LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/ Zbardhet projektvendimi. Opozita kundër: Nuk do të marrim pjesë në votim, është propagandë!

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion pritet të miratohet ditën e nesërme në Kuvend, vetëm me votat e Maxhorancës. • Ky komision do të përbëhet nga 11 anëtarë 6 prej të cilëve janë deputetë të PS-së, ndërsa 5 janë të Opozitës. • Ndërkohë që një nga emrat e lakuar se do të drejtojë komisionin është ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. • Deputetët të opozitës kanë paralajmëruar sot se nuk do të marrin pjesë në votim. • Në një prononcim për mediat deputeti Ervin Saliaji u shpreh kundër komisionit, pasi sipas tij ky është një komision propagandistik. • Mes të tjerash Salianji shprehet se Partia Demokratike dhe opozita nuk mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. • Edhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar se opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që do të bëhet nesër në Kuvend. • Bardhi deklaroi se kjo sipas tij është një propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit, ndërsa shton se opozita është për luftë reale jo vetëm më fjalë. • Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili ka deklaruar se opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që do të bëhet nesër në Kuvend. • Noka, deklaron se nuk mund të ulen në një tryezë me ata të cilët i kanë akuzuar për korrupsion apo abuzime me tenderat dhe PPP-të. • Ai është shprehur i ashpër sa i takon ish-zyrtarëve të PS që janë në burgim apo në kërkim, që kanë pasur një të shkuar kriminale

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ngritja e Komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion/ Zbardhet projektvendimi: Përbëhet nga 11 anëtarë, veprimtaria do zgjasë 10 muaj

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
foto ilustruese

TIRANË- Është zbardhur projektvendimi, i cili pritet të votohet gjatë seancës së nesërme në Kuvend, lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm të propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të mazhorancës dhe 5 përfaqësues të opozitës. Emrat e përfaqësuesve do të cakton me vendim të Kuvendit. 

Në projektvendimin e zbardhur thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

PROJEKTVENDIM

 Nr.____/2024

PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË POSAÇËM

“PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në mbështetje të neneve 7, 77.1, 78 dhe 80.3 të Kushtetutës dhe të neneve 24 e vijues të Rregullores së Kuvendit, si dhe në zbatim të Rezolutës së Kuvendit të datës 27.05.24, me propozimin e një grupi deputetësh,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

II. Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim: 1) përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, 2) thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe 3) forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

III. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës e transparent, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë:

i) Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e Bashkimit Evropian, përmes një angazhimi gjithëpërfshirës me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, agjencitë ekzekutive e ato publike të pavarura, institucionet e sistemit të drejtësisë, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, subjekte të tjera të interesuara, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë opinionin publik;

ii) Hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse;

IV. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.
Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë – pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Evropian, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).

Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.

VI. Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

VII. Komisioni i Posaçëm Parlamentar organizon dhe zhvillon veprimtarinë e tij mbështetur në dispozitat e Rregullores së Kuvendit për funksionimin e komisioneve parlamentare. Komisioni do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të miratuar dokumentet përfundimtare nga një shumicë e konsiderueshme e deputetëve, duke e konsideruar kritike që ushtrimi të gëzojë mbështetje të gjerë dhe të pasqyrojë nevojën për ndërtimin e konsensusit që Kuvendi, populli shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë presin nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe procesi që ai do të zhvillojë dhe mbikëqyrë.

VIII. Pranë Komisionit të Posaçëm, për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.

Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.

Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit.

Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.

IX. Komisioni i Posaçëm për të garantuar një proces objektiv dhe në standardet më të mira ndërkombëtare dhe plotësisht në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, fton ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, domosdoshmërisht të aleatëve tanë strategjike, si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar mundësinë dhe pjesëmarrjen aktive të tyre përmes ekipeve të monitorimit dhe asistencës teknike.
Në cilësinë e ekspertëve ndërkombëtare, komisioni mund të ftojë të marrin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës, Prezencës së OSBE-së, USAID, SIDA, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, agjencive të ndryshme të specializuara në fushat përkatëse, si GRECO, OGP etj., si edhe lektorë me karriera të spikatura në vendet partnere të Shqipërisë për fushat e objektit të punës së tij.

X. Pranë Komisionit të Posaçëm, ngrihet dhe funksionon një sekretariat teknik i përhershëm gjatë gjithë mandatit të komisionit, i përbërë nga këshilltarë/specialistë të Shërbimit Juridik të Kuvendit, administratës publike, juristë të institucioneve të pavarura dhe agjencive ligjzbatuese si edhe juristë të tjerë me përvojë që do të ftohen të kontribuojnë përkohësisht si pjesë e kësaj strukture gjatë mandatit të këtij komisioni. Sekretariati teknik do të shërbejë për të mbështetur Komisionin e Posaçëm dhe grupet e ekspertëve në kryerjen e detyrave të tyre.

XI. Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar si më sipër, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:

Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:

i) Institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë;

ii) Institucionet e sistemit të drejtësisë;

iii) Institucionet publike të pavarura të krijuara nga Kuvendi;

iv) Agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre luftën ndaj korrupsionit, administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo mbikqyrjen e tregut, rregjistrimin e administrimin e pronës etj.;

v) Ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse; vi) Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit; vii) Pedagogë e studentë;

viii) Përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;
Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme nga struktura të ndryshme shtetërore në funksion të përmbushjes së objektit të tij;
Përfshirjen në këtë proces të opinionit publik dhe veçanërisht të rinisë universitare, nëpërmjet hapësirave të bashkëbisedimit tematik dhe një portali online të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, etj.

XII. Çdo parti tjetër joparlamentare, që nuk është e përfshirë në këtë komision do të ftohet të marrë pjesë në aktivitetet e hapura, si dhe të ofrojë kontribute konkrete pranë komisionit dhe grupit të ekspertëve.

XIII. Këshilli i Ministrave mund të përfaqësohet në veprimtaritë e Komisionit me pjesëmarrjen e ministrit të shtetit dhe (1) Kryenegociator, për (2) Marrëdhëniet me Parlamentin, për (3) Antikorrupsionin dhe Administratën Publike dhe për (4) Pushtetin Vendor, të cilët do të mund të japin opinionet e tyre për çështje të caktuara, si edhe të kontribuojnë përmes ekspertëve të tyre.

XIV. Ngarkohet Byroja e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për krijimin e kushteve të punës, mbështetjen financiare e logjistike të veprimtarisë së këtij Komisioni të Posaçëm, grupit të ekspertëve dhe sekretariatit teknik.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R E

LINDITA NIKOLLA

2 VITE ME PARE

Opozita deklaroi se nuk do të votojë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm/ PS drejt shtyrjes së votimit, mund të hiqet nesër nga rendi i ditës

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
foto nga seanca e kaluar

TIRANË- Në seancën e së hënës në Kuvend u miratua rezoluta anti-korrupsion e Partisë Socialiste. Rezoluta u miratua me 76 vota pro dhe dy kundër, ndërsa opozita nuk mori pjesë në procesin e votimit. 

Në rendin e ditës të seancës së nesërme plenare ishte planifikuar të votohej edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm. 

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/

Ndërkohë sipas burimeve, votimi mund të shtyhet dhe të hiqet nga rendi i ditës së seancës së nesërme, pasi mazhoranca ka kërkuar edhe dakordësinë e opozitës në ngritjen e komisionit. Opozita ka deklaruar se nuk do të votojë pro ngritjes së Komisionit të Posaçëm parlamentar antikorrupsion. 

Ky komision do të përbëhet nga 11 anëtarë 6 prej të cilëve janë deputetë të PS-së, ndërsa 5 janë të Opozitës. Ndërkohë që një nga emrat e lakuar sedo të drejtojë komisionin është ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

2 VITE ME PARE

Gazment Bardhi: Nuk do të votojmë krijimin e komisionit të posaçëm anti-korrupsion

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka konfirmuar se nuk do të votojnë pro për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi për gazetarët u shpreh se PS-ja nuk ka bërë asnjë konsultim në lidhje me të dhe se e kanë bërë fakt të kryer ngritjen e tij. Po ashtu Bardhi ka theksuar se ai s'mund të marrë pjesë në komision, kur nuk e di objektin e punës.   

"Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi fyuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë. Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë ditë të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin. Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama. Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve," tha Bardhi.

Ky komision do të përbëhet nga 11 anëtarë 6 prej të cilëve janë deputetë të PS-së, ndërsa 5 janë të Opozitës. Ndërkohë që një nga emrat e lakuar sedo të drejtojë komisionin është ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

2 VITE ME PARE

Komisioni antikorrupsion nesër në Kuvend/ Noka i prerë: Opozita nuk do marrë pjesë! S’mund të jetë Rama kalorësi i antikorrupsionit!

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
Flamur Noka

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që do të bëhet nesër në Kuvend. Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa, Noka, deklaron se nuk mund të ulen në një tryezë me ata të cilët i kanë akuzuar për korrupsion apo abuzime me tenderat dhe PPP-të. Ai është shprehur i ashpër sa i takon ish-zyrtarëve të PS që janë në burgim apo në kërkim, që kanë pasur një të shkuar kriminale.

“Nuk ka gjë më tallëse për opozitën, për shqiptarët, se si një njeri që kriminalizoi çdo qelizë të shtetit shqiptar, që fshihet pas kësaj afere dhe të vijë sot dhe të lajë duart dhe të thotë; ‘nuk isha unë që vodha apo shkatërrova unë Shqipërinë dhe tani do të jem kalorësi i antikorrupsionit’. Kjo është fyese për shqiptarët.

Ndaj këtë të drejtë nuk mundet opozita t’ja japë të drejtë vetes. Ky moment do të na bënte baltë të gjithëve dhe do të na njësonte të gjithëve në sytë e qytetarëve. Ai që e zhyti, nuk mund të thotë; jam shpëtimtari. Si mundet unë Osman të shkoj dhe të ulem në një komision të ‘qeverisjes së mirë’?! Kjo qeveri e kthehu Shqipërinë në Kolumbi! Shqipëria e koncesioneve na qenka Shqipëria e qeverisje së mirë. Shqipëria e Bajrave, Durim Bamit dhe Abdylëve qenka Shqipëria e anti-krimit. Si mund të pranojë opozita që Shqipëria që ka kaq grupe kriminale që ishin shtabe elektorale të PS, sot do u jepkan zgjidhje.”, tha Noka.

2 VITE ME PARE

Komisioni anti-korrupsion/ Bardhi: Propagandë! Duhet luftë me vepra, jo fjalë. Nuk do të marrim pjesë në votim

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka deklaruar sërish këtë të mërkurë se opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që do të bëhet nesër në Kuvend. Në një prononcim për gazetarët, Bardhi deklaroi se kjo sipas tij është një propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit, ndërsa shton se opozita është për luftë reale jo vetëm më fjalë.

“Keni akses në faqen e Kuvendit ku publikohet çdo akt. Nëse nuk është mos më drejtoni mua mikrofonin a do ta votojmë apo jo. Lindita Nikolla fut në rend dite një projekt vendim që nuk ka asnjë pr. vendim të zbardhur. Kjo tregon sa serioze është kjo  niciativë dhe që për Ramën të gjitha janë vetëm propagandë dite dhe PR. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin nuk e ndalon asgjë. Më gjeni një rast që Rama ka ngritur gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta heq nga puna. Ndaj ne nuk jemi bërë pjesë e këtij procesi e nuk kemi marrë pjesë në votim. Propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit. Ne jemi për luftë reale jo luftë me fjalë”, tha Bardhi.

2 VITE ME PARE

"Komisioni anti-korrupsion propagandistik"/ Salianji: U bë në mënyrë të njëanshme!

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
Ervin Salianji

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë kundër komisionit antikorrupsion që pritet të miratohet në seancën e nesërme plenare në Kuvend. Në një prononcim për mediat Saliaji shprehet kundër komisionit, pasi sipas tij ky është një komision propagandistik. Mes të tjerash Salianji shprehet se Partia Demokratike dhe opozita nuk mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot. Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë. E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.”, tha Salianji.

2 VITE ME PARE

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafa, do të jetë me 11 anëtarë

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion nesër në Kuvend/
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi pritet të miratojë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Anti-korrupsion, që me shumë mundësi do të marrë vetëm votat e socialistëve. Përbërja e komisionit të Posaçëm Anti-korrupsion do të jetë prej 11 anëtarësh, 6 të mazhorancës dhe 5 të opozitës. Ndërkohë që një nga emrat e lakuar se do të drejtojë komisionin është ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa.

Ndonëse ngritja e komisionit është parashikuar në rend dite për seancën e nesërme, PS mund të kërkojë tërheqjen e projekt-vendimit dhe shtyrjen për në një tjetër seancë në pritje të një dakordësie me grupin parlamentar të PD për përbërjen e emrave. Nëse rendi i ditës në seancën e nesërme nuk do të ndryshojë do miratohet vetëm ngritja e komisionit dhe jo përbërja.

Ky komision do të përbëhet nga 11 anëtarë 6 prej të cilëve janë deputetë të PS-së, ndërsa 5 janë të Opozitës. Ndërkohë që një nga emrat e lakuar sedo të drejtojë komisionin është ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se kjo rezolutë është sipas tij e pavlerë, ndërsa ka hedhur akuza se kryeministri Rama nuk është i gatshëm të luftojë korrupsionin.

kuvend rezolute anti-korrupsion opozite

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes