Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Sot po zhvillohet seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e ndërtesave me VKM. •Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, kërkon shfuqizimin e këtij ligji duke pretenduar se cënon të drejtën e pronës. •Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili që në nisje të seancës u konfliktua me kryetaren e Gjykatës, duke i kërkuar që ta linte të fliste. •Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë. •Deputetët e PD-së kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. •PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. •Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i deputetëve të PD-së Marash Logu ka folur pas seancës së mbajtur sot në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e shfuqizimit të VKM-së për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Përballë mediave, Logu tha se kanë parashtruar provat dhe i janë përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të GJK dhe Këshillit të Ministrave, por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për shqetësimet dhe pyetjet e tyre.
"Sot patëm mundësinë të merreshim me thelbin. Është e qartë sa të panevojshme ishin shtyrjet e dy seancave të mëparshme. VKM që kemi sjellë duhet shfuqizuar. Parashtruam edhe arsye të tjera, që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut. Çdo qytetar do mund të dëshmojë sesa i padrejtë është ky ligj.
Për këdo që është i interesuar, ju ftoj ta konsultojmë këtë ligj. Për miqtë e kryeministrit ka shumë lehtësira, për të tjerët jo.
Provat që ato do sjellin, janë rastet që kanë proceduar me të drejtën e parablerjes dhe me prishjen e objekteve.
Përfaqësuesja e këshillit të ministrave nuk kishte informacion të saktë, gjykata la detyrë që të sillen provat"- tha Logu.
TIRANË-Seanca e sotme në Kushtetuese për ndërtimet pa leje është shoqëruar me debate. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, theksoi se nga ky vendim përfitojnë një grup i caktuar oligarkët.
Gjatë seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Bardhit që të përmbahej dhe të respektonte kodin e etikës, ndërsa deputeti tha se kishte përdorur vetëm fjalën ‘Oligark’, e se nuk kishte fyer.
DEBATE në Kushtetuese:
Bardhi: Ne nuk jemi kundër parave që i shkojnë buxhetit të shtetit. Konstatimi është i pasaktë. Nuk ka kundërshti nga ana jonë për konfiskimin. Kundërshtimi ynë është që kur ligji urdhëron konfiskimin, do të thotë që kjo pasuri kalon në pronësi të buxhetit të shtetit. Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit.
Kokona: Duke marrë shkas nga përgjigja juaj dhe nga mënyra se si disponoj këtë shkresë. ka një mospërputhje mes faktit që kjo VKM i referohet një grupi specifik apo një grupi më të gjerë. Zoti Bardhi po i referohet fakti se kjo VKM ka si subjekte për zbatueshmëri të saj një grup të caktuar subjektesh. I referoheni një grupi të caktuar apo jo?
Bardhi: Nuk ka asnjë qëllim, përfitues të këtij VKM janë një grup oligarkësh që përfitojnë nga konfiskim i këtyre pasurive.
Holta Zaçaj: Ju tërheq vëmendje. Kur të dilni nga kjo sallë, keni të drejtën tuaj të flisni dhe të jepni mendimin tuaj. këtu respektoni etikën e gjykatës. Por anatemimet dhe epitetet….atë e dini ju. Ne jemi këtu me sy dhe veshë që të merreni me thelbin e problemit. Kur të drejtoheni me njëri-tjetrin, mos të flasim me elementë që i përkasin politikës.
Bardhi: Unë nuk përdora fjalë jo fyese. Besoj se kolegia nuk u fye nga fjala ime. Nuk e di pse u shqetësuat ju. Është term që përdora. Kolegia më pyeti se kush përfiton. I thashë; oligarkia. S’ka term fyes këtu. Ju drejtova me shumë respekt.
Holta Zaçaj: Po mundohemi të sqarohemi!
Bardhi: Nuk kam mbaruar. S’po lejohem që të flas. Kam dëshirë, vullnet dhe të drejtë ligjore që të jap përgjigjet e mia. S’po përdor asnjë fyerje, kam të drejtën time për të dhënë përgjigje. përgjigja ime ishte; Po nga kjo VKM përfiton një kategori oligarkësh.
Elira Kokona: Pyetja ime është, në cilën pjesë të VKM-së përjashtohet ankandi?
Marash Logu: I jep subjektit zhvillues që i është konfiskuar ndërtimi të drejtën e parablerjes që shpreh dëshirën për të vlerë objektin. Nëse shfrytëzohet e drejta e parablerjes, ndiqet procedura e zakonshme.
Gazment Bardhi: Ky vendim është miratuar pas një denoncim nga mua për një ndërtues që kishte ndërtuar 5 kate pa leje në qendër. Menjëherë për t’i dhënë zgjidhje. Edhe pasi dështoi kjo procedurë doli një VKM tjetër. Ky është konteksti mbi të cilën është miratuar kjo VKM.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen./Dosja.al
TIRANË- Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike, përmes avokatit Marash Logut, kërkuan shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Logu u shpreh se një VKM e tillë e cënon të drejtën e pronës së qytetarëve. Po ashtu, ai tha se konfiskimi i të gjithë ndërtesës është një masë jo proporcionale.
“Në tërësi cenohet parimi i hierarkisë së normave, cenohet parimi i barazisë para ligjit, cenohet e drejta e pronësisë dhe e drejta për një proces të rregullt gjyqësor kërkojmë shfuqizimin e vendimit “për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje si të papërputhshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.
Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit. Konfiskimi i gjithë godinës është një masë tërësisht jo proporcionale. Nuk mund të kemi konfiskim të të gjithë pasurisë por të produktit të veprës penale"- tha Logu.
Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen./Dosja.al
TIRANË-Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e ndërtesave me VKM. Kjo çështje është shtyrë disa herë, për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.
Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë. Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë.
Deputetët e PD-së kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.
Ky vendim i qeverisë në fakt amniston ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg./ Dosja.al