LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë luftimi', Opozita hedh flakadanë, maxhoranca mbyll seancën

• Seanca plenare ka nisur në mënyrë të pazakontë ditën e sotme. • Deputetët e Opozitës kanë shkuar pa nisur seanca dhe kanë zënë vendet e Ministrave në Kuvend. • Kjo ka sjellë ndërhyrjen e gardës në Kuvend, e cila ka nisur një përplasje me deputetët e opozitës. • Në momentin e parë që kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka shkuar në sallë, ka përjashtuar nga seanca Klevis Balliun. • Ndërkohë që kundërpërgjigja e deputetëve të Opozitës në këtë rast ka qenë ndezja e flakadanëve. • Pas përjashtimit të Balliut, i cili refuzoi që të linte sallën, Peleshi ka përjashtuar dhe Flamur Nokën. • Mes tensioneve dhe kaosit mazhoranca ka njoftuar mbylljen e seancës plenare, duke kaluar të gjitha projektligjet dhe projektvendimet pa debat. • Shkak për situatën e sotme në Kuvend janë bërë zhvillimet e fundit nga ana e SPAK në vend, si operacioni për tenderat e AKSH-it dhe kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

23 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Kush ia vuri flakën fibrave te transmetimit dhe pse nuk u ndëpre seanca plenare në Kuvend (ÇFARË THOTË RREGULLORJA)

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Kuvendi

TIRANË- Një situatë e tensionuar dhe mes kaosit është mbajtur në seancën e sotme plenare. I gjithë kaosi nga deputetët e Opozitës ka nisur për shkak të zhvillimeve të fundit në kahun e drejtësisë, por situata ka dalë jashtë kontrollit. 

Në seancë mbizotëroi dhuna, tymi si dhe ndezja e flakadanëve. Por një situatë e tillë ishte dhe jashtë, Kuvendit ku kanë marrë flakë paketa e fibrave të transmetimit të Kuvendit dhe mediave gjithashtu.

Ende nuk dihet se kush ia ka vendosur flakën fibrave të transmetimit, por në këtë moment që ato u dogjën është ndërprerë sinjali komplet. 

Por a mund të mbahet seanca plenare e mbyllur?  

Sipas kërkimit që Dosja.al ka bërë, rregullorja e Kuvendit, e ndalon këtë, përpos disa rasteve specifike. Në nenin 43 të rregullores së Kuvendit, thuhet se seancat plenare mbahen gjithmonë të hapura me përjashtim të disa rasteve që vendosen nga Presidenti apo Kryeministri i vendit. 

Por në rastin e seancës së sotme, nuk kishte as kërkesë të Presidentit dhe as kërkesë të Kryeministrit për një seancë të mbyllur.

Neni 43
Publiciteti i seancave plenare
1. Seancat plenare të Kuvendit bëhen të hapura, me përjashtim të rastit kur Kuvendi vendos ndryshe.
2. Kërkesën për të zhvilluar seancë plenare të mbyllur mund ta bëjë Presidenti i Republikës, Kryeministri ose të paktën një e
pesta e të gjithë deputetëve, duke e motivuar atë. Pas dëgjimit të kërkesës dhe diskutimeve rreth saj, vendoset me votim të hapur me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur vendoset zhvillimi i seancës plenare të mbyllur, drejtuesi i seancës u kërkon personave të ftuar, medies dhe personave nga publiku të largohen nga salla.
3. Nuk mund të zhvillohen seanca plenare të mbyllura gjatë shqyrtimit të buxhetit të shtetit ose projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Rregullorja

Seanca e sotme duhej që të ndërprehej në momentin që u dogj sinjali i transmetimit në Kuvend. Duke qenë se seanca nuk është transmetuar publikisht, sipas rregullores quhet e pavlefshme./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

 Deputeti demokrat i Lushnjes bëhet VIRAL! Kolegët nga mbrapa, karriget nga para i 'marrin frymën' Korreshit: O u q****a ropt se vdiqa (VIDEO)

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Saimir Korreshi

TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me përplasje të ashpra, sharje dhe ofendime, pasi demokratët që para se të niste seanca zunë vende e ministrave dhe më pas ndezën edhe flakadanë. 

Përveç përplasjeve dhe ofendimeve, një moment që është bërë viral dhe ka 'pushtuar' rrjetin është deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, ku u filmua  në siklet të madh teksa demokratët po shtynin drejt gardës. I rrethuar nga kolegët e tij dhe karriget përpara që e pengojnë, Korreshi nuk dorëzohet por shtrëngon dhëmbët dhe 'lufton'. 


Ndërkohë që herë pas here situata për të vështirësohet lëshon edhe sharje dhe fyerje ndaj punonjësve të Gardës, ndërkohë që mimika e tij tregon se është duke vuajtur tmerrësisht. Në një nga momentet ku Korreshi ndodhet në vështirësi të madhe thotë: “O u q*f**a ro*t se vdiqa”./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Skandali 'pushton' Kuvendin sot/ Noka e lagu me ujë! Komandanti i Gardës tenton të hakmerret me deputetin, ngjitur në pjesën ku ndodhej demokrati...

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare u 'pushtua' nga skandali, ku përveç përplasjes ofenimeve dhe sharjeve, një reagim i ashpër ishte edhe nga ana e Komandantit të Gardës. Siç shihet në pamje në një moment, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka derdhur shishen me ujë në kokë Komandantit të Gardës, ky i fundit reagon ashpër, duke tentuar të hakmerret. 

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

Konkretisht, në një moment, Noka nga vendi ku rrinë ministrat e lagu me ujë disa herë në fytyrë Komandantin e Gardës dhe ky fundit i revoltuar dhe në shenjë hakmarrje është ngjitur në pjesën ku ndodhej Noka, por është ndaluar./Dosja.al

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

5 MUAJ ME PARE

Peleshi mbyll seancën e Kuvendit/ Ironizojnë deputetët e opozitës: Bravo Dubai

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare u mbyll pas rreth një ore, ku u shoqërua nga tensione dhe debate të ashpra. I gjithë kaosi nisi, pasi deputetët e opozitës 'pushtun' Kuvendin dhe disa prej tyre bllokuan ulëset e ministrave.

Mes akuzave, shtyrjeve dhe flakadanëve që u ndezën disa herë, opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa kryefjalë ishte kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku, ku herë pas here demokratët thonin "ku e keni hajduten". 

Ndërkohë, pas dy përjashtimeve të Nokës dhe Balliut, rendi i ditës u votua pa diskutime, por nën prezencën e debateve të forta dhe pas 1 orë tensionesh, Peleshi mbylli seancën plenare. Sapo Peleshi deklaroi mbylljen e seancës, deputetët e opozitës ironizuan duke thënë "bravo Dubai"./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Opozita “pushton” Kuvendin/ Pankarta ironizuese, flakadanë dhe tymuese, ja çfarë ndodhi në seancën plenare (VIDEO+ FOTO)

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me përplasje të dhunshme, pasi deputetët e opozitës “pushtuan” vendet e ministrave. Më pas demokratët ndezën flakadanë, ndërsa drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi hodhën shishe uji dhe sende të tjera.

Më pas, demokratët donin të ndalonin betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli. Herë pas here në kor opozita kërkonte edhe zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin.

Gjithashtu deputët e PD ndezën edhe një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim, ndërkohë që Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve.



5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Merr flakë godina jashtë Kuvendit

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

TIRANË- Godina e Kuvendit ka marrë flakë ditën e sotme. Siç shihet dhe nga pamjet e e mëposhtme, flakë në Kuvend ka marrë kutia e fibrës së transmetimit të Kuvendit. 


Ende nuk dihet se kush ia ka vënë flakën kutisë së fibrës. Por pasi iu vendos zjarri, sinjali i transmetimit të Kuvendit është ndërprerë komplet./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Kaosi në Kuvend/ Ndërpritet sinjali për mediat nga Kuvendi, digjen fibrat! Flakët dhe tymi 'pushtojnë' godinën jashtë (FOTO)

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Teksa brenda Kuvendit deputetët demokratë shkaktuan kaos duke hedhur flakadanë, u ndërpre edhe transmetimi live në ekran. Shkak u bë përfshirja nga flakët e fibrave të transmetimit, që ndodhen në pjesën e jashtme të Kuvendit.

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

Mësohet se flaka u shkaktua nga nja flakadan që një prej gardistëve e hodhi nga dritarja, pasi ia mori nga duart deputetit të PD që e ndezi brenda në sallë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Denoncimet e deputetëve të Opozitës: Shoqëruesi i Niko Peleshit futet i armatosur në sallën e Kuvendit

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Kuvendi

TIRANË- Një shkelje e rëndë e ligjit dhe e rregullores së Kuvendit ka ndodhur në seancën plenare, ku shoqëruesi i kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi është futur i armatosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas denoncimeve të deputetëve të Opozitës, shoqëruesi i Peleshit është futur më armë në seancë. 

Ligji dhe rregullorja e Kuvendit parashikojnë se askush, përveç strukturave të posaçme të sigurisë, nuk lejohet të hyjë i armatosur në ambientet e seancave parlamentare./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Tensione në Kuvend/ Deputetët e PD përplasen me Gardën

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga kuvendi

TIRANË- Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, mbizotëron kaosi, ofendimet dhe sharjet. 
Si pasojë e tensioneve të forta, nga seanca është përjashtuar Klevis Balliu, Flamur Noka.

Kuvendi u kthyer në një “arenë beteje”, pasi karriget e ministrave janë bllokuar nga deputetë të opozitës. Gjatë përplasjeve, opozita kërkon arrestimin e Ballukut, ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka bërë thirrje për qetësim të situatës dhe ndërprerje së kaos./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Nuk ka qetësi në Kuvend, tym, përplasje dhe flakadanë

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvendit duket se nuk do të ketë qetësi. Kjo për shkak të tensioneve të ngritura mes maxhorancës dhe deputetëve të Opozitës. 

Deputetët e Opozitës kanë ndezur flakadanë ditën e sotme në seancë plenare. Ndërkohë që ka pasur shtyje nga ana e Gardës kundrejt Opozitës ditën e sotme./Dosja.al 

5 MUAJ ME PARE

Seanca në mbyllje/ Pas Balliut përjashtohet dhe Flamur Noka nga Kuvendi

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Kuvendi

TIRANË- Deputeti i dytë i Opozitës që u përjashtua sot nga seanca plenare është Flamur Noka. Pas përjashtimit të Klevis Balliut në fillim të seancës, në mbyllje të saj u përjashtua dhe Noka. 

5 MUAJ ME PARE

Mazhoranca kërkon të mbyllë seancën, Opozita prap flakadanë në Kuvend

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga kuvendi

TIRANË- Deptuetja e PD-së, Albana Vokshi ka ndezur një tjetër flakadan në sallën e Kuvendit pas Belind Këlliçit.

Ndërkohë në zonën ku qëndrojnë ministrat e kabinetit, garda kishte rrethuar depuetët e opozitës për ti larguar, por ata refuzuan duke u shtyrë dhe duke mos lëshuar karriget e ministrave.

Gjatë përplasjes, demokratët kërkuan në sallë zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, dhe për të cilin SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Kuvend

TIRANË- Në kuvendin e Shqipërisë vijon situata e tensionuar nga debatet. Kreu i Partisë Demokatike, Sali Berisha, u bën thirrje qeverisë Rama të sjellin Ballukun.  Sipas tij , nuk mund të ketë seancë parlamentare nëse figura e Agasit dhe Ballukut mbrohen nga pozita. Duke i cilësuar si 'kriminelë', Berisha insiston që ata të sillen përpara ligjit. 

"Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu. Sill Palloshin këtu! Silleni hajdutin këtu. Sill pengmarrësin Agasin këtu. Parlament nuk ka më. Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më. Mos mbroni krimnelët. Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët. Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka. Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu. Sill Agasin. E sheh, vjen me të bardha si në dasëm kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Shabani hyn “mes” fërshëllimave në Kuvend: Një puthje edhe për opozitën! Betohet mes kaosit

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Endrit Shabani

TIRANË- Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit, mes kaosit dhe përplasjeve të ashpra në Kuvend. Pasi u betua, Shabani tha "një puthje edhe për opozitën". Kaosi filloi që para se të niste seanca plenare, pasi deputetë të opozitës, bllokuan Foltoren dhe zunë karriget e ministrave.


Gjatë përplasjes, nuk kanë munguar akuzat e kritikat nga opozita. Teksa deputetët po përplaseshin, Kryedemokrati ka kërkuar që Belinda Balluku dhe Ergys Agasi të dorëzohet./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Plas keq në Kuvend/ Deputetët të gjithë në këmbë, garda në aksion

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga seanca

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje të ashpra. Në një moment deputetët e opozitës janë ngritur të gjithë në këmbë duke i kërkuar Kryeparlamentarit Niko Peleshi, që të dorëzojë Belinda Ballukun. 

Më pas, garda e Republikës tentoi të largojë deputetët e Partisë Demokratike, duke shkaktuar përplasje dhe tensione në Kuvend. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes së Gardës, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton Balliun mes kaosit në seancë

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po vazhdon mes kaosit ditën e sotme. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar ditën e sotme deputetin Klevis Balliu. 

Por ky i fundit ka refuzuar që të largohet nga seanca. Ndërkohë që tensionet dhe përplasjet në seancë vijojnë. /Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend/ Deputetë e PD-së përplasen me socialistët, hidhen shishe në drejtim të Peleshit, Berisha: Sill Ballukun dhe palloshin ktu

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Deputetët e opozitës, vijojnë të bllokojnë Kuvendin, ndërkohë që shumë prej tyre kanë bllokuar ulëset e ministrave dhe kjo ka shkaktuar përplasje të ashpra në seancën plenare. Gjatë debateve, Kryedemokrati, Sali Berisha dëgjohet teksa i kërkon llogari Peleshit, se pse nuk i ka dhënë anëtarëve të Këshillit të Imuniteteve që të japë informacione dhe dosjen për Ballukun.

Berisha i drejtohet Peleshit, duke i thën "sill Lubinë këtu! Sill palloshin". Të njejtën gjë ka kërkuar edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. 

“E ke mbyllur Belindën në kasafortë, na jep dokumentet!”, dëgjohet teksa thotë Bardhi.

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Belind Këlliçi ndez flakadanë në Kuvend

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Belind Këlliçi

TIRANË- Situata në Kuvend ka dalë jashtë kontrollit. Teksa Niko Peleshi ka zyrtarizuar hapjen e seancës plenare, deputetit Belind Këlliçi ka ndezur flakadanë në seancë. 

Teksa ndodhej në radhët e uljeve të Minisrave, Këlliçi ndezi flakadanin. Ndërkohë që në këtë moment ka ndërhyrë garda, e cila ia ka marrë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Sillni Agasin!" Berisha në Kuvend: Këta fshehin Ergys Agasin, terroristin dhe peng marrësin

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Sali Berisha

TIRANË- Situata në parlamentin e Shqipërisë, vijon të jetë kaotike. Nga foltorja, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i drejtohet pozitës duke u thënë të sjellin Ergys Agasin , të cilin e cilëson si 'terrorist', pastaj mund të zhvillohet seanca.

Ndërkohë Berisha gjithashtu u drejtohet edhe qytetarëve duke thënë se situata në të cilën ndodhen është ajo e betejës për ligjin. Sipas tij, opozita do ta ruaj pozicionin e saj në kuvend, për të mbrojtur Kushtetutën.

"Shkoni, sillni Agasin këtu, terroristin, pengmarrësin. Sillni Agasin këtu. Shko, para se të uleni këtu, duhet të gjeni Agasin, terroristin. Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pastaj të bëjmë Kuvend. Shkoni! Terroristin, pengmarrësin.
Shkoni sillni Agasin këtu. Të dashur qytetarë dhe qytetare, këtu po zhvillohet një betejë për ligjin, për Kushtetutën.
Këta fshehin pengmarrësin e dy qytetarëve, Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka marrë dhenë, nuk e kam të sigurt.Por ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja, ne qëndrojmë këtu për Kushtetutën, ne qëndrojmë këtu për ligjin.
Se këta e bëjnë vidh e ik, vidh e ik, vidh e ik. Jo dhe jo, vidh dhe ligj, vidh dhe ligj, ne këtë po përpiqemi t’u tregojmë këtyre. Agasin e ka fshehur Proda. Shkoni dhe sillni Agasin këtu," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Përplasjet në Kuvend/ Berisha: Mos i prekni deputetët

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Sali Berisha

TIRANË- Seanca plenare në parlamentin e Shqipërisë në ditën e sotme, duket se ka marrë një kahje tjetër. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh duke e cilësuar si akt kriminal dhe të turpshëm prekjen ndaj deputetëve të opozitës. Ai vijon me akuza ndaj mazhorancës duke u thënë se po mbrojnë kriminelë dhe se do të përballen me pasoja të mëdha.

"Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm, i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Larg, larg! Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda. Po mbroni hajdutë, po mbroni kriminelë. Mos prekni deputetët. Mos zbatoni urdhrat e hajdutëve! Po mbroni hajdutët. Pirro, po ti, Zogu i Belindës. Ja pra, ik edhe ti. Ike. Gati e ke, i ke dy, jo një! Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin. Shkoni dhe gjeni Agasin, mos u merrni me deputetët. Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pengmarrësin, terroristin, mos u merrni me deputetë,"  tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Zuri vendin e Ministrave, Garda ngre hopa Klevis Balliun, deputeti: Ku e keni palloshin

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë

TIRANË- Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvend. Teksa deputetët e opozitës i kanë zënë vendin Ministrave në sallë, garda ka ndërhyrë për t'i larguar. 

Teksa Klevis Balliu ka mohuar që të largohet nga aty, punonjësit e gardës, e kanë ngritur dhe kanë hasur me kundërshtime. 

"Ku është Lubia, ku e keni palloshin," dëgjohet të thotë Balliu./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Deputetët e PD i zënë vendin ministrave, Bardhi: Çojini në burg

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
Perplasjet

TIRANË- Përplasje ka nisur në Kuvend ditën e sotme pa nisur akoma seanca plenare. Mësohet se deputetët e opozitës i kanë zënë vendin Ministrave.

Ndërkohë që me tone të larta, Gazment Bardhië shtë dëgjuar të thotë për Ministrat: Çojini në burg!

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

KOAS në Kuvend. Seanca plenare kthehet në 'arenë
pamje nga kuvendi

TIRANË- Ende pa nisur seanca plenare, tensione dhe dabate të ashpra kanë filluar në Kuvend. Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë zënë vendet e ministrave në sallë. Në pamje shihen që disa prej deputetëve të ulur janë Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

Më pas, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta: “Çojini në burg”./Dosja.al

perplasje ne kuvend

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes