LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Komisioni për TIMS/ Thirrja e Berishës si dëshmitar ndez debate, PS tërhiqet: Nuk do hetojmë ministra e kryeministra. Salianji: Vetë e kërkuat!

• Në sallat e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. • Seanca ka nisur me debate mes mazhorancës dhe kryetarit të Komisionit, Ervin Salianjit. • Shkak për debatet mes tyre është bërë lista e dëshmitarëve të thirrur për hetimet, ku përfshihen kryeministri Edi Rama dhe ministra të tjerë. Ndërkohë PS, ka kërkuar të merret në pyetje edhe kreu i PD, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, ndërsa sot janë tërhequr nga ky vendim. •Deputetja socialiste tha se ky komision nuk është ngritur për të hetuar ministra e kryeministra, por sipas saj për të hetuar çfarë ka ndodhur më 2 gusht të 2023. • Salianji iu përgjigj se ishin vetë PS që e ka kërkuar thirrjen e tyre.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"I këndoni 'Romeos' çdo natë"/ Salianji-Gjylametit: Unë besoj se Berisha është “Romeo” po aq sa jeni ju “Zhuljeta”

Komisioni për TIMS/ Thirrja e Berishës si dëshmitar ndez debate,
ervin salianji, blerina gjylameti

TIRANË- Një tjetër debat ka ndodhur te mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS-in, kësaj here mes kryetarit Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Blerina Gjylameti. 

Kjo e fundit tha se ky komision nuk është ngritur për të hetuar ministra e kryeministra, por sipas saj për të hetuar çfarë ka ndodhur më 2 gusht të 2023. Për thirrjen e Berishës si dëshmitar, ajo tha se fillimisht duhet t'i lëmë këta njerëz të mbarojnë punë me drejtësinë. Ndërsa ironizoi mbledhjet poshtë ballkonit të Berishës duke thënë se i këndojnë "Romeos" çdo natë.

PJESË NGA DEBATI:

GjylametiKomisioni hetimor është ngritur për të hetuar çfarë ka ndodhur në 2 gusht 2023. Nuk është ngritur për tëhetuar kryeministra e ministra. Keni nenin 15, ku planin hetimor e propozojnë ekspertët që duhet t’i votojmë së bashku dhe më paskalojmë në thirrjen e dëshmitarëve që duhet të kenë lidhje me çështjen. Gjatë hetimit të thërritet edhe Berisha. Institucionin do hetojmë, jo individin. Duhet të vijë vetëm pasi del e nevojshme nga hetimi. Ironinë mos e kthe në të vërtetë. Mos e shit si shpëtimtar dhe kalorës i drejtësisë dhe pafajësisë. Si thirren dëshmitarët? Kush e mori vendimin që ke vendosur emrat atje? Do i lësh këta njerëzit të mbarojnë punë me drejtësinë pastaj t’i thërrasim këtu. Sado ta duash “Romeon”, shkojmë dhe i këndojmë atje poshtë ju apo kushdo tjetër… ne nuk kemi dëshirë të vazhdojmë këngën tuaj të vjetër, të lodhur dhe të stonuar.

Ndërsa Salianji tha se Berisha u thirr si dëshmitar sepse vetë PS e kishte kërkuar. Më tej iu drejtua Gjylametit duke i thënë se "unë besoj se zoti Berisha është “Romeo” po aq sa jeni ju “Zhuljeta”."

SalianjiKomisionit i jap seriozitetin e duhur. Dua të mos gjeni asnjë sebep për të ikur se gati jeni. Shpresoj të jeni në të njëjtën anë me ne për të luftuar çdo keqbërës. Nuk di të lexoj ëndrra, as elementët e çdo metafore apo figure letrare që përdoret. Ju thoni se unë unë mendoj se duhet thirrur edhe zotin Sali Berisha ish-kryeministër e Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm dhe funksionarët e Policisë së Shtetit… Nuk i shpëtojmë këtij hetimi çfarë do që të bëni. Nëse ju doni ta nxirrni zotin Berisha, nuk është as ëndërr as qëllimi im. Dhe t’ju them të vërtetën zonja Gjylameti, unë besoj se zoti Berisha është “Romeo” po aq sa jeni ju “Zhuljeta”. Po ta besoja këtë s’do isha këtu.

2 VITE ME PARE

Debate te Komisioni për TIMS/ Salianji thirrje institucioneve: Mos falsifikoni procesverbale apo protokolle. Gogu: Qëndro në shinat e ligjit

Komisioni për TIMS/ Thirrja e Berishës si dëshmitar ndez debate,
komisioni hetimor i tims

TIRANË- Është shoqëruar me debate seanca e sotme e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Kreu i Komisionit, Ervin Salianji u bëri thirrje institucioneve të mos falsifikojnë procesverbale apo protokolle që janë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Ai tha se kanë informacione të verifikuara për ato që thonë Komision, ndërsa shtoi se "do të jemi të gjithë bashkë për të provuar ose jo ato që themi”.

“Mos hajdeni një ditë me mendjen tuaj, një ditë me mendjen e dikujt tjetër se e paralajmërova, të mbetemi në objektin që ka ky Komision Hetimor. Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos ketë guxim askush të falsifikojë proces-verbale, protokolle apo akte të tjera që do jenë objekt i veprimtarisë së këtij Komisioni Hetimor. Ne kemi informacione të verifikuara për ato që themi, do të jemi të gjithë bashkë për të provuar ose jo ato që themi. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se kanë shumë xhan reformën në drejtësi dhe zbatimin e ligjit”, tha ai.

Nga ana tjetër nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu iu drejtua duke thënë se planin e hetimit do e propozojnë ekspertët, ndërsa i kërkoi të “qëndrojë në shinat e ligjit”.

“Është në nderin e këtij komisioni dhe të integritetit tuaj që ne të qëndrojmë në shinat e ligjit. Planin e hetimit në zbatim të ligjit e propozojnë ekspertët. Natyrisht që edhe ne kemi të drejtë të propozojmë thirrje dëshmitarësh. Unë e kuptoj që juve në ëndrrën tuaj doni të bëheni gjyqtar i Berishës, mbase doni të t’i jepni edhe pafajësi, por ky komision nuk e ka në veprimtari këtë gjë. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise kolegët tanë ku vuajnë masa që cakton drejtësia. Mos ta kthejmë këtë komision në qesharak”, deklaroi Toni Gogu.

2 VITE ME PARE

Komisioni për TIMS/ Gogu: Doni t’i jepeni pafajësinë Berishës! Salianji: Vetë e kërkuat, apo iu tërhoqën veshin

Komisioni për TIMS/ Thirrja e Berishës si dëshmitar ndez debate,
komisioni hetimor per tims

TIRANË- Në Kuvend po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Mbledhja ka nisur me debate mes kreut të Komionionit, Ervin Salianjit dhe nënkryetarit Tonin Gogu për thirrjen e Sali Berishës si dëshmitar për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet. 

Gogu thotë se është një përpjekje për t’i dhënë pafajësinë Berishës. Nga ana tjetër, Salianji i tha se ishin vetë anëtarët socialistë që kërkuan dëshminë e Berishës, Bardhit dhe Bashës.

Gogu: Kam vërejtje për planin paraprak të hetimit. Është plan i deformuar. Planin e hetimit e propozojnë ekspertet qe ne do t’i miratojmë sot. Doni të bëheni gjyqtari i Berishës, ndoshta dhe t’i jepni pafajësinë, por ky komision as nuk e ka në objekt pune të bëjë këtë gjë. Ky komision merret me hetimin e veprimtarisë së autoriteteve që mbrojnë TIMS. Nuk është misioni ynë të nxjerrim nga mjedise ku kolegë tanë, vuajnë masat e sigurimit që cakton drejtësia. Nuk marrim kompetenca të drejtësisë. Çdo përpjekje e juaj për tu bërë gjyqtari i Berishës të mos e ktheje këtë komision në një komision qesharak, pro të bëjmë atë që na ka ngarkuar ligji.

Salianji: Janë deklarata politike që s’kanë të bëjnë më punën e komisionit, ëndrrat që ju folët nuk janë objekt i këtij komisioni, mund të jenë objekt i fallxhoreve. Nëse ju keni sherr me njëri tjetrin nuk është problem i imi. Një kolege e komisionit, por edhe ju si nënkryetar i komisionit, keni propozuar. Duke pasur parasysh që kishit tre emra si propozime, unë për të pasur konsensus të gjerë, që në këtë komision jemi për të qenë përballë atyre që kanë ndërhyrë në komision për llogari të krimit dhe politikës. Plani është siç e kam deklaruar, me propozimet tuaj për thirrjen dëshmitar të Berishës, Bardhit e Bashës, apo cilindo që duhet të vijë japë llogari. Nëse ju merrni një akt dhe thoni përse se keni korrigjuar se na tërheqin veshin të partia, ca të bëj unë këtu. Nuk është faji im që u tërheq veshin vëllai i madh Edi.

komisioni hetimor per tims 8 prill 2024 ervin salianji

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet