LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Korfuzi kërkon ujin e 'Syrit të Kaltër', PD: Rama ka gati marrëveshjen! Ministria: E pavërtetë!

-Propozimi i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit. -Uji raportohet se do të merret nga Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. -Reagon ashpër deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa duke thënë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin e zonës së mbrojtur nga viti 2002, ndaj ndërhyrjet dhe tubacionet do të ishin të ndaluara. -Nga ana tjetër, Ministria e Turizmit ka mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat greke. -Ministria, gjithashtu njofton se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

4 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Plan për të marrë Syrin e Kaltër, kryebashkiaku i Korfuzit në kontakte me sipërmarrës dhe institucione në Sarandë

Korfuzi kërkon ujin e 'Syrit të Kaltër', PD: Rama ka
Foto ilustruese

Me ujin e “Syrit të Kaltër” të Sarandës duket i vendosur të përballojë fenomenin e thatësirës, kryebashkiaku i Korfuzit Verior, Jorgos Mahimάris. Në 25 maj kryebashkiaku dhe nënkryetari i bashkisë Hariton Kuçuri kanë hartuar një projekt të plotë me shifra të detajuara për transportimin përmes tubacioneve të posaçme të ujit të kristaltë nga Saranda në Korfuz.

Draft propozimi i formuluar për miratim nga Këshilli Bashkiak është publikuar në site të pushtetit lokal të Korfuzit po aq edhe në median greke, ndërsa bëhet e ditur se këtë radhë kryebashkiaku grek ka marrë kontakte me sipërmarrës dhe institucione të ndryshme në Sarandë, pa ndarë detaje.

Historiku

Në vitin 2001 kryebashkiaku Jorgos Mahimaris këmbëngulte se zgjidhja e problemit të thatësirës që kërcënon së shpejti Korfuzin nuk është një digë e kufizuar në burimet brenda kufirit grek, por tubacione dhe furnizim nga “Syri Kaltër”, uji cilësor i kristaltë i Shqipërisë. Një vepër me kosto të ulët dhe siguri të lartë. Propozimi nuk u miratua nga 13 bashkitë e tjera të ishullit. Në vitin 2008 deputeti i SYRIZA të zonës, Nikos Gjeorgjiadis deklaronte se jo vetëm do e mbështeste projektin por se kishte arritur edhe nivel të lartë diskutimet me palën shqiptare dhe se pritej realizimi i një marrëveshje zyrtare së shpejti.

Ministre e Jashtme e atëhershme, Dora Bakojani, nuk i konfirmoi kurrë deklaratat. Çështjen e mori përsipër deputeti i Korfuzit atëherë, sot ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i cili ishte pro digës brenda territorit. Deri më sot asnjë vepër nuk është kryer në këtë drejtim në Korfuz, çështja mbetet pezull. Kështu, kryebashkiaku aktual i Korfuzit Verior dhe ideatori i furnizimit me ujë nga Shqipëria i rikthehet sërish çështjes në fillim të vitit 2022, në një drekë pune me deputetin e SYRIZA Alekos Avlonitis i cili gjithashtu ka theksuar se një projekt i tillë me Shqipërinë varet nga një sërë marrëveshjesh dypalëshe me afate të gjata dhe se ka shumë gjasa të mbetet peng e një sërë ngërçeve ligjore, kështu ka propozuar që kryebashkiaku Mahimaris të përqendrohet në projektin e digës në ishullin e Korfuzit, projekt brenda territorit të vendit.

Në 25 maj 2022 kryebashkiaku Jorgos Mahimaris publikon një draft të hartuar me detaje, bazuar në veprën e realizuar me sukses për ishujt e Argosaronikos, Egjina dhe Salamina, në 1991-1994. Kostoja totale e parashikuar e ndërtimit të tubacioneve dhe rezervuarëve është 39.5 milionë euro plus TVSH-së. Konkretisht, përveç shifrave të çdo hapi të realizimit të projektit, referon në lidhje me Shqipërinë se: “Projekti do të ketë kosto të ulëta operative, pasi nuk nevojiten: Njësia e pastrimit të ujit, për shkak të cilësisë së shkëlqyer të ujit të burimit në Syrin e Kaltër.

Paralelisht, propozimi realizohet brenda një afati të shkurtër kohor, pasi jemi në dijeni që pala shqiptare ka vullnet pozitiv e në plan ndërtimin e veprave të duhura në territorin e tyre, kështu që mbetet vetëm pjesa e projekteve që kanë të bëjnë me territoret tona (12-15 milionë).” Si një aset që duhet shfrytëzuar bashkiaku shton në paragrafin e fundit të projektit dhe nivelin e marrëdhënieve bilaterale duke theksuar se “Vlen të theksohet se takimet e fundit në nivel të lartë qeveritar të ministrave të Jashtëm Nikos Dendias, të Brendshëm Mavroudis Voridis me homologët e tyre në qeverinë shqiptare po zhvillohen në një atmosferë mjaft konstruktive, me simpati për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes fqinjëve”./BW

4 VITE ME PARE

Uji i ‘Syrit të Kaltër’ do i jepet Greqisë? Ministria e Turizmit: E pavërtetë, s’ka marrëveshje

Korfuzi kërkon ujin e 'Syrit të Kaltër', PD: Rama ka
Ministria e Mjedisit dhe Turizmit

TIRANË- Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat greke, ku kryebashkiaku i ishullit të Korfuzit, George Machimaris pretendonte se i kishin propozuar qeverisë shqiptare që të furnizoheshim me ujë nga ‘Syri i Kaltër’ në Sarandë. Por lajmi është përgënjeshtruar sot, Ministria njofton se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron: Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta. Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut,”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mediat greke kanë raportuar se në Greqi është ngritur çështja e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit. Sipas tyre, qeveria po përgatitet një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

4 VITE ME PARE

Transferimi i ujit të 'Syrit të Kaltër' në Greqi, Zhupa: Çmenduria e radhës e Ramës

Korfuzi kërkon ujin e 'Syrit të Kaltër', PD: Rama ka
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e quan të papërgjegjshme dhe çmenduri të qeverisë Rama transferimin e ujit të burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, deputetja thotë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Çdo punim apo ndërhyrje që do të bëhen në të, sipas Zhupës janë të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore.

POSTIMI:

Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama! Media greke ERT NEëS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).” Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!

Mediat greke kanë raportuar se në Greqi është ngritur çështja e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit. Sipas tyre, qeveria po përgatitet një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë, për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

4 VITE ME PARE

Rama marrëveshje për Syrin e Kaltër?! Propozimi: Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit

Korfuzi kërkon ujin e 'Syrit të Kaltër', PD: Rama ka
Syri i Kaltër

GREQI- Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria, për të përballuar mungesën e pritshme të ujit në dekadat e ardhshme në ishullin e Korfuzit. Lajmin e raporton media greke ERT NEWS.

Artikulli alarmant i medias shtetrore greke tregon se po përgatitet një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare, për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë.

Në propozimin e tij shkruhet:

Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror. Me saktësi matematikore dhe duke marrë parasysh të dyja zhvillimet dhe gjendjen aktuale, në vitet në vijim do të përballemi me një krizë uji, një krizë që po zvarritet me të njëjtat karakteristika për më shumë se 30 vite rresht.

Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

george machimaris syri i kalter syri i kalter i jepet greqise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet