LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Merrnin 3 mijë euro për leje ndërtimi, arrestohen 4 zyrtarë të Bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të firmës private

• SPAK bën arrestime në Dimal. • Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur në pranga 4 zyrtarë të Bashkisë Dimal. • Në pranga ka përfunduar Altin Pali, Drejtor i Urbanistikës, Vali Jançe Shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. • Të gjithë akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. • Në pranga janë vënë edhe 2 punonjës të një firme private. •Të gjithë janë lënë në burg, përveç ish-shefes së Urbanistikës. •Ata akuzohen se kanë kryer abuzimet me lejet e ndërtimit. • Hetimet kanë nisur në vitin 2020 pas kallëzimit të bërë nga personi me inicialet P.B.•Ky person, denoncoi se punonjësit e Bashkisë dëmtuan biznesin e tij me pretendimin se aty do ndërtohej një lulishte. •Zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. •Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Korrupsioni çoi në pranga 4 persona në Bashkinë Dimal, zyrtarët merrnin deri në 3 mijë euro për leje ndërtimi

Merrnin 3 mijë euro për leje ndërtimi, arrestohen 4 zyrtarë
SPAK

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimet e zyrtarëve në bashkinë e Dimalit. Shkak i arrestimeve janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit. Zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë.

Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

Të arrestuarit:

-Arben Guraj Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve.

-Altin Pali, drejtor Urbanistike.

-Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës.

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare.

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie.

SPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i 4 zyrtarëve në Bashkinë Dimal/ DETAJE- hetimet nisën në 2020-ën pas kallëzimit nga një person

Merrnin 3 mijë euro për leje ndërtimi, arrestohen 4 zyrtarë
Qyteti

TIRANË- Hetimet për 4 zyrtarët e arrestuar në Bashkinë Dimal kanë nisur në nëntor të 2020-ës. Shkak u bë një kallëzim i bërë nga personi me inicialet P.B. Sipas këtij të fundit, punonjësit e Bashkisë dëmtuan biznesin e tij me pretendimin se aty do ndërtohej një lulishte.

Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve '90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër. Më tej në kallëzim thuhet se në atë vend ka nisur të ndërtohet një objekt që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar. 

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.

Të arrestuarit:

-Arben Guraj Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve.

-Altin Pali, drejtor Urbanistike.

-Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës.

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare.

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kësaj kompanie.

SPAK i akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dalin EMRAT- ja kush janë tre zyrtarët e lartë në Bashkinë Dimal që u arrestuan për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Merrnin 3 mijë euro për leje ndërtimi, arrestohen 4 zyrtarë
Foto ilustruese

TIRANË- Dalin emrat e tre zyrtarëve të arrestuar në Bashkinë Dimal për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Të arrestuarit janë identifikuar si Altin Pali, Drejtor i Urbanistikës Bashkia Dimal; Agim Cuni, Specialist te Emergjencat Bashkia Dimal; dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve. Të gjithë punonjës të Bashkisë Dimal.

3 VITE ME PARE

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohen me kërkesë të SPAK 4 zyrtarë të Bashkisë Dimal

Merrnin 3 mijë euro për leje ndërtimi, arrestohen 4 zyrtarë
SPAK

TIRANË- Arrestohen me kërkesë të SPAK 4 zyrtarë të Bashkisë Dimal. Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal, ish shefi i transportit në këtë bashki aktualisht drejtues te emergjencat, një ish shefe e Urbanistikës dhe ish drejtues i IKMT në këtë institucion janë arrestuar nga policia me kërkesë të SPAK pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Në pranga janë vënë edhe 2 punonjës të një firme private. Të gjithë janë lënë në burg, përveç ish-shefes së Urbanistikës.

NJOFTIMI I PLOTË I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 8 datë 12.02.2023, ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.Ç. (me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penal pranë Bashkisë Dimal), i dyshuar për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. P. (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248, 259/1, 245/1 dhe 25 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V. J. (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal), e dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1, 259/1, 248 dhe 25 i K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. Ç. (me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. D. (me profesion inxhinier pranë një shoqërie tregëtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.

6. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim V. K. (me profesion ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K. Penal.

Në datën 14.02.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.8 datë 12.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

arrestime ne bashkine dimal vali jance agim cuni arben guraj altin pali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet