Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• 3 me 2 për Zvicrën u mbyll përballja me Serbinë, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen në stadiumin “974" në Doha ishin tensionet, përplasjet e provokimet gjatë ndeshjes në Katar. Tensionet nisën që në fillim të ndeshjes kur u raportua se tifozët shqiptarë po ndalpheshin të futeshin me simbolet kuqezi në fushë, por nuk kishte rregull që t’i ndalte. Shqiponja kuqezi u valëvit përballë serbëve në stadium. Nuk munguan flamujt, plisat , si dhe një përshëndetje e veçantë nga tifozja shqiptare që bënte shqiponjën me duar. • Goli i parë u shënua nga Zvicra, nga Xherdan Shaqiri që u fut në treshen e lojtarëve që kanë shënuar në tre turnetë e fundit të Kupës së Botës, përkatësisht në 2014, 2018 dhe tani në 2022, pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. • Mitroviç barazoi, ndërsa Vlahoviç dyfsihoi shifrat për Serbinë, kundërpërgjigjia erdhi nga Zvicra që shënoi dhe dy gola të tjera. Embolo ishte i dytë, ndërsa Freuler e çoi Zvicrën në kualifikimin e 16 më të mirëve. • Ndeshja u mbyll me përplasje të forta. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur shqiptari Granit Xhaka u përplas fizikisht futbollistët e Serbisë. Në pamje duket se është Milenkoviç ai që nis përplasjen fizike, pasi e shtyn me forcë kapitetin shqiptar të Zvicrës. Xhaka i kundërpërgjigjet dhe mes tyre ndërhyrjnë të gjithë futbollistët e tjerë. Për të dy lojtarët janë marrë masa. Xhaka dhe Milenkoviç u ndëshkuan me kartona të verdhë.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një video e publikuar nga mediat serbe tregon disa skena dhune që janë regjistruar në Zyrih pas përballjes së Zvicrës me Serbinë. Sipas Kurir, një grup shqiptarësh kanë ndjekur një të ri që ishte mbështjellë me flamurin serb dhe e kanë rrahur. Mediat vendase nuk kanë publikuar asgjë të tillë.
Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
KATAR- Granit Xhaka është përzgjedhur si lojtari i ndeshjes në përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë. Në fund të takimit, Xhaka ka marrë trofeun simbolik. Zvicra fitoi me rezultatin 3-2 kundër Serbisë, duke e lënë këtë të fundit jashtë Kupës së Botës. Të gjithë shqiptarët kanë shpërthyer fishekzjarret për dy futbollistët që u kthyen në protagonistët e ndeshjes, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
KATAR- Zvicra ka mposhtur serbinë me rezultat 3-2 për tu kualifikuar në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan golat e fitores për Zvicrën.
Ka qenë një ndeshje ku pati shumë tensione, me Granit Xhakën protagonist duke iu treguar vendin serbëve. Por për të festuar fitoren, Xhaka veshi fanellën e Ardon Jasharit me numër 26 dhe duke u dukur mbiemri historik.
Nuk dihet nëse Xhaka e veshi fanellën për ta përkrahur Ardon Jasharin që nuk ka luajtur fare në këtë Botëror, apo për t’i treguar serbëve mbiemrin më historik të Kosovës, atë të komandantit legjendar Adem Jashari.
SERBI- Mediat serbe kanë komentuar rezultatin e ndeshjes Zvicër-Serbi. Kurrir, Novosti si dhe media të tjera serbe në shkrimet e tyre kanë theksuar se pas humbes lojtarët serb janë pikëlluar dhe kanë derdhur lot në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë që po ashtu mediat serbe nuk kanë ndalur as provokimet për dy shqiptarët që luajnë në kombëtaren zviceriane, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët jo vetëm që janë provokuar nga lojëtarët dhe tifozët serbe gjatë gjithë lojës, por Xhakën edhe e kanë shtyrë.
Shkrimi i Plotë:
Zvicra, e cila e mposhti Serbinë në xhiron e fundit të Grupit G me rezultat 3:2, po kalon në fazën e 16-të të Kupës së Botës. Serbia hyri në këtë ndeshje me skuadrën më të fortë të mundshme. Përzgjedhësi Dragan Stojkoviq vendosi që ndeshjen ta nisë me dy sulmues, kështu që Dushan Vlahoviç dhe Aleksandar Mitroviç ishin në 11-she. Djemtë tanë e dinin se sa e rëndësishme ishte kjo lojë, e dinin se vetëm një fitore do t'i çonte në 1/8 e Botërorit. Tashmë në fillim të lojës, zviceranët krijuan disa mundësi fenomenale, por portieri ynë Vanja Milinković - Savić tregoi edhe një herë se çfarë cilësie posedon. Tashmë në minutën e pestë, Serbia pati rastin e parë të ndeshjes, kur Nikola Milenkoviç gjuajti shkëlqyeshëm pas një goditje nga këndi, por topi doli jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën e 11-të Serbia për pak ka kaluar në avantazh. Shqiponjat shkuan në kundërpërgjigje, Zhivkoviç gjuajti bukur nga rreth 20 metra, por këtë herë shtylla e shpëtoi zviceranin. Dhe më pas, në minutën e 20-të, një dush i ftohtë për Shqiponjat. Nga reagimi i keq i mbrojtësve tanë ka shfrytëzuar Xherdan Shaqiri. Pas një krosimi nga krahu i majtë, topi erdhi te Shaqiri, i cili nuk e kishte të vështirë. Përfaqësueset e Serbisë nuk e humbën zemrën pas golit të pësuar, por kishin mbetur vetëm shtatë minuta deri në barazimin, kur Mitroviç tundi rrjetën me kokë. Shqiponjat nuk u ndalën, vazhduan sulmet dhe kjo lloj loje dha rezultat në minutën e 35-të. Dushan Vlahović shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer nga Dushan Tadić dhe e solli skuadrën tonë në epërsi. Ky gol u parapri nga një gabim i madh i Xherdan Shaqirit, i cili e humbi topin në gjysmën e tij.
Shqiponjat donin të qetësonin lojën, të çonin në fund pjesën e parë dhe më pas në minutën e 43-të pasoi një tronditje e vërtetë për ekipin tonë. Sërish Serbia pranoi një gol naiv. Widmer kaloi në anën e djathtë dhe e vendosi topin në tokë, dhe Embolo sapo e kaloi në rrjetën tonë. Besuam se Shqiponjat do të hynin me më shumë përqendrim në pjesën e dytë, por përkundrazi. Tashmë në minutën e 48-të, zviceranët shënuan golin e tretë të ndeshjes dhe tronditën ekipin tonë.
KOSOVË- Prishtina është në festë pasi Zvicra mundi Serbinë në Kupën e Botës në Katar. Fishekzjarrë, bori makinash dhe brohorima, këto janë ato që vijnë nga kryeqyteti i Kosovës pas përjashtimit të Serbisë nga kompeticioni. Protagonistët e ndeshjes ishin pikërisht dy futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Dyshja ishin në fushën e gjelbërt këtë mbrëmje dhe bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit i dhuruar fitores Zvicrës përballë Serbisë.
KATAR- Tifozët shqiptarë janë sulmuar në Katar nga ata serbë. Gjithçka ka ndodhur përpara ndeshjes Serbi-Zvicër për Kupën e Botës. Pamjet e publikuara nga Indeksonline tregojnë momentin kur serbët acarohen pasi shohin shqiptarët që futen me flamuj kuqezi në stadium. Ata u tregojnë gishtin e mesit dhe i ofendojnë.
KATAR- Rregullat e vendosura privuan futbollistët shqiptarë që të bënin shqiponjën dykrenare me duar, por ata ia dolën që ta bënin atë me trup. Një foto e shkrepur pikërisht në momentin e duhur tregon se si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë bashkuar kokat e kanë hapur krahët duke bërë simbolin e shqiponjës.
Dyshja ishin në fushën e gjelbërt këtë mbrëmje dhe bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit i dhuruar fitores Zvicrës përballë Serbisë.
KATAR- Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë ka sjellë dhe shumë reagime nga politikanët në Shqipëri si dhe Kosovë. Krerët e opozitës shqiptare Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë uruar Zvicrën për fitoren, por gjithashtu edhe dy shqiptarët që luajnë me kombëtaren zviceriale Xherdan Shaqiri si dhe Granit Xhaka.
Ndërkohë që nga kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë urim dëri më tani. Urime kanë ardhur gjithashtu edhe nga politikanët në Kosvë, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti, te Presidentja Vjosa Osmani por edhe nga krerët e Partive opozitare në vend, Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi si dhe Lumir Abdixhiku.
Postimet e politikanëve:
Postimi i Ilir Metës:
Shumë urime Shaqirit, Xhakës dhe shokëve të tyre.
Postimi i Albin Kurtit:
Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!
Postimi i Sali Berishës:
Gol fenomenal sot i Xherdan Shaqirit!
Postimi i Lumir Abdixhikut:
Gjurmë Kosove në këtë Botëror.
Postimi i Memli Krasniqit:
Zemra gjithmonë e bën dallimin. Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!
Postimi i Ramush Haradinajt:
Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit.
Postimi i Vjosa Osmanit:
Bravo shqipe
KATAR- Një shqiptare është përzënë nga stadium në Doha, aty ku ndodhej për të mbështetur bashkëatdhetarët e Zvicër në sfidën përballë Serbisë.
Vajza është filmuar teksa bën shqiponjën dykrenare me duar, ndërsa mban veshur bluzën me simbolet kuqezi, por është larguar nga aty.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, vajza shihet që shoqërohet nga rojet e sigurimit për tu nxjerrë jashtë stadiumit.
KATAR- Ndeshja e sotme Zvicër-Serbi u mbyll me kualifikimin e Zvicrës në raundin tjetër. Me një fitore 3-2, ku padyshim protagonistët e ndeshjes ishin dy shqiptarët, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Por për Xhakën, kjo ndeshje nuk shkoi dhe aq mirë pasi u ndëshkua me katron të verdhë në minutat e fundit të lojës. Gjithsej këtë ndeshje janë dhënë 11 kartona të verdhë, të cilët u janë dhënë 4 lojëtarëve zvicerianë dhe 7 atyre serbë.
KATAR- Zvicra ka mposhtur sërish serbinë me rezultat 3-2 për të treguar forcën dhe për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës. Vetëm pas 20 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Djibril Sow asistoi te Xherdan Shaqiri i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1. Serbët arritën të rikthehen në lojë, kur shënuan dy gola në minutat 26 e 35 për 2-1.
Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi një minutë para fundit të pjesës së parë Zvicra barazoi shifrat në 2-2. Ishte një aksion i bukur me Widmer që asistoi për mrekulli te Breel Embolo që realizoi për 2-2 nga afërsia. Me rezultatin baras përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Zvicra e ka nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur vetëm pas tre minutave lojë rikthyen epërsinë. Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga Xherdan Shaqiri. Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.
KATAR- Zvicra shkëlqeu përballë Serbisë, por ndeshja u mbyll me përplasje të forta. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur shqiptari Granit Xhaka u përplas fizikisht futbollistët e Serbisë. Në pamje duket se është Milenkoviç ai që nis përplasjen fizike, pasi e shtyn me forcë kapitetin shqiptar të Zvicrës. Xhaka i kundërpërgjigjet dhe mes tyre ndërhyrjnë të gjithë futbollistët e tjerë. Për të dy lojtarët janë marrë masa. Xhaka dhe Milenkoviç u ndëshkuan me kartona të verdhë.
KATAR- Granit Xhaka ka tërbuar serbët mbrëmjen e sotme gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Serbi-Zvicër. Në minutën e 66-të ai u “hakmor” gjatë gjestit të mëparshëm të lojtarit serb Vlahoviç, dhe u tregoi serbëve pjesët intime.
Kaq mjaftoi që serbët të “çmendeshin” duke tentuar ta sulmonin. Lojtarët serb të stolit tentuan të hyjnë në fushë, por arbitri i ndali duke nxjerrë madje edhe kartonin e verdhë.
KATAR- Edhe pse flamujt dhe simbolet shqiptare nuk janë lejuar në ndeshjen e sotme Zvicër-Serbi, ato kanë gjetur një mënyrë që tu gjendur në stadium. Tifozë shqiptarë janë fotografuar në stadium para dhe gjatë ndeshjes me plisa në kokë dhe duke e bërë shqiponjën me duar.
Media serbe Kurir i ka cilësuar si provokime fotot ku duken tifozët në tribunat e Dohas me plis në kokë dhe duke bërë shqiponjën.
“SKANDAL PARA FILLIMIT TË NDESHJES SERBI – ZVICER! Sërish NA PROVOKOJNË. Shqiponjë dykrenare, flamuj shqiptar dhe zviceran! E dhe sa duhet?” shkruan Kurir.
Ndërkohë që në videon e mëposhtme të publikuar nga Euronews, shihet që në ndeshjen e sotme është valëvitur dhe flamuri shqiptar
View this post on Instagram

KATAR- Zvicra e ka nisur mbarë pjesën e dytë ndaj Serbisë. Helvetikët kanë rikthyer epërsinë pasi kanë shënuar golin e tretë në këtë sfidë. Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur nga Xherdan Shaqiri. Shaqiri harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi golin e tretë për Zvicrën.
Switzerland 3-2
— Fast GøaIs (@i6astv) December 2, 2022
WHAT A WONDERFUL GOAL! TOTALLY OUTPLAYED SERBIA!pic.twitter.com/ZHabyCq5Dz

KATAR- Zvicra ka gjetur sërish drejtimin e rrjetës ndaj Serbisë. Pasi serbët përmbysën rezultatin, Breel Embolo ka shënuar golin e dytë dhe të barazimit ndaj Serbisë.
Në minutën e 44, Embolo me një gjuajtje preçize ka arritur që të mbaj shpresën gjallë te zvicerianët, për kualifikimin në raundin tjetër.
Switzerland 2-2
— Fast GøaIs (@i6astv) December 2, 2022
EMBOLO HAS EQUALIZED!!!!pic.twitter.com/1wnwPboVHq
KATAR- Gëzimi i Zvicrës ka zgjatur shumë pak pasi Serbia ka arritur që të përmbys rezultatin. Pas golit të Shaqirit në minutën e 20, Aleksandar Mitrović ka shënuar golin e parë për serbët në minutën e 26.
Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi në minutën e 35, Dushan Vlahović ka përmbysur rezultatin dhe u ka dhënë serbëve avantazhin.
Serbia 2-1
— Fast GøaIs (@i6astv) December 2, 2022
VLAHOVIC HAS GIVEN THEM THE LEAD!pic.twitter.com/ueuqQXjkNU
KATAR- Zvicra ka arritur të kaloj në avantazh ndaj Serbisë në minutën 20 të lojës. Xherdan Shaqiri që i ka kaluar helvetikët në epërsi.
Festa e Xherdanit ka qenë fantastike, duke vendosur gishtin te goja për t’i heshur tifozët serbë derisa nuk ngurroi t’ua tregojë mbiemrin ‘Shaqiri’ në fanellë, në pamundësi për të bërë shqiponjën.
KATAR- Përfaqësuesja e Zvicrës do të luaj ndeshjen e tretë në Grupin G ndaj Serbisë, ndeshje që është vendimtare për të kaluar tutje. Helvetikët të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe super ylli Xherdan Shaqiri janë duke kërkuar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.
Në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin 974, Zvicra synon të mos mposhtet, pasi edhe barazimi do t’i kryej punë për të kapur vendin e dytë në grup. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tanimë ka publikuar emrat e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë në këtë sfidë.
Mungesa e madhe është portieri Yann Somer, derisa nga minuta e parë në fushë janë dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Formacioni zyrtar i Zvicrës: Kobel, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.
KATAR- Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë do të ndalohen në ndeshjen e sotme Zvicër-Serbi në Katar. Autoritetet në Katar kanë marrë masa për ndeshjen Zvicër-Serbi, në mënyrë që të ndalohen flamujt në stadiumin “974”.
Të gjithë tifozët që kanë shkuar me simbolet e dy vendeve janë kthyer mbrapsht dhe u janë marrë nga punonjësit e sigurisë. Ndër të tjera, ata të cilët kanë pasur veshur fanelat kuqezi, i kanë kthyer mbrapsht nga pjesa e brendshme. Disa të tjerë janë detyruar të shkojnë e të ndërrojnë veshjet e tyre, pasi çdo simbol u është marrë nga rojet.