LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Konferenca e Ambasadorëve zhvillohet në një moment historik për Shqipërinë", Rama kritika diplomatëve: Kontributi në diplomacinë ekonomike inekzistent

• Kryeministri Edi Rama ka hapur punimet e Konferencës 3-ditore të Ambasadorëve Shqiptarë nëpër botë. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se këtë viti konferenca zhvillohet në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. • Ai u shpreh se është një domosdoshmëri forcimi i punës së diplomatëve në rajon. Lidhur me angazhimin e Shqipërisë në tryezat ndërkombëtare, kreu i qeverisë vuri theksin te samiti i NATO-s që do të organizohet në vitin 2027 në Tiranë. • Rama tha se pas dy vitesh në Tiranë do të rimblidhen liderët e Bashkimit Europian dhe disa nga liderët e tjerë të Europërs dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.• Ai u shpreh se Shqipëria do të shkëlqejë sërish në skenën botërore. • Kreu i qeverisë ka shprehur gjithashtu kritika ndaj diplomatëve. • Ai tha se diplomacia ekonomike është hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik, ku shtoi se më përjashtim të pak rasteve, kontributi i ambasadorëve është inekzistent dhe rezultatet sipas tij lënë për të dëshiruar. • Kreu i qeverisë theksoi sërish se diplomacia ekonomike duhet të jetë prioritet i ambasadave. • Duke iu drejtuar ambasadorëve, Rama tha se puna e tyre duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila sipas tij është tejet e zhvilluar në Europë.

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

'Thoni ‘ehu sa kemi parë ne’ "/ Rama batuta me ambasadorët: E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre...

"Konferenca e Ambasadorëve zhvillohet në një moment historik
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve u shpreh se për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës. 

Me batuta Rama tha: "E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar".

“Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe ccdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo” në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës dhe qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që iu kemi atyre”, tha Rama.

 

 

10 MUAJ ME PARE

Rama kritika ambasadorëve: Diplomacia ekonomike është hallka jonë më e dobët, rezultatet lënë shumë për të dëshiruar

"Konferenca e Ambasadorëve zhvillohet në një moment historik
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferëncën e Ambasadorëve ka shprehur kritika ndaj diplomatëve. Ai tha se diplomacia ekonomike është hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik. Më tej, Rama u shpreh se më përjashtim të pak rasteve, kontributi i ambasadorëve është inekzistent dhe rezultatet sipas tij lënë për të dëshiruar. 

Kreu i qeverisë theksoi sërish se diplomacia ekonomike duhet të jetë prioritet i ambasadave. Duke iu drejtuar ambasadorëve, Rama tha se puna e tyre duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila sipas tij është tejet e zhvilluar në Europë.

"Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën. Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë europiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Europë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku.", tha Rama.

10 MUAJ ME PARE

Konferenca e Ambasadorëve, Rama: Po zhvillohet në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

"Konferenca e Ambasadorëve zhvillohet në një moment historik
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Konferenca e Ambasadorëve këtë viti zhvillohet në nje moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama shtoi se konferenca zhvillohet në një moment ku kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë, dhe se profili i Shqipërisë është në ngjitje si një partner i besueshëm në rajon.

Rama: Qipro është një vend i vogël, por që ka bërë zhvillime të padiskutueshme. Konferenca tradicionale e Ambasadorëve, këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë, për të arritur majat e BE. Janë katër vite ku asnjë ditë nuk duhet humbur ku dhe koha nuk pret për të përgatitur gjithë terrenin për vendimin që do të marrë KE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Negociatat zhvillohen në baza dypalëshe, por e gjithë atmosfera mes tyre ka një rëndësi të vetën dhe është e ndikuar nga faktorë të ndryshëm. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme puna e përditshme.

Kjo konferencë zhvillohet në një moment ku kreditet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare janë më të larta se asnjëherë, dhe si profili i Shqipërisë është në ngjitje si një partner i besueshëm në rajon dhe të gjitha tryezat ndërkombëtare është një aset që duhet shfrytëzuar në funksion të Shqipërisë 2030 dhe më tutje. Është e domosdoshme që shërbimi ynë të jetë pikë referimi për talentet, vajzat dhe djemtë që ka ambicie të kontribuojnë në Shqipëri.

10 MUAJ ME PARE

Samiti i NATO-s në 2027 në Tiranë, Rama: Shqipëria përsëri do të shkëlqejë botërisht

"Konferenca e Ambasadorëve zhvillohet në një moment historik
edi rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka hapur punimet e Konferencës 3-ditore të Ambasadorëve Shqiptarë nëpër botë. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është një domosdoshmëri forcimi i punës së diplomatëve në rajon. Lidhur me angazhimin e Shqipërisë në tryezat ndërkombëtare, kreu i qeverisë vuri theksin te samiti i NATO-s që do të organizohet në vitin 2027 në Tiranë.

Rama tha se pas dy vitesh në Tiranë do të rimblidhen liderët e Bashkimit Europian dhe disa nga liderët e tjerë të Europërs dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh se Shqipëria do të shkëlqejë sërish në skenën botërore. 

"E domosdoshme të frocojmë punën ne rajon. Faktori shqiptar në rajon të jetë shëmbëlltyre e qasjes sonë si një komb i përkushtuar ndaj ardhëmrisë evropiane dhe ndaj aleancës e parneritetit me botën demokratike. Nuk dua të bëj një listë për angazhimet e Shqipërise në tryezat ndërkombetare, por dua të vë theksin te organizimi i samitit të NATO-s në 2027 në Shqipëri. Dua të falenderoj ambasadorin dhe ekipin tonë në NATO. Utopike që Shqipëria të mikpresë një samit dhe të rimblidhen të gjithë udhëheqësit e BE dhe të tjerë nga Europa dhe SHBA-ja. Tani duhet të përmbushim pritshmëritë dhe ti tejkalojmë ato. Shqipëria përsëri mund dhe do të shkëlqejë botërisht.", tha Rama.

edi rama konferenca e ambasadoreve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet