LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kolegji Zgjedhor: Krah partive do ketë logo! Në fletën e votimit do vendoset emri i Metës, është udhëheqës i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

• Kolegji Zgjedhor ka vendosur që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit. Vendimi u mor sot, gjatë mbledhjes së zhvilluar pas ankimimit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Koalicioni mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkuar që fleta e votimit të mos ketë logo partish. • Mbledhja vijoi një tjetër çështje. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paditur KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, në lidhje me emrin që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake. • Koalicioni ka kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, por KQZ e rrëzoi duke kërkuar të vendoset ai i Metës. Edhe kjo kërkesë u rrëzua. • Trupa gjykuese me përbërje: Marsela Dervishi (Relatore) dhe anëtarët Esmeralda Xhili, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Manjola Xhaxho mori vendimin që krah emrit të koalicionit të vendoset emri i Metës. Ky vendim është përfunditar dhe nuk lejohet ankimim.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PËRFUNDIMTARE! Kolegji Zgjedhor: Berisha s'vendoset në fletën e votimit, koalicioni udhëhiqet nga Meta

Kolegji Zgjedhor: Krah partive do ketë logo! Në fletën e votimit
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dhe kërkesën e dytë të bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë'. Vendimi u mor sot. Koalicioni që u krijua me nismën e Sali Berishës dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë kërkuar që kryedemokrati të shkruhet në fletën e votimit. Pasi dëgjoi të gjitha versionet e palët në mbledhje, Kolegji Zgjedhor vendosi që në fletën e votimit të vendoset emri i Metës.

“Kolegji vendosi rrëzimin e kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore sic janë bërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankim”, tha trupa gjykuese.

Ankimimi kaloi në Kolegjin Zgjedhor, pasi KAS e rrëzoi një ditë më parë.

3 VITE ME PARE

DOKUMENTI-ARSYETIMI/ KAS: Emri i Berishës s'vendoset dot në fletën e votimit, s'është regjistruar në zgjedhje, u fut përmes Metës

Kolegji Zgjedhor: Krah partive do ketë logo! Në fletën e votimit
KAS

TIRANË- Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar vendimin e plotë, përmes të cilit arsyeton rrëzimin e kërkesës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për të vendosur emrin e kryedemokratit Sali Berisha si udhëheqës të këtij koalicionit. Arsyetimi kryesor, siç shihet në dokument është se sipas KAS, Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë regjistruar në zgjedhje. KAS shton se Berisha ka bërë kërkesën për tu regjistruar, por nuk është pranuar.

KAS shton se është fakt i ditur botërisht se Berisha dhe grupimi i tij politik janë në fakt pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por të papërfaqësuar zyrtarisht në të (koalicion) me një logo politike (partie), pra në fakt ata po marrin pjesë në zgjedhje dhe janë një realitet konkret politik. Për pasojë, sipas KAS, është krejtësisht e mundur dhe e ligjshme që të pranohet kërkesa dhe vullneti i këtij koalicioni, i materializuar nëpërmjet përfaqësuesve të tij në seancë, që emri i z. Sali Berisha të shënohej në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, kjo në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe të zgjedhjeve.

Pjesë nga dokumenti i KAS:

Pika 3 e nenit 98 të Kodit Zgjedhor detyron që “Përbri emrit të partisë vendoset sigla, shkronja nistore dhe emri i kryetarit të partisë.”. Fakti që ligji nuk ka bërë një urdhërim specifik për koalicionet zgjedhore, nënkupton se fjalia e dytë e pikës 3 të këtij neni është e vlefshme vetëm për partitë politike që garojnë më vete, dhe jo për koalicionet zgjedhore. Në këtë kontekst, referuar edhe faktit që në marrëveshjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të depozituar në KQZ në momentin e regjistrimit, nuk është specifikuar fakti nëse do të ketë një emër të caktuar që do të shënohet në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka përdorur diskrecion administrativ krejtësisht të ligjshëm në pranimin e kërkesës fillestare të përfaqësuesve të këtij koalicioni që emri në fletën e votimit të mos vendoset. Është fakt botërisht i ditur se ka një konflikt të hapur prej kohësh lidhur me përfaqësimin real të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Vendimmarrja e mëparshme e KAS, e cila u pasua nga një vendim i KSHZ solli si pasojë regjistrimin në zgjedhjet e datës 14.5.2023 të PD me kryetar të komanduar z. Enkelejd Alibeaj. Në këto kushte, “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha ka qenë subjekt themelues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sikurse rezulton nga marrëveshja për krijimin e koalicionit e datës 15.03.2023. Pavarësisht faktit se me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri nuk e ka lejuar subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha të regjistrohet si pjesë e koalicionit zgjedhor “Bashkë Fitojmë”, kjo nuk do të thotë kurrsesi që Komisioneri ka ndaluar z. Sali Berisha të jetë pjesë e këtij koalicioni apo qoftë edhe drejtues aktiv i tij, sikurse po ndodh realisht.

Në këtë kontekst, në opinionin tim nuk qëndron konstatimi i bërë nga anëtarët në shumicë të KAS se: “..me vendimin nr. 178, datë 18.03.2023, Komisioneri e ka përjashtuar nga koalicioni “Bashkë fitojmë” subjektin “Partia Demokratike” me kryetar z. Sali Berisha, duke i ndaluar de facto pjesëmarrjen në zgjedhje. Ligjërisht deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij.”. Është fakt i ditur botërisht se z. Sali Berisha dhe grupimi i tij politik janë në fakt pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por të papërfaqësuar zyrtarisht në të (koalicion) me një logo politike (partie), pra në fakt ata po marrin pjesë në zgjedhje dhe janë një realitet konkret politik. Për pasojë është krejtësisht e mundur dhe e ligjshme që të pranohet kërkesa dhe vullneti i këtij koalicioni, i materializuar nëpërmjet përfaqësuesve të tij në seancë, që emri i z. Sali Berisha të shënohej në fletën e votimit përbri emrit të koalicionit, kjo në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe të zgjedhjeve. 3. Neni 46 i Kushtetutës, në pikën 1 të tij parashikon se “1. Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.”. Në nenin 1 të ligjit nr. 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike” i ndryshuar parashikohet se “Partitë politike janë bashkime vullnetare të shtetasve mbi bazën e ideve, të bindjeve e të pikëpamjeve ose të interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.”.

Në nenin 3 të po këtij ligji parashikohet se “Partitë politike shqiptare janë pjesë e një sistemi të lirë e demokratik qeverisës në vend. Krijimi dhe veprimtaria e tyre është e lirë dhe e garantuar nga Kushtetuta.”. Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 32, datë 21.06.2010, ka theksuar se “... pluralizmi është një tërësi rrethanash ku pushteti politik është i shpërndarë në atë mënyrë që asnjë grup interesi ose klasë e caktuar shoqërore të mos mbizotërojë mbi të tjerët. Kushti bazë për pluralizmin janë zgjedhjet e lira, shumësia e interesave, lejimi i hapësirave për organizimin e mekanizmave të presionit ndaj organeve të pushtetit dhe një shtet që është i përgjegjshëm ndaj nevojave të qytetarëve. Në çdo sistem demokratik, përfaqësuesit e popullit në qeverisje zgjidhen përmes zgjedhjeve shumëpartiake, të lira, të barabarta dhe të ndershme” dhe “Konkurrimi i lirë ndërmjet partive është një shfaqje e drejtpërdrejtë e natyrës pluraliste të shoqërisë demokratike dhe është pikërisht mbrojtja e pluralizmit në jetën politike që ka kuptim për vetë ekzistencën e kësaj shoqërie. Gjykata thekson se çdo kufizim i drejtpërdrejtë ose i tërthortë mbi barazinë e partive në konkurrimin zgjedhor nuk duhet të ketë një pasojë diferencuese ose të përbëjë një trajtim preferencial për disa parti, ose të ndalojë pjesëmarrjen e partive politike në konkurrimin zgjedhor”.

3 VITE ME PARE

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën: Berisha s’mund të jetë udhëheqës i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, s’figuron në zgjedhje. KQZ të vendosë Metën

Kolegji Zgjedhor: Krah partive do ketë logo! Në fletën e votimit
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dhe kërkesën e dytë të bërë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë'. Vendimi u mor sot. Koalicioni që u krijuar me nismën e Sali Berishës dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë kërkuar që kryedemokrati të shkruhet në fletën e votimit. 

"Duke qenë se deputeti Sali Berisha dhe grupimi i tij politik nuk janë në zgjedhje dhe pjesë e koalicionit dhe për pasojë deputeti Sali Berisha nuk mund të jetë ligjërisht drejtues i tij. Në pajtim me nenin 65, KQZ duhet të njohë Partinë e Lirisë si udhëheqëse të koalicionit dhe kreun e kësaj partie, Ilir Meta, emri i të cilit duhet të pqasqyrohet në fletën e votimit,"- tha përfaqësuesja.

3 VITE ME PARE

Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin Berisha-Meta, logo e partive do të jetë në fletën e votimit

Kolegji Zgjedhor: Krah partive do ketë logo! Në fletën e votimit
Kolegji Zgjedhor

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka vendosur që logot e Partive dhe/ose të Koalicioneve do të qëndrojnë në fletën e votimit. Vendimi u mor sot, gjatë mbledhjes së zhvilluar pas ankimimit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Koalicioni mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkuar që fleta e votimit të mos ketë logo partish. 

Në ankimin e bërë më 18 prill, përfaqësuesit e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' renditën 3 arsye për këtë kërkesë.

“Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respective dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike. Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumë emërore. Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar Bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni,"- thuhej në dokument.

 

kolegji zgjedhor 21 prill 2023 ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion