LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Konflikte për motive pronësie", shpërthimi pranë mobilierisë në Durrës, pronari: Autori ishte i maskuar, hera e tretë që ndodh

• Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një mobilierie në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. • Lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në pronësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit. • Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. • Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në mobilieri. • Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. • Në dëshminë e tij, pronari i subjektit ka deklaruar se ai nuk ka konflikte me asnjë njeri. • Ai ka pohuar se ka çdo gjë me dokumente dhe se është në punën e tij. • Po ashtu ai ka shtuar se autori ka qenë i maskuar dhe se është hera e tretë që i hedhin lëndë plasëse.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Shpërthimi në një mobileri në Durrës, pronari: Kam çdo gjë me dokumente, autori ishte i maskuar, hera e tretë që ndodh

"Konflikte për motive pronësie", shpërthimi pranë
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Lidhur me shpërthimin që u regjistrua në orët e para të mëngjesit është siguaruar dhe dëshmia e pronarit të këtij subjekti. Në dëshminë e tij thuhet se ai nuk ka konflikte me asnjë njeri. Ai ka pohuar se ka çdo gjë me dokumente dhe se është në punën e tij. Po ashtu ai ka shtuar se autori ka qenë i maskuar dhe se është hera e tretë që i hedhin lëndë plasëse.

“Unë e kam këtë dyqan këtu. Nuk kam konflikt me asnjë njeri. Këtu rri tërë kohës. Nuk kam prona për këtë pronë. E kam me letra me të gjitha. Rri serbes këtu në derë të dyqanit tërë ditën. Nuk kam dyshime. Nuk di asgjë. Kamerat e kanë kapur autorin. U fiksua një person duke hedhur lëndën. Ishte me maskë, me kapuç. Kjo është e treta herë që ka ndodhur kjo. Hera e parë në nëntor, një herë para 3-4 javësh dhe sot. Jam në punën time. Punëtorët i kam florinj. Edhe drekën ua sjell çdo ditë te puna. Nuk kam probleme pronësie. Rri deri në darkë këtu”, ka deklaruar ai.

2 VITE ME PARE

Shpërthimi pranë një mobilierie në Durrës, policia: Konflikt për motive pronësie

"Konflikte për motive pronësie", shpërthimi pranë
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambieteve të një mobilierie, ka reagua policia. Me anë të një njoftimi, policia sqaron se lënda plasëse është hedhur në ambiente e jashtme të një mobilierie në pronësi të një 36-vjeçari në Rrashbull të Durrësit. Po ashtu njoftohet se nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie dhe lidhur me këtë janë shoqëruar 3 persona.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

 

 

2 VITE ME PARE

Shpërthimi pranë një mobilierie në Durrës, 3 të shoqëruar

"Konflikte për motive pronësie", shpërthimi pranë
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në hyrje të një mobilierie në qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit. Lidhur me ngjarjen, policia ka shoqëruar 3 persona si të dyshuar që mund të kenë lidhje me hedhjen e lëndës plasëse në mobilieri.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

2 VITE ME PARE

Shpërthim me lëndë plasëse në një mobilieri në Durrës, dyshimet e para

"Konflikte për motive pronësie", shpërthimi pranë
Foto ilustruese

DURRËS- Një shpërthim është regjistruar në një mobilieri në lagjen nr. 14, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se disa persona kanë hedhur lëndën plasëse në një mobilieri në këtë zonë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere, teksa ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë ende nuk janë identifikuar autorët teksa kryhet vëzhgimi i kamerave.

shperthim ne durres

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën