LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë banesës 67-vjeçari! Pista kryesore e hetimit hakmarrja

•Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zhejë të Laçit. •Një 67-vjeçar i identifikuar si Dod Mamli është vrarë në afërsi të banesës së tij. •67-vjeçari u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive hakmarrje. •Kjo është pista kryesore ku po heton policia, pasi djali i viktimës, Enrik (Elton) Mamli, në vitin 2015 ka vrarë Naim Tafën në Mamurras, ndërsa një pistë tjetër ku po heton policia është edhe një konflikt pronësie. •Nuk dihen ende rrethanat se si është vrarë 67-vjeçari, ndërkohë Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli për kapjen e autorëve.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dy plumba në gjoks, një në kokë! DETAJE nga ekzekutimi i Dod Mamlit në Laç, u gjet i pajetë nga një banor i zonës

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë
Pamje nga vendngjarja

LAÇ - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u regjistrua këtë të hënë në Zhejë të Laçit ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli. Bëhet me dije se drejt Mamlit është qëlluar me një armë zjarri pistoletë, ndërsa në trupin e tij janë konstatuar tre plumba, njëri prej të cilëve e ka prekur në kokë dhe dy të tjerët në gjoks. 

 

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq dy janë pistat ku po heton policia, ajo e konfliktit të pronës dhe e hasmërisë. Pista e parë lidhet me faktin se viktima është gjetur i pajetë nga një banor i zonës në një tokë që po hapej pak metra larg banesës së tij. Ndërsa pista e dytë lidhet me faktin se në shtator të vitit 2015 djali i viktimës Enrik (Elton) Mamli, ka vrarë Naim Tafën në Mamurras. Rasti vijon të jetë në sitën e hetimeve dhe këto pista hetimi janë paraprake. 

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të cilët ndodhen aktualisht në arrati. Ndërkohë vijojnë gjithashtu hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Dod Mamlit në Laç, dalin PAMJET nga vendngjarja, policia rrethon zonën

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë
Pamje nga vendngjarja

LAÇ - Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të hënë në fshatin Zhejë të Laçit, ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli. 67-vjeçari u vra në afërsi të banesës së tij, ndërsa siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë mbledhur edhe banorë të fshatit. 

Nuk dihet ende se kush janë autorët, të cilët fill pas krimit janë arratisur në drejtim në paditur. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja vijojnë të jenë ende të paqarta, ndërsa rasti është nën hetim nga policia.

67-vjeçari Dod Mamli, u ekzekutua pasditen e kësaj të hëne në afërsi të banesës së tij. Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa dyshohet se i moshuari është vrarë për shkaqe hasmërie. Bëhet me dije se djali i tij Enrik (Elton) Mamli, ka vrarë Naim Tafën në Mamurras, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2015. Autorët vijojnë të jenë në arrati, ndërsa janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre. 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Dod Mamlit në Laç/ Tjetër pistë hetimi për ngjarjen, djali i viktimës në vitin 2015 ka vrarë Naim Tafën në Mamurras

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë
Foto ilustruese

LAÇ - Një tjetër pistë hetimi ka dalë nga ngjarja në Laç ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli. Pak më herët u raportua se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie, ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është marrë në shqyrtim nga autoritetet. 

Ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për motive hakmarrje, pasi djali i viktimës, Enrik (Elton) Mamli, në vitin 2015 ka vrarë Naim Tafën në Mamurras. 

Vrasja e Naim Tafës

Vrasja e Naim Tafës ndodhur në Shtator të vitit 2015, në qendër të Mamurrasit. Sipas njoftimit të prokurorisë asokohe, kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa janë përplasur me armë me vëllezërit Elton (Enrik) dhe Tom Mamli.

Konflikti ndërmjet familjeve Tafa dhe Mamli ka filluar kohë më parë në Suedi, ku janë përplasur fizikisht për motive të dobëta kushëriri i të pandehurve Tafa, Edmond Tafa me vëllezërit Mamli. Ky konflikt ka vijuar edhe në Shqipëri. Rreth një muaj para ngjarjes, i dëmtuari në Suedi, Edmond Tafa dhe i pandehuri Gazmir Tafa kanë rrahur në Mamurras Elton Mamlin. Pas kësaj ngjarjeje, vëllezërit Mamli kanë debatuar edhe me kushëririn e tyre, Dorjan Mamli, për faktin se ky i fundit shoqërohej me Tafajt, të cilët ishin “kundërshtarët e tyre”.

Por, pavarësisht presionit, Dorjan Mamli nuk ka pranuar të shkëpusë marrëdhëniet me Tafat dhe për këtë arsye, ditën e ngjarjes, më 23 Shtator 2015, vëllezërit Elton dhe Tom Mamli kanë rrahur kushëririn e tyre, Dorjan Mamlin. Pas këtij episodi, vëllezërit Mamli janë larguar me mjetin e tyre Range Rover. Ndërsa Dorjan Mamli është takuar me kushërinjtë Tafa, të cilëve u ka treguar për ngjarjen. Këta të fundit (Tafat) kanë dalë me mjetin e tyre, tip “Benz”, në kërkim të vëllezërve Mamli.

Të dy palët janë përballur me njëri-tjetrin pranë stacionit të Trenit dhe fillimisht kanë përplasur mjetet e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Pas përplasjes, të dy palët, të armatosur, kanë dalë nga mjetet dhe kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit. Konflikti i armatosur ka ndodhur në një moment, kur ambjenti përreth ka qenë i populluar me shumë njerëz. Nga goditjet me armë, ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Naim Tafa, i cili gjendej nën shoqërinë e kushërinjve Tafa. Nga ekspertiza, rezulton se ai është vrarë nga arma e përdorur nga Tom Mamli. Po ashtu, nga goditjet me armë, kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin rastësisht në vendin e ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 67-vjeçarit në Laç, shkak dyshohet një konflikt pronësie

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë
Foto ilustruese

LAÇ - Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë pasdite në Laç, ku u vra me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mali. 67-vjeçari u ekzekutua pranë banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie. 

Nuk dihen edne rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, sakaq autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rastit.

1 VITE ME PARE

U vra pranë banesës në Zhejë të Laçit, identifikohet 67-vjeçari (EMRI)

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë
Policia

LAÇ - Dod Mamli, është 67-vjeçari i cili u vra me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në fshatin Zhejë të Laçit. Burime për Dosja.al konfirmuan se Mamli është ekzektuar pranë banesës së tij.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt pronësie. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit ne fjalë. 

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

1 VITE ME PARE

Burime të Dosja.al: Qëllohet pranë banesës së të moshuarit, humb jetën 67-vjeçari në fshatin Zhejë

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë

LAÇ- Dosja.al, ka zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë pasditen e sotme në Laç. Burimet të sigurta të Dosja.al, bëjnë me dije se kanë qëlluar në banesën e një të moshuari, i cili si pasojë e të shtënave ka humbur jetën.

Viktima ishte i moshës 67 vjeç dhe mësohet se jetonte në lagjen Vilëz të fshatit Zhejë të Kurbinit. Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, por policia ka shkuar në vendngjarje.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Laç

Kërcet arma në Zhejë të Laçit, ekzekutohet pranë
Policia

LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Mësohet se nga të shtënat me armë dyshohet për viktima. 

Ende nuk dihen arsyet e të shtënave me armë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.

dodë mamli vrasje ne lac

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet