LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikti i përgjakur mes bandave shqiptare në Itali/ Identifikohen autori dhe viktima, zbardhet dinamika e ngjarjes dhe pistat e hetimit

• Një përplasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme, qytetin e Frosinones në Itali. • Konflikti i armatosur mes bandave shqiptare la të vdekur shqiptarin Kasen Kasmi, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, njëri i cili është në gjendje të rëndë. • Në momentet e para pas të shtënave, u raportua edhe për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. • Gjendja e tij vijon të jetë kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. • Mësohet se viktima me një nga të plagosurit është vëlla, ndërs gjithashtu edhe dy të plagosurit e tjerë janë vëllezër. • Ndërkohë lidhur me ngjarjen është arrestuar 23-vjeçari shqiptar Mikea Zeka, ndërsa janë shpallur në kërkim tre të tjerë. • Në orët e vona të mbrëmjes, përgjatë lumit Cosa, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën, e cila ende nuk është gjetur nga policia. • Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. • Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. • Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes. • Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Atentati ndaj 4 shqiptarëve në Itali, publikohen pamjet nga lokali, klientët e tmerruar futen poshtë tavolinave për tu mbrojtur

Konflikti i përgjakur mes bandave shqiptare në Itali/ Identifikohen
Mikea Zaka

ITALI- Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së një lokali në Itali tregojnë moëmentin e atentatit ndaj 4 shqiptarë janë publikuar. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur regjistrohen të shtënat ndërsa klientët e tmerruar mundohen të mbrohen duke u ulur poshtë tavolinave. Nga të shtënat humbi jetën shqiptari dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë të tij.

Autor i dyshuar i ngjarjes, Mikea Zaka akuzohet se vrau dje në Frosinone të Italisë 27-vjeçarin Kasmi Kasen. Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, dyshohet se është pista kryesore e përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën dhe tre u plagosën.

Lidhur me ngjarjen në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, dëshmia e të cilit ka ngritur një pistë të re hetimi se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mikea Zaka thotë se me viktimën, 27-vjeçarin Kasen Kasmin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. Mediat italiane raportojnë se ka dyshime nga ana e hetuesve në lidhje me këto deklarata të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

 

2 VITE ME PARE

Ngrihet një pistë e re hetimi/ Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit në Itali: Me viktimën kishim konflikte të vjetra për një vajzë

Konflikti i përgjakur mes bandave shqiptare në Itali/ Identifikohen
mikea zaka

ITALI- Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, dyshohet se është pista kryesore e përplasjes me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku një shqiptar humbi jetën dhe tre u plagosën. Lidhur me ngjarjen në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, dëshmia e të cilit ka ngritur një pistë të re hetimi se pse ka ndodhur ngjarja e rëndë. 

Mikea Zaka thotë se me viktimën, 27-vjeçarin Kasen Kasmin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime nga ana e hetuesve në lidhje me këto deklarata të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

2 VITE ME PARE

Përplasja e përgjakshme mes shqiptarëve në Itali, identifikohet viktima dhe autori (EMRAT)

Konflikti i përgjakur mes bandave shqiptare në Itali/ Identifikohen
mikea zeka

ITALI-Janë identifikuar viktima dhe autori i përplasjes së përgjakshme mes bandave shqiptare që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.

Në momentet e para pas të shtënave, u raportua edhe për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij vijon të jetë kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e vona të mbrëmjes, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia. Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. 

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes. Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. 

2 VITE ME PARE

Përplasja mes shqiptarëve në Itali/ Pazaret e drogës është një nga pistat e hetimit, çfarë deklaroi 23-vjeçari në polici për ngjarjen

Konflikti i përgjakur mes bandave shqiptare në Itali/ Identifikohen
foto ilustruese

ITALI- Përplasja mes bandave shqiptare në një lokali në qendër të Frosinones në Itali solli vdekjen e një personave dhe la tre të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre të anëtarë të tjerë të bandës. I arrestuari akuzohet nga Prokuroria për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

Ende nuk dihen me saktësi arsyeja e përplasjes mes shqiptarëve, po një pistë e fortë dyshimi është ajo e konfliktit për kontrollin e trafikut të drogës. Ndërkohë mediat italiane kanë zbardhur edhe dinamikën e deri tanishme të ngjarjes.

Fillimisht u tha se grupi që kishte mbërritur në lokal kishte hapur zjarr ndaj klientëve, analiza e pamjeve të regjistruara nga kamerat brenda klubit dhe deklarat e bërë nga 23-vjeçari i arrestuar solli një kthesë në hetimin e ngjarjes. 23-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë në lokal me disa shokë dhe se pak para orës 19.30 ka mbërritur një grup prej katër bashkatdhetarësh me të cilët ka nisur menjëherë një debat.

Pra nuk ka qenë një pjesëtar i grupit që ka mbërritur në lokal që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar, por një nga grupi që ndodhej brenda lokalit. Viktima 27-vjeçare dhe të plagosurit e tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë në Umberto I dhe një në San Camillo, janë anëtarët e bandës që mbërriti më vonë në lokalin "Shake". 23-vjeçari u tha efektivëve se arma nuk ishte e tij por e njërit prej grupit që erdhi më vonë dhe të cilit arriti t'i rrëmbejë armën nga dora. Por është një version që policia nuk e beson dhe mbi të cilin po vijojnë hetimet e mëtejshme. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Frosinones.

"Jam i tronditur, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme, është një plagë për të gjithë qytetin", tha kryebashkiaku i Frosinone, Riccardo Mastrangeli, i cili bëri të ditur se i kishte kërkuar prefektit sërish Komisioni e Sigurisë. Ditët e fundit Komiteti tashmë ishte mbledhur dhe autoritetet kishin shqyrtuar valën e krimit në disa komuna të krahinës. Pas disa orësh, dy persona kishin sulmuar, rrahur dhe grabitur Këshilltarin e Financës Adriano Piacentini, teksa ai kthehej në shtëpi në banesën e tij, duke e lënë në tokë të gjakosur pasi i kishin vjedhur orën me vlerë që mbante.

2 VITE ME PARE

Përplasja ishte mes bandave shqiptare/ Arrestohet shqiptari që qëlloi për vdekje bashkëatdhetarët e tij, në kërkim tre të tjerë

Konflikti i përgjakur mes bandave shqiptare në Itali/ Identifikohen
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë natës, pas të shtënave që tronditën mbrëmjen e djeshme, Frosinenon në Itali. Ndërkohë autoritetet po punojnë identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet.

Përplasja me armë u raportua fillimisht se kishte qenë mes një bande shqiptarësh dhe marokenësh, ndërsa sot mësohet se kanë qenë të gjithë shqiptarë. Të shtënat e një nate më parë shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve që janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Mbrëmjen e djeshme u raportua se gjithcka ka nisur nga një konflikt brenda një lokali në zonë, ndërsa sot mësohet se sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër pesë bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake. 

23-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në qendër të Frosinones, qëlloi me armë zjarri drejt katër të rinjve të ulur në një tavolinë në një lokal në Via Aldo Moro, duke lënë të vdekur një bashkatdhetar 27-vjeçar, dhe një tjetër që ndërroi jetë në spital. Dyshohet se konflikti mes bandave shqiptare ka nisur për pazare të prostitucionit dhe trafikut të drogës. 

perplasje me arme ne itali mikea zeka kasen kasmi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet