Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Kryeministri Keir Starmer ka mirëpritur rreth 50 liderë nga e gjithë Evropa në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. • Kryeministri ka deklaruar se dëshiron të rindërtojë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me aleatët evropianë gjatë takimit në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. • Udhëheqësit do të diskutojnë sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe migrimi i paligjshëm. • Në këtë mbledhje ka marrë pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama por po ashtu dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
4 artikuj për këtë temë.
BRITANI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim jozyrtar me homologun e tij britanik, Keir Starmer. Sipas BBC, mes dy kryeministrave ëshë diskutuar lidhur me migracionin dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e refugjatëve.
Gjithashtu sipas Downing Street është diskutuar edhe mbështetja për Ukrainën dhe bashkëpunimi i Mbretërisë së Bashkuar me Ballkanin Perëndimor. Dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mirëpritur rreth 50 liderë nga e gjithë Evropa në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Starmer ka deklaruar se dëshiron të rindërtojë marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me aleatët evropianë gjatë takimit në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. Udhëheqësit do të diskutojnë sfidat e përbashkëta si lufta në Ukrainë dhe migrimi i paligjshëm. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
ANGLI- Kryeministri Edi Rama ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në lidhje me ushqimin britanik. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se nuk kanë faj anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!”. Ndërkohë që e ka shkruar këtë, Rama ka shpërndarë një foto me pjatën para me ushqim.
Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë “Oh sa mirë hahet këtu tek ju!”
ANGLI- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar fotot nga samiti i Komunitetit Politik Europian në Britani. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se ndodhen me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në margjina të Samitit.
Postimi i Plotë:
“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan ministrja.
ANGLI- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së, ditën e sotme që mbahet në Angli. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka nxjerr pamjet nga pritja që i ka bërë kryeministri Keir Starmer britanik.
Ndërkohë që siç shihet dhe mëposhtë, Rama nuk ka hequr dorë nga atletet e bardha që veshi dhe në mbledhjen e NATO-së.
Postimi i Plotë:
Samiti i Komunitetit Politik Europian mes liderëve të BE-së Oxford - Pritja nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer