LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona përfundojnë të plagosur, vihet në pranga autori, tentoi t'i shpëtonte policisë ishte me gruan në makinë (VIDEO+EMRAT)

• Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Malsinë e Madhe. • Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrakë. •  Mësohet se autori i plagosjes është Lul Rakaj, i cili është vënë në pranga • Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. • Të dy personat e plagosur Qofi dhe Hasanaj janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. • Bëhet me dije se arrestimi i Rakajt, u bë pas gati tre orësh ndjekje dhe kontrolle, nga Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës. • Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u vu në pranga. • Në momentin e arrestimit, Rakaj ndodhej në automjetin e tij së bashku me gruan, ndërsa sipas informacioneve, arma e krimit ende nuk është gjetur. • Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. • Policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

9 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja në Malësinë e Madhe/ Vijojnë kontrollet për gjetjen e armës, dalin pamjet nga arrestimi i autorit (VIDEO)

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
arrestimi

MALËSI E MADHE- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, Lul Rakajn. Bëhet me dije se arrestimi i tij, u bë pas gati tre orësh ndjekje dhe kontrolle, nga Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës.

Më tej thuhet se Rakaj, nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga. Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për armën me të cilën janë plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Më poashtë janë edhe pamjet nga arrestimi i tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku  shtetasi L. R.,  tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit  B. C., dhe A. H,  të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R,  u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të  Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe  dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe  kapjen e autorit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit  me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.

Pas afro  tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.

Shtetasi L.R,  nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e  zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë  Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

1 VITE ME PARE

Tentoi t'i shpëtonte policisë gjatë arrestimit, publikohet fotoja e autorit të plagosjes në Malësinë e Madhe

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
autori dhe vendngjarja

MALËSI E MADHE- Është publikuar fotoja e autorit të shtënave me armë të regjistruar ditën e sotme në Malësinë e Madhe, ku mbetën të plagosur dy persona.

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
lul rakaj

Sipas raportimeve, arrestimi i tij u bë në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe. Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u vu në pranga.

Në momentin e arrestimit, Rakaj ndodhej në automjetin e tij së bashku me gruan, ndërsa sipas informacioneve, arma e krimit ende nuk është gjetur.  Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

1 VITE ME PARE

Plagosi dy persona, arrestohet autori në Malësi të Madhe

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
Lul Rakaj

MALËSI E MADHE- Lul Rakaj autori i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe është vënë në pranga nga policia. Rakaj ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, 2 ekipe të RENEA-s drejt vendngjarjes

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
RENEA

MALËSI E MADHE- Ekipet speciale RENEA janë nisur drejt fshatit Vrakë në Malësi të Madhe. Mësohet se plagosja e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një lokali. 

Autori ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. 

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, Policia: Autori u largua, po punojmë për ta kapur

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
Policia e Shkodrës

MALËSI E MADHE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali, ku Lul Rakaj ka shkrepur armën mbi Besmir Qofin dhe Avenir Hasanajn. 

Ndërkohë që njoftohet se autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Plagosja në Malësi të Madhe, autori shkrepi armën në lokal dhe më pas u largua me vrap

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
Policia

MALËSI TË MADHE- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e dyfishtë mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin e fshatit Vrakë. 

Autori ka shkrepur dy herë armën dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjatja. Të dy personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Zbardhen identitetet e personave të plagosur dhe autorit në Malësi të Madhe

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
Policia

MALËSI E MADHE- Identitetet e personave të plagosur dhe autorit janë zbardhur në Malësi të Madhe. Mësohet se autori i plagosjes është Lul Rakaj.

Ndërkohë që të plagosurit janë Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes që çoi dhe të shtënat me armë. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. 

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Malësinë e Madhe, 2 persona të plagosur

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona
Policia

Dy persona kanë ngelur të plagosur nga të shtënat me armë në Malësi të Madhe. Mësohet se plagosja e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Vrakë. 

Ende nuk dihet shkaku i plagosjes, por bëhet me dije se të dy personat janë transportuar në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.  Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. 

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Malësinë e Madhe

Kërcet arma në Malësinë e Madhe/ Dy persona

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në fshatin Vrakë. 

Ende nuk dihen shkaqet e të shtënave me armë apo nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. 

lul rakaj besmir qofi avenir hasanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet