Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një dalje live në rrjetet sociale ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliajt. • Rama u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur, por i dyshuar dhe se vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme. • Duke iu drejtuar ndjekësve, Rama u shpreh se nuk është normale që një kryebashkiak të merret nga zyra dhe të çohet në gjyq pa prova. Më tej tha se gjykata bëhet e pushtetshme, kur i zgjedhur i popullit ka bërë shkelje. • Sipas tij, prokurori ka të drejtë dhe "të çmendet", por gjykata e mban peshën dhe është garanti i drejtësisë. • Më tej tha se kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet dhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe qytetarët. • Sipas tij, SPAK nuk është Vatikani, ku shtoi se është institucion i ri dhe bën gabime. • Ai deklaroi ai dhe Partia Socialiste nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre mbi këtë rast, dhe sipas tij rasti i Veliajt nuk është çështje konkrete korrupsioni. • Me burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës, kreu i qeverisë thotë se krijohet dyshimi se ka një shkelje të balancës, pasi sipas tij prokurori dhe gjykata duhet të bëjë punën e tij duke hetuar, por edhe i dyshuari duhet të vazhdojë punën e tij. • Kreu i qeverisë ka komentuar sërish reagimin e djeshëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku tha se KLGJ nuk i vjen e keqja nga ai vetë dhe Partia Socialiste. • Ai u shpreh se KLGJ nuk duhet të shqetësohet po bëhet apo jo trysni, por të punojnë dhe justifikojnë sipas tij "pagat e jashtëzakonshme" që po marrin. • Në fund të fjalës së tij ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha, ku tha se në zgjedhjet e 11 majit ka vetëm një garanci që SPAK të mos shkrihet dhe ajo është Partia Socialiste. • Ai tha se Berisha do të reagojë për deklaratat e tij duke thënë se kryeministri është tërbuar dhe droguar. • Rama tha se Berisha mund të dalë e të shpifë dhe tani që ka marrë drejtuesin e ri të fushatës elektorare të Trumpit do ta shohin.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live nga rrjetet sociale ka folur për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai tha se në zgjedhjet e 11 majit ka vetëm një garanci që SPAK të mos shkrihet dhe ajo është PSSH.
Rama tha se partitë e tjera shikojnë dhe flasin njësoj. Ai tha se Berisha do të reagojë për deklaratat e tij duke thënë se kryeministri është tërbuar dhe droguar. Rama tha se Berisha mund të dalë e të shpifë dhe tani që ka marrë drejtuesin e ri të fushatës elektorare të Trumpit do ta shohin.
"Me ata që duan të shkrijnë SPAK më 11 maj është momenti kur edhe për SPAK edhe për drejtësinë, ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë të gjithë garanci, PSSH, të tjerat harrojeni. Vetëm shihini, kujtoni dhe kaq. Kurse këta që nuk keni ca të kujtoni, shikojnë si flasin dhe janë njësoj. Vetëm që nuk janë me zhubra si bufi. Tani këneta tani le të hidhet, u tërbua, u drogua. Hidhu kënetë kërceni bretkosa zhapa e zhpiqe, o buf dil tani e shaj e shpif. Tani ke edhe atë të Trumpit, do ta shohim," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka bërë me dije se sa paguan shteti për të paraburgosurit. Rama u shpreh se BE-ja e ka përqindjen për të paraburgosurit 24% ndërsa vendi ynë e ka 61%.
Kryeministri tha se ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk asnjë aktakuzë dhe të pandehur. Ai shtoi se gjurmimet për kryetarin e bashkisë dhe bashkëshortes së tij le të vazhdojnë por theksoi se ska pse të mbetet kryeqyteti pa kokë.
"Doni ta dini se sa e ka përqindjen BE të paraburgosurve? 24%. Nuk janë kryetar bashkie që merret nga zyra se ne kemi ca prova. Po mirë mo në rregull, po lëre të bëjë detyrën se tjetri ka një detyrë për të bërë. E dini sa e kemi ne përqindjen? 61%. Sigurisht nuk është SPAK-U faktori kryesor, por dhe ai ka rol. E dini pse hëngrën kokat dy të burgosur në Fushë Krujë, u mor gjithë turni në burg. Ata me ça do ushqehen? Janë familjarë dhe shteti ku do i gjej punonjësit e tjerë. E dini sa paguan shteti për të paraburgosurit? Më mirë që mos t’ua them.
Unë këtu jam dhe nuk lëviz. PS nuk lëviz nga ky pozicion. Ai që do të dëgjojë, le të dëgjoj. Kush nuk do, kurrë mos paftë dhe dëgjoftë. E para nuk kemi asnjë aktakuzë dhe të pandehur. Këto gërmimet për kryetarin e bashkisë dhe bashkëshortes së tij le të vazhdojnë. Po s’ke pse e lë kryeqytetin pa kokë. Jemi në rastin që bëje punën tënde dhe çoje në burg, askush nuk del kundër kësaj. Por ama ta lëshosh dhe ta hedhësh dhe të dal kundër gjithë kënata. Pse bota politike janë budallenj? Pse marrin masa paraprake? Pse ka bota demokratike dhe lirimin me kusht? Janë budallenj ata? Ne duam të shkojmë atje apo te ato vendet jashtë BE, me të cilat jemi bashkë në krye të listës që jemi pro torturës? Këtu do përfundojmë ne?" tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale iu përgjigj komentit të një ndjekësi i ciki i tha se nuk i kanë dhën miell të mirë kësaj here. Rama u shpreh se ai nuk ka fare nevoje për drogë pasi droga e tij është tjetër. Ai theksoi se nuk e dinë se çfarë dorge merr.
Kryeministri tha se droga që përdor është arti dhe betaja politike. Ai ironizoi duke thënë se po nuk i mëshoi tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet.
“Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu, Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë, s’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. Këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha. Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se duhet të jesh idiot të thuash që ai kontrollon SPAK-un. Ai foli edhe në lidhje me çështjen e 21 janarit ndërsa tha se hetimet për të duhet tia kërkojnë SPAK-ut dhe jo atij.
Rama shtoi se ai nuk bën drejtësi por 21 janari nuk do të mbetet pa ndëshkuar. Ai tha se nuk ka çfarë tu thojë familjeve të viktimave në lidhje me çështjen e 21 janarit. Rama theksoi se për të arrestuar kryebashkiakun ishte një emergjencë ndërsa për 21 janarin jo.
"Ç’duhet të bëj unë për 21 janarin. Duhet të jesh idiot ose ligësirë që të vijosh të thuash që Rama kontrollon SPAK-un. Kërkojani SPAK-ut jo mua.
Jua them prap nuk ikën 21 janari pa u ndëshkuar por nuk jua them unë sepse nuk e bëj unë drejtësinë. 21 janari është nga ato çështje që vonojnë. Kur më vijën familjet e viktimave nuk kam ç’tu them. Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme me ndjekësit ka komentuar sërish reagimin e djeshëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Rama tha se KLGJ -së nuk i vjen e keqja nga ai vetë dhe Partia Socialiste. Ai u shpreh se KLGJ nuk duhet të shqetësohet po bëhet apo jo trysni, por të punojnë dhe justifikojnë sipas tij "pagat e jashtëzakonshme" që po marrin.
"KLGJ duhet të shqetësohet jo të bëjë korporatën. Ça trysnie ka? Nuk vjen e keqja nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Çdokujt i japim hakun e vet. Mos u shqetësoni se u bë trysni po bëni punën atje se merrni gjith ato para, keni paga të jashtëzakonshme. Ça bëjnë ato punonjës atje? Shqetësohuni a është e vërtetë ajo dosja e gjyaktësit. Nuk do rrimë pa kërkuar standarde harrojeni.", tha Rama.
Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi dje se ka ndjekur me vëmendje deklaratat e fundit të Ramës të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimi gjyqësor është përmes ankimit në një gjykatë më të lartë. Më tej në reagim shton se pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. KLGJ shton se gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Reagimi i KLGJ erdhi pasi Rama ka sulmuar gjykatësin që ka firmosur arrestimin e Erion Veliajt. Rama gjatë fjalës së tij, e ka quajtur gjyqtarin Erjon Bani si një ekstremist i PD-së dhe se për këtë arsye ishte zgjedhur nga prokurorët se ka firmosur me target vendimet për socialistët. Duke iu referuar gjykatësit, pa i përmendur emrin, Rama e fajësoi atë për nxjerrjen e dosjes Toyota Yaris, përgjime të cilat po i nxjerr në publik kryedemokrati Sali Berisha. Rama theksoi se ky gjykatës ka qenë shok në zyrë me një nga deputetët e PD-së gjatë kohës kur ministër i drejtësisë ka qenë Eduart Halimi.
TIRANË- Kyeministri Edi Rama në daljen e tij drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se një person që të burgoset duhet të ketë prova, jo kur është ende i dyshuar. Rama tha se ai dhe Partia Socialiste nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre mbi këtë çështje, dhe sipas tij rasti i Veliajt nuk është çështje konkrete korrupsioni.
Ai tha se nuk ka as aktakuzë dhe të pandehur. Me burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës, kreu i qeverisë thotë se krijohet dyshimi se ka një shkelje të balancës, pasi sipas tij prokurori dhe gjykata duhet të bëjë punën e tij duke hetuar, por edhe i dyshuari duhet të vazhdojë punën e tij.
"Duhet ndarë kjo punë. Lufta kundër korrupsionit është luftë për korrupsion. PS e ka në ADN e vet luftën për të bërë shtet, po ashtu e ka dhe mbrojtjen e standardeve. PS nuk e ka shkatërruar shtetin as nuk e ka çuar vendin buzë luftës civile. PS nuk e lë gropë shtetin kur largohet nga qeveria. Të paraburgosurit nga BE nuk janë kryetarë bashkie. Ti vazhdo kërkoji provat, po tjetrin lërë të bëjë detyrën e vet. 61% e të paraburgosurve janë pa gjyq. Nuk është SPAK aktori kryesor, por lideri në frymë. Se pastaj ndodh si në burgun e Peqinit. U burgos gjithë turni se ndodhi atje një vrasje të dënuarish. Ça prove ke që i burgos? Çdo i burgosur i kushton taksapaguesve.
Unë këtu jam dhe nuk lëviz nga ky pozicion dhe as PS. Dhe nuk është çështje personi. Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni. Nuk ka aktakuzë dhe as të pandehur. Nuk ke pse e merr tjetrin dhe e çon në burg dhe lë një kryeqytet pa kokë. Jemi aty ku krijohet dyshimi se ka një shkelje të balancës. Ti bëj punën tënde po dhe tjetri tbëjë të vetën. Të linçosh publikisht dhe të hedhë mish që të hidhen të gjithë. Ça kuptimi ka në fund që një njeri degjenorehet shkatërrohet dhe del i pafajshëm? Pse ka bota demokratike gjithë ato masa pa pasur burg? Janë budallenj ato? Në duam të shkojmë te vendet e BE?", tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se është në krye të qeverisë për të bërë historinë. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se vetëm ai dhe PS do të ngrenë flamurin shqiptar në Bashkimin Evropian.
Rama shtoi se të qenurit në krye të shteti është një mision. Ai shtoi se nuk i dridhet qerpiku, ndërsa kujtoi shprehjen që e ka thënë shumë vite më parë: “E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu”.
"Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjerave që njerëzit e zakonshëm i kanë.
Unë kam aq shumë gjera që dua të bëj dhe ti të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu,' tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka sulmuar reformën në drejtësi. Rama u shpreh se ku antikorrupsioni del nga shinat, bëhet dhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe qytetarët.
Rama shtoi se kur drejtësia hyn në telefon duhet të hyjë vetëm për çështjen dhe ta kontrollojë në praninë e personi. Sipas tij SPAK nuk është Vatikani. Ai theksoi se SPAK është institucion i ri dhe bën gabime.
Kryeministri tha se SPAK duhet të dëgjojë edhe kritikat. Ai shtoi se Veliaj duhet të hetohet deri në fund dhe nëse del se ka korrupsion të shkojë aty ku duhet, por vetëm kur ka korrupsion.
"Çfarë duhet të pranojmë ne, që të intimidojnë dhe të japin 5 fletë dhe thonë firmosni. Këto nuk janë sulme, janë thirrje për standarde. Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet dhe më i rrezikshëm se vetë korrupsioni për shtetin dhe qytetarët.
Ata janë njerëz që mbajnë qindra punonjës dhe qindra familje. Si mund të merret peng një telefon? Dhe kur drejtësia hyn në telefon duhet të hyjë vetëm për çështjen dhe ta kontrollojë në praninë tënde. SPAK nuk është Vatikani. Është institucion i ri. Bën dhe gabime. Qeveria e Shqipërisë 100 e ca kusur vite dhe bën gabime. Jo këto që kanë 5 vite. Është e nevojshmë të dëgjojnë dhe kritika. Erion Veliajn ta hetojnë deri në fund, dhe nëse del se ka korrupsion të shkojë aty ku duhet, por vetëm kur ka korrupsion," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe ditën e sotme gjatë daljes së tij drejtpërdrejtë në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Duke iu drejtuar ndjekësve, Rama u shpreh se nuk është normale që një kryebashkiak të merret nga zyra dhe të çohet në gjyq pa prova. Më tej tha se gjykata bëhet e pushtetshme, kur i zgjedhur i popullit ka bërë shkelje. Sipas tij, prokurori ka të drejtë dhe "të çmendet", por gjykata e mban peshën dhe është garanti i drejtësisë.
"Ju duket normale që një kryebashkiak të merret nga zyra, të çohet në gjyq pa prova. Si udhëheqësi që i ka dhënë jetë SPAK, duke vënë në tavolinë dhe ekzistencën e qeverisë. Mos të bëj unë kërkesë për standarde demokratike? Kur thonë tironsit u njohëm içik si shumë. Ça janë zgjedhësit që zgjedhin, mish për top? Kush e drejton bashkinë e Tiranës tani? Kush do ti bëjë 1001 punët tani? Apo gjykatësit?
Dikush ka thënë, prokurori ka të drejtë dhe të çmendet, po gjykata e mban peshën është garanti. Këtu është bërë gjykata stërspeciale, që rrit peshën e dënimit paraprak. Shkon prokurori i SPAK te gjykatësi, dhe i thotë ik thellohu se duhet masë më e rëndë. Gjykatësit janë mbi opinionin publik. Gjykatësit i jepet pushteti që të marrin masa kur të zgjedhurit e popullit kanë kryer shkelje.", tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliajt. Rama u shpreh se i dyshuari edhe vetë prokuroria e di që ka mbledhur prova po nuk e ka sigurinë për burgosjen kurse për të pandehurin ka prova për ta burgosur.
Ai shtoi se kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur dhe se vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme. Sipas tij pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nuk ka SPAK. Rama shtoi se Berisha bën thirrje që ti japin votën për të shkrirë SPAK.
"Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në diskutim, ndryshimit mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori, shkon para gjykatës dhe i thotë, dua burg për këtë person. I dyshuari është kur prokurori ka prova por nuk i ka të mjaftueshme për të kërkuar burg. Pyetja e dytë, kryetari i bashkisë nuk është i pandehur? Nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka sipas tij dyshime të mjaftueshme. Statusi i Erion Veliajt tregon këtë. Nëse nuk mbron Edi Rama në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk keni SPAK. Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK, kjo është e qartë. Bufi i kënetës thotë, më jepni votën të shkrij SPAK. Nuk kontestoj une ndonjë provë duke iu vënë kundër SPAK, por është statusi i Erionit si i dyshuar që konteston. Qëndrimi ynë nuk ndryshon," tha Rama.