LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet e Osmanit, Kurtit e Begajt: Do i kapërcejmë të gjitha sfidat

• Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. • Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. • Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. • Sot liderët e Kosovës si Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, krerët e partive politike të shoqëruar dhe nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj kanë kryer homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës si dhe në kompleksin memorial Adem Jashari. • Më pas kanë mbajtur secili fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku mesazhet kanë qenë të njejta,'bashkimi përball sfidave'.• Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. • Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

22 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Sanchez: Gjëja më e rëndësishme, marrëveshja me Serbinë

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Pedro Sánchez

MADRID- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka folur për qasjen ndaj Kosovës. Sipas mediave të huaja, Sánchez, i cili po qëndron në Slloveni për një vizitë zyrtare, ka refuzuar të deklarohet lidhur me këtë çështje duke u shprehur se në këtë fazë gjëja më kryesore është mbështetja e dialogut Kosovë – Serbi dhe arritja e një marrëveshjeje mes dy shteteve.

“Gjëja më e rëndësishme në këtë kohë është mbështetja e dialogut në të cilin mund të arrihet një marrëveshje dhe jo të parashikohen skenarë,”- ka deklaruar kryeministri.

Deri më tani, Spanja është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian, e cila po refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, e mendohet se mosnjohja spanjolle e Kosovës lidhet me kundërshtimin e qeverisë ndaj lëvizjeve të pavarësisë baske dhe katalanase. Megjithatë kryeministri spanjoll ka zhvilluar takime me homologun e Kosovës, Albin Kurti gjatë eventeve në të cilat kanë rastisur të dy. 

3 VITE ME PARE

15- vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Urimi i deputetit ukrainas: Po bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën!

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Deputeti ukrainas

KOSOVË- Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, ka uruar 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Twitter Goncharenko tha se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por po bën gjithçka që ka në dorë për ta afruar këtë moment.

Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment", ka shkruar Goncharenko në Tweet.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

15-vjetori i Pavarësisë, shumë qytetarë nga Kosova vijnë në Shqipëri për të festuar

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Pika kufitare e Morines

KOSOVË- Të shumtë kanë qenë shqiptarët e Kosovës që kanë zgjedhur të festojnë pavarësinë në Shqipëri. Ditën e sotme është shtuar shumë fluksi i qytetarëve në pikën kuftare të Morinës. 

Ata kanë preferuar që ditën e pavarësisë ta festojnë në bregdetet shqiptare. Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks të shtuar që në orët e para të ditës

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

“Rrno për me tregue”/ Mesazhi i Rita Orës në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit për këto vite krenarie

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Rota Ora

ANGLI- Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka uruar pavarësinë e Kosovës ditën e sotme. Me anë të një videomesazhi, Rita ka falenderuar Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë gjatë karrierës së saj. Videomesazhi i Ritës është nisur me një pjesë të këngës “Shine your light”, këngë e cila i kushtohet Kosovës.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Postimi

 “Urime Pavarësinë Kosovë. Faleminderit për këto vite krenarie," thotë Rita Ora.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? (@ladyritaora)

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Kurti: Kapitulli i pavarësisë duhet të mbetet i tillë , ta mbrojmë para çdo sfide

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë ka thënë se akti i shpalljes së pavarësisë më 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm për historinë moderne të Kosovës.

“Ky kapitull duhet të mbetet i tillë duke u mbrojtur politikisht dhe duke u forcuar nga të gjithë në secilin rast para çdo sfide”, ka thënë kryeministri.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë rezultat i shumë përpjekjeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës dhe gjithashtu edhe ndihmës së aleatëve ndërkombëtare të Kosovës.

“Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë, siç erdhi edhe nga kontributi i tyre që i drejtuan dhe zhvilluar proceset politike shtetndërtuesese deri në këtë ditë”, ka shtuar tutje Kurti.

Tutje, ka thënë se pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i luftës së lavdishme të UÇK-së të cilën me luftën e drejtë të tyre arritën që t’i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtar që ta ndihmojnë Kosovën për t’u çliruar nga Serbia më 1999.

“Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e UÇK-së që me luftën e tyre të drejtë arritën t’i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtar që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se kanë qenë po këta aleatë që në vitin 2008 kishin përkrahur faktorët vendor për të koordinuar veprimet politike dhe proceseve të domosdoshme demokratike që rezultuan me shpalljen e pavarësisë.

Ishin po këta aleatë që më 2008 mbështeten po ata faktor vendor në koordinimin e gjithë atyre veprimeve politike dhe proceseve të domosdoshme diplomatike që kulmuan me shpalljen e pavarësisë më 2008.Që nga atëherë partneret dhe aleatët kanë qenë të pandashëm ndaj synimeve të Kosovës”,tha Kurti.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

15-vjetori i Pavarësisë/ Berisha: Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralelizim të situatës mes Kosovës e Shqipërisë. Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Berisha tha se dita e sotme shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve, referuar 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai shtoi se Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me 'çikat' e saj, referuar këngëtareve me famë botërore. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb, që ka pjesët e tij të robëruara, nuk mund të jetë kurrë i lirë. Pavarësia e Kosovës është në radhë të parë, dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj.
Kosova është një trevë, në të cilin nga 1870 deri 1999 është derdhur gjak, janë bërë luftëra dhe kryengritje më shumë se në çdo trevë tjetër të kontinentit. Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit vizionar, Ibrahim Rugova, i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me vizion të madh, thuri dhe ndërtoi në ndërgjegjen, shpirtin dhe zemrën e qytetarëve të këtij vendi, ëndrrën e pavarësisë. Ndërtoi aty pushtetin paralel të shqiptarëve, që kundërshtonte pushtetin e pushtuesve. Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili vendosi në historinë e shqiptarëve, kulmin e guximit, burrërisë, sakrificës për vendin dhe kombin. Natyrisht, mbarë kombi kontribuoi në pavarësinë e Kosovës, por kjo pavarësi do ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishëm, pa rolin udhëheqës në këtë proces nga SHBA. Kongresi i këtij vendi, presidentët Klinton dhe Bush, vendet e NATO-s që ndërmorën ofensivën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, çdo shqiptar feston me krenari të veçantë 15-vjetorin e republikës së pavarur të Kosovës. Në 15 vite, Kosova ka shënuar suksese mahnitëse, arritje të mëdha. Ajo është sot shteti me të drejtat dhe liritë të pakicave më të respektuara në rajon. Shteti i standardeve më të mira të funksionimit të ligjit. Shteti, në të cilin ekonomia zhvillohet dhe ndër më solidet, ka një infrastrukturë më moderne në rajon. Kosova i ka dhënë botës disa nga zërat më magjikë të kohës me çikat e saj. Por edhe kurorën mbretërore në sportet e admirueshme të vajzave të saj. Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre. Ndaj ta urojmë në këtë 15-vjetor, Kosovën, qytetarët e saj, mbarë shqiptarët, për suksese edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet!

3 VITE ME PARE

Pavarësia e Kosovës, Osmani: Duhet të bëhemi bashkë përballë sfidave

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për ndër të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka thënë se foli për unifikim dhe bashkim politik para atyre që duan ta minojnë shtetin e Kosovës. Osmani kërkoi nga spektri politik që interesi i shtetit të dominojë, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare kërkoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e NATO-s.

“Këto sfida na kanë bërë që të përplasemi për brenda, pasi kemi pikëpamje të ndryshme. Si gjithnjë do të jemi një të bashkëndjejmë. Prandaj pavarësisht dallimeve në pikëpamje politike, spektri politik do të dominojë në interes të vendit. Ne jemi fuqishëm në anën e aleatëve tanë, vendet e Ballkanit Perëndimor, ato që janë demokratike sa më shpejtë të anëtarësohen në NATO. Prandaj le të punojmë bashkë edhe pa reshtur që shtetin dhe Republikën e Kosovës ta forcojmë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës. Qëndresën e pashembullt të brezave të lirisë e cila i parapriu jetësimit të ëndrrës së madhe, presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovën i cili e siguroi respektin e gjithë botës demokratike. Bijat tona në UÇK që sakrifikuan jetën në mbrojtje të vendit, komandantin Adem Jashari i cili i priu rezistencës për liri, përfaqësuesit e shtetit të cilët për 15 vite kontribuuan për jetësimin demokratik të vendit, ushtarëve e policisë sonë, ushtarët e FSK-së që po luftojnë për shpëtimin e jetëve nga tërmetet në Turqi e Siri. U falënderohemi edhe miqve tanë, aleatëve tanë të cilët i kemi quajtur me të drejtë shpëtimtarë e miq të lirisë, kur ne ishim të shtypur e luftonim për lirinë, kur u çliruan në tokën e lirë, ata janë këtu edhe sot, partner të besueshëm e të qëndrueshëm më të cilët edhe sot po e ndërtojmë të ardhmen tonë”, tha Osmani.

Osmani tha se në këto 15 vjet shtet Kosova është zhvilluar e forcuar si shet i ri, si në romanizimin e jetës politike dhe funksionimin e institucioneve si dhe ka krijuar bazë solide për funksionim të mëtutjeshëm.

“Institucionet po forcohen e kjo është e arritur e madhe. Sfidat kanë qenë të pashmangshme por i kemi tejkaluar me aleatët tanë, këto sfida na kanë bërë të kemi përplasje të brendshme por na kanë bërë edhe më të fortë, kanë dëshmuar aftësinë tonë për të qenë më të qëndrueshëm karshi tyre. Këto sfida janë të pranishme edhe sot kur Kosova falë përcaktimit të saj të hershëm po përpiqet të përcaktoj pozitën e saj drejt strukturave euroatlantike në NATO”, tha Osmani.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Pavarësia e Kosovës, Begaj flet në Kuvend: Ne do jemi përkrah jush në çdo hap

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Bajram Begaj

KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se shteti shqiptar është pranë Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO dhe OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare. Në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, Begaj ka përshëndetur angazhimin e SHBA-së dhe BE-së për dialogun me Serbinë, duke theksuar nevojën për njohje reciproke mes dy vendeve.

Fjala e Begajt:

Jemi një komb që ka përballur me dinjitet historinë e vështirë të rajonit  e ka kontribuar për paqen në rajon dhe padyshim në Evropë, pavarësisht se i ndarë prej kufijsh. Pavarësia  e Republikës së Kosovës ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptarëve. Ditë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar.  Është një ditë krenarie për ne të gjithë, por dhe mirënjohjeje dhe falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe të gjithë shteteve të tjera që iu gjenden pranë popullit shqiptar të Kosovës me forcë ushtarake, diplomatike dhe humanitare. Gjithashtu, u jemi falenderues shteteve mike që njohën menjëherë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në këtë ditë të shënuar për Ju të nderuar përfaqësues e qytetarë të Republikës së Kosovës, e po aq të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK- në, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë me sakrificën e tyre për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një populli. Të nderuar bashkëkombas, Kujtojmë sot liderin simbol të forcës së durimit dhe elokuencës, shqiptarin që me zgjuarsinë, qartësinë e qetësinë e pashembullt çoi përpara kauzën e drejtë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen në kohë shpërbërjeje marramendëse të shteteve e regjimeve. Kujtojmë Presidentin Rugova, simbol i paqes në Ballkan e në Europë!

Më lejoni të përfitoj nga ky moment për të shprehur krenarinë për arritjet e kombit shqiptar duke ditur se ne përfaqësohemi me dy shtete, me dy presidentë, me tre kryeministra, e tre kryetarë kuvendi; me shumë ministra e me parti politike që kontribuojnë në demokracinë dhe mirëqënien e rajonit. Kjo është e jashtëzakonshme! Është fillimi i forcimit të shtetit të së drejtës e demokracisë në rajon. Në kuadër të bashkërendimit të forcave tona në të mirë të kombit shqiptar, dua të përshëndes mbledhjet e përbashkëta të qeverive dhe nismat e ndërmarra në shërbim të lehtësimit të lidhjeve tona në të gjitha nivelet.  Dua t’i falënderoj, t’i përgëzoj, e padyshim t’i inkurajoj këto nisma, të cilat tek Presidenti Republikës së Shqipërisë do të gjejnë mbështetje e bashkëpunim. Shqipëria është mbështetëse aktive e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës, pikësëpari e finalizimit të heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kam pritur me entuziazëm lajmin e aplikimit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE. Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju uruar sukses e hapa sa më të shpejtë në këtë rrugëtim. Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare.  Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Republika e Kosovës është  shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria Serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të bashkëpunojë me qeverinë e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon.  Angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i të dërguarve të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Republika e Kosovës për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.

3 VITE ME PARE

15 vjet më parë ëndrra u bë realitet

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Harry Bajraktari

Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punuan pa u lodhur e ata që sakrifikuan gjithshka që të vinte kjo ditë e madhe e pavarësisëIsha djalë i ri kur bashkë me familjen u detyruam të ikim nga Kosova dhe pas një qendrimi të shkurtër në Itali, u vendosëm përfundimisht në SHBA.

Kosova në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë dhe shqiptarët ishin të diskriminuar. U rrita në Amerikë, formova familjen time, hapa biznesin tim, por mendjen e kishim gjithmonë te Kosova. Prindërit, Metë dhe Zisa Bajraktari, na kishin rritur me dashuri për atdheun e asnjëherë nuk u ndamë me zemër nga vendlindja.

Ëndërronim se një ditë Kosova do të bëhej e lirë dhe e pavarur, por ishte vetëm ëndërr. Në fakt, situata në Kosovë vetëm sa po keqësohej. Dhuna e vitit 1981, heqja e autonomisë në 1989, largimi nga puna e gati gjithë popullsisë shqiptare. Shqiptarët e Amerikës nuk mund të rrinin duarkryq.

U bashkova me përpjekjet e disa miqve shqiptaro-amerikanë si vëllezërve Bitici, Prof. Sami Repishti, Jim Xhema, e të tjerë që po lobonin bashkë me kongresistin Dioguardi në Washington. Kishim zbuluar se Kosova pothuaj nuk njihej fare si emër. Por kishim gjetur edhe miq që ishin gati të na dëgjonin dhe ndihmonin, si Senatori Bob Dole, Senatori Al D’Amato, kongresisti Tom Lantos.

Zona ku punoja kishte zgjedhur një kongresist të ri dhe shkova ta takoj. Quhej Eliot Engel. I fola për Kosovën dhe më dëgjoi e më premtoi se do të na ndihmonte. Më kërkoi më shumë informacion dhe ia dërgova. Shpejt u bëmë miq të ngushtë e filluam një bashkëpunim që vazhdoi më shumë se tre dekada. Në vitin 1991, bashkë me partnerin në biznes Rrustem Gecaj themelova gazetën “Illyria” që ta ndihmonim edhe më shumë Kosovën dhe çështjen kombëtare.

Presidentin Rugova sa herë që vinte në SHBA e mbaja si mik në shtëpi dhe e shoqëroja në takimet në Washington. Po ashtu edhe me shumë miq të asaj kohe si Dr. Alush Gashi e plot të tjerë. Themeluam degën e LDK-së në SHBA, më pas Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan etj. Gjatë atyre viteve të vështira shumë herë jemi zhgënjyer e mërzitur. Por asnjëherë nuk e kemi humbur besimin se liria dhe pavarësia do të vinin.
Kur babai vdiq në 1998, më la amanet që ta vazhdoja punën për Kosovën deri në fund. Në varrimin e tij, kongresisti Engel premtoi se liria për Kosovën po vinte. Engel ishte nga ata miq të rrallë që asnjëherë nuk hoqi dorë nga kërkesa për pavarësi e Kosovës, edhe kur zyrtarët amerikanë na thonin se nuk mund të ketë ndarje.

Pa qëndresën e madhe të popullit shqiptar në Kosovë, pa udhëheqjen e urtë dhe të mënçur të Presidentit Ibrahim Rugova, pa luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa ndihmën dhe lobimin e diasporës, dhe pa ndihmën e miqve tanë të mëdhenj në Washington, nuk do të kishte as liri dhe as pavarësi të Kosovës.

Jam krenar që më dha Zoti mundësinë të jetoj në Amerikë e të jap kontribut për Kosovën dhe kombin shqiptar. 15 vjet më parë kur pavarësia u bë realitet dy njerëz të rëndësishëm për mua nuk jetonin më. Babai im Metë Bajraktari dhe miku im Presidenti Ibrahim Rugova. Është i vetmi peng që kam që ata nuk jetuan ta shohin ngjarjen e madhe.

Sot, me rastin e këtij përvjetori i falenderoj të gjithë miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe nuk kursyen asgjë për kauzën e kombit tonë shqiptar. Falenderoj familjen që më ndihmoi që të angazhohem për Kosovën dhe për kombin. Falenderoj miqtë e ngushtë amerikanë, sidomos mikun tim ish-Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongres, Eliot Engel, për këmbënguljen dhe dedikimin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gëzuar popullit të Kosovës. Urime 15-vjetori! Mos e harroni rëndësinë e lidhjes me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me aleaten tonë të madhe Amerikën. Zoti e bekoftë Republikën e Pavarur të Kosovës!

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA./Zeri

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Deputetja Musliu vendos emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Ganimete Musliu

KOSOVË- Me këngimin e himnit të Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet për nder të 17 Shkurtit. Në këtë seancë po marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Por para fillimit të seancës solemne për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në foltoren e Kuvendit.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Ganimete Musliu

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Kandidati për president të Serbisë viziton Prekazin: Ju kërkoi ndjesë për krimet e kryera nga Millosheviç

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Nikola Sanduloviç

KOSOVË- Kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz, në 15 vjetorin e pavarësisë. I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviç pas homazheve ka thënë se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.

“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviçi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush. Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen… Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviç.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Blinken uron pavarësinë e Kosovës: Jemi krenarë me progresin tuaj, njohja reciproke me Serbinë mbetet thelbësore

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka uruar qytetarët në 15-vjetorin e pavarësisë, ndërsa thekson se partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes dy popujve. Blinken në një letër për 15-vjetorin e Pavarësisë flet për sigurinë në Kosovë e rajon, derisa përmend çështjen e dialogut, planit evropian dhe të njohjes reciproket.

Letra e Plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroj popullin e Kosovës në 15-vjetorin e pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit. Këtë vit, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova riafirmuan partneritetin e fortë dhe përkushtimin e përbashkët ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës ndërsa përballemi me sfida të reja në mjedisin e sigurisë evropiane. Përparimi i Kosovës gjatë pesëmbëdhjetë viteve të pavarësisë është i jashtëzakonshëm për hapat e saj të mëdhenj në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme, multietnike dhe gjithëpërfshirëse. Kosova është një nga vendet më të reja në botë; qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për progresin që ka bërë Kosova në promovimin dhe avancimin e vlerave demokratike dhe forcimin e institucioneve për të ofruar qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi ekonomike për të gjithë kosovarët.

Ne jemi thellësisht mirënjohës për pritjen bujare të Kosovës të afganëve të zhvendosur, përgjigjen e prerë të Kosovës ndaj luftës brutale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe për ndihmën ndaj gazetarëve dhe të tjerëve që kërkuan strehim në vendin tuaj. Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në mirëkuptimin reciprok, vlerat dhe miqësinë mes popullit tonë. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin për prioritetet tona të përbashkëta për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, në qendër të njohjes eventuale reciproke, mbetet thelbësor për këtë. Marrëveshja e propozuar së fundmi në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë në masë të madhe vendin tuaj drejt stabilitetit më të madh rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik. Përsëri urime të gjithë popullit të Kosovës – mikut, partnerit dhe aleatit tonë – në këtë ditë të rëndësishme. Ju uroj një vit të qetë dhe të begatë në vazhdim.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Osmani bën homazhe në Prekaz: Nderojmë sakrificën e familjes Jashari për trimërinë dhe guximin e tyre

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Kurti, Osmani dhe Begaj

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në shënimin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ka vizituar kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Osmani tha se nderojnë sakrificën e familjes Jashari për trimërinë dhe guximin e tyre, nëpërmjet të cilëve u vunë themelet e forta të shtetit.

“Pak më herët nderuam edhe presidentin historik, Ibrahim Rugova, arkitektin e shtetit të Kosovës, veprimtarinë Adem Demaçi. Bëmë nderime edhe tek monumenti i të pagjeturve, i atyre që u zhdukën me dhunë gjatë luftës në Kosovë, për të kujtuar që plagët në Kosovë akoma janë të thella, përderisa bëjmë përpjekje që t’i gjejmë më të dashurit tanë”, ka thënë ajo.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

“No New Broken Republic”, Newborn-i në Kosovë me mesazh kundër Asociacionit

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Newborn

KOSOVË- Kreatori i “Newborn”-it, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të këtij monumenti, duke ua ndërruar vendet shkronjave në NONEWBR, duke krijuar kështu mesazhin “NO NEW BROKEN REPUBLIC”, që jep mesazhin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“No New Broken Republic”, është një lloj paralajmërimi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një bosnjëzim i Kosovës. Atje, presidenca është tripalëshe, me një përfaqësues nga boshnjakët, kroatët dhe serbët, që e përbëjnë atë. Këta të fundit, të njohur me emrin Republika Sërpska, shpesh kanë penguar marrjen e vendimeve në të mirë të Bosnjës dhe integrim, madje disa herë duke kërcënuar me ndarje dhe pavarësi.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Newborn

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Sot 15-vjetori i Pavarësisë/ Rezistenca që nisi shkëputjen e Kosovës nga Serbia

 Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet

KOSOVË- Pas heqjes së dhunshme të autonomisë së Kosovës brenda ish-Jugosllavisë më 1989, qytetarët shqiptarë që refuzonin t’i nënshtroheshin regjimit serb, filluan një rezistencë paqësore që përfshinte krijimin e institucioneve paralele në shumë fusha. Rezistenca zgjati për gati një dekadë. Ishte fundi i korrikut të vitit 1990, kur Syheda Latifi-Hoxha, gjinekologe nga Prishtina, po kthehej nga pushimi për të mbajtur kujdestarinë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, që i ishte caktuar muaj më parë.

Përgjatë vitit paraprak, ajo kishte qenë dëshmitare se si gradualisht kolegët e saj shqiptarë në klinikat e spitalit kryesor të Prishtinës në atë kohë, po largoheshin nga puna. Mjekëve të komunitetit shqiptar, që përbënte shumicën e popullatës në Kosovë, nga marsi i vitit 1989 kishte filluar t’iu kërkohej të punonin sipas ligjeve të Serbisë.

“Nga një vend ku kryheshin me dhjetëra mijëra lindje, për shkak të dëbimit të vazhdueshëm të mjekëve (shqiptarë), erdhi koha ku pacientet lindnin, a pushonin dy orë apo jo, i merrnin foshnjat e tyre dhe të tmerruara shkonin në shtëpi”, tregon Latifi-Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Ajo kujton se, në atë periudhë, nga Serbia ishin sjellë edhe mjekë të tjerë për të udhëhequr klinika të ndryshme.

“Praktikisht, e kemi mbajtur kujdestarinë e fundit më 31 korrik të vitit 1990. [Pas kësaj date] na i mbyllën sallat e lindjes”, tregon gjinekologia.

E mbetur pa punë pas 11 vjetësh në Klinikën e Prishtinës, Latifi-Hoxha shkoi të punonte në një klinikë të Kaçanikut, rreth 60 kilometra larg Prishtinës, ku ende masat e dhunshme të Serbisë nuk kishin nisur të hynin në fuqi.

“Kur hynë masat e dhunshme, edhe nga aty më dëbuan”, tregon doktoresha, e cila mori vendimin e dytë për dëbim nga puna në tetor të vitit 1991. Syheda Latifi- Hoxha, gjinekologe që punoi në sistem paralel shëndetësor në Kosovë në vitet ’90.

Si u krijua sistemi paralel shëndetësor?

Fillimi i vitit 1992 gjeti shumë spitale e klinika nëpër Kosovë të boshatisura nga mjekët shqiptarë. Qytetarët shqiptarë nuk kishin më shumë adresa për të kërkuar ndihmë mjekësore. Të gjendur në këtë situatë, një shoqatë humanitare e quajtur “Nëna Terezë” nga Prishtina, që ishte themeluar në vitin 1990, më 1992 hapi ambulancën e parë të improvizuar në një shtëpi private në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Deri në vitin 1999, kjo shoqatë kishte ngritur rreth 100 ambulanca të tilla nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë. Zef Shala, që ishte ndër themeluesit e shoqatës dhe e udhëheq atë edhe sot e kësaj dite, tregon se, në fillim, shoqata kishte për synim vetëm të dërgojë ndihma për familjet e varfra në Kosovë.

Zef Shala, drejtor i organizatës “Nënë Tereza”.

“[Pas çështjes së varfërisë] vështirësia e dytë që lindi, ishte çështja e shëndetësisë”, tregon Shala.

Sipas të dhënave të shoqatës, në fillim të viteve ‘90 ishin rreth 2.000 mjekë e infermierë që ishin dëbuar nga puna. Në ambulancat që u improvizuan në objekte private, sipas Zef Shalës, punuan rreth 1.800 mjekë e infermierë. Shpejt lindi nevoja edhe për themelimin e një materniteti, pasi, ndër vite, dhjetëra-mijëra fëmijë kishin lindur në kushte shtëpie, nga pasiguria për të kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet e vendit.

Pikërisht në lagjen “Kodra e Trimave”, në shtëpinë e një qytetari nga Prishtina, Shaban Svirca, më 1996 u themelua materniteti i quajtur “Nënë Tereza”. Këtu, deri në vitin 1999, u lindën më shumë se 12 mijë fëmijë. Gjinekologia Syheda Latifi-Hoxha iu bashkua kësaj klinike të improvizuar që nga hapja. Bashkë me mjekët e tjerë, ajo punoi pa pagesë.

“Në atë kohë nuk kemi shikuar të pasurohemi, kemi shikuar të japim ndihmë”, thotë ajo, duke treguar se puna ishte bërë në kushte të vështira.

Latifi-Hoxha thotë se duke parë vështirësitë, në të cilat gjendeshin pacientët në atë kohë, ishte në gjendje të jepte ndihmë në çfarëdo forme.

“Vetëm jam nisur personalisht nga një parim: Zot jep ndihmë. Bëje më të mirën që mundesh për pacienten, bëje ku të mundesh, nëse do të më vinte ndonjë rrethanë edhe në livadh, me dy pika ether [lloj anestezioni] në hundë, një gjakderdhje do t’ia ndalja gruas”, tregon ajo.

Materniteti qëndroi i hapur deri afër vitit 1999. Kërkesa për respektim të ligjeve të Serbisë nga viti 1989 preku edhe fushën e arsimit. Drejtorëve të shkollave e mësimdhënësve shqiptarë iu kërkua që të ndërronin plan-programet e deriatëhershme, për ato serbe. Pas refuzimit të këtij ndryshimi, edhe stafi arsimor filloi të largohej nga puna. Ejup Ajvazi, profesor i Fizikës në ish-gjimnazin në Ferizaj, bashkë me kolegët e tij ishin dëbuar nga shkolla në fillim të vitit shkollor më 1991. Stafi shqiptar i kësaj shkolle kishte provuar për herë të fundit të hynte në shkollë më 16 tetor, 1991, por pa sukses.

“Kur kemi ardhur këtu [tek objekti i gjimnazit], dera ka qenë e mbyllur, oborri ka qenë i mbushur me nxënës”, tregon Ajvazi.
Ejup Ajvazi dhe kolegët e tij duke protestuar në shkallët e ish-gjimnazit në Ferizaj kundër largimit nga shkolla.

Shpejt, mësimdhënësit e prindërit në Ferizaj nisën të koordinoheshin për të gjetur shtëpi e objekte që mund të shndërroheshin në klasa mësimi. Më 1992, Ajvazi nisi të mbajë orët e Fizikës disa kilometra larg shkollës ku kishte dhënë mësim deri atëherë. Shtëpia, atëbotë e pameremetuar, nuk ofronte shumë kushte për mësim normal, por, sipas Ajvazit, “motivi ishte i lartë”.

“Ka pasur raste kur [nxënësit] janë ulur në dysheme, janë ulur në blloqe, janë ulur në çanta – kush ka pasur çanta – janë ulur në kartonë, vetëm ta vazhdojnë procesin mësimor”, tregon ai.

Sfidat për të zhvilluar mësimin nuk kanë qenë të pakta. Gjatë kohës kur zhvillohej mësimi në shtëpi-shkolla, drejtorë, mësimdhënës e nxënës shqiptarë u përballën me presione verbale e maltretime të ndryshme fizike. 

“Ana materiale e punëtorëve të arsimit edhe e gjithë popullatës ka qenë në nivelin më të ulët për shkak se, kur janë larguar të gjithë punëtorët nga puna, kanë qenë të gjithë pa paga dhe vështirësitë kanë qenë evidente për gjithë popullin… Atëherë, çdo gjë na ka munguar. Na ka munguar veshja, mbathja, na kanë munguar tekstet. Dikujt i kanë munguar edhe gjërat më elementare ushqimore”, tregon ai.

Dhe, kjo nuk ndodhi vetëm në Ferizaj. Viti 1992 shënoi mobilizim të përgjithshëm të shumë shqiptarëve të Kosovës për të mbajtur mësim paralel. Atë vit në gjithë Kosovën, nxënësit e thuajse të gjitha shkollave të mesme dhe studentët e universitetit filluan të mbajnë mësim në mbi 3 mijë objekte private. Për rreth shtatë vjetët e ardhshëm, pothuajse të gjitha shkollat e mesme – 60 nga gjithsej 66 – funksionuan në sistemin shtëpi-shkolla.

Nxënësit e shkollave fillore vazhduan mësimin në objekte shkollore, pasi shkollimi fillor konsiderohej obligues me ligjin jugosllav. Ndërkohë, pas suprimimit të autonomisë, në Kosovë nisën lëvizje politike, përfshirë themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, që më vonë do të bëhej president. Në Kosovë, gradualisht u formuan institucione që funksionin paralelisht dhe në kundërshtim me ligjet e Serbisë duke lëshuar edhe dokumente, përfshirë diploma në arsim, në emër të “Republikës së Kosovës”.

Ky organizim paralel i institucioneve mblodhi edhe fonde, kryesisht nga diaspora shqiptare, të cilat përdoreshin ndër tjera edhe për t’u dhënë paga simbolike punëtorëve të arsimit dhe institucioneve të tjera paralele. Ibrahim Berisha, që tani është profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në fillim të viteve ‘90 ishte ndër themeluesit e LDK-së, si dhe i angazhuar drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemeve paralele. Ai tregon se pushteti serb në vazhdimësi ka bërë përpjekje për ta ndaluar këtë formë të organizimit.

“Në të gjitha fushat ka pasur një dhunë të vazhdueshme të policisë serbe, por natyrisht njerëzit e kanë pranuar edhe si një lloj sfide edhe dhunën, për arsye të një ideali që ka qenë më i lartë se vuajtja dhe dhuna që e kanë përjetuar… Ka qenë rezistencë aktive paqësore, e cila, natyrisht, ka ruajtur shumë nga bërthamat esenciale të funksionimit të shqiptarëve në rrethana shumë specifike”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Mësimi dhe diplomat e marra në arsimin paralel në Kosovë në vitet ‘90, janë njohur si të vlefshme në Kosovën e pasluftës.
“Unë mendoj që, pa llogaritur vitin e parë dhe të dytin kur mund të them që ka munguar shumëçka, suksesi [i mësimit] ka qenë evident. Edhe pse kemi pasur mësimin më specifik në Evropë, motivi, morali, angazhimi… vullneti ka qenë shumë i madh edhe te punëtorët e arsimit, edhe te nxënësit, edhe te prindërit”, thotë profesor Ajvazi.

Në mesin e tyre ishte edhe Arbnor Morina nga Prishtina, i cili është marrë me futboll nga mosha 9-vjeçare. Karrierën e tij profesionale e nisi në vitin 1983 në klubin Prishtina, që garonte në ligën jugosllave. Viti 1991 e gjeti Morinën si kapiten të klubit. Por, po këtë vit, karriera dhe jeta e tij siç e kishte njohur deri atëherë, ndryshuan.

“Jemi rreshtuar krahas të gjithë popullit dhe të gjithë atyre që kanë qenë të injoruar dhe segreguar në mënyrën më të keqe nga regjimi i atëhershëm”, thotë Morina.

Më 1991, u themelua ajo që u quajt Federata e Futbollit të Republikës së Kosovës, e ndarë nga Jugosllavia. Të shtypur nga regjimi dhe të larguar nga stadiumet, lojërat e futbollit nisën të organizoheshin nëpër ara private. Njëra prej tyre ishte ajo në fshatin Llukar në Prishtinë.

“Prej stadiumeve më të mira në ish-Jugosllavi, prej hoteleve më të mira, prej transportit superior, prej pagave të mira, prej kontratave të mira, kaloni në një realitet krejt tjetër, ku ato gjëra mund t’i shihni vetëm në televizor, dhe vini në një realitet, ku faktikisht duhet të luani në një fushë si kjo… Por, fushë që, prapë, na është dukur që është më e mira në botë, sepse ka qenë e jona”, thotë Morina.

Megjithatë, siç kujton ai, ka pasur raste kur bëhej e vështirë të mbahej motivi, pasi kjo jetë po vazhdonte për vite të tëra.

“Ka pasur shumë momente kur, faktikisht, jemi ulur pas ndonjë ndeshjeje dhe kemi thënë: a e di çka? Boll është bërë, ne nuk mund të vazhdojmë kështu, sepse jemi lodhur. Me të vërtetë ka qenë vështirë. Ka pasur momente kur e merr dhe e gjuan edhe çantën me komplet pajisjet diku nën shkallë dhe thua nuk kthehem më. Mirëpo, të nesërmen, prapë zgjohesh se vjen shoku dhe thotë: eja se kemi stërvitje”, tregon Morina.

Futbolli i Kosovës, atëbotë, përveçse luhej në kushte të vështira, nuk kishte depërtim ndërkombëtar, për shkak të situatës politike në Kosovë. Por, interesimi i publikut, sipas të dhënave të Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte i madh. Sipas FFK-së, në një ndeshje që u mbajt në fshatin Hogosht të Kamenicës në nëntor të vitit 1996, ishin mbledhur 10 mijë shikues – numër rekord për atë kohë.

Morina nuk iu nda futbollit edhe pas luftës, kur u angazhua në forma të ndryshme – edhe si trajner. Ai sot është trajner i kombëtares së Kosovës për lojtarët nën moshën 17-vjeçare. Profesori Ejup Ajvazi vazhdoi punën si profesor deri në vitin 2016. Ndërsa, gjinekologia Latifi-Hoxha vazhdoi karrierën e saj edhe pas luftës. Pasi u pensionua nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ajo vazhdon të punojë dhe sot si gjinekologe në një spital privat në Prishtinë. Më 17 shkurt, 2008, Latifi-Hoxha asistoi në lindjen e fëmijës së parë pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që ndodhi po në këtë datë. Për doktoreshën, biseda me nënën e Pavarësisë, Lumturie Sopajn, është diçka që do ta mbajë mend gjatë.

“I thashë urime zonjë pavarësia. Më tha, faleminderit, a u shpall? Thashë, po pavarësia, por kjo vajzë e ka emrin Pavarësi. [I thashë] unë njëkohësisht me vajzën tënde e fitova identitetin e shtetësisë. Pra, kjo lindi në Kosovën shtet, por unë e fitova së bashku me të identitetin në një moshë 50 e ca vjeçe”, rrëfen Syheda Latifi-Hoxha.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Haxhi Thaçi publikon foton e ish-Presidentit me Adem Jasharin

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Adem Jashari dhe Hashim Thaçi

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka folur për ish presidentin që nga koha e luftës. Ai ka folur edhe për miqësinë ndërmjet Hashim Thaçit dhe Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Duke treguar për fotografitë e vendosur në odën e tyre në Burojë, ai foli edhe për fotografinë me Adem Jasharin.

“E pata vet ku je fotografu me Ademin, më tha në Shqipëri. Sa herë u kanë Ademi këtu. Hashimi ka pas shumë shokë. Këtu e kanë pas si seli”, tha ai në Kanal 10.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Sejdiu: Kosova s’duhet të japë asgjë më shumë se ç'është në paketën Ahtisari

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Fatmir Sejdiu

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë për DW flet për periudhën e shpalljes së pavarësisë, paketën e Marti Ahtisarit, zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

DW: Kosova shënon 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në atë kohë Ju ishit President i Kosovës, një nga figurat kryesore të shpalljes së pavarësisë, ku e shihni Kosovën 15 vite më pas?

Sejdiu: Kur njeriu mendon për këtë periudhë kohore, nuk mund të mos jetë pa emocione, sepse kemi qenë pjesë e një gjenerate, të cilët kemi përjetuar aktin më të rëndësishëm historik që ka ndodhur, shpallja e pavarësisë së Kosovës. Pra thjesht është përmbushja e një ëndrre dhe përmbushja e një amaneti të gjeneratave të shumta që janë sakrifikuar për Kosovën. E dyta është ajo që ne e dëshirojmë paralelisht ta ndërtojmë një shtet të gjithë qytetarëve, një shtet që përmbush ëndrrat edhe të të gjallëve, në kuptimin e ecjes, zhvillimit, integrimit dhe qëndrueshmërisë së tij si nga aspekti politik, si nga aspekti ekonomik dhe që mbetet borxh i elitave politike, të cilat kanë kapërcyer nëpër procese zgjedhore që ta përmbushin në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme. Sigurisht që ka lëvizje të mira, janë ato të etapës së parë të pas shpalljes së pavarësisë në dy-tre vjet tepër intensive të përmbushjes që kemi pasur karshi projektit të Marti Ahtisarit, jo vetëm në pjesën e legjislacionit, por edhe në veprime të tjera edhe politike edhe të relacioneve ndërkombëtare.

Këtu do të veçoja aspektin e njohjeve që duhej të siguronte Kosova, çështjen e integrimeve, në mbajtjen e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare posaçërisht me SHBA dhe vendet e tjera. Por paralelisht janë vërejtur edhe ngecje të caktuara, të cilat domosdo kanë ardhur në shprehje edhe për shkak të pengesave subjektive që i janë bërë këtij procesi me mos integrimin e plotë të një pjesë të komunitetit serb në Kosovë, si obstruksione nga Beogradi dhe presione të vazhdueshme mbi atë pjesë të popullatës, sidomos mbi disa nga komunat e veriut të Kosovës. Paralelisht një angazhim jashtëzakonisht bizar dhe dashakeq i Serbisë karshi Kosovës në kuptimin e mos njohjeve ndërkombëtare nga shumica e vendeve që do ta bënin pa pengesë ecjen e saj  deri në aspiratën e fundit, përmbushjen e idesë që Kosova të jetë anëtarë e OKB-së.

Mirëpo ajo që paralelisht e gjejmë në këtë kohë është pjesa e mbylljes së një procesi të pavarësimit të vendit edhe me atë formulën shtesë që ka qenë mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës dhe hyrja  në një etapë që për habi ka zgjuar reagime të reja në kuptimin e insistimit të hapjes së një dialogu të ri. Ne kemi parasysh ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur si p.sh. është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një vendim që ka sanksionuar të gjitha ato veprime që janë bërë me deklaratën e pavarësisë dhe ID e Kosovës se cila do të jetë, se nuk është në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare, nuk është në kundërshtim me rezolutën 1244, por paralelisht të hapet një dialog, i cili fatkeqësisht në faza të mëvonshme nganjëherë ka rrëshqitur edhe në terrene që në një formë apo në një formë tjetër kanë goditur atë qasje të përgjithshme të përmbylljes së procesit të përgjithshëm të pavarësimit të Kosovës. Fazë tjetër është njohja e pavarësisë së Kosovës në ato numra që në atë kohë ishte e kënaqshme, karshi edhe lëvizjeve të vazhdueshme tepër bizare të politikës së jashtme të Serbisë  dhe partnerëve të saj që të zhbëj aktin e njohjes së pavarësisë.               

DW. Deri në vitin 2012 pas shpalljes së pavarësisë kishte një mbikqyrje ndërkombëtare që më pas u hoq. Raportet me partnerët ndërkombëtarë vazhduan në forma të tjera. Si i shihni raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar aktualisht?

Sejdiu: Unë mendoj se pavarësisht që ka përfunduar procesi i mbikqyrjes në aspektin institucional, ajo që ka të bëjë me raportet bilaterale, por edhe me institucione ndërkombëtare, sidomos ato që e kanë mbështetur Kosovën, duhet të jenë të qëndrueshme dhe të zhvillohen edhe më tej. Unë nuk them që të jenë ato raporte që kanë qenë tepër të ngushta nga periudha e mëhershme, siç ishte që nga koha e 1992 që ka qenë një reagim me një domethënie të madhe i presidentit Bush Senior se Kosova paraqet vijën e kuqe, e cila nuk  mund të kapërcehet dhe e dyta në fazën e mëvonshme që është karakteristikë edhe intervenimi ndërkombëtar. Ato populli i Kosovës nuk mund t'i harrojë dhe po ashtu gjithë atë investim që ka qenë kur fëmijët dhe  bijtë e bijat e nënave amerikane apo edhe të vendeve të tjera kanë rrezikuar vetveten duke bombarduar Serbinë për 78 ditë. Kjo nënkupton edhe pjesën e investimit në politika. Dhe e dyta që është karakteristikë në një fazë të mëvonshme që ndoshta nuk është gjetur formula më e mirë nganjëherë e kuptimit të bashkëpunimit qoftë nga ne qoftë edhe në pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar me ndonjë ide që në një formë apo formë tjetër ka krijuar shqetësime të caktuara.

Është toleruar ideja e Serbisë për të stërzgjatur procese, e cila ka si qëllim kompromentimin e atyre që janë arritur deri tani, është e pamundshme të komprometohen rezultatet si shpallja e pavarësisë, dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Tani projekti i fundit i bashkësisë ndërkombëtare për një zgjidhje përfundimtare të raporteve Kosovë-Serbi, mund të jetë më serioz në faza të mëvonshme dhe shpresojmë të punohet më shumë dhe në mënyrë më të ngushtë në kuptimin e analizës dhe gjetjes së një formule dalëse të mirë dhe të përshtatshme për pjesën e ecjes së mëtejme në relacionet ndërmjet dy vendeve. Ideja e stërkequr e Serbisë për një Asociacion me kompetenca ekzekutive është një ide për ta bërë jofunksional shtetin e Kosovës. Ideja e Ahtisarit është e mjaftueshme dhe nuk le dilema. Mund të ketë një tip Asociacioni që është ndërtuar më herët në Kosovë  që të jenë mekanizma ndihmës por assesi në cilësi të tjera sikurse insistohet. Pra një tip i tillë i mekanizmave që ta kenë karakterin përfaqësues dhe ekzekutiv, nuk nënkuptojnë tjetër pos përsëritje të idesë të asaj që e gjejmë në Bosnje e Hercegovinë dhe të asaj që e bën Kosovën një vend jofunksional.             

DW: Ka një  këmbëngulje të pakompromis të komunitetit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkohë, kemi një qëndrim të qeverisë në Prishtinë, e cila thotë se Asociacioni krijon një pushtet të tretë që do ta bëjë jo funksional shtetin e Kosovës. Si e shihni Ju këtë?

Sejdiu: Unë besoj që Kosova ka borxh ta ndërtojë një mekanizëm, por jo si e kërkon Beogradi për komunitetin serb të Kosovës. Mund të krijohet një Asociacion një mekanizëm i bashkëpunimit të ndërsjellë të komunave serbe për çështje të implementimit të politikave që janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, që janë të përputhshme me gjithë sistemin legjislativ të saj dhe me strukturën shtetërore në hierarkinë shtetërore. Çdo insistim i daljes jashtë saj dhe i një mekanizmi që përjashton esencën e të qenurit të Kosovës një subjekt që është tërësia territoriale dhe i mekanizmave të veprimit të shtetit të Kosovës, do të rrezikonte shtetin e Kosovës.      

DW: Sa mendoni se është momenti për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, nëse bazohemi në gjithë këtë insistim të komunitetit ndërkombëtar dhe të themelohet Asociacioni dhe të kalohet në fazën tjetër arritjen e marrëveshjes finale?

Sejdiu: Unë mendoj se janë kapërcyer kohë të testimeve të shumta deri tani dhe nëse kjo do të shënonte një garanci të rëndësishme të qëndrueshmërisë së brendshme  dhe të plotë të pacenueshmërisë së Kosovës, është mirë që të ecet përpara, por me pjesën e garancave ndërkombëtare paralele dhe në këtë kuptim asgjë më shumë sesa ajo që është projektuar me projektin Ahtisari. Nuk e di që mund të ketë diçka tjetër që do ta rehatonte atë që ne kemi përmbyllur në proceset e deritashme. Asgjë s'duhet të jetë kundër Kushtetutës së Kosovës dhe ju e dini se Gjykata Kushtetuese ka pasur një reagim rreth marrëveshjeve të mëhershme dhe kundërshtisë me qenien e Kosovës me legjislacionin e saj. Pra duhet të jetë gjithçka e përputhshme.         

DW: Sa është i nevojshëm një unitet i të gjithë spektrit politik rreth propozimit që është  bërë për marrëveshje finale me Serbinë, ndonëse akoma nuk dihen shumë detaje, apo thjesht Kosova ka institucionet e saj dhe qeveria e Kosovës mund të veprojë e vetme meqë kryeministri Kurti  në zgjedhjet e fundit kishte një mbështetje të madhe mbi 50%?

Sejdiu: Pesha kryesore e gjithë procesit është që të jetë proces i dobishëm për Kosovën dhe ajo nënkupton inkorporimin e gjithë faktorëve të nevojshëm institucionalë në radhë të parë ata që kanë votën e qytetarëve dhe një analizë edhe në kuvendin e Kosovës pavarësisht strukturës së tij edhe në relacionet pozitë opozitë apo edhe në pjesët e tjera që nganjëherë njerëzit mund të kenë hezitime. Ajo që ne kemi përdorur si praktikë të punës ka qenë që përveç negociatave që ka zhvilluar delegacioni i Kosovës i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës, -sepse të gjithë kemi qenë të mandatuar nga Kuvendi i Kosovës-, ka qenë pjesë edhe njoftimi i herë pas hershëme i strukturës së parlamentit dhe miratimi i dokumentit para se të ecet në pjesën e mëtejshme. Kjo për faktin, sepse përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm përveç vizitave që kemi pasur dhe kontakteve deri në projektin final që ai e ka bërë, ai na e ka dorëzuar dokumentin pothuajse gati në të njëjtën ditë në Prishtinë dhe Beograd  dhe atë dokument ne e kemi miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Diçka çka është e rëndësishme është, jo për të heshtur zërat, por për të gjetur fuqinë e qëndrimit të Kosovës në formulën që ajo do ta pranojë si të dobishme për ecjen e Kosovës më tutje. Në një fazë të caktuar ruhet një pjesë e konfidencialitetit të negociatave, por në fazën e përmbylljes ajo që do të jetë shkrirje e të gjithë ideve të përbashkëta për të marrë një formulë të qëndrueshme, duhet të jetë dhe trajtohet në këtë formë. Ajo që unë mendoj dhe dua të besoj është që SHBA-të si pjesë e këtij partneriteti me pjesën tjetër të faktorit ndërkombëtar evropian pajtohen me idetë e shtruara në dokument, pavarësisht që Serbia mund ta kundërshtojë atë. Unë mendoj të gjendet formula që nuk lejon kohë të mëtejshme, por të veprohet në një formulë që nuk është në kundërshtim me interesat e Kosovës.                 

Marrë nga DW

3 VITE ME PARE

15-vjetori i pavarërisë së Kosovës, Kurti: Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen festive të Qeverisë të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, dhe se pavarësia do të rritet vetëm përmes punës. Kurti gjatë mbledhjes tha se duhet të kenë parasysh amanetin e gjeneratave që kanë dhënë gjakun e tyre për lirin e Kosovës. Po ashtu kryeministri u shpreh se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan.

“Simbolikisht kemi zgjedhur ta hapim këtë ditë jo me ceremoni, por me mbledhje. Sepse dëshirojmë të përcjellim mesazhin se puna dhe festa në Republikën tonë duhet të shkojnë gjithmonë bashkë. Ata punojnë këtu por edhe jashtë vendit, ku kushtet janë më të mira dhe shpërblehen për punën e tyre. Në këtë festë, 15 vjetor të pavarësisë duhet t’ia përkujtojmë vetes se detyra jonë kryesore është që kur të vij 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuara arsyet që të rejat e të rinjtë tanë të mund të zgjedhin Kosovën për një të ardhme profesionale, të plotë e për një jetë më të mirë. Jeni ju ata që nuk keni lejuar dhe nuk do të lejoni që në Kosovë të abuzohet me pushtetin, jeni ju ata që e meritoni urimin dhe falënderimin e përzemërt për 15 vjetorin e kësaj demokracie. Pavarësia jonë që rezultat i historisë shekullore të Kosovës si vend ku kanë jetuar krahë për krah me shumicën shqiptare dhe bashk me të edhe komunitet të feve e gjuhëeve të ndryshme. E dimë mirë se çfarë është bashkëjetesa. Sot në këtë 15 vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi që Kosova e bën mjaft mirë dhe e kemi fjalën për të drejtat e pakicave. Na përket neve që të përkujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet”, tha Kurti.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është vendi që e njohu i pari Kosovën si shtet të pavarur

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Kosovë

KOSOVË- Vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur është Republika e Kosta Rikës. Njohja nga ky shtet erdhi pikërisht ditën që Kosova e shpalli pavarësinë. Ky informacion ndodhet edhe në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Liderët botërorë urojnë Kosovën për pavarësi, theks: Duhet marrëveshje me Serbinë

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Vjosa Osmani

KOSOVË- Liderë botërorë, aleatë të Kosovës, kanë uruar për Ditën e Pavarësisë. Mesazhet, që u dërguan në adresën e Presidentes Vjosa Osmani janë publikuar nga Gazeta Ekspress. Përveç urimeve dhe zotimeve për thellime të raporteve, këtë vit kanë theksuar edhe nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të planit të BE-së.

Joe Biden: Ne mirëpresim miratimin tuaj për propozimin e BE-së në normalizimin, me synimin eventual të njohjes reciproke, i cili mund të ndihmojë të sigurojë një të ardhme më paqësore dhe më me prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier: Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Steinmeier dërguar Presidentes Osmani.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron: Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar gjatë presidencës sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella: Konteksti aktual europian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi europian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim europian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.

Mbreti Charles: Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

3 VITE ME PARE

Pavarësia e Kosovës: Njihuni me 11 fakte të 17 shkurtit

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Kosovë

KOSOVË- Me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mediat lokale kanë renditur një sërë faktesh mbi atë ditë. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. 

Fakte mbi 17 shkurtin:

-Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.

-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.

-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në Seancën e Shpalljes së Pavarësisë.

-Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.

-Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi

-Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

-Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Thaçi lexon deklaratën

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, mesazhet
Hashim Thaçi

KOSOVË- 17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli Pavarësinë. Videoja e mëposhtme tregon momentin kur kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi lexon deklaratën e Pavarësisë. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.

Kjo ngjarje e u arrit pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës,”- tha Thaçi ndër të tjera.

 

15 vjetori i pavaresise se kosoves

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje