LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hapja e grupkapitullit të 6-të negociatave/ Rama nga Brukseli: Hap motivues! Gonzato: E rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

• Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. • Në takimin e sotëm në Bruksel është hapur grupkapitulli i gjashtë i integrimit, ai i "Marrëdhënieve me jashtë", që përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”. • Në Bruksel ndodhet edhe kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka. • Rama tha për mediat se ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe integrimin. • Ai theksoi se do të vazhdojnë para dhe ambicia është të hapin më shumë grupkapituj deri në pranverë. • Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian. • Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. • Konferenca e sotme ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze. • Lidhur me hapjen e këtij grupkapitulli ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë, i cili shprehet në se hapja e këtij grupkapitulli shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hapja e grupkapitullit "Marrëdhëniet me jashtë", Gonzato: Shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Hapja e grupkapitullit të 6-të negociatave/ Rama nga Brukseli: Hap
silvio gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar për hapjen e grupkapitullit të gjashtë të negociatave me BE. Gonzato shprehet në reagimin e tij se hapja e këtij grupkapitulli shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadori e cilëson si një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Ai ka konfimuar se delegacioni i BE në Tiranë qëndron pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim. 

REAGIMI I PLOTË: 

Një tjetër arritje e rëndësishme!

Urime Shqipërisë për hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin 6 – kapitujt për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme!

Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim sfidues.

Hapja e grupkapitullit të 6-të negociatave/ Rama nga Brukseli: Hap

1 VITE ME PARE

Konferenca e tretë ndërqeveritare, Rama nga Brukseli: Synojmë hapjen e të gjithë grupkapitujve vitin e ardhshëm

Hapja e grupkapitullit të 6-të negociatave/ Rama nga Brukseli: Hap
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel në kuadër të koneferëncës së tretë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Rama duke folur nga Brukseli tha se hapja e negociatave për "Marrëdhëniet me jashtë" është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

Ai theksoi se do të vazhdojnë para dhe ambicia është të hapin më shumë grupkapituj deri në pranverë. Sipas tij nëse hapen më shumë grupkapituj deri në pranverë do të jenë më të sigurt që vitin e ardhshëm të mbarojnë me hapjen e kapitujve. 

"Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne.", tha Rama

1 VITE ME PARE

Integrimi në BE/ Mbahet sot në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitullin e "Marrëdhënieve me jashtë"

Hapja e grupkapitullit të 6-të negociatave/ Rama nga Brukseli: Hap
foto ilustruese

TIRANË- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në takimin e sotëm në Bruksel do të hapet grupkapitulli i gjashtë i integrimit, ai i "Marrëdhënieve me jashtë". 

Bëhet me dije se i pranishëm në konferencë do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të kryesojë delegacionin shqiptar. Rama është nisur pasditen e djeshme drejt Brukselit.

Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e sotme ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze.

edi rama konferenca e 3 nderqeveritare be-shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet