LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët, mungon opozita. Asnjë prezent

•Koncert në shesh për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrdhënieve me SHBA. •Në shesh ishte dhe Edi Rama. •Kryeministri bëri paqe me Taulant Ballën dhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf. •Mesazhe me video erdhën nga zyrtarë të lartë të BE. •Nuk mungoi as presidenti i SHBA, Joe Biden. • Rama falenderoi dhe opozitën edhe pse në prezantimin e klipit i kishte zhdukur. •Po ashtu, në koncert nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i opozitës.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mesazhi i presidentit Bajram Begaj: Nëse punojmë së bashku, do t'i përballojmë të gjitha vështirësitë

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka përgatitur një video-mesazh për qytetarët shqiptarë, të cilët u mblodhën në shesh për koncertin e organizuar ngfa qeveria. Në një video-mesazh, Begaj kërkoi bashkëpunim të politikës. Kjo pasi shtoi se është i bindur që do të kemi shumë vështirësi, por vetëm falë punës do arrijmë t'i përballojmë dhe të zhvillojmë vendin tonë.

FJALA E PLOTË-

Të dashur qytetarë,

E sotmja është një mbrëmje feste, pasi rikonfirmojmë rrugën e pakthyeshme evropiane dhe partneritetin me aleatin tonë prej një shekulli. Jam i vetëdijshëm se 10 ditë më parë, me vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në rrugën që kemi zgjedhur, në rrugën e bashkimit në një federatë popujsh e kombesh që u krijua si bashkim vullnetesh - e vetmja në histori deri më sot - do të ketë ndryshime jo vetëm në rrafshin politik e shtetëror, por edhe në koncepte të tilla themelore si pavarësia e identiteti.

Duke promovuar identitetin tonë kombëtar, faktorin më të rëndësishëm historik e kulturor, që nuk njeh kufij dhe nuk ka pengesë për t’u lartësuar, shqiptarët do të jenë qytetarë dhënës në qytetërimin europian. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë, dhe më shumë akoma, jam i vetëdijshëm për vështirësitë që do të na duhet të përballojmë. Por, nëse punojmë të gjithë duke patur në mendje dhe në zemër Shqipërinë, interesin kombëtar dhe të ardhmen e fëmijëve tanë e të brezave të tjerë që do të vijnë, jam i bindur, se jo vetëm vështirësitë do t’i përballojmë, por atdheu ynë do të përparojë e zhvillohet. 28 korriku është një datë shumë e rëndësishme edhe për popullin shqiptar dhe atë amerikan, si dy popuj që i bashkojnë vlerat, parimet.

Në 100 vite, SHBA kanë qenë aty për ne, duke mbështetur cdo hap të Shqipërisë drejt transformimit demokratik dhe drejt rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nën modelin e demokracisë amerikane dhe unitetin e familjes evropiane, Shqipëria ka nevojë për përkushtimin tonë, ka nevojë për ndershmërinë tonë, ka nevojë për punën dhe besimin e të gjithëve ne, ka nevojë për dashurinë tonë. Është koha t’ia japim ato pa asnjë rezervë, pa u lodhur, por me devocion e përkushtim.

3 VITE ME PARE

Von Der Leyen: Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe BE-në, mund të jeni krenarë

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Ursula Von Der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Me një mesazh për festën e sotme, Von der Leyen tha uruar të gjithë shqiptarët. Duke shtuar se tanimë do të duhet të vazhdojnë me rrugëtimin në BE, deri në anëtarësimin e vendit në union.

"Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Prandaj, edhe pse nuk mund të jem me ju personalisht sonte, jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Mund të jeni vërtetë krenarë për atë që keni arritur. Urime nga thellësia e zemrës sime. Ne më në fund mundëm të nisim negociatat dhe ky është para së gjithash suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane. Ju forcuat shtetin ligjor duke rritur luftën kundër korrupsionit. Një e ardhme e bërë nga në Evropë, e bërë nga ju. Ju i bëtë këto sepse ju donit për të mirët e vendit tuaj. Sonte, dua të ju nxis që të vazhdoni me këtë frymë. Është plot me mundësi për të punuar së bashku, mundësi të reja biznesi dhe një jetë më të mirë për shqiptarët. Ju uroj një koncert të mrekullueshëm,"-tha ajo.

3 VITE ME PARE

"Gëzuar, edhe 100!”/ Ambasadorja e SHBA uron shqip në mesazhin për qytetarët në sheshin ‘Skënderbej"

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka dërguar një videomesazh për qytetarët në sheshin “Skënderbej” në koncertin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me Shqipërinë, por edhe me rastin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e saj, Yuri Kim ka folur edhe në shqip, për të përcjellë ashtu siç duhet urimin e saj.

“100 vite më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjetrën dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Duke e bërë këtë Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që përcjellë brez pas brezi. Edhe gjatë ditëve më të errëta të diktaturës komuniste kjo flakë u mbajt ndezur nga amerikanët dhe shqiptarët, në fshehtësi por nuk u la kurrë të shuhej. Sot ky pishtar i shenjtë shndrin më shumë se kurrë. Nuk kam aspak dyshim se populli shqiptar është po aq krenar sa populli amerikan që ka trashëguar këtë pishtar dhe po aq i vendosur për të mbajtur lart që të ndriçojë rrugën e përbashkët përpara. Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara. Gëzuar edhe 100,”- tha ajo

3 VITE ME PARE

Rama mesazh shqiptarëve: Ndihuni mirë, më e fortë Shqipëria s'ka qenë kurrë

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për qytetarët nga sheshi 'Skënderbej' ku po bëhet festa e madhe në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe çeljen e negociatave me BE. Në fjalën e tij, Rama pëmendi opozitën, duke u shprehur se së bashku me ata që punuan me durim të madh që Shqipëria të arrinte aty ku është sot. Një mesazh e kishte edhe presidenti Bajram Begaj, të cilin e paralajmëroi për shumë vështirësi në punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Çfarë dite! Çfarë mbrëmje!

Një shekull më parë, në 28 korrik të vitit 1922, Shqipëria u lidh me Shtetet e Bashkuara, nëntë ditë më parë rruga e Shqipërisë u lidh zyrtarisht, pa kthim, me atë të Europës së mohuar me shekuj!

Imagjinojeni vetëm për një çast motra dhe vëllezër, vetëm për një çast: As prindërit tanë, as gjyshërit tanë, as stërgjyshërit e katragjyshërit tanë, asnjëherë shqiptarët përpara nesh nuk e patën fatin dhe mundësinë tonë! Fatin dhe mundësinë e zgjedhjes së lirë të destinacionit të tyre, edhe pse, qysh prej Gjergj Kastriotit ëndrra e vrarë, e plagosur, e dhunuar, e mohuar, e të tërë brezave para nesh vinte nga dielli që lind andej nga perëndon! Ata mbijetuan në tatëpjetat e perandorive dhe regjimeve që nuk i zgjodhën vetë, ndërsa ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar.

Nisja zyrtare e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është vetëm fundi i fillimit të një rruge tejet sfiduese, por të duhur, të lodhshme, por të bukur, të gjatë, por aspak të vetmuar. Nga vendi më i vetmuar, më i prapambetur, me i varfër i kontinentit, ne sot, jemi jo ku e ku më të zhvilluar e më pak të varfër se sa vetëm tre dekada më parë, po jemi më shumë se asnjëherë më parë në këto tre dekada, të mbrojtur nga çdo rrezik, në mes të dy aleatëve tanë të mëdhenj strategjike, SHBA e BE, dhe të respektuar nga çdokush në arenën ndërkombëtare, si një vend i vogël, por me karakter dhe dinjitet.

Shqipëria në krye të OSBE, Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ne tryezën e negociatave për anëtarësim, Shqipëria bazë ajrorë dhe së shpejti edhe bazë detare e NATO-s, Shqipëria në krye të procesit të transformimit të rajonit nga një zonë lufte e konfliktesh, në një zone paqeje e zhvillimi ekonomik, të gjitha këto zhvillime të këtyre viteve më të fundit, qëjo prindërit e gjyshërit tanë, po as shumëkush prej nesh as që i imagjinonte dot deri para disa vitesh, kur Shqipëria kishte humbur busullën dhe çdo dinjitet ndërkombëtar!

Po sigurisht, në rrugën për të ardhur deri këtu, përveç rolit tonë vendimtar në këto vite, ka pasur edhe plot kontributorë të tjerë, duke nisur nga ata që dolën në rrugë me thirrjen, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, deri tek çdokush që e vendosi një gur në këtë mur që kemi ngritur gjer më sot me mund e me durim të madh e mbi të gjitha me vizion të qartë për Shqipërinë. Por lartësia ku e kemi ngjitur sot Shqipërinë, na tregon edhe se sa poshtë ishim kur u nisëm, po edhe se sa rrugë e përpjekje ka akoma për të arritur majën e ëndërruar për 500 vjet me radhë.

Kini besim! Kini besim motra e vëllezër se ajo majë do të jetë e jona, sepse e jona është barra që historia na caktoi për ta ngjitur flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në atë majë, i yni është misioni i garantimit të pakthyeshmërisë së rrugës së modernizimit të Shqipërisë, tonat janë edhe dhimbjet e kësaj të përpjete, ku rrëshqitjet e rrëzimet janë të pashmangshme, po ku i pashmangshëm është edhe triumfi i drejtësisë!

Ndjehuni mirë sonte, ndjehuni mirë çdo ditë më tutje, sepse më e fortë Shqipëria s’ka qenë kurrë, më të fortë se sot shqiptarët në Shqipëri e në këtë rajon s’kanë qenë kurrë, falë pa diskutim edhe dy kokave të shqiponjës së miqësive tona, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Ndjehuni të sigurt në të ardhmen dhe të motivuar të punojmë çdo ditë e më shumë që ajo të bëhet sa më parë e sotmja e Shqipërisë së fëmijëve tanë! Dhe mbi të gjitha ndjehuni krenarë për Shqipërinë dhe për flamurin më të bukur në botë, sepse sot flamuri ynë është në mes dy të tjerëve, që janë mishërimi i lirisë, i demokracisë dhe i fuqisë për të shkuar çdo ditë të sigurt përpara!

3 VITE ME PARE

'Ua Yuri Kim'/ E mitura 'lë kokën' pas ambasadores, Rama sot do paqe. Pas Ballës, pajtohet dhe me Zingraf

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Yuri Kim

TIRANË- Sheshi “Skënderbej” është mbushur këtë mbrëmje me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarët që po festojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.

Në radhën e parë të qytetarëve që shijojnë këtë koncert gjigant janë presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe diplomatë të tjerë.

Këta të fundit nuk kanë ngurruar që të shijojnë momentin dhe koncertin e organizuar, ndërsa Yuri Kim gjeti një fanse në turmë, gjithashtu vlen të përmendet që pajtimi i Taulant Ballës nuk është i vetmi për sonte, pasi Rama duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet edhe me ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf. Ky i fundit, disa javë më parë braktisi takimin për amnistinë fiskale për emigrantët. Por mesa duket tani është çdo gjë nën kontroll. 

Ndërkohë që skenën e dizajnuar me yjet e flamurit europian, teksa në sfond është statuja e heroit kombëtar Skënderbeu, po përformojnë zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej.

3 VITE ME PARE

FOTOJA- Rama merr në gji Taulant Ballën

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Taulant Balla dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë "paqe" me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas disa eventesh ku Balla mungonte, sot nuk ndodhi ashtu.

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Taulant Balla dhe Edi Rama

Madje Balla u dërgua para të gjithëve që të merrej me organizimin e ceremonisë. Si shpërblim mori një përqafim nga kryeministri Edi Rama. Fotoja, goxha e ndjerë, e shkrepur nga LSA transmeton emocion dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

3 VITE ME PARE

Jo vetëm me Vuçiç/ Rama ka një "vëlla" tjetër, presidenti i Këshillit Europian i nis mesazhin nga Brukseli

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka dhënë një mesazh përmes videos për të gjithë shqiptarët në koncertin festiv që organizohet në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërisë dhe çeljes së negociatave me BE. Por vëmendjen më të madhe tek ai, e ka marrë kryeministri Edi Rama, të cilin e ka konsideruar si vëllanë e tij. 

"Të dashur shqiptarë, disa ditë më parë, shoku im i mirë, vëllai im, Edi Rama më kërkojë të merrja pjesë në këtë festë për të ardhmen. Për të ardhmen e Shqipërisë. Jemi të lumtur që hapëm negociatat. Jam i bindur që kemi të njëjtat vlera. Të dashur shqiptarë! Kryeministri juaj, Edi Rama më ftoi që të marr pjesë në këtë festë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Jam jashtëzakonsisht i kënaqur që më në fund morëm këtë vendim të rëndësishëm dhe vendosëm të hapim dyert e negociatave me Shqipërinë. Kam një mesazh për ju: Jam absolutisht i bindur se ne ruajmë të njëjtat vlera, të njëjtat parime, se kemi të njëjtat ëndrra, të njëjtat shpresa dhe ne duam më të mirën për fëmijët tanë. Jam absolutisht i bindur se e ardhmja jonë do të jetë më e sigurtë, më e begatë me ju brenda BE dhe me të gjithë Ballkanin Perëndimor brenda BE. Suksese Shqipëri! Përqafime për ju! Urime më të mira dhe veçanërisht një përqafim i madh për ty, i dashur Edi!,"-tha Michel ndër të tjera. 

Mesa duket Rama nuk është "vëllau" i vetëm presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pasi duket se ia paska rrëmbyer zemrën edhe presidentit të KiE. 

3 VITE ME PARE

Koncerti i Ramës sot është falas, kemi paguar me taksat tona

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Pamje nga koncerti

Koncerti është po aq falas sa shëndetësia. Ata që janë aty, njësoj si me check up-in sterilizimin, laboratorët etj., nuk paguajnë asgjë në hyrje, sepse është paguar me taksat e tyre, madje disa herë më shtrenjtë se ç'do tu shkonte bileta.

Problemi është që paguajmë edhe ne që nuk shkojmë në antimitingun e kamufluar të Edi Ramës. Anti-mitingu që u shpall pas mitingut opozitës, në fillim si festë për BE, pastaj përfundoi si festë për 100-vjetorin e marrëdhenieve me SHBA.

Mund t'i gjejnë 100 emra, për të fshehur nevojën e Kryeministrit të trembur për të mbledhur brohoritës që, në fakt, mbështesin Florin, Xhensilën, Çiljetën dhe gjithë këngëtarët që nuk pyesin pse paguhen aq shtrenjtë nga buxheti i vendit më të varfër në Europë, qq nuk po arrin të ndihmojë as familjet në nevojë kur çmimet fluturojnë bashkë me fitimet e biznesmenëve të emëruar të qeverisë.

Këto ahengje të kushtueshme nuk kanë lidhje as me SHBA dhe as me BE, bëhen vetëm në lindje dhe vetëm nga miliarderët e rinj. Ata të paktën nuk i bëjnë për propagandë.

3 VITE ME PARE

Koncerti tek sheshi! Yuri Kim-in e sjell Veliaj, "dorëzohet" tek Rama dhe ministrat

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Yuri Kim dhe Erion Veliaj

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim nuk e ka humbur koncertin që ka nisur në sheshin Skënderbej, në kuadër të çeljes së negociatave me BE dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve me SHBA.

Ajo është pritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka marrë në "mbrojtje", derisa e dorëzoi tek kryeministri Edi Rama dhe pjesa e mbetur e kabinetit.

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Yuri Kim mes ministrave

Kim i përshëndeti të gjithë, e më pas vendoset në radhën e parë për të shijuar këngët dhe pjesën e mbetur të koncertit.

3 VITE ME PARE

Koncerti në shesh, Rama hyn LIVE kur shkon vetë, Balla&Veliaj "mbulojnë" rrjetet sociale

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Edi Rama në koncert

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duhet që të shkonte vetë që të transmetonte "LIVE" pamjet e koncertit që po mbahet në sheshin Skënderbej. Edhe pse koncerti ka nisur që në orën 19:00 të pasdites së sotme, Rama priti derisa të shkonte vetë për t'u futur live në rrjetet e tij sociale.

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,
Edi Rama live

Por më të "shkathët" duket se janë treguar dy socialistët e tjerë, Taulant Balla dhe Erion Veliaj.

Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,Koncert për BE&SHBA/ Rama mbledh ambasadorët dhe socialistët,

Që të dy ndodheshin në shesh që prej nisjes së festimeve. Ose Rama i ka nisur para që të ogranizojnë të gjithë eventin, ose duket se kryebashkiaku Erion Veliak ka vendosur që të ketë marrëdhënie të mira me Ballën.

koncerti per be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet