Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kosova mbajti sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. • Procesi i numërimit ka nisur menjëhere dhe tashmë janë numëruar rreth 40% e votave në rang komunash në Kosovë. • Prishtina, pritet që të shkojë në balotazh, pasi Përparim Rama i LDk-s me 20,722 vota është vetëm disa vota para Hajrulla Çekos së VV me 21,019 vota. • Në Prizren, është duke udhëhequr Shaqir Totaj i PDK-së me 21,854 vota. • Peja po udhëhiqet nga LDK-ja me Gazment Muhaxheri me 17,548 vota. • Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç janë duke mbizotëruar kandidatët e listës serbe me mbi 70 % të votave. • Në Podujevë dhe Kamenicë kryesojnë kandidatët e Lëvizjes VetëVendosje me nga 50% të votave. • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve. • Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin u organizuan 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime. • Për diasporën është mundësuar votimi me postë, proces që ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor.
34 artikuj për këtë temë.

KOSOVË- Së shpejti pritet të nis edhe zyrtarisht festa dhe fjalimet e drejtuesve të PDK-së në Mitrovicë. Aty janë mbledhur qindra simpatizantë, për të festuar fitoren e Arian Tahirit.
Me 91.43 për qind të votave të numëruara, Tahiri prin me 47.92 për qind. I dyti është Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 47.81 për qind.

KOSOVË- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është drejt fitores pa balotazh edhe për një mandat në krye të komunës. Nga 39.73 për qind të votave të numëruara, Bulliqi prin me 52.84 për qind apo 18 mijë e 194 vota.
I dyti në garë është Ekrem Hyseni i LDK-së i cili deri më tani ka marrë 39.38 për qind apo 13 mijë e 558 vota. Në vendin e tretë në Podujevë është Isak Shabani i PDK-së me 2 mijë e 185 vota apo 6.35 për qind.
KOSOVË- Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me cilëndo parti për balotazh që i përshtatet vizionit të partisë së tij. Në një konferencë për media, ai ka theksuar se tashmë janë fitues në Prishtinë, pasi doli i pari.
“Duhet ta shikojmë të ardhmen, mos të fokusohemi në të kaluarën. Pra, çdokush që reflekton dhe e di që e mira është fokusi ynë i përbashkët në zhvillimin e qytetit. Kushdo që bëhet pjesë e vizionit tonë, i cili është tashmë fitues në kryeqytet, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin që i bashkohet vizionit tonë për transformimin e mirëfilltë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit,” ka thënë Rama.
KOSOVË- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, shpalli fitoren në këtë komunë, duke premtuar se prioritet do të ketë qytetarët.
“Nuk është fitorja vetëm e imja. Është fitore e Mitrovicës. Për mua secili qytetarët i Mitrovicës është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”, tha ai në ngjarjen e organizuar në palestrën Minatori.
Me 91.43 për qind të votave të numëruara, Tahiri prin me 47.92 për qind. I dyti është Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 47.81 për qind.
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shpalli fitoren në rund të parë në Istog, Lipjan dhe Junik. Abdixhiku tha se gara është afër të përmbyllet edhe në Pejë që në rund të parë.
“Urojmë fituesin e garës kryesore, Përparim Pamën. Pas 12 vjetësh, në Prishtinë për herë të parë LDK është e para edhe për kryetar edhe për kuvend komunal”, tha ai.
Sipas rezultateve preliminare, në bazë të 48.88 për qind të votave të numëruara, Rama ka fituar 34.21 për qind të votave dhe do të shkojë në balotazh me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje, që ka 33.21 për qind.
Rama, ndërkaq, falënderoi qytetarët për mbështetjen. Në Junik, numërimi ka përfunduar dhe kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu ka fituar 47.91 për qind të votave. Në Istog, me 76.67 për qind të votave të numëruara, Ilir Ferati nga LDK ka 59.40 për qind të votave.
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ka shënuar fitore bindëse në komunat ku ka qeverisur deri më tani: Suharekë, Rahovec, Deçan, Gjakovë dhe Klinë. Ai u bëri thirrje komisionerëve që gjatë procesit të numërimit të ruajnë votën dhe të mos lejojnë keqpërdorime.
“Po ashtu ekziston mundësia që gara në Junik të vazhdojë në rundin e dytë. Ne kemi garuar në 25 komuna për kryetarë komune dhe në 28 për asamble. Kemi informata për rritje për votën e Aleancës edhe për asamble, por për këto të dhëna nuk do të nxitohemi, do të presim rezultatin final”, tha Haradinaj në një konferencë për media.
KOSOVË- Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e parë.
Para aktivistëve të partisë së tij ai tha se gjatë mandatit të dytë do të jetë kryetar i të gjithëve, duke u kërkuar qytetarëve që të shpërndahen dhe të vazhdojnë festimet për këtë fitore në shtëpitë e tyre.
Sipas të dhënave paraprake, me 26.13 për qind të votave të numëruara, Bulliqi udhëheq me 52.70 për qind të votave, pasuar nga Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 39.32 për qind.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi tetë për qind të votave në Komunën e Vushtrrisë. Nga 8,11 për qind të votave të numëruara, PDK prin me Ferit Idrizin me 43,92 për qind të votave.
Ndërkaq, partia e dytë është ajo e LVV-së me 29,36 për qind të votave, me Sylejman Mehollin kandidat për kryetar. Partia e tretë është LDK-ja me Xhafer Tahirin me 22,61 për qind të votave.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin kandidatët e Listës Serbe – partia kryesore e serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në Mitrovicë të Veriut, në bazë të 1.44 për qind të votave të numëruara, po prin Millan Radojeviç me 40.16 për qind të votave. Në vendin e dytë është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje me 33.86 për qind.
Në Kllokot, sipas 19.75 për qind të votave të numëruara, i pari është Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe me 56.17 për qind të votave, pasuar nga Sreçko Spasiq nga Uniteti Kombëtar Serb me 22.64 për qind.
Në Ranillug, në bazë të 8.65 për qind të votave të numëruara, prin Tanja Antiq nga Lista Serbe. I dyti është Ivan Petroviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe me 16.51 për qind.
Në Graçanicë, Lista Serbe me kandidatin e saj Novak Zhiviç është i pari me 60.53 për qind të votave, bazuar në 13.38 për qind të votave të numëruara. I dyti është Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare me 28.23 për qind.
Në bazë të 13.75 për qind të votave të numëruara, në Zveçan i pari është Dragisha Milloviq nga Lista Serbe me 77.67 për qind të votave, pasuar nga Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje me 7.51 për qind të votave.
Në Zubin Potok, në bazë të 9.85 për qind të votave të numëruara, Millosh Peroviç është i pari me 83.41 për qind të votave. I dyti në këtë komunë është Stevan Vulloviç nga Lidhja e Kosovës me 4.38 për qind të votave të fituara.
SHIKONI EDHE:Veriu i Kosovës voton në zgjedhjet që pritet t'i largojnë kryetarët shqiptarë nga pushteti
Në Shtëprcë, në bazë të 4.12 për qind të votave të numëruara, Valmir Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 27.49 për qind. I dyti është Ivica Tanasijeviq i Listës Serbe me 27.49 për qind.
Në Novobërdë, sipas 23.89 për qind të votave të numëruara, Bajrush Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës prin me 41.09 për qind, pasuar nga Sasha Millosheviq i Listës Serbe me 30.13 për qind.
Në Leposaviq, në bazë të 11.84 për qind të votave të numëruara, Zoran Todiç nga Lista Serbe prin me 70.62 për qind të votave, pasuar nga Vlladimir Radosavlejviç i Demokracisë Serbe me 9.48 për qind.
Në Partesh sipas 8.51 për qind të votave, Dragan Petkoviq nga Lista Serbe prin me 89.08 për qind të votave, pasuar nga Sllaxhan Mlladenoviq nga Lidhja e Kosovës me 10.92 për qind./REL
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e cilësuar rezultatin si një fitore për qytetarët dhe për vetë demokracinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shprehur mirënjohje për çdo votë të dhënë në mbështetje të PDK-së, duke e quajtur këtë forcë politike si modelin më të mirë të qeverisjes lokale në vend.
“Faleminderit Kosovë! Sot fituan qytetarët, demokracia dhe besimi në të ardhmen. Faleminderit për çdo votë, anekënd vendit, me të cilën qytetarët u përcaktuan për modelin më të mirë të qeverisjes lokale, atë të Partisë Demokratike të Kosovës”, shkruan Krasniqi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e votave për garën në Prishtinë. Nga 8.58 për qind e kutive të numëruara, Përparim Rama vazhdon të prijë me 39.37 për qind apo 2 mijë e 199 vota, teksa i dyti është Hajrulla Çeko i VV-së me 33.21 për qind apo 1 mijë e 885 vota.
I treti, sipas publikimit të votave të KQZ-së është Uran Ismaili me 1 mijë e 262 vota apo 22.59 për qind. Në vendin e katërt është Bekë Berisha i AAK-së me 154 vota apo 2.76 për qind.
KOSOVË- Policia e Kosovës vlerësoi se rundi i parë i zgjedhjeve lokale ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze. Sipas njoftimit, Policia ka iniciuar dy raste për cenim të fshehtësisë së votës, në fshatin Bare të Mitrovicës së Jugut dhe në Kllokot.
“Lidhur me rastet personat e shoqëruar në stacione policore, pas intervistimit me autorizim të prokurorëve kompetent janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftim.
Po ashtu, gjatë ditës Policia tha se ka trajtuar rreth dhjetë informacione të natyrave të ndryshme që ndërlidhen me votimet, por prokurorët kanë vlerësuar se nuk ka pasur elemente apo dëshmi që këto raste ndërlidhen me vepra penale.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para edhe në komunën e Gjilanit.
Sipas këtyre rezultateve, i pari është Alban Hyseni i VV-së me 237 vota, ndërkaq i dyti Arbër Ismajli me 122 vota.
KOSOVË- Pas mbylljes së procesit të votimit në Prishtinë ka nisur numërimi i kutive të votimit. KQZ në përditësimin e fundit ka bërë me dije se janë numër 3 kuti nga 268.
Nga numërimi i këtyre kutive kryeson Përparim Rama i LDK-së me 197 vota, 44,27%. Pas tij renditet Hajrulla Çeko i LVV-së me 119 vota, 26,74%. Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili ka marrë deri më tani 113 Vota, 25,39%.


KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind. Radoniqi tha se në shumë prej vendvotimeve ka nisur numërimi i votave për kandidatët për kryetarë të komunave.
Pas këtij procesi do të numërohen edhe votat për asamblistët./REL

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbyllës së procesit të votimit për zgjedhjet lokale. Përmes një postimi në Facebook, Kurti falënderon qytetarët e Kosovës për çdo votë, ndërsa thekson se ata dëshmuan kulturë demokratike.
Më tej ai ndalet tek procesi i numërimit, ndërsa bën thirrje që të ruhen ajo pasi shprehin vullnetin e qytetarëve.
“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, shprehet Kurti.

KOSOVË- Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë. Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës.
Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, është në epërsi të qartë në garën për kryetar të Pejës me 46.4% të votave.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, me 27%, ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, me 20% të votave.
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Nallbani, ka marrë 6%, ndërsa kandidatët e tjerë – Jeton Abazaj (i pavarur), Reshat Nurboja (Alternativa) dhe Vehbi Avdullahaj (Nisma) – kanë marrë përqindje nën 1%.
KOSOVË- Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shpallur fitoren e partisë së tij në këtë komunë.
“Faleminderit për këtë fitore madhështore, Mitrovicë”, shkroi ai në Facebook, pasi sipas disa exit poll-eve, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri pritet të fitojë drejtimin e kësaj komune që në rundin e parë.
Hamza ka ftuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut për festë sonte në palestrën “Minatori” në këtë qytet.
KOSOVË- Sipas matjeve të Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting në komunën e Mitrovicës, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, po prin me 55.9% të votave. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka marrë 39.7%, ndërsa Gëzim Plakolli ka mbledhur 4.4% të votave.
Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës

KOSOVË- Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoroi procesin zgjedhor, Demokracia në Veprim (DnV), tha se procesi ishte i qetë dhe demokratik. Megjithatë, DnV-ja vuri në pah se ka pasur disa parregullsi gjatë votimeve.
“Votimi me asistencë ka qenë një dukuri shumë e shprehur, ku shumë votues, sidomos gratë dhe të rinjtë, janë asistuar nga të afërmit e tyre dhe persona të tjerë. Madje, në shumë raste, votimi me asistencë nuk është evidentuar fare në librin e votimit”, tha DnV-ja.
Telashe për votuesit kanë shkaktuar edhe ndryshimi i qendrave të votimit për qytetarët dhe “një numër i lartë i votuesve janë kthyer pa pasur mundësi të votojnë, pasi emrat e tyre nuk janë gjetur në listën e votuesve”.
“Vëzhguesit e DnV-së kanë evidentuar edhe prani të materialeve promovuese, posterë e kartëvizita brenda perimetrit prej 100 metrash të Qendrave të Votimit, ndërsa në disa komuna ka pasur edhe votim të organizuar për grupe qytetarësh”, tha DnV-ja në një njoftim për media pas mbylljes së vendvotimeve.

KOSOVË- Gazetari Baton Haxhiu ka publikuar Exit Poll-in për komunat në kuadër të zgjedhjeve komunale. Sipas këtij Exit Poll-i, Drenasi mund të shkojë në balotazh.
Ramiz Lladrovci ka marrë 48,6 për qind të votave, ndërkaq Petrit Hajdari 45,3 për qind.

KOSOVË- Sipas Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh. Rezultatet tregojnë se Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, renditet shumë afër me 32.1%.
Në vendin e tretë ndodhet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9%, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 2.8%, dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7% të votave.
Marxhina e gabimit është 2%, sipas kompanisë, ndërsa për Exit Poll-in janë intervistuar mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës.

KOSOVË- Exit pollet e para nga zgjedhjet në Kosovë janë publikuar. Sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova, thuhet se komuna e Prishtinës, mund të shkojë në balotazh mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut.
Ndërkohë që në komunën e Prizrenit, sipas sondazhit fitues del Shaqir Totaj. /Dosja.al

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave.
Procesi zgjedhor i cili ka nisur në ora 07:00 ka përfunduar në ora 19:00, pa ndonjë incident./Dosja.al
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat nga procesi i votimit deri në orën 13:00. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 13:00, kanë votuar 272,177 qytetarë nga 2,025,105 votues të regjistruar, që përbën 13.44% të pjesëmarrjes në nivel vendi. Nga gjithsej 2,571 vendvotime, janë procesuar 2,014 ose 78.34% e tyre.
Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze të raportuara deri në këtë orë. Pritet që pjesëmarrja të rritet ndjeshëm gjatë orëve të pasdites, kur tradicionalisht qytetarët dalin më shumë në qendrat e votimit.
Nga 38 komunat e Kosovës, vetëm në gjashtë prej tyre nuk është ndërruar partia fituese që nga zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në Deçan ka fituar gjithnjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; në Drenas e Kaçanik, Partia Demokratike e Kosovës; në Istog e Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe, në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovës./Dosja.al
KOSOVË- Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës (12.10.2025) qytetarët eKosovës iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale. Votimet po zhvillohen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha, se procesi i votimit po zvillohet normalisht në të gjithë teritorin e Kosovës.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet lokale të drejtë vote kanë dy milionë e 69 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues tashmë janë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Në këtë garë për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për mandatet në kuvendet komunale. Në zgjedhje marrin pjesë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.
Presidentja Osmani bën thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime
Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani, tha se "këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët që të japin vlerësimin e tyre për qeverisjen lokale. Presidentja bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.
"Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë. Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t'i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do të udhëhiqen komunat e tyre”, tha presidentrja Osmani.
Procesi i votimit po zhvillohet normalisht edhe në veri të Kosovës. Katër komunat me shumicë serbe në këtë pjesë Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, për gati tre vjet udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022 të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj një vendimi të autoriteteve kosovare për t'i hequr nga qarkullimi targat serbe të makinave. Në këto zgjedhje lokale garojnë, përveçListës Serbe, edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare. Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, deklaroi të dielën, se pret pjesëmarrje të lartë të serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, duke vlerësuar se "ky veprim nuk është thjesht votim për ndonjë opsion politik, por çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë”.
Nga ana tjetër Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes, siç thotë ajo, "influencës politike dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë që të votojnë për Listën Serbe”, parti politike kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
KQZ: Rezultatet brenda 48 orëve
Zgjedhjet lokale të 12 tetorit zhvillohen në një kontekst të ndërlikuar politik, pasi vendi gjendet ende në pritje të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti.Fushata për zgjedhjet lokale, megjithatë, u ndikua edhe nga tensionet politike në nivel qendror dhe nga rivalitetet e partive kryesore politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat garojnë në përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në pushtetin lokal. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar edhe kësaj radhe nga institucionet që të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike.
"Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë bazë e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar. Presim që të gjithë pjesëmarrësit të garojnë me përgjegjësi dhe që procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Kosovë. Për zgjedhjet lokale që po mbahen, Prokuroria e Shtetit tha, se ka angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë prokurorialë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në një njoftim nga Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës bëhet e ditur se "prokurorët janë në zyrat e prokurorive ose stacionet policore, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të parandaluar çdo parregullsi”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se tashmë në të gjithë teritorin e Kosovës procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe nuk është shnëuar ndonjë incident. Janë hapur gjithsej 938 qendra votimi dhe 2 625 vendvotime. Për votuesit jashtë vendit është mundësuar votimi me postë, një proces që ka nisur që nga data 17 shtator dhe që ka përfunduar një ditë më parë. Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore "Demokracia në Veprim” dhe KDI tashmë kanë mobilizuar qindra vëzhgues.
"Zgjedhjet lokale janë po aq të rëndësishme sa ato parlamentare, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Transparenca në këtë proces është vendimtare”, thuhet në një deklaratë të KDI-së. Zyrtarë të KQZ-së, ndërkaq, kanë paralajmëruar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së procesit të votimit, ndërsa në komunat, ku asnjë kandidat për kryetar nuk fiton me mbi 50 për qind të votave, do të organizohet raundi i dytë i balotazhit më 9 nëntor./DW
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shqiptarët janë shumë nervozë për shkak të pjesëmarrjes së madhe në zgjedhje në mjediset me shumicë serbe. Në një deklaratë për mediat Vuçiç u shpreh se shpreson në fitoren e Listës Serbe dhe që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj. Megjithatë presidenti serb nuk sqaroi se në cilat të dhëna është bazuar.
“Deri në orën 10:00, pjesëmarrja ishte më e madhe në mjediset serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj në fitoren e Listës Serbe, shpresoj që një pjesë e pushtetit të mund të kthehet në duart e saj”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd./Dosja.al
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 7.84 për qind. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Anëtari tjetër i KQZ, Alban Krasniqi deklaroi se ka pasur tentativa qe të votohet në procesin e këtij 12 tetori me karta identiteti serbe. Ne lidhje me refuzimin e akreditimeve për disa media (RTS dhe Tanjug), anëtari i KQZ Sami Kurteshi ka saktësuar se kjo gjë është bërë për shkak se në kërkesat e tyre ka pasur parregullsi dhe në disa raste kërkesat nuk njihnin shtetin e Kosovës./Dosja.al
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Pas hedhjes së votës ajo deklaroi për mediat se e cilëson këtë ditë si të rëndësishme për demokracinë e vendit.
Osmani, po ashtu, theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke përsëritur se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë.
"Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani./ Dosja.al
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e hapura në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara.
Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën e rezultateve preliminare. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kjo platformë ka pasur pengesa të vazhdueshme.
“Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, deklaroi ai, duke ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje./Dosja.al
KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht drejtues i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij, ka ushtruar të drejtën e votës në Gjollan për zgjedhjen e kryetarit të komunës. Duke folur në një deklaratë për mediat Haradinaj u bëri thirrje qytetarë që të dalin dhe të votojnë.
“E shfrytëzova të drejtën time dhe votova bashkë me nënën. Një pjesë e familje tonë votuam në Gllogjan. Anita dhe Gjini në Prishtinë. Ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë. Këto zgjedhje kanë shumë rëndësi. Sot është dita me i marrë vendimet, votoni dhe vendosni”, tha Haradinaj për mediat./Dosja.al

KOOSVË- Kryeministri në detyrë i Kosovë Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit të improvizuar në fakultetin juridik në Prishtinë Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të qendrës së votimit, Kurti iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës të bëhen kontributorë në përmirësim e shërbimeve që kanë të bëjnë me jetën e tyre të përditshme në çdo lagje e komunë. Kurti gjithashtu dha mesazhin e tij edhe në gjuhën serbe dhe atë angleze.
“Sot votojmë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme për çerdhet, kopshtet, ujin, shëndetin, shërbimet dhe infrastrukturën në lagjet e qyteteve dhe fshatrave. Veç qytetarë të republikës së Kosovës, ne jemi edhe banorë të komunës, ndaj ftoj gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtë të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të tyre”, tha Kurti./Dosja.al
MITROVICA E VERIUT- Qytetarët së bashku me zyrtarë të Listës Serbe kanë shkuar kolektivisht për të votuar në qendrat e Mitrovicës së Veriut. Lista Serbe u prin qytetarëve serbë drejt qendrave të votimit, në shkollën teknike në Veri të Mitrovicës.
Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.
Pas këtij vendimi, komuniteti serb ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit 2023 dhe votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në vitin 2024, në përputhje me thirrjet e Listës Serbe. Largimi i përfaqësuesve serbë nga institucionet ka ndodhur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara. Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën e rezultateve preliminare./Dosja.al
KOSOVË- Kosova mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendvotimet në të gjitha komunat e Kosovës do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin janë organizuar 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime.
Për qytetarët që votojnë nga jashtë vendit, është mundësuar votimi me postë, proces që ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor. Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato me shumicë serbe në veri të vendit. Për më shumë se dy vjet, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë. Kjo pasoi dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në nëntor të vitit 2022, në shenjë proteste ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i hequr nga qarkullimi targat serbe të automjeteve.
Në prill të vitit 2023, serbët e veriut duke ndjekur udhëzimet e Listës Serbe i bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale. Bojkotim kishte edhe një vit më vonë, në prill të vitit 2024, gjatë votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.
Në zgjedhjet e sotme, Lista Serbe ka kandidatë për kryetarë komunash në të dhjetë komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug, si dhe në Obiliç.
Kandidatë në komunat me shumicë serbe kanë edhe disa parti tjera serbe: Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, si dhe disa iniciativa qytetare. Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme.