LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni i TIMS nis me 1 minutë heshtje në nderim të Kadaresë, drejtoresha e SHISH jep dëshminë me dyer të mbyllura: Preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare!

• Ditën e sotme po zhvillohet me dyer të mbyllura mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. • Seanca ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare që u nda nga jeta ditën e djeshme. • Sot është thirrur për të dhënë dëshminë e saj drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. • Kjo e fundit kërkoi që dëshminë ta japë me dyer të mbyllura. • Ndërkohë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që mbledhja të zhvillohet e hapur, pasi sipas tij nuk ka asnjë element që përbën sekret shtetëror. • Ai u shpeh se socialistëve u pëlqen të zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës. • Pas refuzimit nga Salianji për të dhënë dëshminë e saj pa praninë e mediave drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka ngulmuar më tej që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura. • Sipas Hysenit mbledhja duhet të mbahet me dyer të mbyllura pasi preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare. • Ajo ka deklaruar se në mbledhje duhet të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Nuk është faji jonë që je analfabet", debate në Komisionin e TIMS, Salianji përplaset me Ardi Veliun: Me këtë gjuhë fol në ndonjë vend tjetër!

Komisioni i TIMS nis me 1 minutë heshtje në nderim të
Ervin Salianji

TIRANA- Ka vijuar mes debatesh seanca e dëshmisë së ish-drejtori të AMP-së, Ardi Veliu në Komisionin hetimorë të TIMS. Ky i fundit ka kërkuar të dëshmojë më dyer të mbyllura, pasi sipas tij ka të bëjë me të dhëna sekrete dhe sensitive.

Nga ana tjetër, kryetari i këtij Komisioni, Ervin Salianji u shpreh fillimisht se seanca duhet të zhvillohej me dyer të hapura, pasi nuk kishte një kërkesë të mirëfilltë nga ana e dëshmitarit për tu zhvilluar me dyer të mbyllura, por kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.

Pjesë nga debati:

Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti, askush këtu.

Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh. Kur ta mbarojnë këta pastaj. Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni, tek kjo e ka. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër se këtu nuk e bën dot. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar, kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot këtë, nuk e guxon dot.

Ardi Veliu flet pa mikrofon

Salianji: Ti je lesh i tërë në këtë rast, ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e përpara këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju dhe përgjigju për shkeljet e ligjit. Drejtohu me etikë

2 VITE ME PARE

Dëshmia e drejtoreshës së SHISH, mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e komisionit të TIMS: Preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare!

Komisioni i TIMS nis me 1 minutë heshtje në nderim të
Mbledhja

TIRANË- Komisioni për të dhënat e TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Socialistët në nisje të seancës kërkuan që dëshmia e drejtores së SHISH, Vlora Hyseni para komisionit të TIMS të zhvillohet pa praninë e medias. Këtë propozim e kundërshtoi menjëhere kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji. Ai u shpeh se socialistëve u pëlqen të zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.

Ndëkohë pas refuzimit nga Salianji për të dhënë dëshminë e saj pa praninë e mediave drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka ngulmuar më tej që mbledhja të zhvillohet  me dyer të mbyllura. Sipas Hysenit mbledhja duhet të mbahet me dyer të mbyllura pasi preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare, Ajo ka deklaruar se në mbledhje duhet të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie.

"Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara," tha ajo.

 

2 VITE ME PARE

"Dëshmia e drejtoreshës së SHISH të mbahet pa praninë e medias"/ Salianji kundër kërkesës së socialistëve: Të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni!

Komisioni i TIMS nis me 1 minutë heshtje në nderim të
Mbledhja

TIRANË- Komisioni për të dhënat e TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Socialistët në nisje të seancës kërkuan që dëshmia e drejtores së SHISH, Vlora Hyseni para komisionit të TIMS të zhvillohet pa praninë e medias. Këtë propozim e kundërshtoi menjëhere kreu i komisionit Hetimor, Ervin Salianji. Ai u shpeh se socialistëve u pëlqen të zhvillojnë mbledhjet në errësirë, duke theksuar me batutë se dritës i druhet vetëm lakuriqi i natës.

Debatet

Ervin Salianji: Propozimi im është që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Toni Gogu: Kërkesa juaj duhet të kalojë në votim. Nuk ka kërkesa të reja procedurale.

Ervin Salianji: Mbledhja propozoj të bëhet me dyer të hapura. Lakuriqi i natës nga drita verbohet dhe del vetëm në errësirë. Unë e kam bezdi të rri si lakuriq nate, të heqim dritën, të mbyllemi këtu dhe ju mendoni se do t’ia hidhni. Nuk ia hidhni dot. Dëshmitarët vijnë dhe ia kalojnë topin njëri-tjetrit si xhonglera.

2 VITE ME PARE

Takimi i drejtoreshës së SHISH në Bruksel krijon debat në Komisionin e TIMS, Salianji deputetit të PS: Gabon politikisht kur përmend kryeqytetin serb!

Komisioni i TIMS nis me 1 minutë heshtje në nderim të
Salianji

TIRANË- Komisioni për të dhënat e TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia gjatë fjalës së tij iu drejtua kryetarit të Komisionit, Ervin Salianji duke i thënë që të kërkojë ndjesë për faktin që në mbledhjen e kaluar deklaroi se drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni nuk ishte e pranishme për të dëshmuar, për shkak se ndodhej në Beograd.


Pjesë nga diskutimi:


Qefalia: E kërkoj për procedurë

Salianji: Këtu për procedurë kërkohet

Qefalia: Duhet të dëgjosh kur flas unë. Si kryetar komisioni.

Qefalia: Nise mbledhjen me një ndjesë publike për veprimin që bëre në mbledhjen mëparshme duke ngatërruar vendin e takimit të drejtoreshës së SHISH nga Brukseli në Beograd.

Salianji: Kam pasur një shkresë nga SHISH. Gabon politikisht kur përmend Beogradin. E kemi si pyetje, sepse i intereson edhe drejtoreshës që të sqarojë çdo dyshim besoj.

2 VITE ME PARE

"TIMS"/ Seanca nis me 1 minutë heshtje në nderim të Kadaresë, raporton drejtoresha e SHISH: Dëshmia të jetë me dyer të mbyllura

Komisioni i TIMS nis me 1 minutë heshtje në nderim të
seanca

TIRANË- Po zhvillohet ditën e sotme mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Seanca ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare që u nda nga jeta ditën e djeshme.

Sot është thirrur për të dhënë dëshminë e saj drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit ka kërkuar që dëshminë ta japë me dyer të mbyllura.

"Si drejtore e SHISH njoh dhe vlerësoj detyrimin kushtetues për raportim në Kuvendin e Shqipërisë dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në asnjë rast SHISH nuk i është shmangur raportimit para komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllyra dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.", ka thënë Hyseni. 

Ndërkohë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që mbledhja të zhvillohet e hapur, pasi sipas tij nuk ka asnjë element që përbën sekret shtetëror. 

"Nuk shoh asnjë element të përbërë sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe kërkesa që janë zbuluar në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet e hapur.", tha Salianji.

Sot dëshmojnë edhe Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Ardi Veliu, ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

komisioni i tims 2 korrik 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet