LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë në Bruksel

- Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. -Marrëveshja ka 9 pika! -Pika dy e marrëveshjes thotë se pas shtatë ditëve të marrjes së licencës, Elektrosever do t’i njoftojë KEDS-in dhe KOSTT-in për të dhënat më të reja të konsumatorëve. Kurse pas 10 ditëve, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT dhe KEDS në mënyrë që të operojë në tregun energjisë në Kosovë. -Lajmin e ka bërë me dije i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak. -Fillimisht, sot, janë zhvilluar takime bilaterale të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak, me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës për dialog, e më pas takim të njëjtë Lajçaku ka pasur edhe me shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç. -Marrëveshja për energji ishte arritur në vitin 2013, e pastaj ishte konfirmuar edhe në vitin 2015. BE-ja do të luajë rolin e lehtësuesit edhe në implementimin e kësaj marrëveshjeje. -Burimet e BE-së kanë thënë se do të diskutohet edhe për çështjen e të zhdukurve të luftës

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Albin Kurti u drejtohet qytetarëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se ka qenë dhe mbetet prioritet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive. Kreu i qeverisë përmend dhe ngritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit. Ai thotë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve.


Sot, Kosova dhe Serbia kanë arritur në dakordësimin në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është inicuar në Bruksel që më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

 

3 VITE ME PARE

"Nuk cënon sovranitetin", Haradinaj mbështet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar arritjen e marrëveshjes së energjisë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook Haradinaj shprehu mbështetjen e tij në lidhje me arritjen e kësaj marrëveshje dhe theksoi se nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës.

Meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019”.- shrkoi Haradinaj.

Ai tha se pika e parë e “Roadmap” është nënshkruar nga ai, ndërsa shtoi se nëse zbatohet nga Serbia nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme

Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore”, ka shkruar Haradinaj.

3 VITE ME PARE

"Ky është një hap i madh për dialogun", Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiç pas arritjes së marrëveshjes

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Josep Borell

BRUKSEL- Kryediplomati Josep Borell, pas marrëveshjes për energjinë të arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, ka telefonuar kryeministin e Kosovës Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Borell ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes si dhe u shpreh se pret që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë.

“Fola me Aleksandër Vuçiçin dhe Albin Kurti për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë sot. Ky është një hap i madhe dhe i rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të sjellë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë”, ka shkruar Borell.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është  arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: Kjo është rruga e duhur

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur firmosjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, që u nënshkrua sot në Bruksel. Sipas Ramës, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve janë rruga e duhur.

"Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!,"-tha Rama. 

Kosova dhe Serbia kanë arritur në dakordësimin në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është inicuar në Bruksel që më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

3 VITE ME PARE

BE-ja për Marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kompania serbe nën ligjet e Kosovës do të fillojë furnizimin me energji

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Bashkimi Europian

KOSOVË- Shërbimi diplomatik i BE-së, ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me pajtimin e palëve për Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. BE-ja ka përgëzuar kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq teksa deklaron se me marrëveshjen e sotme, kompania ‘Elektrosever’ me pronësi të Serbisë do të furnizojë katër komunat veriore me rrymë bazuar në ligjet e Kosovës.

“Me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e vendosur në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo hap rrugën drejt përfundimit të praktikës aktuale jotransparente dhe të parregulluar”, thuhet në komunikatë.

BE-ja ka kërkuar që Sekretariati i Komunitetit të Energjisë të monitorojë zbatimin e marrëveshjes.

“Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë që të monitorojë zbatimin teknik të marrëveshjes komerciale ndërmjet Elektrosever dhe KEDS, Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë. BE-ja mirëpret miratimin e Udhërrëfyesit si një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe u kërkon të dyja palëve që të bëjnë përparim në të gjitha çështje e tjera të pazgjidhura. BE falënderon të dy kryenegociatorët për angazhimin dhe qasjen e tyre të përgjegjshme ndaj procesit, që çoi në rezultatin e sotëm”, thuhet tutje.

Shërbimi i Jashtëm i BE-së, thotë se Udhërrëfyesi përcakton afat të qartë kohor dhe hapa konkretë për zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

Sot, pas diskutimeve të gjera, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe dhe Petar Petkoviq, ranë dakord në Bruksel për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjeve të Energjisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili përcakton detyrime specifike për të dyja palët. Udhërrëfyesi përcakton një afat kohor të qartë dhe hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë të 2013 dhe 2015. Të dyja marrëveshjet janë zbatuar vetëm pjesërisht me elemente përkatëse ende të pazgjidhura”, thuhet në komunikatë.

3 VITE ME PARE

Arritja e marrëveshjes Kosovës-Serbi, Lajçak publikon udhërrëfyesin për implementimin e saj

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Foto ilustruese

BRUKSEL- Kosova dhe Serbia kanë arritur në dakordësimin në lidhje me Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është inicuar në Bruksel që më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Bislimi e Petkoviç sot në Bruksel, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat përkatëse.

Pika dy e marrëveshjes thotë se pas shtatë ditëve të marrjes së licencës, Elektrosever do t’i njoftojë KEDS-in dhe KOSTT-in për të dhënat më të reja të konsumatorëve. Kurse pas 10 ditëve, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT dhe KEDS në mënyrë që të operojë në tregun energjisë në Kosovë.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, 15 ditë më pas Elektrosever do të pajiset me Kodin Identifikues të Energjisë në mënyrë që të zhvillojë aktivitetet e saj sipas licensës së furnizimit. 30 ditë pasi Elektrosever të pajiset me licencë, KEDS dhe KOST (nën ndërmjetësimin e BE-së, nëse kërkohet) do të ketë qasje në nën-stacionin e Vallaqit si dhe në infrastrukturën tjetër të transmisionit dhe distribuimit.

Nëse pas 100 ditëve, nuk zbatohet dispozitat për të cilat është rënë dakord, ZRrE mund të vendosë të pezullojë ose të tërheqë licencën për Elektrosever.

Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë të pezullojë dhe/ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, subjekt i konsultimeve paraprake ndërmjet palëve, të lehtësuar nga BE, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspertize, n

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Dok

ëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët”, thuhet në Udhërrëfyesin e publikuar nga Emisari i BE-së, Lajçak.

 

3 VITE ME PARE

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Kurti: Është rezultat i punës së qeverisë tonë

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Lajcak, Bislimi, Petkovic

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në lidhje me energjinë elektrike.

Kurti e konsideroi tepër pozitive arritjen e marrëveshjes dhe tha se kjo është rezultat i punës së Qeverisë që ai udhëheq si dhe thkesoi se së shpejti do të fillojë faturimi i energjisë për komunat në veri.

Ky është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës, në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatim të udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë së shpenzuar në veri të lumit Iber”, tha Kurti.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, sot njoftoi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.

 

 

 
 
3 VITE ME PARE

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Miroslav Lajcak

KOSOVË- Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

"Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara,"-ka shkruar Lajcak në Twitter. 

3 VITE ME PARE

Analiza/ Kosovë-Serbi, dakordësi e re për zbatim të marrëveshjes ekzistuese për energjinë

Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për energjinë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet që të martën të arrijnë pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë. Takimet e tyre zhvillohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, i cili ka nisur më 2011. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë, ka thënë më 13 qershor se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur më 2013”.

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok - kryesisht serbë - nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013. Nënshkruesit e marrëveshjes kanë qenë ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Kjo marrëveshje, e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike - KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Marrëveshja është konfirmuar në gusht të vitit 2015 nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, por nuk është zbatuar asnjëherë. Ky dokument parasheh që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e energjisë elektrike që mban emrin “Drustvo Elektrosever D.O.O.”. Pronare e kësaj të fundit është Serbia, apo kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike - Elektroprivreda Srbije. Përfaqësuesit e saj e kanë regjistruar atë si biznes në Agjencinë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) në nëntor të vitit 2018. Aktivitet primar i saj është tregtia e energjisë.

Në bazë të marrëveshjeve të arritura, “Drustvo Elektrosever D.O.O.”, për të filluar operimin në Kosovë, do të duhej që të licencohej nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE).

“Drustvo Elektrosever D.O.O.” ka aplikuar për licencim, por nuk ka konfirmim se ZRRE-ja e ka licencuar.

Në muajin shkurt të këtij viti, ZRRE-ja ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se licenca është kërkuar në fund të dhjetorit, 2020, por ende nuk është miratuar, sepse “duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen [e Brukselit] dhe konkluzionet”, gjë që, sipas ZRRE-së, nuk është arritur. ZRRE-ja nuk ka specifikuar konkretisht se çfarë është e kontestueshme në këtë proces. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk do të ketë licencim të asnjë kompanie tjetër përveç të “Drustvo Elektrosever D.O.O.” - ashtu siç e parashohin edhe marrëveshjet e arritura me Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati thënë më 10 qershor se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit dhe se për këtë çështje pala serbe ka zhvilluar negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar mbajtjen e një takimi të tillë. Në një deklarim për media më 18 qershor, ai ka thënë se marrëveshja e re do të mundësonte faturimin dhe inkasimin në katër komunat në veri të Lumit Ibër.

“Bëhet fjalë për katër shërbime të dakorduara më herët: vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e matësve, faturimi dhe inkasimi”, ka thënë Kurti, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë shërbim shtesë në fushën e distribucionit.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2013, punëtorët e "Elektrokosmet" (kompani serbe për energji në veri të Kosovës) duhet të inkuadrohen në kompaninë e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës, ose duhet t’iu ofrohet punësim në KEDS. Deri vonë, qytetarët e komunave veriore të Kosovës, kanë thënë se kanë pranuar fatura për energjinë elektrike nga kjo kompani serbe. Kosova e konsideron “Elektrokosmet-in” e Serbisë si kompani ilegale. Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, më 1999, qytetarët e veriut furnizohen rregullisht me energji elektrike, por nuk e paguajnë atë.
 Kjo ka ndodhur për shkak të refuzimit të strukturave të ndryshme të mbështetura nga Beogradi zyrtar, që kanë operuar në atë pjesë, por edhe për shkak të mosbindjes qytetare. Nga përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë vazhdimisht ka pasur deklarata kundërthënëse se kush e furnizon veriun me rrymë.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) ka thënë se furnizimi bëhet nga operatorët e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës, por, sipas zyrtarëve serbë, rryma në veri arrin nga Elektro-rrjeti i Serbisë. Disa qytetarë të pjesës veriore të Kosovës, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë javë më parë, kanë thënë se e përkrahin idenë që të rregullohet çështja e furnizimit me energji elektrike, por disa nga ta thonë se do të donin që pagesën ta bënin në Serbi, e jo në Kosovë.

“Në cilindo rast, më shumë dua që ta paguaj energjinë sesa mos të kemi fare - të them të drejtën. Unë jam për këtë, më mirë të paguhet”, ka thënë Dragica Vulliq. Një qytetar tjetër i Mitrovicës së Veriut, i cili prezantohet vetëm me emrin Millosh, ka thënë se nuk do të donte ta paguante energjinë elektrike për ndonjë institucion të Kosovës.

“Një rend duhet të ekzistojë... por më parë do t’ia paguanim shtetit tonë [Serbisë], sesa Qeverisë së Kosovës. Nuk e di, më duket se gjithnjë e më shumë po na shtyjnë drejt duarve të Prishtinës”, ka thënë Milloshi. Sipas Millanit, çështja e pagesës së rrymës tani është e pakuptimtë.

“Nuk e di, por mendoj se tash kjo është e pakuptimtë për arsye politike”, është shprehur ai.

Nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) kanë bërë të ditur se humbjet nga mospagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021. Që nga viti 2017 e deri më sot, konsumi i energjisë elektrike në komunat në veri të Kosovës paguhet nga KOSTT-i. Nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave të tjera të Kosovës. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind.

Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te KOSTT-i. KOSTT është kompani publike e Kosovës me 100 për qind të aksioneve shtetërore.

Marrë nga REL

marreveshja kosove-serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje