Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim deklaroi ditën e sotme se arsimimi është një faktor kyç që ndikon në përparimin e Shqipërisë. Gjatë Kongresit të Arsimit në Tiranë, Kim u shpreh se SHBA kërkon që të shikojë Shqipërinë drejt rrugës së integrimit në BE.
'Doja të thoja që ditën e parë të shkollës jo të gjithë mund të bëhemi mësues por të gjithë kemi qenë studentë e nxënës, uroj e falëndëroj mësuesit ndërsa fillon viti i ri shkollor. Ky do jetë një vit i shkëlqyer. Një muaj më parë hapët zyrtarisht negociatat, për t’u bërë anëtar i BE, për të marrë vendin tuaj të drejtë si një vend anëtar me të drejta të plota e SHBA mbështeten në këtë. Arsimimi do jetë kyc se sa shpejt do lëvizni e sa përparim do bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme për ne gjithashtu se politika jonë është duam t’ju shohim tërësisht të integruar në Evropë dhe mbështetje për politikën tuaj arsimore është po aq e rëndësishme për ne sa është mbështetja jonë për reformën në drejtësi e luftën kundër korrupsionit.
Do të shihni më shumë studiues e specialistë amerikanë që do vijnë këtë vit, ata do vendosen në uninversitetet shqiptare në Tiranë, Gjirokastër e Durrës e do lidhen me shqiptarët anembanë vendit për të ndihmuar në arritjen e objektivave, ndërkombëtarizimin e unversitetit dhe trajnim për mësuesit e gjuhës angleze. Shqipëria ka mikpritur vullnetare që kanë zotëruar gjuhën shqipe dicka që unë nuk do ia dal mbanë se është vërtet e pamundur. Si mik e partnerë juaji SHBA do vazhdojnë t’ju mbështesin ndërsa përmirësoni sistemin tuaj arsimor në Shqipëri, shpresoj që mos humbisni kurrë nga syte vetë studentët që na folën këtë mëngjes, kjo është detyra jonë ndaj tyre, të përmirësojmë sistemin arsimor këtu, t’u japim mundësinë më të mirë që kanë, për t’ja dalë mbanë këtu në Shqipëri, për ti dhënë aftësitë më të mira qe kanë për të sjellë ndikim këtu në Shqipëri, EVropë dhe botë”- u shpreh Kim.