LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama takime në Bruksel dhe Luksemburg: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027! Presidenti i KE-së: Inkurajuese të shohësh progres

• Shqipëria ka hapur sot grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt në Luksemburg. • Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare  dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit). • Kryeministri Edi Rama, kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës. • Rama vizitoi gjithashtu paraditen e sotme Brukselin, ku është pritur nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, e më pas udhëtoi drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku ishte e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos. • Rama ka mbajtur një fjalë pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Këshillit të Evropës Antonio Costa. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Shqipëria është tejet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e dhëna nga BE. • Ndërkohë që në fund të fjalës së tij për mediat, theksoi se Shqipëria do që të mbyll negociatat brenda vitit 2027. • Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa ka komentuar hapjen grupkapitujve të dytë për Shqpërinë ditën e sotme. • Gjatë fjalës së tij, Costa ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi. • Duke folur për rajonin, Costa theksoi se në mes të muajit Maj do të bëj një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Konferenca e 4-t me BE, Antonio Costa: Inkurajuese. Në maj vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama takime
Antonio Costa

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa ka komentuar hapjen grupkapitujve të dytë për Shqipërinë ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Costa ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi. Duke folur për rajonin, Costa theksoi se në mes të muajit Maj do të bëj një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin. 

Së pari, është gjithmonë kënaqësi që të takohemi e të flasim me Ramën. Së dyti, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-stratregjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në BP është BE dhe anëtarësimi në të. Do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, në të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit politik që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku dhe të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë," tha Costa.

1 VITE ME PARE

Takim më Presidentin e KE-së në Bruksel, Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama takime
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë pas takimit që zhvilloi me Presidentin e Këshillit të Evropës Antonio Costa. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Shqipëria është tejet e përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e dhëna nga BE. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij për mediat, theksoi se Shqipëria do që të mbyll negociatat brenda vitit 2027.  

“Ndaj vendit dhe rajonit tonë, diçka që e vlerësoj shumë. Sot është ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapituj të tjerë, ndërkohë që me presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për një bisedë rreth përparimit në këtë proces dhe më pas për samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik, aktivitet i rëndësishëm por ka rëndësi të posaçme në këtë moment. Do të flasim për rajonin, ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të përmbyllur të gjitha negociatat brenda 2027”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama takime në Bruksel dhe Luksemburg, zbardhet axhenda

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama takime
Foto ilustruese

BRUKSEL- Shqipëria pritet të hapë sot grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila do të mbahet në Luksemburg. Bëhet me dije se kryeministri Edi Rama, kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Rama do të vizitojë fillimisht Brukselin, ku do të pritet nga Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, e më pas do të udhëtojë drejt Luksemburgut për të marrë pjesë në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku do të jetë e pranishme edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos.

Në nisje të koferencës Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë.  Nnë emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.

Në përfundim të punimeve të Koferencës, Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli i II-të I negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare  dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

1 VITE ME PARE

Hapja e grup-kapitujve për negociatat, mbahet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Rama takime
Foto ilustruese

LUKSEMBURG- Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian do të mbahet sot në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Konferenca e sotme do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm), duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Më 15 tetor 2024 vendi ynë hapi grup-kapitullin e parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike ndërsa më 17 dhjetor 2024 janë hapur diskutimet për grup-kapitullin për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

konferenca e katërt ndërqeveritare shqipëri-be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet