LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Nis aksioni i vërtetë opozitar, ndërkombëtarët i kemi në krahun tonë (DISKUTIMET)

•Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme, Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. • Në fokus të mbledhjes do të jenë diskutimet lidhur me situatën e PD. •Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se për arrestimin e tij nuk ka asnjë provë dhe asnjë dokument. • Ai u shpreh se për fat të keq dhunimi ndaj të vërtetës vazhdon edhe në ditët e sotme. •Ish-kryeministri tha se e gjithë lufta ndaj tij bëhet sepse kanë tronditur kryeministrin Edi Rama me të vërtetat e tyre. • Ai lajmëroi se tani nis faza e aksionit opozitar, ku mosbindja cilvile dhe mobilizimi do të jenë dy fjalët kryesore sipas tij të kësaj faze. • Berisha tha se nuk do të heqin dorë nga lufta për ta mbrojtur logon dhe vulën dhëmb për dhëmb. • Ndërkohë gjatë takimit pa media, mësohet se është diskutuar për aksionin e ri opozitar, ku Berisha iu ka thënë deputetëve se ata kanë në krahë ndërkombëtarët, pasi sipas tij Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi si pikë të parë ‘dialogun me opozitën”. • Sipas Berishës, fokus i strukturave duhet të jenë gratë, pasi sipas tij, meshkujt janë larguar në emigracion.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zbardhen DISKUTIMET në mbledhjen me dyer të mbyllura, Berisha: Të angazhojmë të rinjtë dhe gratë! Ndërkombëtarët i kemi në krahun tonë

Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Nis aksioni i
sali berisha

TIRANË- Pas fjalimit të liderit demokrat, Sali Berisha, mbledhja e Këshilit Kombëtar të PD-së u zhvilluar me dyer të mbyllura. 

Mësohet se gjatë takimit pa media, është diskutuar për aksionin e ri opozitar, ku Berisha iu ka thënë deputetëve se ata kanë në krahë ndërkombëtarët, pasi sipas tij Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi si pikë të parë ‘dialogun me opozitën”.

Gjithashtu, Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së që të angazhohen me mosbindjen civile. Sipas Berishës, fokus i strukturave duhet të jenë gratë, pasi sipas tij, meshkujt janë larguar në emigracion.

Edhe deputeti demokrat, Flamur Noka i ka bërë thirrje demokratëve që të angazhohën fuqishëm, pasi sipas tij qëllimi është eliminimi i liderit të opozitës.

DISKUTIMI BRENDA MBLEDHJES:

Flamur NokaBerisha paraqiti situaten e vendit. Kuvendi miratoi një rezolutë. Kryefjalë është aksioni opozitar në terren dhe mosbindja civile. Deputetët e kanë nisur prej më shumë se 2 muajsh.

Liderin e opozitës dhe opozitën synojnë t;a likujdojnë. Rruga jonë e vetme është përballja dhe mosbindja civile.

Sali Berisha: Ky regjim nuk u instalua për pak ditë, por vit pas viti. Diktatura e re shkeli ligjet dhe proceduren dhe ushtroi vullnetin e një njeriu, njësoj si në kohën e Hoxhës. Sot jemi para vendimit të rëndësishëm. A do vendosim të përballemi me këtë diktaturë? Nëse po ne duhet të shënojme një kthesë. Deputete  e shënuan.

Rama është diktator. Beteja kundër diktaturës kërkon sakrifica. Një vendim historik i secilit  është vendimtar në  qëndrimin tonë. Shoqëritë në diktaturë janë të ndara, ka dhe nga ata që heshtin. Heshtja është gjëja më e çmuar në diktaturë. Të mos bëhemi pjesë e heshtjes. Të guxojmë duke vrarë frikën.

Të bëjmë projekte si ta dëmtojmë diktaturën. Rama është armiku më i egër i yni. Jemi në diktaturë. Duhet guxim për çdo akt të mosbindjes civile. Faktori ndërkombëtar

Në 1990 unë isha në protestën e studentëve. Ato ditë ndërkombëtar ishte vetëm  ambasadori  Hungarisë. Ju siguroj se mbështetja ndaj nesh përcakrohet nga veprimi ynë. Ne duhet të ndihmojmë veten para se të na ndihmojnë të tjerët.

Këshilli i Ministrave të BE=së në raport vendosi pikë të parë dialogun me opozitën Mbështetjen e ndërkombëtareve e kemi në dorën tonë. Duhen angazhuar të rinjtë. Duhet t’i motivoni ata politikisht. Ky do ishte një ndër sukseset tona me të mëdha.

Gratë për shkak të emigracionit janë sot shumicë numerike dhe cilësore. Të ftojmë zonjat të bëhen pjesë e betejës sonë. Ju garantoj se ne e rrezojmë narkodiktaturën . Veprimet e Ramës dëshmojnë se ai ka frikë se rrezohet nga pushteti. Por ne duhet të marrim kthesen, nuk mjafton vetëm  denoncimi.

Osman Stafa:

Situata është e vështirë. Si duhet të reagojmë ne?Ne duhet të jemi një. Nëse jo PD ka vdekur. Reagimi qytetar është më i fortë se ne. Demokracia është në pikën e vdekjes. Sugjeroj : Reagimi të nisë nga deputetët, kryetarët e degëve, Kryesia. Ne duhet të bëjmë një harmonizim...

Berisha reagim pas Stafës:

Kam shpreh problemin qe rendi demokratik nuk ekziston më. Por jam optimist sepse ne  PD-në  de fakto  e rithemeluam. Ai proces ndodhi ne kushtet e një presioni. Ne ja dolëm. Nëse kjo nuk do te ndodhte sot PD ( prej Bashës) do ishte ne aleancë me PS-në. Ne duhet të angazhohemi për rrëzimin e diktaturës së dytë.

Sic e rithemeluam PD tani te kalojme ne perballje me diktaturen. Kjo eshte e veshtire por absolutisht e mundshme dhe e suksesshme. Shikoni cfare veprimesh morri Rama nga paniku i opozites se vertete. Tani PD duhet te shpetoje Shqiperine.

2 VITE ME PARE

Berisha i vendosur: Jo në shtëpi po edhe në Hënë po të më çojnë, do të gjej mënyrën për të bërë opozitë

Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Nis aksioni i
sali berisha

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se rilindja e Ramës pret fundin e tij, por theksoi se kanë gabuar rëndë dhe se do të fitojë.

Ai u shpreh se “jo në qeli, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrën për të bërë opozitë”. Ish- kryeministri tha se sot Rama dhe SPAK po fërkojnë duart për arrestimin e tij. 

“Jemi shpresa e vetme e këtij kombi. Sot Edi Rama, Rilindja SPAK dhe të gjithë armiqtë e demokracisë shqiptare po fërkojnë duart duke pritur arrestimin e Sali Berishës. Thonë se ky është fundit i Sali Berishës dhe opozitës. Absurde. Fundin e Berishës kanë qe në ’97 qe e përsërisin dhe janë të njëjtat persona që e thonë, po përsëri gabuan dhe ne do të fitojmë.

Sali Berisha nuk heq dorë kurrë nga mbrojta e idealeve të lirisë, opozitarizmit, programit të PD, jo në shtëpi, apo në qeli, apo ishull, por edhe në Hënë po të më çojnë do të gjej mënyrë për të bërë opozitë dhe për të thënë të vërtetën”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Berisha: Nis aksioni i vërtetë opozitar, do ta mbrojmë logon dhe vulën dhëmb për dhëmb

Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Nis aksioni i
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së se sot nis aksioni i vërtetë opozitar dhe se do të karakterizohet nga dy fjalë: Mobilizim dhe mosbindje civile. Berisha i ka cilësuar si hiena, Ramën dhe qeverinë që sipas tij po u pi gjakun shqiptarëve.

“Tani nis një fazë e re e aksionit opozitar. Nëse Rama nuk ikën me votë çfarë do të bëjmë?! Do të zgjojmë luanin. Zgjimi i luanit është misioni i kësaj faze të re të aksionit opozitar, kjo do të realizohet vetëm me betejë pa kthim e mosbindje civile.Mobilizim dhe mosbindje do jenë dy fjalët e aksionit opozitar.  O sot, o kurrë kundër aleancës së qelbësirave, narkoqeveritarëve me në krye Ramën që po u pi gjakun shqiptarëve.

O sot o kurrë të zgjojmë luanin dhe të tregojmë të vërtetën e madhe se populli shqiptar është luani i këtij vendi dhe rilindasit e Ramës janë hiena të tij. Hiena që do t’ia mbathin me të katërta sapo të ndjejnë hungërimin e luanit shqiptar që shumë shpejt do të ngrihet në këmbë”, u shpreh ish-kryeministri.

Kreu i PD-së deklaroi se më 27 Dhjetor, Gjykata e Lartë do t’i japë vulën dhe logon e PD-së, Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka tradhtuar besimin e popullit opozitar. Por Berisha paralajmëroi se do ta mbrojë logon dhe vulën dhëmb për dhëmb.

“Më 27 dhjetor Gjykata e Ramës tenton ose vendos t’i japë vulën e PD-së një njeriu i cili tradhtoi për 10 vite me radhë besimin e popullit opozitar. Gjykata e Ramës do t’i japë logon tonë një njeriu lëvozhgë që as kritiku ynë më paranojak nuk e mohon dot se ai është peng i Ramës. Me këtë vendim do të tentojnë të hyjnë në shtëpitë tuaja, në shtëpinë tonë. Do të mbrojmë logon, shtëpinë tonë, dhëmb për dhëmb, pa asnjë hezitim sepse nuk ka shqiptar që nuk e di sot se ajo logo është e jona”, tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Opozita sulmohet sepse me të vërtetat tona kemi tronditur gjer në palcë Edi Ramën dhe qeverinë e tij

Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Nis aksioni i
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së tha se prej dy vitesh opozita po sulmohet vazhdimisht për shkak se kanë tronditur qeverinë dhe Ramën me të vërtetat e tyre. 

Berisha tha se për 9 vite nga vendi janë larguar 1.3 milionë shqiptarë, pasi sipas tij zyrtarët dhe ministrat pasurohen dhe vjedhin natë dhe ditë qytetarët.

FJALA E BERISHËS:

Ndaj dhe sot këtu para jush, e vërteta më autorizon t’u them të gjithë atyre që akuzuan pa asnjë provë, fakt apo dokument për korrupsion Sali Berishën, para se të përsërisni këtë gënjeshtër, këtë akuzë për Sali Berishën, kontrolloni xhepat tuaj.
Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë. Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore, aktesh antikushtetuese, nga të gjitha institucionet që dolën zbuluar se marrin urdhër politik.

Por pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse po ndodh ky agresion dyvjeçar ndaj opozitës? Pse ky regjim është i tmerruar kaq shumë nga opozita sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, Kushtetutën, parlamentin, drejtësinë, vetëm e vetëm për të na luftuar ne? Është e qartë, këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi tronditur gjer në palcë Edi Ramën, narkokraturën e tij sepse kemi treguar të vërtetën.

Opozita luftohet sepse kur qeveria u can veshët qytetarëve se Shqipëria është Europa e Ballkanit, të kujton Sulltan Hamitin kur thoshte se shqiptarët janë otomanët e Europës. Kjo është e vërtetë vetëm për Edi Ramën, parajsa. Për ministrat e tij, sojin e tij, zyrtarët makutë që pasurohen dhe vjedhin çdo natë dhe ditë. Kurse është krejt tjetër për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë. Nga kjo parajsë kanë ikur 1.3 milionë shqiptarë në 9 vite.

Opozita luftohet sepse kur Skapi shpall fajtor për inceneratorët, për vjedhjen e shekullit dy drejtorë të bashkisë, ne u themi shqiptarëve prisni njëherë se në këtë aferë ka firmat edhe Erion Veliaj, edhe Edi Rama se këta janë hajdutët kryesorë. Opozita luftohet se kur Skapi shpall fajtor Rrjepajn dhe Rrapajn për vjedhjen e dytë të shekullit, atë të inceneratorëve, ne u themi se në këtë aferë është i përfshirë direkt Ilir Beqaj dhe Edi Rama.

Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si kloun para botës, ne i themi botës se ky kloun në fakt u mohon të drejtat themelore kushtetuese opozitës. Se ky kloun rrethon nga frika dhe mbush Kuvendin e shqiptarëve me gardën e tij të kuqe. Se ky kloun e voton buxhetin në 4 minuta. Se ky kloun në fakt është një diktator që pushtetin e rrëmben duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim. Se ky kloun nuk pranon votën e lirë.

2 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha: Nuk kanë asnjë provë për arrestimin tim, nuk do të kenë kurrë

Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Nis aksioni i
sali berisha

TIRANË-  Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të partisë. Në fokus të mbledhjes pritet të jenë diskutimet lidhur me situatën e PD dhe nuk ka një rend dite të caktuar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se arma më e fortë e njeriut është e vërteta. Ai thotë se "e vërteta për të arrestuar Sali Berishën nuk ka asnjë provë, asnjë dokument dhe as nuk do të kenë kurrë".

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Këtë fjalë do ta nis duke thënë disa fjalë për të vërtetën. Për të vërtetën si koncept, për të vërtetën si arma më e fuqishme e të gjitha armëve të njeriut.Para pak ditësh, ndoqa në një intervistë themeluesin e kompanisë Amazon, Jeff Bezos, kur thoshte se e vërteta është parehatshme. Por çfarë do të thotë kjo? Bezos thotë se 10 mijë vite më parë, po të shkoje në një fshat primitiv dhe të miqësoheshe, mbijetesën do e kishe të garantuar. Por po të flisje të vërtetën, do vriteshe në mënyrën më të dhunshme në mënyrë që e vërteta të mos dëgjohej më. Kjo luftë ndaj të vërtetës është përsëritur në mënyrë ciklike. Shumë shekuj më parë, Zhan D’ark guxoi të thotë të vërtetën dhe e dogjën. Pak më vonë, Martin Luteri u tha të korruptuarve, boll vodhët dhe e ndëshkuan si të pafe.

Asokohe përsëri, Papa Kalvini dogji në turrën e druve Miguel Servetin pse ai përsëriti të vërteta shkencore për qarkullimin e gjakut. Papa thotë se e dogja se më konsideronte mua të neveritshëm.
Por të vijmë më afër kohës sonë, Mahatma Gandi guxoi të thotë të vërtetën dhe e burgosën për këtë. Lista është e gjatë. Nelson Mandela guxoi të thotë të vërtetën dhe e burgosën për 27 vite. Pjetër Arbnori guxoi të thotë të vërtetën dhe e burgosën për 28 vite. Për fat të keq, ky qëndrim, ky dhunim ndaj të vërtetës vazhdon edhe në ditët e sotme. Sigurisht nuk është aq i përhapur, por vazhdon akoma.

Në Tunizi, lideri i opozitës është arrestuar. Në Ugandë kanë arrestuar liderin e opozitës. Rusia mban në burg liderin e opozitës. Po pse? Se këta kanë folur të vërtetën. Ky fenomen ndodh vetëm në vendet jodemokratike si Irani, Rusia, Bjellorusia dhe për fat të keq ky virus ka ardhur edhe në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s.

Nuk e kam fjalën këtu vetëm për kërkesën e fundit për arrestimin e Sali Berishës. Simptomat e kësaj sëmundje kanë kohë që janë shfaqur me kosto shumë të lartë për Shqipërinë. Një i dënuar që sot është në burg, McGonigal, zyrtari ndër më të lartët i kundërzbulimit amerikan, korruptohet nga Edi Rama dhe shpall Sali Berishën non-grata, kur e vërteta ishte se nuk kishin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje. Në sytë e të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur e vërteta është se shumica e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe tre votëbesimi, kanë zgjedhur Sali Berishën si liderin e opozitës demokratike.

Nga tmerri që kanë prej tij, ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit. E vërteta është se koalicioni e kishte zgjedhur kryetar të tij. Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bëtë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë. Dhe për këtë ju rikujtoj se unë nuk jam as i akuzuar, jam thjesht një person nën hetim, për të cilin pas tre vitesh hetimi shterrues nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje.

Me këtë rast shtoj se me akuzën që bëjnë se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe dhëndri im, ka marrë në përputhje me çdo procedurë ligjore, pronë të trashëguar 410 metra tokë, nga 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër tokë që kanë marrë të kthyer ose të kompensuar, mbi gjysmë milioni shqiptarë. Me këtë akuzë faktojnë dhe provojnë dështimin e tyre total, të turpshëm dhe përfundimtar ndaj Sali Berishës.

keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2023 sali berisha

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë