LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin Muçën: Transferoi nga emri i punonjësit 1 mln euro kur ishte te AKSHI! Gogu: Nuk jemi gjyqtarë

• Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur ditën e sotme mes debatesh. • Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit. • Ai iu përgjigj akuzave të opozitarit Ervin Salianji pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit. • Gogu shtoi se opozitarët nga njëra anë duan të shfajësojnë farefisin e tyre politik dhe nga ana tjetër të ndëshkojnë kundërshtarin politik. • Ndërsa deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se ka informacione se Ervin Muça,në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. • Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. • Po ashtu, në mbledhje, kreu i Komisionit, Ervin Salianji, teksa ka lexuar rendin e ditës ka ironizuar maxhorancën duke u thënë se janë mësuar me qyl. • Ai ka përdorur dhe një shprehje popullore. • Debatet kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm. • Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar. • Deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca ndërsa Salianjii tha se do bëjë kallëzim.• Kreu i këtij Komisioni, Ervin Salianji propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, në orën 17:00. • Por mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën pasi ai ka vijuar përplasjen me deputetin Toni Gogu i cili iu drejtua duke i thënë se Salianji kishte frikë sa herë që ai fliste. •Pas më shumë se 4 orësh dhe mes debatesh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. • Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, ka bërë me dije se mbledhja e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 17:00. • Mësohet se përmes Kuvendit, këto kërkesa për informacion do t’u drejtohen institucioneve duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Tiranës etj. • Miratimi është bërë me 7 votat e opozitës, ndërsa mazhoranca ka votuar në bllok kundër me 6 vota.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Katër orë debate, Komisioni Hetimor i TIMS miraton kërkesat për informacion drejtuar institucioneve

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin
Komisioni

TIRANA- Pas më shumë se 4 orësh dhe mes debatesh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, ka bërë me dije se mbledhja e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 17:00.

Mësohet se përmes Kuvendit, këto kërkesa për informacion do t’u drejtohen institucioneve duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Tiranës etj. Miratimi është bërë me 7 votat e opozitës, ndërsa mazhoranca ka votuar në bllok kundër me 6 vota.

 

2 VITE ME PARE

"Sa herë që flas unë, ti ke frikë", Komisioni për TIMS/ Salianji propozon: Të mblidhemi sërish të hënën

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin
Komisioni

TIRANA- Ka vijuar mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Kreu i këtij Komisioni, Ervin Salianji propozoi që të mblidheshin sërish të hënën, në orën 17:00. Por mes palëve nuk është gjetur në dakordësi për orën pasi ai ka vijuar përplasjen me deputetin Toni Gogu i cili iu drejtua duke i thënë se Salianji kishte frikë sa herë që ai fliste.

Pjesë nga debati: 

Salianji: Meqë kemi disa propozime dhe nuk kemi dakordësi, ju doni të bllokoni komisionin. Mos ta bëjmë si gallatë. Duam dakordësi. Ju thoni eprorëve; që thamë një fjalë aty, ja çfarë bëmë. Ditën e hënë lëmë një mbledhje tjetër për shkak të ndërhyrjes në TIMS. E lëmë në ditën e hënë, në çfarëdolloj ore që të doni, po jua lë juve në dorë. Sot propozimet e ekspertëve janë këto që janë. Ditën e hënë i lëmë kohën ekspertëve që të vinë në atë orë që doni ju, që t’i lëmë kohë atyre që të marrim kohë.

Gogu: Unë e di që ti ke frikë sa herë që flas unë. Sa herë që flet ligji.

Salianji: O Lindita eja pak, të fshihem pas teje se kam frikë.

Gogu: Na jepni kohë që të njihemi me kërkesat për informacion. Nëse doni të hënën, ok, hajde e caktojmë.

2 VITE ME PARE

Komisioni për TIMS, deputetët e PS kërkojnë mbylljen e seancës, Salianji: Do bëj kallëzim penal!

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin
Ervin Salianji

TIRANA- Ka vijuar me përplasje mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Debatet kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar. Deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca ndërsa Salianjii tha se do bëjë kallëzim.

Pjesë nga debati:

Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një sekond mo burrë. Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar  kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët.

Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe detyrat e anëtarëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me ekspertët.

Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën.

Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo.

Salianji: Po për kë e ke pyetjen.

Gogu: Për ekspertët, ma ngarkon ligji.

Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim.

2 VITE ME PARE

“Laraska hu më hu”, Salianji kapet me maxhorancën: Ju jeni mësuar qyl se zgjedhjet ua siguron Rama

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin

TIRANË- Komisioni për sistemin TIMS ka nisur me debate të ashpëra mes kreut të Komisionit Ervin Salianjit dhe maxhorancës. Në mbledhje Salianji teksa ka lexuar rendin e ditës ka ironizuar maxhorancën duke u thënë se janë mësuar me qyl. Po ashtu ai ka përdorur dhe një shprehje popullore.   

“Ne nuk kemi përfunduar akoma me pikën një se ju e kërkuat fjalë për procedurë dhe po bëni politikë, po u përgjigjem me një shprehjeje të popullit, ‘laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj’. Nuk mund të kalohet nga në degë në një tjetër. Pretendohet se…por a keni ju shqetësim që persona të tillë drejtojnë këtë strukturë në Policinë e Shtetit. Një pjesë e madhe e juaja është mësuar qyl nga maxhoranca, se zgjedhjet jua merr Rama. Çdo gjë e paguajnë bandat. Për ça ju duhet? Kjo është logjika. A jeni dakord me këtë rend dite?”, tha Salianji.

2 VITE ME PARE

Akuza e Dogjanit për Ervin Muçën: Transferoi nga emri i punonjësit 1 mln euro kur ishte te AKSHI

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se ka informacione se Ervin Muça,në kohën që ka qenë në punë te AKSHI ka transferuar nga emri i një punonjësi 1 milion euro. Në mbledhjen e komisionit hetimor të TIMS, Dogjani tha se pasi është zbuluar ka bërë kallëzim dhe është larguar nga puna. 

“Kam dhe një informacion tjetër për këtë Muçën, që në kohën që ja qenë te AKSH, një punonjës i tij e ka kallëzuar sepse ka përdorur të dhënat e tij për të transferuar 1 milionë euro te një kompani. Pasi është zbuluar, është marrë në pyetje punonjësi, dhe ka thënë se nuk di gjë. Më pas ai ka bërë kallëzim, dhe është larguar nga puna. Ky (Ervin Muça) mund të jetë një agjent i shërbimeve të huaja që merr të dhënat e qytetarëve dhe mund t’i përdorë kundër Shqipërisë. Dhe ndaj e kemi kërkuar si dëshmitar. Do kërkoja të shtrijmë hetimin se mund të jetë agjent i shërbimeve të huaja, ai ka bërë tradhti kombëtare,” tha ai.

2 VITE ME PARE

Komisioni për TIMS/ Gogu-Salianjit: Javën e kaluar donit pafajësinë Berishës, sot bëheni gjyqtar i Ervin Muçës

Komisioni në TIMS/ Salianji: Jeni mësuar qyl! Dogjanit për Ervin
Komisioni

TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur ditën e sotme mes debatesh. Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, kërkoi nga kolegët e opozitës t'i përmbahen vendimit të Kuvendit. Ai iu përgjigj akuzave të opozitarit Ervin Salianji pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit. Gogu shtoi se opozitarët nga njëra anë duan të shfajësojnë farefisin e tyre politik dhe nga ana tjetër të ndëshkojnë kundërshtarin politik. 

"Rezultatet e punës sonë janë një hetim ligjor mbi veprimtarinë e sistemeve qe mbrojnë sistemin TIMS, nuk janë gjyqe. Ju tërheq vëmendjen t'i qëndrojmë këtij urdhëri të Kuvendit. Zotëria të cilit ju i referoheni ka statusin e të prezumuarit i pafajshëm. Nuk ndëshkon Kuvendi. Ne hetojmë veprimtarinë me ndihmën e disa eksperteve. Unë e kuptoj që ju jeni shumë të trembur dhe ndiqni strategjinë e atij që është sot më i tremburi në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ky rol është të marrësh rolin e gjyqtarit. Javën e kaluar donit t'i jepnit pafajësi Berishës, sot doni të bëheni gjyqtari i Ervin Muçës. Ju nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit që heton sipas vendimit të Kuvendit. Nga njëra anë doni të shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër të ndeshkoni kundërshtarin politik. Kjo sepse jeni humbës serialë. Pa humbur kohë ju lutem kthehuni në shinat e vendimit të Kuvendit. Mos u bëni ju inkuizitorë", tha Gogu.

komisioni per sistemin tims

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet