LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre edhe ish-deputeti Mark Frroku

•Ish-deputeti Mark Frroku, është mes personave që u arrestua për konfliktin e një prone te Kepi i Rodonit. •8 persona janë arrestuar nga policia në lidhje me këtë konflikt, i cili nisi mes banorëve të zonës dhe përfaqësues të Kishës Katolike.  •Të arrestuarit e tjerë janë Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri. •Sherri nisi pasi përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. •Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë prone. •Konflikti degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në vendngjarje policia gjeti edhe një gëzhojë.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Arsyeja e konfliktit mes Kishës Katolike dhe shoqërisë që e kishte me qira/ Zbardhet vendimi për pronën në Kepin e Rodonit

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre
foto ilustruese

DURRËS- Është zbardhur vendimi në lidhje me pronën që ishte arsyeja e konfliktit në ‘Kepin e Rodonit’, mes disa banorëve të fshatit Shetaj dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike, që çoi në arrestimin e 8 personave, mes tyre dhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku.

Në vendimin në fjalë të datës 16.05.2023 është vendosur që për këtë pronë të bëhet sigurimi i padisë, sipas BalkanWeb. Duket se i gjithë konflikti, që çoi në përleshje fizike dje mes disa personave, nisi mes kishës franceskane “Zoja Nunciate’ dhe shoqërisë ‘Albania Tourist Resort’ shpk, me administratore Ana Shtjefnin. Në vendimin në fjalë flitet për pretendimet e Kishës që kërkon lirimin e objektit me qira të dhënë për shoqërinë ‘Albania Tourist Resort’.

Kjo me pretendimin se shoqëria në fjalë po dëmtonte pronën dhe se ishte mbaruar kontrata. Nga ana tjetër shoqëria ‘Albania Tourist Resort’ pretendon se kishte investuar në këtë pronë dhe denononte vjedhjen e saj padrejtësisht. Po ashtu, në këtë zonë strategjike të Durrësit, për një pjesë të saj, banorët dhe kisha kanë dokumente pronësie.

Kujtojmë se, duke iu referuar burimeve zyrtare, Mark Frroku dhe grupi i tij që u konfliktua me banorë të zonës dje, përfaqësonin Kishën Katolike. Në momentin që nisi sherri, ata ishin duke bërë disa punime për rrethimin e pronës, gjë që është kundërshtuar nga banorët e zonës, që pretendojnë se janë pronarë.

2 VITE ME PARE

Konflikti për pronën te 'Kepi i Rodonit', ish-deputeti Frroku në polici: Nuk ka ndodhur asgjë

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre
Mark Frroku

TIRANË- Ish-deputeti Mark Frroku ka deklaruar para Policisë, se nuk ka ndodhur asnjë konflikt në zonën e Kepit të Rodonit. Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.

Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Në konflikt u përfshinë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij. Konflikti ishte i ashpër dhe situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ende nuk është përcaktuar nga policia se kush e posedonte armën e zjarrit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Sherri te Kepi i Rodonit/ Mark Frroku akuzohet për 4 vepra penale, Policia: U qëllua me armë zjarri

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre
Policia

DURRËS - Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për konfliktin e një dite më parë në Kepin e Rodonit. Në pranga kanë përfunduar dy shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, përfaqësues të kishës shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri. Shpallet në kërkim shtetasi Besnik Toma, procedohet në gjendje të lirë shtetasi Ndue Sokoli.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konfliktuan të forta me njëri-tjetrin, në kepin e Rodonit, për motivimin e pronësisë, arrestohen në flagrancë 8 palët (nga të palët në konflikt). Vijon puna për kapjen e shtetasit që dyshohet se është me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë, në vijimësi të hetimeve dhe procedurave të kryera në drejtimin e Zyrës, për konfliktin e Durrësit në ditën e djeshme, te kepi i Rodonit, kanë në flagrancë shtetasit:

BK, ER, OR dhe YR, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vetëgjyqësia”;

MF, AL, PD dhe ML, për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Përkundër kësaj, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin NS, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, si dhe vijon puna për kapjen e shtetasve BT.

Ditën e djeshme, shtetasit BK, ER, OR, YR, banorët e fshatit Shetaj, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit NS, MF, AL, PD dhe ML, përfaqësuesit e kishës françeskane, të cilët po bënin rrethimin e një krimineje toke. . . në zonë, për të cilën kanë certifikatë pronësie. Si rezultat e konfliktit, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime fizike.

Policia gjeti në vend të ngjarjeve të një gëzhojë arme zjarri. Nga hetimore rezultoi se shtetasi që ka qëlluar me armë zjarri, gjatë konfliktit, është shtetasi BT Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatat e pronësisë, nga ana e tire janë referuar disa herë materialet në prokurori, për konfliktet që ka patur herë. pas here, mes palëve. Në drejtimin e dosjeve të vijojnë hetimore për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallë Parë të Juriksionit të Përgjithshëm të Durrësit, për të mëtejshme

2 VITE ME PARE

U arrestua edhe Mark Frroku! Zbulohen emrat, kush janë personat e ndaluar pas sherrit tek Kepi i Rodonit

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre
Mark Frroku

TIRANË- Zbardhen emrat e personave të vënë në pranga pas konfliktit të pronësisë te 'Kepi i Rodonit'. Në mesin e tyre, është edhe ish-deputeti, Mark Frroku. Personat e tjerë të arrestuar janë: 

-Mark Frroku
-Bajram Kaçuli
-Antonio Lazari

-Pal Doda
-Erjon Reka
-Martin Lazeri
-Ylli Reka
-Orgito Reka

Në konflikt u përfshinë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij. Konflikti ishte i ashpër dhe situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ende nuk është përcaktuar nga policia se kush e posedonte armën e zjarrit./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Konflikti për pronat në Kepin e Rodonit, arrestohet edhe ish-deputeti Mark Frroku

Konflikti për pronën te Kepi i Rodonit, 8 të arrestuar, mes tyre
Mark Frroku

TIRANË-Ish-deputeti Mark Frroku është mes tetë personave të arrestuar për konfliktin në Kepin e Rodonit. Ata u arrestuan nga policia e Durrësit për çështje pronësie, pas një sherri që degradoi deri në të shtëna me armë.  

Disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta me rojet e parkut, përfaqësues të kishës katolike. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku, M. L. dhe P. D., po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Parku i Kepit të Rodonit ndodhet nën kontrollin e Kishës Katolike, e cila ka vendosur traun dhe merret me administrimin e zonës.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, të cilët pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje dje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Administratorja e kishës pretendon se me armë kanë qëlluar persona që flasin në emër të kishës katolike, pasi duan të përfitojnë pronësinë përmes certifikatës false.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore./Dosja.al

konflikt te kepi i rodonit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet