LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i propozova unë impiantet e mbetjeve, Zoton e njoh, kam komunikim përditë me Ramën

•Damian Gjiknuri mohon se ndihet i braktisur nga kryeministri Edi Rama, pas vendimit për shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së. • Kjo deklaratë u tha ditën e sotme teksa i dorëzoi detyrën si sekretar i Komanduar Blendi Klosit. •Gjiknuri tha se këto ndryshime vijnë në kuadër të një analize që po bëhet pas fitores së zgjedhjeve. • I pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se ai është i gatshëm që të japë llogari para drejtësisë. •Deputeti socialist i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij, duke shtuar se nuk është kërkuar asnjëherë në SPAK për këtë çështje. •Në lidhje me akuzat e opozitës se ka lidhje me Zoton apo Mërtirin, Gjiknuri tha se nuk ka përfituar asnjë udhëtim nga ata. •Blendi Klosi u pyet në fund të konferencës në lidhje me vendimin që do të marrë PS për Arben Ahmetajn, i shpallur në kërkim nga policia, për aferën e inceneratorëve. •Klosi tha se vendimi për çështjen e Ahmetajt do të merret në shtator.

15 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

IRONIA/ Gjiknuri nxjerr në konferencë vendimin e Ramës për inceneratorët: Nëse nuk jepja autorizimin, unë shkelja ligjin!

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri, ish-minister

TIRANE- Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës nxorri sot në konferencën me gazetarët disa shkresa që sipas tij, ishin letra të vendimit të Këshillit të Ministrave për autorizimin e dhënë prej tij më pas për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Pas denoncimit dhe akuzave që lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri dje duke thënë se ndarja e energjisë ishte bërë në favor të koncesionarit, ku qytetarët përfitojnë vetëm 2% dhe pjesën tjetër e merr koncesionari, Gjiknuri tha sot se priste të pyetej nga gazetarët për këtë çështje.

Ish-ministri zgjodhi ta përsëriste disa herë me ironi,se nëse nuk do të jepte autorizimin në atë kohë, pas "ok" që i kishte dhënë Këshilli  i  Ministrave që drejtohej nga Kryeministri, atëherë do të ishte në shkelje të ligjit. 

“Autorizimi që ka dhënë Ministri i Energjisë ka qenë në zbatim të ligjit në zbatim të kontratës së lidhur, ku thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me leje dhe autorizimet e nevojshme duke cituar edhe ligjet konkretëe. Ju, po t’i referoheni… Unë i nxorra se ma mori mendja që mund të bëhej kjo pyetje… Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore. Mjafton një gazetar të marrë një jurist dhe të pyesi: Vendimi a ka dalë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave në fuqi? Kaq e thjeshtë është kjo punë. Pra absurditeti 25 vjeçar është absurditeti më i madh. E kam thënë me ironi që e trajtojnë sikur në partinë e tyre, që njëri ka vulën, tjetri s’ka vulën. Impianti në 7 vjet pasi shfrytëzohet nga privati i dorëzohet shtetit dhe sot shteti e ka. Qarku i Elbasanit kanë edhe të drejtën edhe autorizimin edhe licensat që ka marrë ky impiant dhe prodhon energji dhe shet energji për të rikuperuar kostot ekonomike. Nëse unë nuk do kisha dhënë autorizim për prodhimin e energjisë, atëherë unë do të shkelja ligjin” tha Gjiknuri./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Damian Gjiknuri: Nuk e propozova unë që të bëhej impianti i mbetjeve

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri ka mohuar të ketë dorë në propozimin e impiantit të mbetjeve për inceneratorët. Gjatë konferencës së sotme, ku i dorëzoi detyrën zyrtarisht Blendi Klosit si sekretar i Përgjithshëm i PS, nuk munguan as akuzat për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Ai u shpreh se nuk ka qenë ai që ka propozuar që të bëhet impianti djegëseve, e se kurrë nuk ka përfituar nga Zoto apo Mërtiri. 

‘Nuk kam propozuar unë që të bëhet impianti djegëseve. Asnjë nuk ka dalë të nxjerrë se unë kam përfituar nga këta njerëz. Këta kur ishin qytetarë të lirë ishin dy njerëz që bënin bizneset e tyre ndër vite në Shqipëri. Njërin e njoh në vitin 2001 (Klodian Zoton) Jeta kështu m'i ka sjellë. Mos i gjykoni veprimet e 10-15 vitave më parë. Këta nuk ishin terroristë ndërkombëtare, por po hetohen për një procedurë të caktuar. Vendimmarrjet që kanë sjellë pasoja apo përftime për to ato janë vepra të gabuara.’- tha Gjiknuri.

2 VITE ME PARE

Ahmetaj në kërkim, por sërish deputet i PS! Ç'do bëhet me 'fatin' e tij? Klosi tregon se kur do merret vendimi

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Blendi Klosi

TIRANË- Vendimi i Partisë Socialiste për të ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, do të merret në muajin shtator. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se në muajin shtator do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i socialistëve. 

Ndër të tjera ai theksoi se Partia Socialiste bën ndryshime për t’u përmirësuar.

“Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së vijoj që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. Kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetje që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë”, tha Klosi.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Jam natyrë optimiste'/ U shkarkua nga detyra, Gjiknuri: Jeta të ofron surpriza, ka stacione...

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Dy ditë më parë gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, kreu i selisë rozë, Edi Rama njoftoi largimin e Damian Gjiknurit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. 

Sot, Gjiknuri ia kaloi detyrën Klosit në një konferencë për shtyp që u zhvillua në selinë e PS-së. Në fund, ai u pyet nëse ndihet i shitur nga kreu i partisë, Edi Rama. Gjiknuri u shpreh se nuk ndihet i braktisur nga kryeministri Edi Rama, përkundrazi e respekton vendimin dhe e vlerëson lidershipin e tij.

PJESË NGA DEKLARATA E GJIKNURIT:

Unë e thashë ishte proces rifreskimi. Për mua nuk është gjë e re, sic kam lëvizur dhe nga pozicioni tjetër, është nevoja për ndryshim. Jo gjithmonë do ketë një shkak-pasojë. Nuk është fundi i botës.

Nga natyra jam pozitiv, te e vërteta dhe jeta të ofron shumë surpriza... Në një vend të vogël me këtë perceptim se cdo gjë që është e lidhur me politikën është kriminale. Janë stacione në jetë, mikroskopike. 

Njeriu duhet të jetë vetvetja, do bëj detyrën.  Besoj se nuk ka më vlerë, spekuloni për të ardhmen, nuk besoj se duhet të jap një përgjigje, jam aktiv, jam deputet. Do bëj atë që di të bëj më mirë. 

2 VITE ME PARE

Inceneratorët/ Gjiknuri: S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANE- Gjiknuri foli sot për çështjen e inceneratorëve, ndërsa akuzat në adresë të tij i cilësoi politike. Sipas tij, roli i ministrit të Energjitikës ka qenë periferik, por gjithsesi tha se këto do t’i gjykojë koha dhe drejtësia. Ai nënvizoi ndër të tjera se inceneratorët janë vepra me dobi publike. Po sipas tij, kontratat janë publike dhe se nuk ka dhënë asnjë pa garë.

"Të hedh energjinë në rrjet, bëje provë për vete. Për ta hedh në rrjet duhet një autorizim, sepse janë mjete që kanë një regjim të veçantë juridik që rregullohen nga ligji. Përsa i përket kontratave, keta njerëz kanë qenë bizmenë, nëse Damian Gjiknuri nëse kam dhënë një kontratë pa garë, është një gjë për tu hetuar, kontrat janë publike, dhe mos ngatërroni procedurën…nuk është hetimi për të hetuar pacientin zero. Nuk di për çfarë kontrate bëhej fjalë. Nuk e di çfarë lidhje ka ministri këtu".

2 VITE ME PARE

Arrestimet e bujshme brenda partisë! Cila është kostoja politike për PS? Ja çfarë thotë Klosi

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Blendi Klosi

TIRANË- Arrestimet brenda partisë Socialiste u përmend gjatë gazetarëve në konferencën e Damian Gjiknurit dhe Blendi Klosit. Ky i fundit u pyet se cilat do jenë kostot e partisë. Por, Klosi shtoi se populli shqiptar ka besim te PS pasi e ka vërtetuar në 8 garat që ka fituar.

'Atë që ne bëjmë e voton populli shqiptar, ne kemi fituar 8 gara, garën e fundit e 2023-it ishte dëshmi se PS është shumë e fortë...'-tha Klosi.

 

2 VITE ME PARE

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re, kam patur rezultatet e mia elektorale

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat tha se nuk ndjen asnjëlloj braktisje nga kryeministri Edi Rama, për të cilin shtoi se e vlerëson për lidershipin e tij. Sipas Gjiknurit, çdo organizate politike që të funksionojë në mënyrë efikase, duhet të bëjë reflketim pas fitores. I pyetur nga gazetarët për këtë vendim, Gjiknuri tha se ka një komunikim shumë të mirë me kryetarin Rama, sikurse është dëshmuar prej 20 vitesh.

"Unë komunikimet me kryeministrin i kam. Unë komunikoj me të, ky nuk është fundi, mund të jetë fillimi i diçkaje të re, në këtë pikëpamje, e rëndësishme është që PS do përmirësohet. Kam pasur rezultatet e mia elektorale, s'ka njeri të pohojë të kundërtën, është kryeministri që ka të drejtë të propozojë dhe pa motiv. Pati ndryshime në nivel ekzekutiv, asnjë se pa me habi".

 

 

 

2 VITE ME PARE

Sekretar i përgjithshëm i përkohshëm? Klosi: Do paraqes platformën, kongresi do më votojë

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Blendi Klosi

TIRANË- Blendi Klosi u pyet ditën e sotme nga gazetarët se nëse do të jetë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste vetëm përkohësisht. Ai u shpreh se detyra e tij që iu është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama do të mbahet nga ai deri në organizimin e kongresit. 

Klosi tregoi se aty do paraqesë platformën e më pas do jenë anëtarët e kongresit ata që do votojnë nëse ai duhet apo jo ta mbajnë këtë pozicion. 

'E thashë që propozimi i Ramës dhe për të qenë 1 ditë është një krenari dhe respekt. Detyra është që të ngarkohet detyra deri në organizimin e kongresit, ku do të paraqes platformën, më pas është kongresi i cili voton sekretarin. 

E kuptoj sesa i rëndësishëm është ky pozicion, është kyç, për të kuptuar atë që qytetarët duan. PS nuk ka shumë koment, e vetmja forcë që ka struktura dhe punon. Kundërshtarët tanë janë në një botë paralele. Kjo parti do e gjejë veten, ne ia kemi dalë të dëshmojnë se PS i shërben më mirë vendit'- tha Klosi. 

2 VITE ME PARE

'Njërin e njoh..'/ Gjiknuri flet për Zoton: Nuk është terrorist ndërkombëtar, mos gjykoni veprimet e 15 viteve më parë

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri kërkon nga mediat dhe nga opinioni që të mos gjykojnë për veprime që janë kryer këtu e 10 apo 15 vite më parë. I pyetur nëse ka dëshmuar në SPAK, ai tha se ende nuk është marrë në pyetje. Ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë, ndërsa shtoi se të njohësh dikë që përfshihet në një çështje penale, nuk të bën të fajshëm.

Pyetja- Ju deklaruat se keni shkuar me gazetarët por asnjëri nuk ka marrë kontratë nga shteti. Sa normale është kjo procedurë në favor të kompanisë së një personi që rezulton se ka paguar hotele për ju. Nuk ju shqetëson që ky ka marrë të dhënat personale për ju

Gjiknuri- Unë shqetësohem për veprimet që bëj vetë. Moszbatimi i ligjit do ishte krim. Nuk kanë lidhje njëra me tjetrën. Unë nuk kam propozuar që të bëhet impianti i djegies, nuk e gjykoj që ishte gabim. Drejtësia do e nxjerrë, po deri më tani nuk ka dalë që unë kam përfituar. Këta ishin 2 njerëz që bënin bizneset e tyre, njërin e njoh që në vitin 2001 kur punova në ministrinë e mbrojtjes me të, por mos gjykoni veprimet e 10-15 vjet më parë. Nuk është terrorist ndërkombëtar. Vendimarrjet janë vepra për t'u gjykuar. 

 

2 VITE ME PARE

Gjiknuri: Jam kontrolluar tre herë nga Inspektoriati i Lartë, udhëtimet e mia janë zyrtare, ngrënia me dikë nuk të fajëson

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i cilësoi politike akuzat e hedhura nga opozita në drejtim të tij, dhe theksoi se roli i tij si Ministër i Energjisë te inceneratorët ka qenë periferik. Ai bëri me dije se nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK në lidhje me këtë çështje, ndërsa theksoi se në çdo moment që do të thirret, do të japë llogari para drejtësisë. Gjiknuri zbuloi se pasuritë e tij janë publike dhe janë kontrolluar tre herë.

“S’kam dijeni, s’jam njoftuar, por pasuritë janë deklaruar, jam kontrolluar tre herë nga Inspektoriati i Lartë, e them publikisht. Udhetimet e mia janë zyrtare. Episodet janë zhvilluar më parë, ka dokumentacion zyrtar. Të njohësh dikë, nuk të bën të fajshëm, kemi ndjenjur edhe në hotel. Takimi apo ngrënia me njeri nuk është fajësi, ministrat janë përgjegjës kur vendimarrjet kanë sjellë përfitime. Do ti qëndroj kësaj dhe të dali dikush dhe të thotë".

2 VITE ME PARE

Akuzat e Berishës për inceneratorët, Gjiknuri: Çështjen e trajtojnë si partinë e tyre, njëri ka vulën e tjetri...

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri u shpreh ditën e sotme se akuzat e opozitës për të janë broçkulla. Gjatë konferencës me gazetarët, ai ironizoi edhe situatën brenda PD-së, duke thënë se njëri ka vulën e tjetri jo.

'Për akuzat e dala nga njeriu që duhet të përgjigjet vetë për shumë gjëra nuk i jap rëndësi, brockulla. 

Nëse i kthehemi komisionit hetimor, e di pse thotë Berisha; pse Gjiknuri ka zbatuar ligjin për energjinë. Cdo objekt energjitik në Shqipëri do një autorizim, është si një mjet që nuk e nxjerr dot pa librezë. Autorizimi është në zbatim të ligjit, thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me një dokument. Ka një vendim qeverie, të këshillit të ministrave. Cdo gjë ka një bazë ligjore. Merrni një avokat dhe pyesni.

E trajtojnë si partitë e tyre, njëri ka vulën e tjetri nuk e ka. Nëse nuk do kisha dhënë autorizim për energjinë do kisha shkelur ligjin.'- tha ai.

2 VITE ME PARE

Gjiknuri: Nuk ndihem i keqardhur për lëvizjet nga Rama, posti s’të jep forcë!

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sot në selinë e PS u bë kalimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm nga Damian Gjiknuri tek Blendi Klosi. Në komunikimin me gazetarët, Gjiknuri tha se rifreskimi do ta bëjë PS edhe më efikase. Lidhur me këtë zhvendosje, Gjiknuri deklaroi se nuk ndihet i keqardhur dhe se është mësuar që të lëvizë në pozicione të ndryshme. Ai shtoi se në të gjitha pozicionet që i janë ngarkuar, ka arritur rezultate të larta.

"Nuk ndihem i keqardhur. Unë jam mësuar të lëviz në pozicione të ndryshme. Në të gjitha pozicionet, kam arritur rezultate dhe në 2021 kur kam drejtuar qarkun e vlorës. Njeriu në pozicione të ndryshme tregon edhe veten e tij, posti nuk të jep forcë, por tregon dobësitë e njeriut", tha Gjiknuri.

 

2 VITE ME PARE

"E shiti Rama te SPAK?", Gjiknuri: Nuk ndihem i braktisur

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË-Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Damian Gjiknurit nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. Sot, Gjiknuri ia kaloi detyrën Klosit në një konferencë për shtyp që u zhvillua në selinë e PS-së. Ai u pyet nëse ndihet i shitur nga kreu i partisë, Edi Rama, mirëpo ai tha se nuk ndihet i braktisur nga kryeministri, përkundrazi e respekton vendimin dhe e vlerëson lidershipin e tij.

PYETJE-PËRGJIGJE

Pyetje: Që nga e mërkura kur kryetari i partisë komunikoi largimin tënd nga detyra, me siguri e ke ndjekur në rrjet një sërë tezash të hedhura në publik. Dëshiroj t’ju pyes, së pari a ndiheni i shitur nga kryetari i partisë suaj dhe së dyti a jeni marrë në pyetje për çështjen e inceneratorëve dhe a jeni në hetim për këtë çështje sipas dijenisë suaj?

Damian GjiknuriUnë kuptova që befasia për disa e këtij lajmi dhe interesi që shkakton në rrjete sociale nuk besoj se duhet të përcaktojë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime, apo mendimi i atyre që i dinë shumë mirë punët në PS. Unë e thashë pak më parë, pas çdo procesi zgjedhor i nënshtrohemi një procesi riaftësimi, procesi analize. Kjo vendimmarrje unë e lidh edhe me këtë proces, natyrshëm pa mohuar rezultatet e mira që kjo parti ka arritur, edhe unë me kontributin tim modest kam kontribuuar dhe do të vazhdoj të kontribuoj pasi i jam bashkuar kësaj partie kur ka qenë në opozitë jo kur partia ishte në pushtet. Nuk e quaj fare në ato terma që do ta thoni, por mua fundi i diçkaje është fillimi i diçkaje të re dhe jeta më ka mësuar të jem gjithmonë para “të papriturave” që duhen parë jo vetëm në kontekstin e kohë, por vendimmarrja duhet marrë në efekte që sjellin në terma afatgjatë. Njeriu e ka të pamundur që për momentin kur ndodh diçka të kuptojë dimensionin e vendimmarrjes. Do dojë shumë kohë për të kuptuar se çfarë të mirash sjell kjo vendimmarrje. Unë jam mësuar me akuza, nuk është hera e parë që jam akuzuar. Fatkeqësisht mbase edhe prej personalitetit tim deri diku të fortë. Asnjëherë nuk duhet të flasim me terma absolutë për veten tonë. Unë jam akuzuar gjithmonë. Akuzohesha për 600 mln Euro të CEZ-it sikur i kisha vjedhur. Çështja u gjykua deri në Gjykatën e Lartë dhe e vërteta doli dritën për diell. Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon dhe i vlerëson këto gjëra. Jo vetëm opinioni publik i krijuar nga vatra të ndryshme politike, sepse diversiteti politik tashmë është përhapur shumë. Për fat ka vetëm një drejtësi dhe ligji e organet e drejtësisë do të flasin të vërtetën e tyre. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e partisë. Kam një marrëdhënie konstante me kryetarin e partisë prej 15-20 vitesh. Kemi një marrëdhënie që shumë kolegë e dinë, është një marrëdhënie e qëndrueshme pune në afërsi dhe distancën aq sa duhet dhe aq sa lejon pozicioni i gjithsecilit. E respektoj vendimmarrjen e tij, e vlerësoj patjetër lidershipin e tij dhe natyrshëm mundësitë që më ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë karrierës sime.

Sa i përket hetimit, të them të drejtën ky hetim ka vite që ka filluar. Ju e dini që dosja e inceneratorëve ka mbi dy vjet e ca që ka filluar hetimi. Nuk më kanë thërritur ndonjëherë. Në çdo moment që do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim, por e kam shpjeguar edhe herë të tjera, e keni parë edhe në Komisionin Hetimor. Roli i ministrit të Energjisë ka qenë shumë periferik, nuk ka pasur asnjë kompetencë direkte, por kjo nuk do të thotë që unë politikisht dhe me bindjen time mendoj që ato vepra janë të gabuara. Ato vepra janë në dobishmëri të publikut dhe ne për shkak të hijeve, apo dritëhijeve në lidhje me procedurën, nuk kemi pse të vrasim ato që janë më të rëndësishme që ato vepra, sot në Elbasan, Elbasani është një impiant që funksionon, prodhon energji, përpunon mbetje dhe ka zgjidhur një problem të Elbasanit. Nga kjo pikëpamje nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi. Jam shumë i hapur për çdo lloj sqarimi siç kam bërë dhe në komision hetimor qoftë në lidhje me njohjet me njerëzit, qoftë në lidhje me vendimmarrjet e mia administrative.

2 VITE ME PARE

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi

TIRANË- Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosit. Në një dalje për mediat, ish-numri 2 i socialistëve argumentoi se këto ndryshime vijnë në kuadër të analizës që PS po zhvillon pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit. Sa i takon marrjes së postit, Klosi e konsideroi një detyrë të rëndësishme, ndërsa për të, beteja e PS është për të arritur në rezultate të larta e për të garantuar një tjetër mandat.

"Është një detyrë e rëndësishme, padyshim duke parë një karrierë të PS, në garat e fundit dhe çdo garë e fituar nga paraardhësja, për ta çuar në një beteje të re elektorale. Dita e zgjedhjeve është një dite e rëndësishme pune, lufte, fitorja, dita pas fitores është dita që të mendojmë për planet e ardhshme. 

Është detyrë të cilat do ta ndaja me çdo anëtarë të PS, me gjithë kolegët. Miku dhe kolegu im Damiani, ka bërë një punë të mirë, e çuam partinë në një garë të fortë në 2023, por do ta çojmë në një garë të fortë të 2026, ku PS do të marrë mandatin e 4. 

Kjo detyrë është një detyrë do na kërkojë orare të zgjatura në çdo fshat, në çdo lagje, për të kuptuar se çfarë njerëzit presin, nga PS. Kjo ditë për ju nuk është një ditë suprizë. PS fiton sepse punon shumë, fiton se përpiqet të transformohet. Në këtë detyrë kemi reformimin e partisë, përpjekjen e madhe për ti dhenë zë çdo të riu".

 

2 VITE ME PARE

Gjiknuri i kalon Klosit detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm: Në shtator nisim procesin zgjedhor në PS

Klosi merr detyrën, Gjiknuri për largimin: Jeta ka surpriza! Nuk i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Damian Gjiknuri i ka kaluar ditën e sotme zyrtarisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, kolegut të tij, Blendi Klosi. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri falënderoi bashkëpunëtorët e tij dhe i uroi suksese Klosit. Ai tha se PS ka nisur një analizë për rezultatin në zgjedhje, ndërsa paralajmëroi se në shtator do të nisë edhe procesi zgjedhor brenda PS-së.

“Kjo është një ditë e veçantë për mua, pasi pas 2 vitesh ia dorëzoj këtë detyrë një kolegu të nderuar. PS iu nënshtrua një procesi riorganizimi. PS iu nënshtruar një organizimi që nga drejtimi i partisë deri te sekretariatet. Rezultati i zgjedhjeve të fundit PS arriti që të merrte një fitore historike. Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e ri. PS ka nisur një proces analize mbi këtë rezultat, dhe sekretariatit iu ofrua që të jepej dorëheqje. Në shtator do të jemi në një proces reformimi. Organizatat janë të forta dhe të qëndrueshme kur nxjerrin mësim dhe nga fitoret. I uroj Klosi që do të dijë të çojë në një stad të mirë organizimin në funksion të betejave elektorale”, tha Gjiknuri.

damian gjiknuri blendi klosi

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi