LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror: Jemi të zhgënjyer që dolën videot ; Reagon Elia Zaharia: Ai dhunoi babain tim

• Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur mes Princ Lekës dhe familjes së ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharias. • Pasditen e djeshme ka pasur një konflitk fizik mes princit dhe babait të Elia, Gjergj Zaharisë. • Gjithçka raportohet se ka nisur kur Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen e saj. Sipas dëshmisë së princit aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij. • Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, pasi tha se e kanë goditur me sende të forta dhe shkel,a. • Lidhur me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmia e ish-vjehrrit të princit i cili i ka mohuar akuzat. • Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. • Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. • Një reagim për rastin ka pasur edhe nga policia ku ka bërë te ditur se Princ Leka është paraqitur në komisariat dhe ka kallëzuar ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë. • Më tej në njoftimim policor bëhët me dije se Princi ka dhënë dëshminë e tij ku pretendon se është dhunuar dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. • Gjithashtu edhe Elia Zaharia ka pretenduar se është dhunuar nga Princi dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. • Kujtojmë se çifti është në proces divorci, ndërsa prej disa javësh në media qarkullon lajmi se Princ Leka ka nisur një romancë me fotografen e tij Blerta Celibashin.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kush e publikoi videon e sherrit mes Elias dhe Lekës? Policia e Tiranës: Nuk ka dalë nga strukturat tona

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror:
Foto ilustruese

TIRANË-Në dramën e familjes Mbretërore është përfshirë edhe Policia e Tiranës kjo pasi hedh poshtë akuzat e bëra për nxjerrjen e videos në të cilën shfaqet Princi Leka, gjatë një konflikti me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia.

”Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”,-informon Policia.

Oborri Mbretëror pretendon se Princ Leka është sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij. Oborri thotë se videot janë dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por se janë kosideruar si një sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përcjell imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje dhune.

2 VITE ME PARE

"Është situatë e vështirë, u përpoqa ta ndaloja"/ Reagon Elia Zaharia pas konfliktit të bujshëm

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror:
Elia Zaharia

TIRANË- Aktorja e njohur Elia Zaharia vendosi të reagojë në lidhje me situatën e familjes së saj. Ditën e sotme u mësua se të dy si Princi si Elia kanë bërë kallëzim në polici dhe disa orë më vonë u pasua më një video nga konflikti.

Të gjitha akuzat për dhunë janë hedhur poshtë nga Elia dhe kjo e fundit pretendon se ajo dhe babai i saj janë viktimat në këtë mes. Në reagim Elia shprehet se situata është e vështirë dhe se nuk e ka të lehtë të shohë Princin teksa dhunon babanë e saj të moshuar. Sipas Elias konflikti i videos nuk ka ndodhur për arsye të saj dhe se është përfshirë vetëm për të stopuar sherrin. Ajo përfundon reagimin duke thënë se po ndjek rrugën gjyqësore.

Reagimi i plotë:

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore.”

2 VITE ME PARE

Akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, reagon policia: Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje të menjëhershme

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror:
Gjergj Zaharia, Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku për mes një njoftimi ka bërë te ditur se Princ Leka është paraqitur në komisariat ku ka kallëzuar ish-gruan dhe ish-vjehrrin e tij për dhunë. Më tej në njoftim bëhët me dije se Princi ka dhënë dëshminë e tij ku pretenson se është dhunuar dhe ka kërkuar udhër mbrojtje. Gjithashtu edhe Elia Zaharia ka pretenduar se është dhunuar nga Princi dhe ka kërkuar udhër mbrojtje.

Njoftimi i plotë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmija e ish-vjehrrit të prinicit i cili i ka mohuar akuzat. Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

2 VITE ME PARE

Denoncimi i Princ Lekës/ "Nuk e kam dhunuar", zbardhet dëshmia Gjergj Zaharias: Ai është 2 metra i gjatë, unë nuk qëndroj dot në këmbët e mia jo më ta godas

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror:
Elia Zaharia, Gjergj Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia. Në lidhje me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmija e ish-vjehrrit të prinicit i cili i ka mohuar akuzat.

Zaharia është shprehur se ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë. Ai më tej në dëshmi akuzon Princ Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.

2 VITE ME PARE

U dhunua nga ish-vjehrri/ DËSHMIA e Princ Lekës: Më goditi me statujë druri dhe më grisi xhupin

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror:

Princ Leka

TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Leka sipas dëshmisë së zbardhur të tij mësohet se princi ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen.

Sipas Lekës konflikti ka ndodhur pasi ai është ofenduar dhe është dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ndërsa nga detajet e zbardhura nga dëshmia Zaharia ka goditur ish-dhëndrin në këmbë dhe i ka grisur xhupin.

Dëshmija e plotë:

Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani"rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time te moshes 3 vjeçari, pasi me ish bashkeshorten shtetasen Elia Zogu jemi ne proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administrates se Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marveshjen.

Me pas une i kam kerkuar Syles qe te me shoqeronte deri tek vajza ime per ta takuar per te cilen me nje marrëveshje per zgjidhje martese kemi rene dakort me ish bashkeshorten. Une jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te ndrrosh rrugen kur te me shikosh mua. Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen. 

Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur.

2 VITE ME PARE

Princ Leka dhunohet nga ish-bashkëshortja e tij dhe babai i saj, bën denoncim dhe kërkon urdhër mbrojtje

Konflikte dhe dhunë në oborrin mbretëror/ Oborri mbretëror:
elia zaharia dhe princ leka

TIRANË- Princ Leka ka bërë një denoncim në polici se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Sipas raportimeve, Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj dhe familjen, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhune fizike ndaj tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu raportohet se princi është paraqitur në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë sipas informacioneve edhe Elia Zaharia ka bërë kallëzim ndaj princit dhe ka kërkuar gjithashtu urdhër mbrojtjeje.

elia zaharia princ leka gjergj zaharia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet