LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE, Osmani dhe Kurti: Ditë historike për vendin tonë

• Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian ku kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. • Vjosa Osmani u shpreh se kjo ditë është një nga momentet më historike të Kosovës pasi vijon rrugëtimin dhe synimin euro-atlantik të saj. Presidentja shtoi se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies së tyre të patjetërsueshme drejt Europës. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian. • Konjufca shtoi se Kosova e meriton të marri statusin kandidat dhe të nisë rrugëtimin e saj për në BE. Ai po ashtu shtoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi firmosi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u shpreh se ky është një moment historik për vendin. Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë për të vijuar më tej me procedurën e shqyrtimit të saj.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aplikimi i Kosovës në BE, Kurti: Ky është moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE,
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi firmosi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u shpreh se ky është një moment historik për vendin.

“Bazuar në aspiratat dhe përkushtimin e pathyeshëm të popullit tonë për paqe, liri, barazi dhe drejtësi, orientimin tonë të qartë evropian e euroatlantik dhe konsensusin shoqëror e politik se e ardhmja e vendit tonë është brenda BE-së, sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë për të vijuar më tej me procedurën e shqyrtimit të saj.

“Aplikimi në BE i nënshkruar sot nga krerët e Republikës tonë, do t’ia dorëzojmë presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë. Ky është moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe shoqërinë tonë”, ka thënë Kurti.

3 VITE ME PARE

Aplikimi i Kosovës për statusin kandidat në BE, Konjufca: Na pret një rrugë e gjatë dhe jo e lehtë

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE,
Konjufca

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar sot aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Konjufca tha se sot janë mbledhur për një ditë të rëndësishme për Kosovën, duke thënë se anëtarësimi në BE është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin.

“Respektimi i të drejtave të njeriut, barazia, konkurrenca e ndershme, lëvizja e lirë janë në thelbin e saj, një Union që e stimulon rritjen ekonomike dhe mirëqenien e tyre. Ky është hapi parë zyrtar në rrugën e anëtarësim të Kosovës drejt BE-së, një rrugë e gjatë dhe aspak e lehtë”.- tha Konjufca.

Konjufca shtoi se Kosova e meriton të marri statusin kandidat dhe të nisë rrugëtimin e saj për në BE. Ai po ashtu shtoi se kjo është një fazë që synojnë ta arrijnë në një kohë sa më të shpejtë.

Kryeparlamentari iu bëri thirrje institucioneve të BE-së që ta pranojnë aplikimin e Kosovës dhe ta përkrahin atë.

“Për këtë arsye e ftojmë Parlamentin Europian, Komisioni Europian dhe Këshillin e BE-së që ta demonstrojnë përkushtimin dhe përkrahjen e tyre ndaj Kosovës, duke e miratuar unanimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe të na inkurajojnë të gjithëve për t’i marrë reformat për përparimin e Kosovës, që e kanë kuptimin e interesit për qytetarët dhe jo për politikanët. Ta forcojmë sigurinë ne Europë”.- përfundoi ai.

3 VITE ME PARE

Firmosja e kërkesës për anëtarësim në BE, Osmani: Sot është ditë historike për vendin tonë

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE,
Konjufca, Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli pas firmosjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Osmani u shpreh se kjo ditë është një nga momentet më historike të Kosovës pasi vijon rrugëtimin dhe synimin euro-atlantik të saj.

“14 dhjetor ka rëndësi të dyfishtë për historinë e Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Dy akte që shkojnë në drejtim të realizim të vizion tonë, integrimit euro-atlantik”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se ky është një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës kolektive dhe ambicies së tyre të patjetërsueshme drejt Europës.

3 VITE ME PARE

HISTORIKE! Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësimin në BE, firmosin Kurti, Osmani dhe Konjufca

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE,
Konjufca, Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkim Evropian. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Lajmin e ka njoftuar disa ditë më parë vetë kryeminstri Kurti i cili theksoi se në krahasim me disa vende të tjera, të cilat kanë aplikuar më parë, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Pas firmosjes së kërkesës nga ana e Kurtit, Osmani dhe Konjufcës, të tre do të mbajnë një konferencë për shtyp për gazetarët ku do të bëjnë dhe deklaratat përkatëse.

 

 

kosova aplikon ne be

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet