LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen në ballë: Mos përdorni më emrin tim!

• Një tjetër shtesë pa leje në zonën e Farkës është konfiskuar. • Bëhet fjalë për një sipërfaqe 1200 m2, e cila i përket Pëllumb Salillarit. • Ndërtesa pa leje është sekuestruar në kuadër të vendimit të qeverisë për konfiskimit e ndërtimeve pa leje. •Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari, të cilit ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ka vënë dy opsione në dispozicion, deri në sekuestrimin e plotë nga shtetit, cili më pas do ta përdoret për interesa publike. • Edhe kryeministri Edi Rama e ka dhënë një mesazh bashkë me pamjet e sekuestrimit. • Edi Rama ka kërkuar që aksioni i ndërmarrë sot të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që duan të shkelin ligjet duke korruptuar zyrtarët e lartë të vendit. • Nuk kanë munguar as reagimet. • Ky është pallati i dytë pa leje që po konfiskohet nga qeveria, dy ditë pas miratimit të VKM-së për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama dje e ndëshkoi si shkelës ligji, a do marrë "Salillari" më tendera nga shteti?

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen

TIRANË- Pëllumb Salillari, dje 'dhuroi' me pahir në shtet 1200 metra katrorë që ka ndërtuar pa leje në zonën e Farkës në Tiranë. Një prej firmave që ka marrë më shumë koncensione në vendin tonë, për akse të rëndësishme në vend, por edhe në ndërtime godinash, 'shkelka' ligjin. Për më tepër duke përdorur edhe emrin e kryeministrit Edi Rama, fakt që ky i fundit e pranoi vetë në postimin e bërë në Facebook.

Po tani si do veprohet? Nuk flasim për pallatin, se atë e merr shteti, por flasim për kontratat e tjera që ka marrë biznesmeni nga prokurimet publike. Ç'do ndodhë me to? A duhet të përjashtohet Salillari nga prokurimet publike që do bëhen në të ardhmen?

Dje u faktua që ai e shkel ligjin duke ndërtuar gradaçela në zonat më të lakmuara të kryeqytetit, cila është siguria që tenderat publikë nuk i ka përfituar në mënyra të ngjashme dhe në fakt vetëm po dëmton buxhetin e shtetit? Kjo nuk është spekulim, pasi vetë Rama e kapi në gabim. I thonë 1200 mijë metra katrorë pa leje. Çdo bëhet në këtë rast? Do lejohet që të vazhdojë punën, apo Salillari dhe kushdo që kapet me shkelje do defaktorizohet? Presim direktivën e radhës nga Rama, se ai e ka nisur këtë aksion. Detajet i vendos vetë, por duhet të mbajë në mend se emri i tij, ashtu si për pallate, mund të përdoret për tendera publikë. Tani varet nga kryeministri nëse do ta lejojë diçka të tillë ose jo.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Një ditë pas konfiskimit, 'Salillari' shton katin e radhës tek pallati në Farkë

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen
Pëllumb Salillari

TIRANË- Dje, ministrri i Bredshëm Bledi Çuçi, i vendosi "gjobën" kompanisë Salillari duke i konfiskuar 1200 metra katrorë ndërtim pa leje. Aq shumë pati efekt shteti, sa që një ditë pas konfiskimit, Salillari ka shtuar katin e radhës në godinën në Farkë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "BoldNews", fadromat ende transportojnë materiale dhe skelat ende nuk janë hequr nga kanteri i ndërtimi.

Gjë që tregon se ka vetëm dy rrugë; ndërtuesit ende nuk e kanë kuptuar se 'shteti' e kishte me ta dje dhe kanë shkuar rregullisht në punë; ose Pëllumb Salillari ka dëshirë t'ja dhurojë të plotë projektin shtetit. Korrektesa mbi gjithçka! 

3 VITE ME PARE

'Bojken Lako u dënua me 3 vite'/ Ylli Manjani bën krahasimin: S'e paskan parë Salillarin. Me kë tallen këta...?

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen
Ylli Manjani dhe Edi Rama me Pëllumb Salillarin

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar konfiskimin e 1200 mijë metra katrorë pa leje që u ndërtua nga Pëllumb Salillari në Farkë. Me anë të një postimi në Facebook, Ylli Manjani ka kujtuar dënimin me 3 vite burg të Bojken Lakos, artistit që hapi një dritare, ndërsa pallatin, shteti nuk e kishte vënë re.

"Një minut, një minut se kërcet shumë llogjika. Për një rihapje dritare në një magazinë pa lidhje, Bojken Lakon, Erion Veliaj e çoi në gjyq penal dhe e dënuan 3 vjet. Pa lidhje fare sepse një leje e kishte marrë gjithsesi. Po të panë me matrapik apo edhe një trapan duke hapur një vrimë në mur në shtëpinë tënde, të vijnë në derë 30 policë bashkie dhe të gjithë inspektoriatet e shtetit. Tani ky Erion Veliaj nuk paska parë mijëra m² ndërtime PA LEJE në Tiranë?! Si kështu, nuk ka asnjë faj ky?! Si ka mundësi?! Bashkia informohet për çdo vrimë muri brenda shtëpive dhe nuk sheh metrat katrorë që ndërtohen hapur fare?! Po qeveria, tani i pa?! Me kë tallen këta plehra të pariciklueshme?! Ptu, palaço!,"-shkruan ai, duke theksuar kontradiktat.

Ndërtesa në Farkë i përket kompanisë "Salillari sh.p.k", një prej bashkëpunëtorëve më të afër të kryeministrit Edi Rama. Madje ky i fundit nuk ka hezituar që në inspektime rrugës t'i puthë edhe tullën biznesmenit Pëllumb Salillari. Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. Ai është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita si biznesmen i njohur për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës.

3 VITE ME PARE

“Ooo, hajde"/ Dikur e puthte në ballë, sot Rama paralajmëron Salillarin: S'ia hidhni dot me ryshfete kur përdorni emrin tim

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen
Edi Rama dhe Pëllumb Salillari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë shumë gjera për spektakël, madje edhe ka puthur në ballë biznesmenët. ‘Fatlumi’ në këtë rast është biznesmeni, Pëllumb Salillari. Disa vite më parë, në një vizitë pranë familjes Belegu në Petrelë, kryeministri inaguroi banesën e re të një familjeje, i shoqëruar edhe nga biznesmeni Pëllumb Salillari, i cili ishte pikërisht personi që kishte ndërtuar shtëpinë, Rama nuk i kurseu falenderimet haptazi. Madje këtë radhë, pa përdorur fare fjalët, kryeministri i dha dorën Salillarit, teksa po uleshin në banesën e re dhe e puthi në ballë.

“Ooo, ku je more,”- tha Rama dhe u afrua e puthi.

Por sot i ka dhënë një tjetër mesazh. Duke i ndarë vetë pamjet në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama ka shkruar edhe disa rreshta. Ai ka kërkuar që aksioni i ndërmarrë sot të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që duan të shkelin ligjet duke korruptuar zyrtarët e lartë të vendit. 

"Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë,"-shkruan Rama. 

POSTIMI I PLOTË:

OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s'ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s'kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi. Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji. Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë

 “Salillari shpk” është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro. Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, sidomos nga opozita duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Por sot, për arsye që nuk dihen Rama ka vendosur ta ndëshkojë.

3 VITE ME PARE

1200 metër katror pa leje në Farkë, ndërtesa i përket Salillarit, pse s'ia përmendi ministri Çuçi emrin?

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen
Bledi Çuçi dhe Pëllumb Salillari

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka marrë pjesë vetë në aksionin "konfiskimi" të nisur nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë. Nga Farka, ministri Çuçi bëri me dije se pallati dhe 1200 mijë metrat katrorë pa leje do të merren nga shtetit nëse ndërtuesi nuk i blen, por në asnjë moment nuk e tha me emër. Dosja.al mësoi se bëhet fjalë në fakt për biznesmenin Pëllumb Salillari.

Ndërtesa në Farkë i përket kompanisë "Salillari sh.p.k", një prej bashkëpunëtorëve më të afër të kryeministrit Edi Rama. Madje ky i fundit nuk ka hezituar që në inspektime rrugës t'i puthë edhe tullën biznesmenit Pëllumb Salillari. Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. Ai është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Madje vetë banorët e ‘Unazës së Re’, protestuan kundër zgjerimit të këtij projekti duke mos lejuar ndërhyrjen e fadromave të firmës në fjalë.

3 VITE ME PARE

VD- Dikur i puthte kokën, sot Rama godet "Salillarin", i gjen 1200 m2 pa leje në Farkë: Ky është një mësim i mirë

Salillarit i konfiskohen 1200m² në Farkë! Rama harron puthjen
Bledi Çuçi

TIRANË- Vazhdon operacioni "Konfiskimi" që ka nisur personalisht kryeministri Edi Rama. Sot, në vend të zv.kryeministres Belinda Balluku, në krye të aksionit ka shkuar ministrri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai është shfaqur sot në zonën e Farkës i shoqëruar nga kreun e IMT-së, Dallëndyshe Bici dhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Nga ana e ministrit është bërë me dije se këtë ndërtesa në zonën e Farkë ka 1200 metra katrore pa leje shtesa kati.

Ndaj edhe ndërtuesi, emrin e të cilit ministri nuk e ka bërë me dije, Çuçi i ka bërë edhe njëherë me dije opsionet që ka për t'i bërë katet me leje të vetat edhe ligjërisht.

"Ka 2 opsione. Ose ta blejë me çmimin e tregut, ose ta dhurojë. Në këtë rast katet shkojnë për të akomoduar shërbimin social. Nëse nuk zgjedh asnjë nga këto, do i konfiskohet,"-u shpreh ministri, duke lajmërua se në fakt aksioni do të shpërndahet edhe jashtë Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që aksioni i ndërmarrë sot të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që duan të shkelin ligjet duke korruptuar zyrtarët e lartë të vendit. 

"Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë,"-shkruan Rama. 

Çuçi nuk përmendi emra, por Dosja.al ka mësuar se ndërtesa në Farkë i përket kompanisë "Salillari sh.p.k", një prej bashkëpunëtorëve më të afër të kryeministrit Edi Rama. Madje ky i fundit nuk ka hezituar që në inspektime rrugës t'i puthë edhe tullën biznesmenit Pëllumb Salillari. Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur për mediat dhe publikun në Shqipëri. Ai është drejtuesi i kompanisë “Salillari shpk.”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro. Kritikat u fokusuan mbi kompaninë ‘Salillari’, sidomos nga opozita duke e akuzuar biznesmenin për lidhje të ngushta me qeverinë e Edi Ramës dhe duke e cilësuar si njeriu që bën ‘bamirësitë’ e kryeministrit. Por sot, për arsye që nuk dihen Rama ka vendosur ta ndëshkojë.

POSTIMI I PLOTË:

OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit, nuk është aspak kujtesë me vonesë siç thonë disa, po është thellim i një lufte që vazhdon prej vitesh me paligjshmërinë në ndërtim, e cila s'ka të krahasuar sot me përmasën e frikshme që kishte dje, kur s'kishte pallat që mos kishte shtesa e prapashtesa të bëra për qëllim fitimi. Ky operacion do të ketë forcën e një vule përfundimtare mbi fatin e çdo metri katror të ndërtuar në shkelje të ligjit për shitje e fitime përtej kufirit të lejuar nga ligji. Por ky operacion duhet të jetë edhe një mësim i mirë qoftë për ata që kujtojnë shumë gabimisht se mund t'ia hedhin me rryshfete e me marifete, qoftë edhe për ata që përbaltin papushim emrin tim apo punën e qeverisë dhe bashkisë, duke më asociuar poshtërsisht me fitime imagjinare nga ndërtimet në Tiranë a kudoqoftë

Rama paralajmëroi ndërtuesit disa ditë më parë. Ai tha prerë se çdo kullë e ngritur për përfitim ekonomik do të prishet apo dhurohet në mënyrë të publikut. Kreu i qeverisë përmendi dhe pallatin e ndërtuar në Farkë dhe kërkoi gjithashtu heqjen e shefit të komisariatit që ka lejuar ngritjen e kësaj godine pa leje. Pa përmendur emra, Rama tha se milionerët që ngrenë kulla pa leje do të ndiqen penalisht nëse nuk pranojnë parablerje apo ta dhurojnë pronën për publikun. Gjithashtu, kreu i qeverisë shtoi se nëse ndërtuesi tenton të përdorë gjykatat, do shuhet si faktor ekonomik. 

konfiskimi i kullave pellumb salillari edi rama bledi cuci

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën