LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie kombëtare në Itali për Berlusconin, funerali shtetëror në Milano, MESAZHI i të birit: Na donte të gjithëve shumë

•Silvio Berlusconi, katër herë kryeministër, themelues i Fininvest dhe Mediaset, ish-president i AC Milan dhe krijues i Forza Italia, vdiq pas përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore. •Ai ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, pasi ishte duke 'luftuar' me leuçeminë kronike mielomonocitare. •Funerali shtetëror do të mbahet ditën e mërkurë në Milano dhe do kremtohet nga Kryepeshkopi Mario. •Homazhet pas vdekjes së tij janë bërë nga shumë liderë botërorë dhe politikanë në mbarë botën. po ashtu në hyrje të vilës së tij në Acore italianët dhe mbështetësit e tij kanë vendosur kurora me lule dhe flamuj të ekipeve të futbollit 'Milan' dhe 'Monza'.  

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ndarja nga jeta e Berlusconit/ Ish-partnerja prek me fjalët: Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Silvio Berlusconi dhe Francesca Pascales

ITALI- Francesca Pascale, ish-partnerja e Silvio Berlusconit prej 10-vitesh ka prekur me fjalët e saj pas ndarjes nga jeta e ish-kryeministrit italian. Duke folur për "La Repubblica", Fracesca ka deklaruar se Berlusconi ka qenë një udhërrëfyes për të dhe i ka dhënë shumë jo vetëm nga ana ekonomike por dhe nga ajo shpirtërore.

“Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë, vdekja është diçka serioze”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë. Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të”,-tha ajo.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

3 VITE ME PARE

Vdekja e Berlusconit/ I biri mesazh prekës grupit mediatik: Na donte të gjithëve shumë! Detyra jonë është të ndjekim gjurmët e tij

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Silvio Berlusconi dhe Pier Berlusconi

ITALI- Pier Silvio Berluscon ka ndarë një mesazh të rëndësishëm të ish-kryeministrit për grupin mediatik italian “Mediaset”. Pier thotë se e ndjente të nevojshme t’ju shkruante të gjithëve sepse e dinte sa të rëndësishëm ishin ata për të atin, shkruajnë mediat italiane. 

“Një njeri që dha kaq shumë. Ai ishte një njeri që dha dhe krijoi shumë. Të dashur kolegë të Mediaset, ndjej nevojën t’ju shkruaj sepse e di sesa të rëndësishme e kishte që babai im që t’ju tregonte dashurinë dhe krenarinë e madhe që ka ndjerë gjithmonë për shoqërinë tonë dhe për të gjithë ne. Ai gjithmonë e ka konsideruar kompaninë tonë si krijesën e tij të dashur. Babai im, themeluesi ynë, ju ka dashur gjithmonë të gjithëve. Detyra jonë është të ndjekim gjurmët e tij. Të përqafoj fort. Ti je në zemrën time dhe do të jesh gjithmonë në zemrën e tij”, është shprehur i biri, teksa shton ndër të tjera.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.

3 VITE ME PARE

Kurora me lule dhe flamuj 'Milan' dhe 'Monza' në hyrje të vilës së tij, italianët kryejnë homazhe në nder të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Homazhet për Berlusconin

ITALI- Buqeta me lule dhe flamuj të ekipeve të futbollit Milan dhe Monza janë vendosur para shtëpisë së ish-kryeministrit Silvio Berlusconit në Arcore, mes atyre të Forza Italia, një ditë pasi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele. 

Në nder të themeluesit 'Forca Italia', disa persona në hyrje të Villa San Martino kanë vendosur buqeta dhe kurora me lule në hyrje të vilës së tij. Berlusconi vdiq teksa ishte i shtruar në spitalin San Raffaele, më pas trupi i tij u dërgua në Arcore për përgatitjen e një shtëpie funerali të rezervuar për familjen, miqtë dhe personalitetet, shkruajnë mediat italiane. 

Vdes ish-kryeministri Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

3 VITE ME PARE

Silvio Berlusconi: 5 trashëgimtarët e pasurisë së tij, roli i secilit fëmijë

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Berlusconi

ITALI- "Fundi i një epoke". Me këtë titull publikime të shumta në mediat ndërkombëtare përshkruajnë me pak fjalë gjurmën e lënë nga karriera politike dhe biznesore e Silvio Berlusconit, e cila u shoqërua me pushtet, mesazhe të paqarta, tensione dhe skandale dashurie.

Hija e pushtetit të tij kishte rënë për rreth gjysmë shekulli mbi parlamentin italian, median, futbollin. Megjithatë, në dekadën e fundit Italia nuk është në "plejadën" e Kavalierit që krijoi legjendën e tij. Kur flitet për rrëfimin e karrierës së tij, disa flasin për një figurë kontroverse dhe të tjerë për një biznesmen dhe politikan me ndikim të thellë.

Tani lind pyetja-KUSH DO JETË TRASHËGIMTARI? Epo mesa duket secili prej fëmijëve.

Vajza e tij e madhe Marina pritet të luajë një rol të rëndësishëm. Në veçanti, fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e kompanive të Berlusconit.

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Marina
'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Pier

Fëmijët më të vegjël, Barbara, Eleonora dhe Luigi, nuk kanë role ekzekutive kaq të larta në menaxhimin e bizneseve të babait të tyre.

'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Eleonora
'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Barbara
'Kavalieri' ndërroi jetë! Nesër ditë zie
Luigi

Udhëtimi i biznesit të Berlusconit 

Berlusconi filloi karrierën e tij të biznesit në pasuri të paluajtshme në fund të viteve 1960, projekti i tij më i madh ishte ndërtimi i Milano Due, një kompleks banimi me 4000 apartamente në lindje të Milanos. Më pas ai shiti grupin në fillim të viteve 1970 dhe i përdori të ardhurat për të investuar në sipërmarrjen e tij të parë mediatike, Telemilano, një kanal televiziv kabllor.

Në vitin 1978 ai themeloi Fininvest, kompaninë e tij të parë mediatike. Dy vjet më vonë ai kishte krijuar rrjetin e parë kombëtar privat të Italisë, i pari që konkurroi me rrjetin kombëtar shtetëror, RAI, e cila në atë kohë mbante monopolin ligjor. Ai kishte zgjeruar rrjetin duke blerë kanalet Italia 1 dhe Rete 4 dhe, në tetor 1984, me ndihmën e një aleati politik, Bettino Craxi , fitoi të drejtën ligjore për transmetim të kufizuar kombëtar.

Kanalet morën mbulim të plotë kombëtar, i cili përfshinte të drejtën për të transmetuar lajme dhe komente politike, në vitin 1990. Brenda 15 viteve, ai zotëronte 80% të televizionit privat italian. Më pas ai filloi të diversifikonte zotërimet e tij përmes Fininvest, duke ndërtuar një portofol që përfshin interesa në botime, sigurime, teknologji mjekësore dhe bankare. Në vitin 1986, ai fitoi Milanin, duke e shpëtuar nga falimentimi. Nën pronësinë e tij, ekipi i futbollit me qendër në Milano fitoi shumë trofe dhe u bë një nga më të fortët në nivel evropian.

Në të njëjtën kohë, në vitin 1991 ai arriti të kontrollonte pjesën më të madhe të paketës së aksioneve të shtëpisë botuese Arnoldo Mondadori dhe një prej gazetave kryesore italiane "il giornale", ndërsa aktivitetet e tij të biznesit përfshinin dyqanet e magazinave Standa dhe siguracionet Mediolanum.

Marina Berlusconi, e cila drejton Fininvest-in, mbikëqyr shtëpinë botuese Mondadori, ndërsa Pier Silvio është përgjegjës për biznesin televiziv, i cili prej kohësh ka qenë xhevahiri në “kurorën” e familjes.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 86-vjeçare. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike./Dosja.al

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet