçka do të jetë transparente aty në kohë reale si nga punonjësit, përdoruesit dhe shkelësit.", u shpreh Kumbaro. 

9 MUAJ ME PARE

"Shtatë landille nuk janë të mjaftueshme për menaxhimin e mbetjeve", Kumbaro: Sfida kryesore e këtij procesi, fluksi i turistëve

"Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt
mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka mbajtur fjalën e saj në aktivitetin për Reformën e Trajtimit të Integruar të Mbetjeve. Kumbaro u shpreh se aktualisht në gjithë vendin janë 7 landfille të grumbullimit të mbetjeve, ndërsa shtoi se janë të pamjaftueshme. Ajo u shpreh më tej se ndër sfidat për menaxhimin e mbetjeve, një nga më kryesoret është fluksi i turistëve në vend.

"Në vitin 2013, mblidheshin në territor vetëm 51% e mbetjeve të gjeneruara lart e poshtë në territor, qoftë nga familjet apo bizneset. Në 2020, jemi me 87% të mbledhjes së mbetjeve në territor dhe në 2024 arritëm të 98% të mbledhjes së mbetjeve, që do të thotë nga territori të përhapura, në ato që janë pika të destinuara konkretisht, koshat. Në vitin 2013 kishim vetëm një landfill se nuk mjafton vetëm t’i mbledhësh. Sot çështja dhe vështirësia e të gjitha bashkive është i mblodhëm, por ku do t’i çojmë? Nëse kishim vetëm një landfill, sot kemi 7 të tilla. Edhe këto nuk mjaftojnë duke marrë parasysh vështirësitë shumë të mëdha që kemi në relievin e Shqipërisë apo në rrugët e aksesit që jo gjithmonë janë të lehta nga pikat më të larta, ku mbetjet depozitohen nëpër kosha apo hidhen në territor, çka e bën të vështirë ushtrimin për bashkitë, ndonjëherë edhe të pamundur, siç është bashkia e Tropojës që e ka territorin shumë të vështirë dhe ndonjëherë ato mbetje që ne i shikojmë në rrjetet sociale në sipërfaqet ujore siç mund të jetë liqeni i Komanit, nuk janë mbetje të hedhura në liqen, janë mbetje që vijnë nga fshatra të ndryshëm të territoreve të bashkive malore që nuk arrijnë të mblidhen dhe të shkojnë në një pikë fundore. Ajo që e shton sfidën nuk është thjesht mungesa e përvojës, nuk është thjesht shtrirja e flukseve në territor, është shtimi i flukseve turistike. Nuk është e njëjta gjë si të menaxhosh mbetjet e 2,5 milionë banorëve dhe mbetjeve e 15 milionë banorëve, bashkë me mysafirët që na vijnë." tha Kumbaro. 

Ashtu si kryeministri Edi Rama edhe ministrja Mirela Kumbaroi u shpreh se kapitulli 27 i negociatave për integrimin e vendit në BE, është më i gjati dhe më i kushtetueshmi. 

"Kapitulli 27, është kapitulli më i vështirë, më gjatë dhe më i kushtueshmi dhe për të cilin kemi arritur të negociojmë me sukses sot pasi na u miratua hapja, një periudhë tranzitore të konsiderueshme, pa të cilën nuk do t’i arrijmë ato kritere dhe puna ka filluar sepse po nuk i dhamë përparësi këtij sektori, ne nuk do t’i plotësojmë ato kritere, po nuk e futëm si prioritet hierarkinë e mbetjeve nga ndarja në burim dhe asgjësimi, qoftë edhe për të prodhuar energji apo biogaz, ne nuk do t’ia arrijmë; dhe sidomos po nuk u përfshi në mënyrë të detyrueshme edhe sektori privat brenda këtij detyrimi.", u shpreh Kumbaro.

9 MUAJ ME PARE

"Do të zhduken të gjitha", Rama: Jemi i vetmi vend në Europë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara me vullnetin e Maliqit

"Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqjen e të gjithë varrezave të makinave. Rama u shpreh se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në Europë që ka "ligjëruar pa ligj" varrezat e makinave. Lidhur me këtë çështje, ai tha se është krijuar një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.

"Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për zhdukjen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti.”, u shpreh Rama.

9 MUAJ ME PARE

Menaxhimi i mbetjeve, Rama: Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt integrimit në BE

"Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se kapitulli i mjedisit është më sfiduesi në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Rama tha se ajo që e bën më sfidues është procesi i menaxhimit të mbetjeve. Ai tha se ky proces do të zhvillohet me sukses përmes disa hapave duke filluar nga krijimi i projektligjeve të reja dhe më pas tek të gjitha fazat e tjera si riciklimi e asgjësimi. 

"Do të ecim falë projektligjit të menaxhimit të mbetjeve për të harmonizuar legjilacionin tonë me legjislacionin europian. Për të përcaktuar hierarkinë nga parandalimi te asgjësimi. Për të krijuar fondin e ekonomisë së mbetjeve.

Kryefjala e këtij procesi është marrja e përgjegjësisë për trajtimin e mbetjeve si përgjegjësi e përbashkët kombëtare dhe marrja përgjegjësisë për riciklimin e mbetjeve deri në asgjësimin e tyre. Pa këto dy hapa rruga drejt kapitullit të negociatave lidhur me mjedisin, është një rrugë pa dalje. Ka dhe hapa tjerë por këto janë kryesore dhe themelore. Duke filluar nga vendosja në kornizë ligjore dhe më pas gjitha fazat e implementimit.", tha Rama.

9 MUAJ ME PARE

"Do të cojmë para një paketë të re reformash dhe masash", Rama: Procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë, por nga Operatori Kombëtar

"Kapitulli i mjedisit, më sfiduesi në rrugën drejt
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin e organizuar lidhur me temën e menaxhimit ë mbetjeve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ende nuk është vënë re një përmirësim në procesin e mbetjeve. 

Ai njoftoi se për këtë çështje qeveria do të përgatisë një paketë të re reformash dhe masash. Gjithashtu, Rama njoftoi ngritjen e Operatorit Kombëtar të mbetjeve. Ai tha procesi i trajtimit të mbetjeve nuk do të administrohet më nga bashkitë por nga ky operator.

"Ndërsa kemi venë re një përmirësim të proceseve të pastrimit nuk vëmë re një ndërgjegjësim të qytetarëve për mabjtjen pastër të territorit dhe as përmirësim në trajtimin e mbetjeve. Ne do të cojmë para një paketë të re reformash dhe masash. Për të cilat dua të them se së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të mbetjeve. Do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, pushtetit vendor dhe qytetarëve. Trajtimi i mbetjeve nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar, në raport me të cilin bashkitë do të jenë klientë.", u shpreh Rama. 

edi rama menaxhimi i mbetjeve

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje