6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ditën e sotme qytetarët u mblodhën para bashkisë së Tiranës në protestën e radhës të thirrur nga opozita dhe "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit". • Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. • Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndërsa qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. • Gjatë protestës këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. • Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. • Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës ku i bëri thirrje drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme që ata sot kanë mbi shpatulla burgosjen pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë të liderit të opozitës, Sali Berisha. • Këlliçi i bëri thirrje prokurorit Prençi që të rrëzojë Dumanin, ose të çojë para drejtësisë Veliajn pasi nuk ka një rrugë të mesme. • I pranishëm në protestë ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi i cili u shpreh se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës vuajnë çdo ditë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes. •Ai më tej shtoi se nuk do ta lënë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës. • Tubimi i radhës իshtë njoftuar se do të mbahet javën e ardhshme të martën në orën 11:00.
13 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në protestat e tjera qytetarët kanë hedhur fruta dhe bomba molotov në drejtim të bashksië. Pas shpërndarjes së protestuesve para bashkisë së Tiranës ka zbarkuar eksepertët e policisë. Ata kanë rrethuar vendin me shirit si të jetë skenë krimi. Ekspertë e policisë janë parë duke mbledhin prova tek vendi ku u mbajt protesta duke e trajtuar si vend ku ka ndodhur krim.
Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme tq martën në orën 11:00.
TIRANË- Ka përfunduar protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme tq martën në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se policia sot më shumë se kurrë duhej të ishte në krah të qytetarëve.
Ai më tej shtoi se pushteti po përdor policinë kundër qytetarëve që të ruajnë milionat e tyre. Ai i bri thirrje policisë duke thënë se gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve duhet të tregohej ndaj hajdutëve.
"Policia sot më shumë se kurrë duhej të ishte në krah të qytetarëve. Hajdutin e keni prapa jush. Këta këtu janë si ju. Ata të cilët po bëjnë foto, nuk ka nevojë të bëjnë foto, ne vijmë këtu deri sa të fitojë kjo kauzë.
Se nuk fshihet kush do që të vijë ketu, por fshihen ata që rrinë pas asaj dere, sepse u vjen turp, u vjen zor sepse kanë bërë krim dhe nuk dalin dot në shesh përballë qytetarëve dhe ju sjellin ju këtu që ju bën 500 euro kapelja dhe keni 450 euro rroga.
Ndërkohë ju kërkojnë që të përplaseni me qytetarët që këtë ta ruajnë milionat e eurove të veta. Po sikur gjithë ky zell që tregon ky shtet ndaj qytetarëve, të tregohej ndaj krimit. Po sikur gjithë ky zell që tregohet kundër qytetarëve të tregohej ndaj hajdutëve.
Apo të ishim ne kriminelë në parlament, trafikantë në parlament, ne bashki, trafikantë në qeveri. Jo. Por ju detyrojnë të merreni gjithë ditën me qytetarët që të bëjnë qejf kriminelët, të bëjnë qejf banditët...." tha Balliu.
TIRANË-Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës. Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestë u shpreh se ata janë mbledhur për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky Tirana që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj.
Ai më tej në fjalën e tij i bëri thirrje drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme ku u shpreh se ata sot kanë mbi shpatulla burgosjen pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë të liderit të opozitës, Sali Berisha. Këlliçi i bëri thirrje prokurorit Prençi që të rrëzojë Dumanin, ose të çojë para drejtësisë Veliajn.
“Përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që në protestën e gjashtë keni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës!
Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg.
I bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme. Sot keni damkën e madhe mbi kurriz, mbi shpatulla, të burgosjes pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, të liderit të opozitës të një vendi anëtar të NATO-s. Profesor Dr. Sali Berisha, sot në ditën e 127, ndodhet në arrest shtëpie.
Ndërkohë , drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, e ka përmendur 11 herë nominalisht shtetasin Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Dhe çfarë ndodh?! Pesë muaj më vonë, prokurori tjetër që mbulon çështjen e Tiranës, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt.
Dritan Prençi, ke vetëm dy rrugë: o do të amnistosh Erion Veliajn, duke rrëzuar automatikisht drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumanin, ose do të mundohesh t’i shpëtosh fytyrën këtij institucioni duke zbatuar ligjin dhe duke e çuar para drejtësisë, Erion Veliajn. Rrugë të mesme nuk ka!” tha ai.

TIRANË- Qytetarët kanë shkulur një pjesë të gardhit metalik të ngulur me vida në tokë para bashkisë së Tiranës. Pasi kanë hequr gardhin, protestuesit kanë tentuar të çajnë edhe kordonin policor.
Ndërkohë ka pasur një përplasje edhe mes këshilltarëve bashkiakë të opozitës, pasi nuk iu është lejuar sërish hyrja në bashki edhe pse sot është ditë pune.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotmë në protestën e opozitës para bashkise së Tiranës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës vuajnë çdo ditë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.
Ai më tej shtoi se nuk do ta lënë Veliajn të bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës si dhe për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës.
"Prej kohësh jemi këtu sepse jemi njerëz të lirë, ndryshe nga çfarë mendon ky mendon ky derri i bashkisë që i detyron këta qytetarë ti thonë dajë këtij mafiozi krimineli këtij kryehajduti i cili prej kohësh duhet të ishte prapa hekurave. Protestojmë sot në emër të mijëra e mijëra qytetarëve të cilët çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.
Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve," tha ai.
TIRANË- Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit menjëherë. Shpërthimet e molotovit kanë ndodhur teksa po mbante fjalën e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi.
Njëkohësisht me Këlliçin, policia u bëri thirrje me megafon qytetarëve të ndalin hedhjen e molotovit.
TIRANË- Ditën e sotme është duke u mbajtur protesta e radhës e opozitës. Ndërkohë është regjistruar incidenti i parë në këtë protestë ku një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat.
Nga pamjet e ndara duket efektivi i cili humb ndjenjat ndërsa kolegët e tjerë e rrethojnë dhe i japin ndihmë. Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij e më tej është larguar nga ambulanca.

TIRANË- Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorina Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para Bashkisë Tiranë. Teliti gjatë fjalës së tij u shpreh se falë qëndresës së opozitës u arrit që kryeministri Edi Rama të mos e mbrojë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Më tej ai shtoi se tha gjithçka do të arrihet dhe se ata janë më të dejtën dhe me të vërtetën.
“Rama, ai që para disa javesh i jepte mbështetje Veliajt, sot u distancua. Foli për hajdutë, abuzues me ligjin, drejtorë e kryebashkiakë, sot, kjo u arrit falë qëndresës dhe protestës tuaj. Ne jemi me të drejtën e të vërtetën”, tha Teliti.
TIRANË- Ashtu siç ishte njoftuar qytetarët kanë dalë ditën e sotme në protestën e radhës e kundër korrupsionit. Në nisje të protestës aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe aktorja, Juli Emiri u shpreh se Veliaj pa dyshim që duhet dënuar por sipas saj kjo nuk mjafton pasi mund të vijë një pasardhës tjetër si ai.
Ajo më tej shtoi se Rama ka ndërruar ministra shumë dhe i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin. Sipas saj pasi ikën një vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai i pari.
“Erion Veliaj pa dyshim që duhet dënuar, është një kokë, nuk është gjë e vogël, por nuk mjafton që të dënohet Erion Veliaj dhe të vijë një pasardhës tjetër njësoj si Erion Veliaj, sepse Rama ka ndërruar ministra shumë, i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin; ka ikur Lleshi që u harrua e vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai... Nuk është ky ndryshimi. Që të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore, këta duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë.
Nuk mund të dënohet vetëm Erion Veliaj se bëhet një kokë turku kështu që t’i hidhet turmës, që ta gënjejë turmën dhe ja: “u vendos drejtësia”!!! Jo jo, drejtësia është rrugë e gjatë, shumë më e madhe dhe me thellë se kaq,” tha Emiri.
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme në protestën e radhës tëq opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjesë edhe aktori Mehdi Malkja.
Aktori gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri. Ai më tej shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.
“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, tha ai
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Në këte protestë ka marrë pjes edhe vajza e kreut të PD-së, Argita Malltezi. Malltezi edhe ditën e sotme është fotografuar e veshur me një bluzë në mbrojte të Berishës ku kërkon lirimin e tij.
"Lironi liderin e opozitës", shkruhet në bluzë.
Qytetarët janë mbledhur edhe ditën e sotme ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj pas skandaleve të shumta korruptive.
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita dhe "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" para bashkisë së Tiranës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka publikuar edhe planin e masave të marra në kuadër të protestës.
Sipas njoftimit prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e sotme, 7 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.
Protesta e fundit e zhvilluar para bashkisë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Kulmi i tensioneve u shënua pas tentativave të shpeshta të këshilltarëvë e opozitës dhe qytetarëve për tu futur brenda objektit të bashkisë. Ata gjithashtu arritën të shkulnin gardhin metalik i cili ishte instaluar me vida në tokë. Protestuesit gjithashtu qëlluan me gurë efektivët e policisë të cilët iu kundërpërgjigjen me gazlotsjellës. Një tjetër incident i cili u regjistrua në protestën e javës së kaluar ishte kur një efektiv policie humbi ndjenjat dhe u mor nga ambulanca.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.