LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit! 6 të ndaluar për shkelje zgjedhore! Dalin Exit-Pollet e para, kryeson LVV

•Kosova ka mbajtur këtë të diel (9 shkurt) zgjedhjet parlamentare. • Njëzet e tetë subjekte politike dhe 1 kandidat i pavarur, konkurruan për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. • Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb. •Mbi 940 qendra votimi u hapën prej orës 7:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00 të pasdites. • Mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ju bashkuan vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë për të ndjekur nga afër procesin e votimeve.• I pari që ka hedhur votën e tij ishte, kreu i KQZ, Kreshnik Radoniçi, i cili ka votuar në një qendër votimi në Pejë për zgjedhjet parlamentare. • Gjithashtu kanë hedhur votën e tyre edhe kandidatët për kryeministër, Albin Kurti, Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe shumë figura të tjera politike.•Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë procesit zgjedhor janë shënuar disa shkelje, dhe si rezultat janë arrestuar gjashtë persona për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”. •Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votim ishte 38,9%! •Ferizaj dhe Prishtina ishin me numrin më të lartë të votuesve, ndërsa Mitrovica e veriut ishte me numrin më të vogël të pjesëmarrjes në votime. •Pak minuta para mbylljes së procesit të votimit në Kosovë, u rrit ndjeshëm fluksi i votuesve në të gjitha qendrat e votimit. •Kryesisht procesi zgjedhor i ditës së sotme ka qënë I rregullt dhe nuk janë regjistruar përplasje apo trazira mes votuesve apo komisionerëve. • Pas mbylljes së procesit të votimit kanë dalë edhe Exit Poll-et e para. • Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37% . •Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%. •Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %

82 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Reagon Meta: Kosova shembull i jashtëzakonshëm! Rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë. Në një reagim në rrjete sociale, në faqen zyrtare të Metës shkruhet se Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm sa i takon procesi zgjedhor.

Reagimi vijon më tej se procesi që u ndoq në Kosovë është rruga e vetme që duhet ndjekur edhe në Shqipëri për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës. 

Reagimi i Ilir Metës:

Urimet më të mira qytetarëve dhe klasës politike në Kosovë, që nëpërmjet procesit të sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit dhanë sërish një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe garantimit të votës së lirë.
Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Prokurori i Shtetit ndalon 8 persona për vepra penale kundër të drejtave të votimit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA-  Prokurori i Shtetit në Kosovë ka ndërmarrë masa konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke ndaluar 8 persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me të drejtat e votimit. Mësohet se gjatë ditës së diel, pas pranimit dhe verifikimit të informatave, janë hapur katër raste hetimore. Prokurori i Shtetit ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e qytetarëve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile në identifikimin dhe raportimin e parregullsive, duke kontribuar në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Njoftimi:

Mitrovicë:

Rasti i parë: Katër persona të ndaluar për “Cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve” (neni 210, Kodi Penal i Kosovës).

Rasti i dytë: Një person i ndaluar për të njëjtën vepër penale.

Prishtinë:

Rasti i parë: Një person i ndaluar për “Sulm ndaj personit zyrtar” (neni 402, Kodi Penal i Kosovës).

Rasti i dytë: Dy persona të ndaluar për “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar” (neni 209, Kodi Penal i Kosovës).

Prokurorët e shtetit do të vijojnë të monitorojnë procesin deri në përfundimin e numërimit të votave. Falënderime për qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ: Morën pjesë 40.04%, votuan 789,172 qytetarë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Valmir Elezi

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04%. Nga 1,970,944 shtetas me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 789,172. 

Në një konferencë për media zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00, ka filluar numërimi i votave. Ai tha se procesi i votimit është përmbyllur në kohë dhe sipas parashikimeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Gjithashtu ai tha se procesi në përgjithshësi është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij. 

“Menjëherë pas orës 19:00 ka filluar numërimi i fletvotimeve për subjektet politike, andaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton anëtarët e Këshillave të vendvotimit që ta kryejnë me përpikëri rolin e tyre dhe të numërojnë saktë çdo votë të qytetarëve. Paraqitjen tjetër, KQZ do ta ketë tjetër paraqitje sapo t’i kemi rezultatet e një numri të madh të vendvotimeve”, tha Elezi.

1 VITE ME PARE

Mbyllja e procesit të vitimit, Haradinaj: Opozita i fitoi zgjedhjet, po pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e qeverisë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Ramush Haradinaj

KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet. Në një konferencë për mediat, Haradinaj tha se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Poll-et nga 6 deri 8%. Ai shtoi se pret të bashkëpunojë me opozitën për formimin e qeverisë së Kosovës.

"E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Jemi të interesuar me çfarë rezultate konkrete. Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Me të dyja nuk i ndajmë.

Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh. Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje. U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë. Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses", tha Haradinaj.

1 VITE ME PARE

VOA: Përfundon procesi i votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Në orën 19 përfunduan zgjedhjet parlamentare në të cilat njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, garuan për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Mijëra vëzhgues vendas e ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve mbi 100 të dërguar nga Bashkimi Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ndoqën procesin në mbi 940 qendra votimi që qëndruan të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00.

Rreth 40 për qind e rreth dy milion votuesve të regjistruar hodhën votën e tyre në këto zgjedhje që pasuan një fushatë të rreptë të partive politike, të cilat për një muaj me radhë u zotuan për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e sotme, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, u panë si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe u vu në përpjekje për një mandat tjetër. Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri. Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komuniteteve tjera pakicë. Rreth 100 mijë qytetarë serbë me të drejtë vote patën mundësinë të zgjedhin mes gashtë partive politike nga radhët e këtij komuniteti. Analistët serbë thanë se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira./ VOA

1 VITE ME PARE

Exit Poll-et nxjerrin në avantazh LVV-në, reagon kreu i PSD-së: Opozita nuk duhet me asnjë kusht të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Dardan Molliqaj

KOSOVA- Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Exit Polle-ve të para që nxjerrin fituese LVV-në. Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se opozita nuk duhet me asnjë kusht të bëjë koalicion me Vetëvendosjen. Sipas tij, kjo është një fitore për Kosovën. 

“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, thotë ai.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis numërimi i fletëve të votimit 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

KOSOVË- Numërimi i fletëve të votimit ka nisur ditën e sotme në Kosovë. Pas përfundimit të votimit, KQZ-ja ka mbledhur kutitë e votimit në qëndrat e votimit dhe ka nisur numërimi i votave. 

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare. Procesi i votimit është zhvilluar gjatë gjithë ditës pa ndonjë incident të madh. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në orët e ardhshme.

1 VITE ME PARE

Mbyllja e procesit zgjedhor në Kosovë, KQZ publikon shifrat për 74% të qendrave të votimit: Kanë votuar mbi 642 mijë persona!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Të dhënat

KOSOVË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në 74% të qendrave të votimit, 30 minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00, në 1890 qendra votimi nga 2533 pjesëmarrja ka qënë 32.62%. 

Sipas të dhënave, nga 1,970,944 qytetarë të regjistruar kanë votuar vetëm 642,838 qytetarë. Sakaq, Exit Pollet e para nga mediat në Kosovë kanë treguar se Lëvizja Vetëvendosje është në avantazh dhe po kryeson me 40 për qind.

 

1 VITE ME PARE

Mbyllet procesi i votimeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje: Vëzhgues dhe komisionerë, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Albin Kurti

KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas mbylljes së pricesit të votimit në Kosovë. LVV i uron punë të mbarë vëzhguesve dhe komisionerëve. Në mesazh thuhet se këta të fundit janë mbrojtësit e vullnetit popullor prandaj nga ta duhet vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës

“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!”, thuhet në një postim në Facebook.

1 VITE ME PARE

Dalin Exit-Poll-et e para nga votimet në Kosovë, ky është numri i ulëseve në Kuvend që do të marrin partitë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Albin Kurti

KOSOVË - Exit-Poll-et e publikuara deri më tani kanë nxjerrë si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, të dytën Partinë Demokratike të Kosovës dhe të tretën Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Exit-Poll-it e katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Nga këto rezultate LVV do të ketë 46 deputetë, PDK do të ketë 24 deputetë, LDK 22 deputetë, AAK 8 deputetë dhe 20 deputetë do të kenë minoritetet. 

1 VITE ME PARE

Mbyllja e procesit të votimit në Kosovë, vjen reagimi i parë nga partitë, PDK: Tani i kthehemi punës për të bërë vendin më mirë!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Vlora Çitaku

KOSOVA- Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimti të exit-polleve. Ajo tha se janë i pritur rezultatet, por që tani kanë arsye për të qenë optimistë. Çitaku shkruan në rrjetet sociale se mburren me  fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. 

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për të bërë Kosovën më mire”, ka shkruar ajo.

1 VITE ME PARE

Projeksionet nga Exit Poll-et: LVV fiton mbi 42.2%, PDK e LDK kalojnë mbi 20%

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Kandidatët

KOSOVA- Sipas projeksioneve të Koha.net, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 42.3% të votave. E dyta sipas këtij Exit Polli është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.3%, më pas Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20.4%.

Më pas është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.3%. Sipas këtij exit polli Lista për Familje nuk e kalon pragun.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Exit Poll-et: LVV e para, PDK e dyta dhe LDK e treta, ja përqindjet për secilën parti

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Kandidatët

KOSOVA- Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike Lëvizja Vetëvendosje kryeson garën me 40.3%. Bazuar në këtë  EXIT POLL, e dyta në radhë vjen Partia Demokratike e Kosovës  me 21.4%, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.3%. Sipas këtyre rezultateve, e katërta radhitet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate me 7.2% ndërsa e pesta Koalicioni për Familjen me 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%. Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës.

REZULTATET:

Lëvizja Vetëvendosje 40.3%

Partia Demokratike e Kosovës  21.4%

Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%

Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.

1 VITE ME PARE

Dalin Exit-Pollet për zgjedhjet në Kosovë/ LVV kryeson me 37 %, PDK 23 %, LDK 20%

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Exit Polle

KOSOVË- Exit Poll-et e para pas zgjedhjeve në Kosovë janë bërë publike. Sondazhet e para kanë dalë në televizionin T7 në Kosovë nga gazetari Baton Haxhiu. 

Sipas Exit-Polleve këto janë rezultatet:

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë: 37%

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë: 20%

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë: 23 %

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

1 VITE ME PARE

Përfundon orari zyrtar i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

KOSOVË- Orari zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00. Por edhe pse orari është mbyllur qendrat e votimit në vend vijojnë të jenë të hapura deri në momentin që votuesit që po presin në radhë të përfundojnë votimin. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas pak pritet të dalë me të dhëna nga dalja deri në ora 19:00.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Pak minuta deri në mbylljen e qendrave të votimit, pritet raportimi nga KQZ në orën 19:30

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Dita e votimit është drejt fundit. Në orën 19:00 pritet të mbyllen të gjitha vendvotimet, pos ato ku ka ende radhë njerëzish. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë konferencë për media në orën 19:30.

Në konferencën paraprake, zëdhënësi Valmir Elezi tha se procesi i votimit ka shkuar mirë, pa ndonjë problem që do ta cenonte mbarëvajtjen. Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 ka qenë pak mbi 28 për qind.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet/ DnV publikon shifrat: Deri në orën 17:00 pjesëmarrja në votim ishte 38,9%! Ferizaj dhe Prishtina me numrin më të lartë të votuesve

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
DnV

KOSOVË - Demokracia në Veprim (DnV), bën me dije se procesi i votimit në Kosovë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të theksuara që nga hapja e vendvotimeve.

 Sipas DnV-së deri në orën 17:00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 38,9 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e votuesve ka qenë mbi mesataren në rajonin e Prishtinës, ku ka tejkaluar 46%, si dhe në rajonin e Ferizajt.

Në rajonet e Gjilanit dhe Mitrovicës së Jugut DnV ka raportuar një pjesëmarrje mesatare, ndërsa rajonet e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës kanë shënuar një pjesëmarrje nën mesatare. Zona më me pak votues ka qënë Mitrovica e Veriut.

1 VITE ME PARE

Procesi zgjedhor në Kosovë drejt mbylljes, fluks në të gjitha qendrat e votimit, autoritetet angazhohen për të zgjidhur situatën

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Votim

KOSOVË - Pak minuta para mbylljes së procesit të votimit në Kosovë, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit bëjnë me dije mediat vendase.

Raportohet se në Fakultetin e Edukimit, ku po zhvillohet votimi me kusht, situata është bërë edhe më dinamike. Ndërsa në orët e paradites pjesëmarrja ishte e ulët, tashmë korridoret e fakultetit janë mbushur me qytetarë që po presin për të votuar.

Për të përballuar këtë numër të madh votuesish, është shtuar edhe një tavolinë shtesë, duke e çuar në tre numrin e tavolinave të votimit. Ndërkohë radhë të madhë votuesish raportohet të ketë edhe në ambientet e një qendre votimi në Prishtinë. Mungesa e organizimit dhe grumbullimi i madh i njerëzve ka shkaktuar kaos dhe vonesa të konsiderueshme.

Autoritetet janë angazhuar për të zgjidhur situatën dhe për të siguruar një proces më të qetë në minutat e fundit të votimit.

 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Njëri firmosi gabimisht ndërsa tjetri me fletushka të fotokopjuara, paraqiten dy raste problematike në Prokurorinë e Mitrovicës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova mban sot zgjedhjet parlamentare dhe mësohet se jatë ditës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë paraqitur dy raste. Në shkollën “Musa Hoti” në Frashër të Mitrovicës është raportuar se një qytetar, pas orës 15:00, gjatë votimit ka nënshkruar gabimisht tek një person tjetër në fletëvotim.

Lidhur me këtë rast, prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha ka thënë se ky rast është konstatuar se është një gabim dhe është rregulluar me komision.

“Ky rast është konstatuar si gabim, është rregulluar me komision”, ka thënë Rexha.

Ndërsa, në shkollën “Fazli Grajçevci” në Shipol të Mitrovicës, një person dyshohet se po posedon fletushka të fotokopjuara dhe të zbrazëta, e i cili po udhëzon qytetarët se si të votojnë. Rexha ka thënë se ky rast është nën hetime.

“Rasti është nën hetime”, ka thënë ai.

1 VITE ME PARE

Lista Serbe thyen heshtjen zgjedhore, kandidati serb për deputet thirrje mbështetësve për të votuar

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Milan Kostiç

KOSOVË- Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç, ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një thirrje për mbështetjen e partisë së tij. Përveç promovimit të subjektit politik, ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë. Në mesazhin e tij, Kostiç ka përdorur gjithashtu gjuhë nacionaliste, duke shkruar “të gjithë për Serbinë”.

Sipas nenit 37 të Ligjit të ri zgjedhor, heshtja zgjedhore nis me hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00 dhe zgjat deri në mbylljen e tyre në orën 19:00. Gjatë kësaj periudhe, çdo fushatë aktive dhe publikimi i sondazheve është i ndaluar me ligj.

1 VITE ME PARE

Shkelja e të drejtës së votës në zgjedhjet në Kosovë/ Prokurorja: Janë arrestuar 6 persona deri në orën 15:00

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Laura Pula

KOSOVA- Prokurorja Laura Pula ka thënë se për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës. Ajo tha se deri rreth orës 15:00 janë arrestuar 6 persona. Pula tha se këto raste nuk mund t’i konsiderojnë të vogla apo të mëdha.

“Në tërë Republikën e Kosovës po kujdestarojmë deri në 100 prokurorë në 38 komuna. Është e vërtete se nga ora 7 e mëngjesit jemi gardianë të ruajtjes së votës së sovranit. Po mundohemi të jemi aty në momente kritike specifike e të iniciojmë çdo rast që ka të bëjë me shkelje eventuale kundër të drejtës së votimit që përbën një kapitull të posaçëm nga kodi penal i RKS e që ka hiq më pak se 11 vepra penale, kundër të drejtës së votimit.

Ne mund të themi jo por kanë vepruar kundër ligjit. Për shkak të veprimeve të kundërligjshme do të kenë edhe pasojat për ta. Prokurori i shtetit në këtë mision e ka mision mbrojtjen e votës. Në çdo portal që publikohet ndonjë parregullsi që brenda apo jashtë ne mund të veprojmë, ne menjëherë merremi me atë informatë edhe në at rast prokuroria kompetente në koordinim me hetuesinë po merren”, thotë Pula.

1 VITE ME PARE

Incidenti me asamblistin e LDK-së në Viti, Policia e Kosovës merr në pyetje dy persona

 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Policia e Kosovës ka marrë në pyetje dy persona lidhur me incidenti e regjistruar sot në Viti. Sipa spolicisë, dy personat po intervistohen nga policia me avokatë mbrojtës. Ndërkohë, rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Ngjarja ka ndodhur jashtë pikës së qendrës së votimit.

Dega e LDK-së në Viti tha se i sulmuar në këtë rast ishte asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka. LDK ka akuzuar se ai është sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti mesazh qytetarëve: Sot është dita D e demokracisë, kush s’ka votuar të shkojë sa më parë!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë para mbylljes së qendrave të votimit. Kurti përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ditën e sotme “Dita D e demokracisë” dhe u ka kërkuar qytetarëve të nxisin familjarët dhe miqtë e tyre që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit sa më parë. Gjithashtu Kurti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe ka nënvizuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju falemnderit, Albin Kurti.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Mitrovica e Veriut me pjesëmarrjen më të ulët, votojnë vetëm 836 qytetarë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË - Komisioni Qëndron i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit me pjesmarrjen e qytetarëve në votime. Nga të dhënat rezulton se Mitrovicë e Veriut ka pjesëmarrjen më të ulët të votuesve.

Nga 18 mijë e 781 qytetarë të regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, vetëm 836 prej tyre kanë votuar deri tani apo 4.45 për qind.

Në total, nga të dhënat e fundit, deri në ora 15:00, KQZ përmes një konference për media bëri të ditur se kanë votuar 558 mijë e 246 mijë qytetarë, apo 28.32 për qind.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

1 VITE ME PARE

“Pjesëmarrja nuk është shumë e kënaqshme”/ Kreu i komunës së Prizrenit: Në 2021 trendi ka qenë më i lartë! Ka zhgënjim të votuesve për performancë të ulët të qeverisë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Shaqir Totaj

PRIZEREN- Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj është shprehur se numri i votuesve deri në këtë momente është më i ulët se në zgjedhjet e 2021. Totaj duke folur për Top Channel u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin familjarisht të shfrytëzojnë këtë obligim kushtetues. Ai gjithashtu u shpreh se është shumë e rëndësishme që të kenë zgjedhje të lira dhe demokratike, por deri tani ka pasur një dalje që nuk është shumë e kënaqshme. 

“Për ne është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, deri tani kemi pasur një dalje që nuk është shumë e kënaqshme, sidomos në Prizren, unë pres që në pjesën e mbetur deri në mbylljen e votimeve qytetarët të dalin në mënyrë më masive sepse pjesëmarrja më e madhe është treguesi i një demokracie më të madhe, pres që të rritet numri i pjesëmarrjes. Në 2021 trendi ka qenë më i lartë se ka qenë një lloj euforie për shkak se Kosova ka pas nevojë për ndryshime. Ka zhgënjim të votuesve për performancë të ulët të qeverisë, një nga arsyet”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Shpresojmë që rezultatet e votimeve t'i kemi brenda një kohe të shpejtë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi tha se rezultatet e zgjedhjeve të sotme parlamentare shpreson të dihen sa më shpejt. Në një konferencë për mediat ai tha se fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike. Për kohën e saktë Elezi tha se nuk mund të flasë. 

“Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt, sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike.

Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi.

1 VITE ME PARE

Vijon procesi i votimit në Kosovë/ Haradinaj thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni të drejtën e votës! Veprimi më i madh që mund të bëni për vendin!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Haradinaj

KOSOVË - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor që po mbahet këtë të diel në Kosovë. Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Haradinaj shkruan ndër të tjera se Kosova serish po e jep provimin e vet të demokracisë. Ai shton se vota e qytetarëve është veprimi më i madh që mund të bëjnë për Kosovë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,

Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.

Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.

Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.

Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!

1 VITE ME PARE

Dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë, subjektet politike, thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të ushtruar të drejtën e tyre

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Kanë mbetur dhe dy orë para mbylljes së qendrave të votimeve për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Sipas raportimeve, qytetarët po vazhdojnë me daljet në votime, ndërsa subjektet politike kanë bërë thirrje që daljet të jenë masive. Lëvizja Vetëvendosje më herët ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime, pasi sipas tyre, vota është fuqi.

Ndërsa, zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka inkurajuar qytetarët që nuk kanë votuar ende ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre. Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se vota e secilit është forca e shpresës dhe garancia për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Thirrje për të dalë në votime ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se vetëm me votë mund qytetarët mund të bëhen pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj.

 

1 VITE ME PARE

Situata e pazakontë në Malishevë, 26 anëtarët e një familjeje shkojnë së bashku të votojnë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
anetaret e familjes

KOSOVË- Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme gjatë procesit të votimit në Malishevë.  26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së bashku në njërën prej qendrave të votimit në Malishevë.

Gjithashtu përveç anëtarëve me të drejtë vote, në qendër votimi ishin edhe më të vegjlit e familjes. Po ashtu njëri prejt anëtarëve të familjes u shpreh se janë nga Malisheva dhe janë të gjithë anëtarë të një familje.  

Jemi nga Malisheva, jemi 26 anëtarë në familje”, thotë njëri prej anëtarëve.

I moshuari, i cili mbante një plis mbi kokëPo votova, ishalla e bën me shnet ai që e kam qit”.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Shefja e misionit monitorues të BE-së shkon në një nga qendrat e votimit, vëzhgon nga afër procesin zgjedhor

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Votim

KOSOVË - Shefja e misionit të BE-së,Nathalie Loiseau, ka qenë në një qendër të votimit në Graçanicë për të ndjekur më nga afër procesin e votimit. Në një postim në platformën X, theksohet se qendra e votimit në fjalë ishte “Kralj Milutin”. Nga raportimet thuhet se Loiseau nuk ka konstatuar asnjë shkelje në këtë qendër votimi, dhe se procesi zgjedhor ka qënë i rregullt.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ju bashkuan vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë për të ndjekur nga afër procesin e votimeve. 

1 VITE ME PARE

Votimi nga diaspora/ KQZ: 75.54% e qytetarëve votuan në përfaqësitë diplomatike, mbi 50 mijë pako kanë arritur përmes postës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Zgjedhjet

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga diaspora përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur gjithashtu edhe numrin e qytetarëve në diasporë që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.

“Lidhur me votimin në përfaqësitë diplomatike që u përmbyll gjatë ditës së djeshme ju njoftojmë se nga 20 mijë  e 324 votues që ishin regjistruar për këtë mënyrë votimi në 30 përfaqësitë e Republikës së Kosovës kanë votuar 15 mijë e 352 votues apo 75.54%”, ka thënë Elezi.

1 VITE ME PARE

Akuzat nga Demokracia në Veprim/ KQZ në Kosovë: Jashtë ngjyrës, kemi masa tjera të sigurisë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se procesi i zgjedhjeve në Kosovë është duke shkuar mirë, pa ndonjë problem që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e tij.

Zëdhënësi Valmir Elezi foli për shqetësimet e ngritura nga disa media, se ngjyra që i vihet në gisht qytetarit pas votimit, fshihet shpejt. Ai tha se kjo nuk është e vetmja masë e sigurisë që aplikon KQZ-ja.

"Të gjithë personat që votojnë, pasi që identifikohen me një dokument zyrtar të Republikës së Kosovës, nënshkruajnë në hapësirën tek emri i tyre, pasi votojnë. Ky nënshkrim ia pamundëson një votuesi të votojë sërish", tha Elezi.

1 VITE ME PARE

"Kanë votuar mbi 500 mijë votues"/ KQZ jep shifrat: Pjesëmarrje më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Valmir Elezi

KOSOVË - Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim për mediat vendase ka bërë të ditur se është duke vijuar rregullisht procesi zgjedhor i ditës së sotme.

Ai deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, në qendrat e votimit ka qënë 28.32% apo 558 mijë e 246 votues. Kjo sipas tij është një përqindje më e ulët në krahasim me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021.

“Ecuria e procesit do të jetë pjesë e analizës sonë. Shenja në gisht nuk është e vetmja masë sigurie. Çdo votues duhet gjithashtu të nënshkruajë pjesëmarrjen, duke ia pamundësuar votimin e dyfishtë. Gjithashtu, vendosja e kamerave ndihmon në ruajtjen e integritetit të votimit. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, kishin votuar 32.32% apo 567 mijë e 934 votues”, u shpreh ai.

 

1 VITE ME PARE

Vijon procesi i votimit në Kosovë, Komuna e Ranillukut me numrin më të lartë të pjesëmarrjes deri më tani (FOTO)

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË - Komuna e Ranillukut është e para në Republikën e Kosovës me numrin më të lartë të pjesmarrjes në votime.

Sipas të dhënave të KQZ, deri më tani pjesëmarrja e njerëzve me të drejtë vote që kanë dalë në votime është 47.09%. Nga 5,069 qytetarë deri më tani kanë votuar 2,387 prej tyre.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Të dhënat

Mbi 940 qendra votimi janë hapur për qytetarët mëngjesin e kësaj të diele në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Njëzet e tetë subjekte politike dhe 1 kandidat i pavarur, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. • Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti, Policia: Rasti ndodhi për parking

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Rast i një sulmi është regjistruar në zgjedhjet e sotme në Viti, nga ku raportohet asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka është i sulmuari. Rastin e ka dënuar dega e LDK-së në Viti. Në një postim në rrjetet sociale thuhet se i bëjnë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti. Policia e Kosovës në anën tjetër, ka deklaruar se rasti është inicuar sulm, i cili dyshohet se ndodhi për parking.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike”, thuhet në postim.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet/ Qendra e votimit në Zubin Potok ngel pa fletëvotimi, Gjukiç: Kemi kontaktuar me Prishtinën dhe na kanë thënë që duhet të presim! Njerëzit janë jashtë...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË - Qendra për votim me kusht në komunën e Zubin Potokut ka mbetur pa fletëvotime pasdite. Mësohet se qytetarët kanë shkuar të votojnë por u është thënë se nuk ka më fletë votimi dhe nuk mund të votojnë në këtë qendër.

Kryesuesi i qendrës, Millutin Gjukiç, në një prononcim për mediat ka deklaruar se ende po presin. Ai thotë se kanë kontaktuar me Prishtinën dhe u është thënë që ende duhet të presim. Ai thotë se njerëzit janë duke pritur jashtë për të votuar.

“Afërsisht gjatë ditës kemi mbetur pa fletëvotime, por brenda gjysmë ore e kemi zgjidhur problemin. Tani prapë kemi mbetur pa fletëvotime, njerëzit po presin ende. Kemi kontaktuar me Prishtinën dhe na kanë thënë që ende duhet të presim, njerëzit po presin jashtë”.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk ka dhënë sqarime ende për këtë çështje.

1 VITE ME PARE

Kosova voton në zgjedhjet parlamentare, si është zhvilluar procesi deri në këto momente?

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.

Për një muaj me radhë partitë politike bënë fushatë me zotimet për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë. Zgjedhjet e së dielës, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar. Kandidatët e partive kryesore politike për postin e kryeministrit bënë thirrje të dielën në mëngjes për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në votime.

Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë votuar deri tani dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre dhe Republikës së Kosovës për katër vitet e ardhshme. Është ditë feste, për ne si LDK, për popullin e Kosovës zgjedhjet janë gjithmonë festë”, tha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“I lus të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për të zgjedhur qeverinë për katër vitet e ardhshme. Urojë që gjithçka të shkojë mirë, besoj se gjithçka do të shkojë mirë dhe në fund sovrani vendos”, tha kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti dhe Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara dhe suksese”, tha kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri pak para orës 16:00 votuan 27 për qind e qytetarëve më të drejtë vote. Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri. Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja që shtuan praninë e tyre në Kosovë pas tensioneve të viteve të kaluara, kanë shtuar trupat në prag të zgjedhjeve parlamentare, për mbarëvajtjen e të cilave policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan të posaçëm në bashkërendim më forcat e KFOR-it, Misionin e BE-së për sundimin e ligjit, prokurorinë dhe diplomatët perëndimorë./ VOA

1 VITE ME PARE

Vijon procesi zgjedhor në Kosovë, një grua në Zveçan përfundon në komisariat për shkak se fotografoi votën

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Një grua e nacionalitetit serb u ndalua për fotografimin e fletëvotimit në një vendvotim në qendrën e votimit 2091 në Zveçan. 

Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë.

Në përgjithësi procesi zgjedhor, deri më tani ka vijuar i qetë pa incidente. Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ishte 22.48 për qind. Sipas të dhënave nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 442,986 qytetarë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 22.48% deri në orën 15:00

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto nga votimet

KOSOVË - Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, ditën e sotme vazhdojnë ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat 4-vjeçar. Mbi 100 vëzhgues të BE po vëzhgojnë nga afër procesin me qëllim ruajtjen e standardeve demokratike. Deri në orën 15:00 sipas raportimit të fundit të KQZ, pjesëmarrja në votime është 22.48 për qind.

Sipas të dhënave nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 442,986 qytetarë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
te dhenat e kqz

Më herët u raportua se deri në orën 12:00, raste të izoluara të fotografimit të votës janë hasur në 4% të vendvotimeve. Gjithashtu janë raportuar raste sa i përket fshirjes me lehtësi të ngjyrës matrikuluese nga gishti, që mund t’i hapë rrugë mundësisë së votimit të dyfishtë.

1 VITE ME PARE

E pazakontë në Malishevë/ Votimi në gjimnazin "Hamdi Berisha" pa ngrohje, tekniku ka marrë me vete çelësin, ndodhet në Itali

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet parlamentare ndërsa qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin që nga ora 07:00. Procesi i votimit deri më tani në të gjithë vendin ka shkuar pa incidente dhe problematika të mëdha. Ndërkohë një situatë e pazakontë ka ndodhur në Malishëve.

Mediat në Kosovë gjatë raportimeve rutinë rreth ecurisë së votimit kanë zbuluar një problem. Mësohet se votimi në gjimanzin 'Hamdi Berisha' është pangrohje. Shkak i kësaj situatë mësohet se është mungesa e çelësit të dhomës ku ndodhen pajisjet për ndezjen e tyre. Tekniku i cili punon në këtë shkollë mësohet se ka shkuar në Itali dhe çelësat i ka marrë me vete. Një situatë e padëgjuar më parë por që votuesit dhe vëzhguesit po vuajnë pasojat, duke qendruar në ambiente të ftohta në mes të shkurtit.

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në përfaqësitë diplomatike votuan 73% e emigrantëve të regjistruarve

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Komisioni Qendror i zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se nga 20 mijë votues kanë votuar më shumë se 15 mijë në 32 ambasada dhe konsullate nëpër vende të ndryshme të botës. Kështu, më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. 

Më së shumti kanë votuar në Konsullatat e Kosovës në Mynih, Duzeldorf, Uashington dhe Nju York. Diaspora e regjistruar për të votuar në përfaqësitë dipolamtike votoi një ditë më parë, 8 shkurt. 

Për zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi, ish-krye-parlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Vota në përfaqësitë diplomatike pason atë me postë. 

1 VITE ME PARE

Hashim Thaçi votoi nga paraburgimi i Hagës, babai i ish-presidentit nuk e ushtron dot të drejtën e votës për shkak të gjendjes shëndetësore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
hashim thaci dhe babai i tij

KOSOVË- Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, nuk ka mundur ta shfrytëzojë të drejtën e votës së tij si qytetar i Kosovë.

Sipas mediave në Kosovë, 87-vjeçari nuk ka mundur të paraqitet në qendrën e votimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa raportohet se para disa ditësh ka qenë i shtruar në spital. 

Ish-presidenti Hashim Thaçi, nga ana tjetër ka ushtruar dje të drejtën e votës nga paraburgimi i Hagës, aty ku ndodhet bashkë   ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Ata po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

1 VITE ME PARE

Demokracia në Veprim: Fshirja e lehtë e ngjyrës matrikuluese mund të minojë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, tha se votuesit kanë deklaruar se ngjyra matrikuluese po fshihet lehtësisht nga gishtërinjtë e tyre dhe kjo çështje sipas tij mund t’i japë rrugë votimit të dyfishtë.

Një gjë e tillë, sipas Cakollit, “do minonte besimin e publikut, por edhe integritetin zgjedhor”.

Në konferencën për media, Cakolli tha se ka disa mekanizma që sigurohet që votuesit të mos votojnë dy herë, por theksoi se “problemi qëndron te fakti fshirja e lehtë e ngjyrës matrikuluese mund të krijojë perceptim qytetar procesi nuk ka qenë i rregullt dhe mund të ketë pasur raste të tilla”.

DnV tha se ka vërejtur edhe probleme të tjera gjatë votimeve për zgjedhjet parlamentare. Problemi më i theksuar gjatë procesit të votimit deri në mesditë, sipas Cakollit, është mosgjetja e emrave të votuesve në listat e votuesve.

DnV ka 500 vëzhgues në mbarë vendin dhe Cakolli tha se janë vërejtur edhe probleme kur nuk është regjistruar që një votuesit i është ofruar asistencë me votim. Po ashtu, ndonëse në një nivel dukshëm më të vogël, DnV tha se edhe në këto zgjedhje fenomeni i fotografimit të votës është prezent./ REL

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, voton Glauk Konjufca, kryeparlamentari: Ditë e rëndësishme për demokracinë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Glauk Konjufca

KOSOVA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Konjufca tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit. Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme sot është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

1 VITE ME PARE

Mes thirrjeve nga Prishtina dhe Beogradi, Veriu i Kosovës i kthehet kutive të votimit për zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Megjithatë, Beogradi zyrtar mbështet vetëm një opsion, ndërsa Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në "mobilizimin" e personave të zhvendosur për të votuar në zgjedhjet në Kosovë, duke ua siguruar transportin.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Haradinaj sërish thirrje qytetarëve për dalje në votime

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër në Kosovë, u ka bërë thirrje sërish të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Kjo është dita juaj, vendimi juaj për Kosovën, për përfaqësuesit tuaj në parlament, por edhe për ata që do të jenë qeverinë e ardhshme. Me votën e juaj, ju e drejtoni Kosovën”, ka thënë Haradinaj në një konferencë të shkurtër për media.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Në komunën e Leposaviqit nuk është paraqitur asnjë qytetar për të votuar deri në orën 11:00

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Qendrat e votimit në Kosovë janë hapur që prej 07:00 për qytetarët dhe do të vijojnë të hapura deri në orën 19:00. 

Në të gjitha qendrat e votimit, qytetarë po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, por në Komunën e Leposaviqit ende nuk ka votuar asnjë votues.

Referuar të dhënave të KQZ, deri në orë 11:00 nuk është paraqitur asnjë qytetar. 

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

1 VITE ME PARE

FOTO/ Pasi votoi, Kurti shijon një kafe së bashku me familjen, mesazhi i tij: Sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë!

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Kurti me familjen

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas votimit ka shijuar një kafe së bashku me prindërit dhe bashkëshorten e tij. Ai ka ndarë foton në rrjetet sociale, teksa ka shkruan se dita e mirë thonë shihet që në mëngjes.

“Dita e mirë thonë shihet që në mëngjes. E sot qenka ditë e bukur e me diell të fortë. Prandaj vendosëm që pas votimit ta shijojmë edhe kafen e mëngjesit bashkë. Jo veç baba, por edhe nana, edhe reja e djali”, shkruan Kurti.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

1 VITE ME PARE

Sot zgjedhjet në Kosovë/ E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së viziton një qendër votimi në veri

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Anu Prattipati

KOSOVA- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar qendrën e votimit “Vik Karaxhiq” në Zveçan.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare, misioni i EULEX në Kosovë monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
pamje nga patrullimet

KOSOVË-  Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se parullat tokësore po monitorojnë situatën e sigurisë në vend për shkak të zhvillimit të procesit zgjedhor. 

Përmes një postimi në "X", shefi i EULEX-it tha se ky monitorim bëhet për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet e pakicave.

“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situatë dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano në “X”.

 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Ambasadori britanik viziton veriun, thirrja e tij: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Ambasadori

KOSOVA- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot qendrën e votimit në shkollën fillore Sveti Sava në Mitrovicën e Veriut. Hargreaves u tha gazetarëve se ai shkoi për të marrë një pasqyrë se si po shkonte dita e zgjedhjeve dhe gjithashtu u kërkoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ai shpreson në një pjesëmarrje vërtet të madhe të qytetarëve dhe që secili të ushtrojë të drejtën e votës dhe të zgjedhë se kush do ta qeverisë Kosovën. Ambasadori u bëri thirrje votuesve të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

“Është vërtet emocionuese të jesh këtu dhe të shikosh zgjedhjet e sotme në mbarë Kosovën”, tha ambasadori.

1 VITE ME PARE

Diaspora votoi dje, si u zhvilluan zgjedhjet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës?

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Teksa votimi në Kosovë po vazhdon më 9 shkurt, një ditë më parë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, kishin mundësi që të votonin për herë të parë në përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 20.324 votues të regjistruar, 15.552 ose 73.56 për qind e tyre votuan në konsullata dhe ambasada të Kosovës.

Votimi më 8 shkurt u zhvillua 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, që gjenden në 19 shtete të ndryshme të botës.

Po ashtu, përveç votimit në përfaqësitë diplomatike, votuesit jashtë vendit kanë mundur që të votojnë përmes postës. Fletëvotimet nga përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë, sipas KQZ-së, do të transportohen në Kosovë nga e hëna, ku më pas do të numërohen./ REL

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare/ Votuesit më të rregullt në Kosovë, mbi 100 mijë të rinj votojnë sot për herë të parë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Në qendrat e votimit në Kosovë vijon procesi i votimit. Nga grupmoshat e qytetarëve, të rinjtë janë shumë aktiv në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Në këto zgjedhjet parlamentare të këtij, mbi 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë.

Në grafikun më poshtë të publikuar nga REL mund ta shihni trendin ndër vite:

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

 

1 VITE ME PARE

Ambasadori i BE në Kosovë vizitë në qendrën e votimit në Vushtri, thirrja për qytetarët: Ushtroni të drejtën e votës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
aivo orav

KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar ditën e sotme një qendër votimi në Vushtrri, për të vëzhguar më nga afër zhvillimin e zgjedhjeve. Ai shprehet se populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij. 

“BE-ja ka vendosur Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së në Kosovë 2025 për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Populli i Kosovës duhet të ushtrojë të drejtën e votës dhe të shprehë lirisht zgjedhjen e tij”, ka shkruar ambasadori Orav.

Më herët në një reagim për mediat në Kosovë, Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, tha se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë. Ajo tha se qëllimi i vëzhguesve të BE është të vlerësojnë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK: Votimi po zhvillohet pa probleme

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës tha në një konferencë për media se procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë problematikë të raportuar.

Ai tha se pjesëmarrja deri në orën 11:00, që sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është 8.58 për qind, është e mirë, teksa ftoi qytetarët që të votojnë.

“Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Kosova në zgjedhje/ Gara për parlamentin e ri dhe sfidat politike

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Kutitë e votimit

KOSOVË - Më shumë se 2 milionë votues në Kosovë do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën për të zgjedhur një parlament të ri me 120 vende për një mandat tjetër katërvjeçar, në një proces që shihet gjerësisht si një test popullariteti për Kryeministrin aktual Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ai kërkon një mandat të dytë.

Ndërsa zgjedhjet e së dielës do të përcaktojnë përbërjen e Kuvendit, fokusi kryesor mbetet gara për postin e kryeministrit. Kurti do të përballet me Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, Kosova ka pasur gjashtë qeveri dhe pesë kryeministra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk e përfundoi mandatin e plotë. Megjithatë, fitorja dërrmuese e Vetëvendosjes në vitin 2021 i mundësoi partisë të qeverisë e vetme për një mandat të plotë.

Ato zgjedhje tronditën opozitën, pasi PDK dhe LDK, dikur forcat dominuese në skenën politike, ranë përkatësisht në 17 dhe 12 për qind të votave, krahasuar me më shumë se 50 për qind për Vetëvendosjen.

Megjithëse Kurti kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur, mandati i tij është karakterizuar nga përplasje të vazhdueshme me Perëndimin, veçanërisht për përpjekjet e tij për të shtrirë autoritetin e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicën e Veriut.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar shpesh veprimet e tij kundër institucioneve të kontrolluara nga Serbia, të cilat kanë vazhduar të operojnë në këto zona. Në qershor të vitit 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas një operacioni të sigurisë për të vendosur kryetarë shqiptarë të komunave në veri, i cili shkaktoi protesta të dhunshme nga serbët, duke plagosur dhjetëra pjesëtarë të trupave paqeruajtëse të NATO-s.

BE-ja kërkoi nga Kosova të tërhiqte policinë nga ndërtesat komunale dhe tha se kryetarët e rinj – të zgjedhur nga një numër i vogël votuesish pas bojkotit serb – duhet të ushtronin detyrën e tyre nga lokacione të tjera. Po ashtu, Brukseli kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrje të plotë të komunitetit serb.

Në ditët e fundit, Richard Grenell, ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë veçanërisht kritik ndaj politikave të Kurtit.

Kur të mërkurë, në një intervistë për një televizion në Istog, Kurti deklaroi se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë “më të forta se kurrë”, Grenell e ironizoi këtë pohim.

“Fantazi. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të këqija. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata Biden, NATO, BE-ja, ambasada amerikane, Antony Blinken, etj.,” shkroi Grenell në rrjetin social X.

Të dielën do të hapen 903 qendra votimi në Kosovë, me një total prej 1,280 kandidatësh që përfaqësojnë parti politike, koalicione, nisma qytetare dhe një kandidat të pavarur. Një subjekt politik duhet të kalojë pragun prej 5 për qind të votave për të siguruar një vend në Kuvend.

Përveç 1.9 milionë votuesve brenda Kosovës, rreth 50,000 qytetarë do të votojnë në 17 ambasada dhe 15 konsullata të Kosovës jashtë vendit. Mbi 50,000 të tjerë janë regjistruar për të votuar me postë.

“Kjo është hera e parë që po organizojmë votime në ambasada dhe konsullata. U bëj thirrje qytetarëve të regjistruar të respektojnë rregullat në vendet ku do të votojnë. Dua një proces të qetë,” tha të premten Kreshnik Radoniqi, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje, 100 deputetë do të zgjidhen me votim të drejtpërdrejtë, ndërsa 20 vendet e mbetura në Kuvend janë të rezervuara për komunitetet jo-shqiptare, nga të cilat dhjetë vende i takojnë komunitetit serb.

Tradicionalisht, partia Srpska Lista, e mbështetur nga Beogradi, ka qenë forca dominuese në politikën e serbëve të Kosovës. Që nga nëntori i vitit 2022, deputetët serbë kanë bojkotuar punimet e Kuvendit në shenjë proteste ndaj politikave të Kurtit në veri të vendit./BIRN

1 VITE ME PARE

Kosova voton, në garë katër kandidatë për kryeministër, çfarë dihet deri më tani mbi zgjedhjet?

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVA- Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të mbesin të hapura deri në orën 19:00. Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote. Ata do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh ekzekutivin e ri të Kosovës. Sot qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare duke zgjedhur kështu deputetët dhe qeverinë e re që do ta drejtojë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.

Personat me të drejtë vote do mund t’u drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00. Qytetarët e Kosovës do të vendosin se kush do t’i përfaqësoj në Kuvend e kush do të jetë kryeministër. Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje synon një mandat të tretë si shef qeverie, ndërsa Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës pretendojnë të udhëheqin ekzekutivin për herë të parë. Ndërkohë, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon të emërohet për herë të tretë në krye të qeverisë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  Valmir Elezi, ka njoftuar se përveç disa qendrave ku votimi nuk ka filluar me kohë, të gjitha qendrat e tjera janë hapur më kohë.

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri tash, në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”.

Ndërkohë, Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në një qendër të votimit në Pejë. Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, duke bërë thirrje për një proces të qetë e demokratik.

“Sot votohet në Kosovë, ditë që KQZ është përgatitur që gjashtë muaj e fundit, duke kaluar shumë sfida. Tanimë gjithçka është gati, puna në këtë qendër të votimti ka filluar në ora 7 të mëngjesit…Sa i përket procesit, ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin sot të votojnë, për përfaqësuesit e tyre, për përzgjedhesin e tyre për katër vitet e ardhshme për qeveri, Kuvend. Po ashtu ftoj të gjithë qytetarët dhe aktorët tjerë që në këtë ditë zgjedhjesh të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregullat zgjedhore, për një process të qetë, demokratik”.

Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të dielën. Zyra e Prokurorit ka njoftuar se në këto zgjedhje janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”.

Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula do ta mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ. Prokurori i Shtetit ka bërë thirrje që të denoncohen tek prokuroritë përkatëse, çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë. Në garë janë 28 subjekte politike. Kandidatë për kryeministër janë katër, ndërsa 1280 persona kandidojnë për deputetë.

Në këtë zgjedhje, me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Zgjedhje mund të votohen deri në 10 kandidatë për deputetë. Janë 941 qendra të votimit, prej të cilave 903 për votim të rregullt – me 2 mijë e 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit me kusht (nga një për çdo komunë) me 56 vendvotime.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, në ditën e zgjedhjeve në vendvotime do të numërohet pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike, ndërkaq një ditë pas, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit – votat për kandidatë për deputetë Këto do të jenë zgjedhjet e para që do të organizohen me praninë e kamerave.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian, të cilët vijnë nga 18 vende të ndryshme të BE-së, me qëllim të “ruajtjes së standardeve demokratike”, me ftesë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./ Monitor

1 VITE ME PARE

Voton presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Sot ditë vendimtare, i uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në zgjedhje

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
vjosa osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Osmani, e cila ka pritur rreth 20 minuta në rradhë për të votuar, ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. 

Pas votimit, Osmani ka mbajtur një deklaratë për mediat, ku ftoi qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Presidentja tha se e sotmja është një ditë vendimtare pasi nga këto zgjedhjet zgjidhet parlamenti i ri. Osmani i uroi suksese të gjithëve atyre që kandidojnë në zgjedhje.

“Faleminderit që pritët bashkë me mua, derisa më erdhi radha të votoj në këtë ditë të rëndësishme. Kosova është vendi më i zhvilluar në rajonin tonë. Është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre, duke marrë pjesë në një proces, nga i cili zgjidhet parlamenti dhe ka rëndësi në jetën e të gjithëve. Është ditë e mirë me diell, besoj është më e lehtë të votohet. I uroj suksese të gjithë atyre që kandidojnë në këto zgjedhje, shpresoj që e mbara t’i prijë Kosovës”, tha Osmani. 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ: Deri në orën 11:00, pjesëmarrja ka qenë 8.33 përqind

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
votimet

PRISHTINË- Në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit në Kosovë për zgjedhjet parlamentare dhe ato do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, pjesëmarrja ka qenë 8.33 përqind, apo 164,195 votues.

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 VITE ME PARE

Përmes FOTOVE/ Nën monitorimin e kamerave dhe BE, qytetarët e Kosovës hedhin sot votën për zgjedhjet e para të rregullta që nga shpallja e pavarësisë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
pamje nga votimi

PRISHTINË- Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot u janë drejtuar kutive të votimit që nga mëngjesi kur në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Katër kandidatët për kryeministër, të shoqëruar nga familjarët e tyre kanë hedhur votën e tyre në qendrat e votimit ku janë të regjistruar. 

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 VITE ME PARE

"Nuk lejohet fotografimi i fletës së votimit"/ Në Pejë anashkalohet rregulli, kabina e votimit e ekspozuar për kamerat dhe vëzhguesit (FOTO)

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë vijon procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit. Në qendrën e votimit në shkollën “Shaban Spahia” në Pejë, kabinat e votimit janë vendosur në mënyrë të pazakontë.

Ato janë të ekspozuara ndaj vëzhguesve që janë në sallë dhe ndaj kamerave. Menaxheri i qendrës së votimit ka thënë për mediat në Kosovë se kabina është vendosur në këtë mënyrë me udhëzim të KQZ.

”Kështu ju kanë thonë dhe kështu janë vendos. Për shkak të kamerave, është vendos që kështu të jenë kutitë. Kështu është thënë në trajnimet e KQZ-së se kjo është forma e drejtë.", është shprehur ai. 

 

1 VITE ME PARE

Voton kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi: Kemi pasur fushatë pozitive, kam besim se edhe vota do të jetë e tillë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
memli krasniqi

PRISHTINË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare. Kreu i PDK-së ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi. Pas procesit të votimit ka mbajtur dhe një deklaratë për mediat. 

Krasniqi iu bëri thirrje qytetarëve të hedhin votën e tyre. Ai gjithashtu vlerësoi fushatën zgjedhore që PDK ka bërë, ku duke iu drejtuar mbështetësve të tij tha se “edhe sot vota duhet të përcjellë të njëjtin pozitivitet”.

“Sot është një ditë e mirë, një ditë e madhe, e rëndësishme për vendin dhe demokracinë e Kosovës. Sapo votuam, me besimin e plotë për të ardhmen e qytetarëve tanë, besoj se kjo ditë duhet të shfrytëzohet nga çdo qytetar që ka të drejtë vote. Jam besimplotë, se ashtu sikurse kemi pasur fushatë pozitive, edhe vota do ta thotë të njëjtën”, tha Krasniqi.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së është Bedri Hamza, i cili votoi rreth dy orë më herët. 

1 VITE ME PARE

Voton Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK për kryeministër: Qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
lumir abdixhiku

KOSOVË- Kandidati i LDK-sëpër kryeministër, njëkohësisht kreu i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku ka votuar mëngjesin e sotëm në orën në qendrën e votimit në Prishtinë.

Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas procesit të votimit, ai mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Kreu i LDK-së është shprehur se kjo është një ditë feste dhe se gjithësecili duhet të angazhohet për një ditë demokratike.

"Ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj dhe shërbimin që po bëni në këtë ditë të demokracisë. Është ditë e mirë, ditë e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Është ditë feste, zgjedhjet janë gjithmonë festë. Le të angazhohemi për një ditë demokratike." u shpreh Abdixhiku.

Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e votës.

1 VITE ME PARE

Voton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Inkurajoj çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e votës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.  Pas votimit, Kurti mbajti edhe një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime. 

"Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. I falenderoj qytetarët që kanë votuar dhe inkurajoj çdonjërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese", tha Kurti.

Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. Të dy këto kandidatë po ashtu kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin të vtojnë. 

1 VITE ME PARE

Kandidati për kryeministër i PDK, Bedri Hamza hedh votën e tij: Pranoj çdo rezultat që vjen nga sovrani

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
bedri hamza

KOSOVË- Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka hedhur votë e tij për zgjedhjet parlamentare. Hamza ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. 

Ai u shpreh se ka besim në votën e popullit dhe tha se do të pranojë çdo rezultat që vjen nga zgjedhja e popullit.

"I lus qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë këtë të drejtë për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Uroj dhe besoj që çdo gjë të shkojë mirë. Sovrani vendos! Për mua çdo rezultat është i pranushëm. Ka qenë një fushatë e gjatë. Pas orës 19:00 pres fitoren! Sigurisht që pres fitoren!", tha Hamza.

1 VITE ME PARE

BE: 104 vëzhgues janë në terren për të mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
vezhguesit e be

KOSOVË- Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë të dielën se 104 vëzhgues janë në terren, në kuadër të misionit, duke mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë. Ajo tha se qëllimi i vëzhguesve të BE është të vlerësojnë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor.

"Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është në terren në mbarë Kosovën. Vëzhguesit tanë e nisën punën herët në mëngjes për të siguruar një vlerësim të plotë të procesit zgjedhor. Aktualisht ndodhem në Prishtinë, ku isha edhe dje. Një ditë më parë isha në Mitrovicën e Veriut dhe sot do të udhëtoj në disa vende të tjera jashtë Prishtinës për të parë nga afër situatën.

Qëllimi ynë është të vlerësojmë nëse qendrat e votimit u hapën në kohë, nëse të gjitha materialet e nevojshme janë të pranishme dhe si po zhvillohet procesi zgjedhor. Në këtë fazë, është ende herët për të nxjerrë përfundime. Një vlerësim i plotë do të jepet në konferencën tonë për shtyp ditën e martë. Me 104 vëzhgues të BE-së në terren, ne jemi të përkushtuar të monitorojmë nga afër procesin zgjedhor. Bashkimi Evropian mbështet plotësisht demokracinë në Kosovë dhe dëshiron të sigurohet që të gjithë votuesit të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre”, ka thënë ajo para mediave në Kosovë.

Ajo ka thënë se është shumë herët të thuhet diçka për procesin, dhe ka paralajmëruar konferencë për të martën, për të përmbledhur gjithçka.

1 VITE ME PARE

"Të denoncohet çdo dyshim për keqpërdorim të votë", mbi 100 prokurorë mbikëqyrin zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Prokuroria ka bërë të ditur se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës.

Në këtë proces zgjedhor janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë si vëzhgues deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve. Ndërkaq, koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula do ta mbikëqyrë gjithë mbarëvajtjen e zbatimit të detyrave të koordinatorëve rajonal, prokurorëve të angazhuar dhe prokurorit me detyrë në KQZ”, thuhet në njoftim.

1 VITE ME PARE

Prokuroria në Mitrovicë ndalon 5 persona për shkelje zgjedhore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË- Pesë persona janë ndaluar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, bëri të ditur Prokurori i Shtetit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndara lidhur me këtë vepër penale, pas pranimit të informacione nga qytetarët për shkelje zgjedhore.

Prokurori i Shtetit tha se ka angazhuar afër 100 prokurorë dhe staf të sistemit prokurorial për procesin zgjedhor, në mënyrë që të procedohet çdo parregullsi e mundshme në zgjedhje.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku Prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, u tha në njoftim.

Ky institucion u bëri thirrje qytetarëve, partive e institucioneve të tjera që të denoncojnë çdo rast që dyshojnë për keqpërdorim të votave. Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se po zbaton planin e saj për ditën e zgjedhje, në koordinim me Prokurorinë për të mbrojtur votën./REL

1 VITE ME PARE

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, Haradinaj hedh votën e tij në Prishtinë: Qytetarë dilni dhe votoni

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
ramush haradinaj

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur votën e tij në një nga qendrat e votimit në Prishtinë. 

Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij, të cilët votojnë për herë të parë. Ai mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë. 

"I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku.", tha Haradinaj shkurtimisht.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA.

1 VITE ME PARE

Kosova zgjedh sot parlamentin e ri, DW: Zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë në 2008

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është mbushur me postera zgjedhorë. Nga shtyllat e ndriçimit, billboard-et dhe muret, fytyrat e politikanëve iu buzëqeshin kalimtarëve, ndërsa sloganet tërheqëse të partive synojnë të sigurojnë mbështetje në ditën e zgjedhjeve. Kosova shkon në zgjedhje parlamentare të dielën (09.02.). Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në shkurt të vitit 2008.

Nga viti 2008 deri në 2021, janë mbajtur vetëm zgjedhje të parakohshme. Kandidatët garojnë për 120 vende në parlament. Njëzet nga këto vende janë të rezervuara për anëtarët e pakicave kombëtare, ku gjysma i takon serbëve të Kosovës. Deri në zgjedhjet e vitit 2021, vendi është qeverisur nga koalicione të përbëra nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilat drejtoheshin nga figura të lëvizjes për pavarësi të viteve 1990.

Por zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 u fituan nga lëvizja social-demokratike Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, ish-udhëheqës studentor dhe ish-i burgosur politik nën regjimin e diktatorit serb Slobodan Millosheviç. Kurti kandidon për një mandat të dytë të dielën.

Përplasje me Serbinë

Gjatë katër viteve të fundit, Kurti e ka ndryshuar rrënjësisht drejtimin e politikës së jashtme të Kosovës. Ndërsa qeveritë e mëparshme të Kosovës kishin vepruar në bashkërendim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria aktuale ka vepruar kryesisht në mënyrë të pavarur që nga viti 2021.

Prioriteti kryesor i kryeministrit, Albin Kurti duket zbatimi i sovranitetit të plotë të Kosovës në raport me Serbinë dhe të çlirojë vendin nga ndikimi i fuqive ndërkombëtare mbrojtëse, politikat e të cilave Lëvizja Vetëvendosje i konsideron "kolonialiste".

Që nga viti 2011, Bashkimi Evropian përpiqet të arrijë normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Para se Kurti të merrte detyrën në vitin 2021, dialogu midis qeverive ishte pothuajse i ngrirë. Që atëherë, ai ka qenë praktikisht inekzistent. Kjo për shkak se Serbia nuk ka ndërmend të njohë sovranitetin e Kosovës, ndërsa Kosova refuzon të bëjë lëshime të përhershme që do t'i jepnin Serbisë mundësinë për të ndërhyrë në politikën e saj të brendshme.

Tension, dhunë dhe presion

Një nga pengesat kryesore në këtë aspekt është krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, një strukturë e qeverisjes lokale që kërkon një shkallë të caktuar autonomie kolektive. Në këmbim nga Serbia pritet të braktisë politikën e saj bllokuese dhe t'i lejojë Kosovës anëtarësimin në organizata globale si Kombet e Bashkuara.

Edhe pse nuk është bërë asnjë përparim në këtë çështje vitet e fundit, Kurti filloi shpejt zbatimin e politikës së sovranitetit pas ardhjes në pushtet. Kjo përfshinte vendosjen e euros si e vetmja valutë zyrtare në vend, përfshirë zonat me shumicë serbe që deri atëherë kishin përdorur dinarin serb për transaksione.

Serbia u kundërpërgjigj duke rritur praninë ushtarake në kufi. Forcat paramilitare serbe në veri të Kosovës kryen disa akte dhune, gjë që kërkoi ndërhyrjen e trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO, KFOR. Konflikti me Serbinë vazhdon të përshkallëzohet. Presidenti Aleksandar Vuçiq po përdor një ton gjithnjë e më agresiv ndaj Prishtinës. Kurse Qeveria e Kosovës po përballet me presion të madh nga BE dhe SHBA, të cilat nuk duan që ajo të refuzojë arritjen e "marrëveshjeve" me Serbinë.

Vota e të rinjve

Para zgjedhjeve çështjet rajonale dhe gjeopolitike dominojnë titujt e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare për Kosovën. Megjithatë, për votuesit e rinj, këto zhvillime nuk janë e vetmja çështje e rëndësishme në zgjedhje. Gjendja socio-ekonomike brenda vendit është po aq e rëndësishme.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Papunësia në mesin e të rinjve nën 24 vjeç është rreth 33%. Korrupsioni mbetet një problem i madh, edhe katër vjet pasi Kurti dhe Vetëvendosje fituan zgjedhjet me një program të qartë kundër korrupsionit. Besarta Jashari, një gazetare 21-vjeçare që punon për radion dhe televizionin privat RTV 21, i tha DW se ajo dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër të shohë ndryshime shoqërore. "Këtu, mungesa e vendeve të punës dhe pagat e ulëta bëjnë që njerëzit të detyrohen të emigrojnë," tha Jashari. "Sistemi i kujdesit shëndetësor duhet gjithashtu të përmirësohet, sepse shumë njerëz janë të detyruar të udhëtojnë jashtë vendit për trajtim. Dhe, më në fund, do të doja të shihja më shumë mundësi për vajzat dhe gratë e reja."

"Politika gjithmonë dominohet nga të njëjtët personazhe të vjetër," shtoi ajo. "Nuk ka pothuajse fare hapësirë për zërat e rinj me perspektiva të freskëta dhe ide progresive. Edhe në këto zgjedhje parlamentare, asnjë parti nuk i ka besuar një gruaje kandidaturën për postin e kryeministrit."

Eksodi nga Kosova

Politologu Nexhmedin Spahiu thekson, se "të rinjtë në Kosovë nuk kanë durim të presin për zhvillimin e vendit: ata duan vende pune të sigurta dhe një shoqëri ku merita të ketë rëndësi, jo anëtarësimi në parti apo afërsia me pushtetin."

Nëse qeveria e ardhshme nuk i dëgjon shqetësimet e të rinjve, eksodi nga vendi ka të ngjarë të vazhdojë, duke krijuar një problem edhe më të madh për Kosovën sesa konflikti me Serbinë dhe aktorët ndërkombëtarë. Lea Hoxhaj, një studente 18-vjeçare e menaxhimit dhe ekonomisë së aplikuar nga Prishtina, e cila do të votojë për herë të parë të dielën, tha se qeveria e ardhshme e Kosovës "duhet të krijojë vende të reja pune, të mbështesë të rinjtë dhe të sigurojë që sistemi arsimor të përmirësohet – si në aspektin e mësuesve të kualifikuar ashtu edhe të materialeve mësimore."/DW

1 VITE ME PARE

Zëdhënësi i KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë ka nisur procesi i votimit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
valmir elezi

KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka thënë se në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi i votimit. Elezi njoftoi se materiali zgjedhor u shpërnda në orët e para të mëngjesit. 

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, pra në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra të votimit, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai. 

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 VITE ME PARE

Reuters: Kosova shkon drejt zgjedhjeve e turbullt nga tensionet me Serbinë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
albin kurti

PRISHTINË- Kosova voton të dielën pas një fushate zgjedhore luftarake në të cilën kandidatët e opozitës u përplasën me kryeministrin Albin Kurti për ekonominë, korrupsionin dhe marrëdhëniet me armikun e vjetër të vendit dhe fqinjin, Serbinë. 

Kurti, një i majtë dhe nacionalist shqiptar, erdhi në pushtet në vendin e vogël ballkanik në vitin 2021 kur një koalicion i drejtuar nga partia e tij Vetëvendosje mori më shumë se 50% të votave dhe siguroi një shumicë prej shtatë vendesh në parlamentin me 120 vende.  

Analistët politikë thonë se popullariteti i tij është rritur nga lëvizjet për të zgjeruar kontrollin e qeverisë në veriun e Kosovës me shumicë etnike serbe. Por kritikët thonë se ai nuk ka arritur të ofrojë arsim dhe shëndetësi dhe politikat e tij në veri e kanë distancuar vendin nga aleatët e tij tradicionalë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. 

BE vendosi kufizime ekonomike ndaj vendit në vitin 2023 për rolin e tij në nxitjen e tensioneve me serbët etnikë, duke shkurtuar të paktën 150 milionë euro (155 milionë dollarë) në financim, ka gjetur Reuters. Një rënie nën 50% e votave për partinë e Kurtit mund të nxisë bisedimet e koalicionit pas zgjedhjeve.  

Partitë kryesore të opozitës përfshijnë Lidhjen Demokratike të Kosovës të qendrës së djathtë, e cila ka bërë fushatë për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në dhe anëtarësimin në NATO; dhe Partisë Demokratike të Kosovës, gjithashtu e qendrës së djathtë, e cila u themelua nga ish-luftëtarët guerilë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Kosovë janë të regjistruar afro dy milionë votues. Votimi fillon në orën 7 të mëngjesit (0600 GMT) dhe përfundon në orën 19:00 Exit poll-et priten së shpejti dhe rezultatet më vonë gjatë natës.

Qeveria e Kurtit ka mbikëqyrur disa arritje. Papunësia është tkurrur nga 30% në rreth 10%, paga minimale është rritur dhe vitin e kaluar ekonomia u rrit më shpejt se mesatarja e Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se politikat e tij në veri, të cilat përfshijnë reduktimin e autonomisë së gjatë të serbëve që jetojnë në Kosovë, po ndihmojnë për të bashkuar serbët dhe shqiptarët etnikë nën një sistem qeverisjeje. Por retorika e tij shqetëson politikanët e qendrës.

"Kur ke një fqinj të keq, atëherë duhet ta mbash moralin të lartë dhe pushkën të mbushur plot," tha ai në një fjalim të fushatës pranë kufirit serb këtë javë.

Diferencat e opinioneve kanë kontribuar në një luftë të ashpër fjalësh me opozitën. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili monitoron ankesat e partive dhe kandidatëve, ka shqiptuar më shumë se 650,000 euro gjoba për partitë këtë sezon zgjedhor, trefishi i numrit të vitit 2021, tregojnë të dhënat nga OJQ Demokracia në Veprim.    

Kosova, vendi më i ri i Evropës, fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, e cila përfshinte një fushatë bombardimi të vitit 1999 kundër forcave serbe./Reuters

1 VITE ME PARE

Hapet me mbi 1 orë vonese qendra e votimit në Prizren

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i

PRIZREN- Qendrat e votimit në të gjithë Kosovën janë hapur në orën 07:00. Në Prizren, pas 1 ore e 10 minuta vonesë, u hap qendra e votimit në shtëpinë e kulturës në Prizren.

Sipas mediave në Kosovë, kutia e votimit ishte në një makinë të parkuar ndonëse procesi ishte planifikuar të fillonte në orën 07:00.

 

1 VITE ME PARE

Procesi i votimit në Mitrovicën e Veriut, kryetari i Listës Serbe hedh votën e tij

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
zllatan ellek

KOSOVË- Procesi i votimit ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe. Qytetarët iu janë drejtuar qendrave të votimit. 

Qytetarëve iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili votoi në shkollën "Sveti Sava".

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, KQZ lejon votimin me dokumente identifikimi të skaduara

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës do të mund të votojnë edhe nëse dokumentet e identifikimit kanë skaduar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, njoftoi miratimin e vendimit cili mundëson lejimin e votimit me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.02.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së.

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 VITE ME PARE

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, mbi 46 mijë banorë mund të ushtrojnë të drejtën e votës

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
mitrovica

KOSOVË- Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, janë hapur qendrat e votimit, ndërsa qytetarët kanë nisur të votojnë.

Në katër komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, janë gjithsej 44 qendra të votimit me 74 vendvotime, ku do të mund të votojnë 46 mijë e 703 qytetarë.

Serbët në veri gjerësisht kishin bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri, pasi Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, u tërhoq nga institucionet e Kosovës.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi zgjedhor në Washington dhe New York

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

SHBA- Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, ishin qendrat e fundit të votimit të diasporës, në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.

Qytetarët e Kosovës jashtë vendit patën të drejtë të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve. Por, për shkak të ndryshimit të kohës lokale, ato në SHBA u hapën të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit.

“Falënderojmë të gjithë që votuan sot si dhe ata që kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërkaq mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionale duke mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Në Ambasadën në Washington të drejtë vote kanë patur 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejtë vote patën 619 bashkatdhetarë.

Kjo është hera e parë, që qytetarëve të Kosovës, iu lejohet të ushtrojnë të drejtën e votës në një objekt diplomatik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të dhënat e fundit të KQZ-së, 71.16 përqind e votuesve të regjistruar për votim (14 mijë e 463) në Ambasada/Konsullata kanë ushtruar të drejtën e votës, pa llogaritur ata në ShBA.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare, premtimet e politikanëve në Kosovë kritikohen nga ekonomistët

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË- Premtimet nga politikanët e Kosovës për gjatë 30 ditë fushate, po shihen me shumë dyshime e kritika nga njohësit e ekonomisë. Sipas ekspertëve, politikat e premtuara janë shpesh jo të realizueshme ose të paqëndrueshme financiarisht.

Ekonomistët theksojnë se këto premtime mund të krijojnë iluzione të rreme te populli, duke e shpërqendruar vëmendjen nga sfidat reale ekonomike si borxhi publik, inflacioni dhe jeta më e mirë. Kritikat më të mëdha janë dhënë për premtimin e rritjes së pagave.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar premtimet e fushatave elektorale të politikanëve për rritje të pagave, duke i quajtur ato të parealizueshme dhe humbje kohe. Azemi theksoi se paga minimale në sektorin privat aktualisht është 264 euro e jo 350 euro siç është sipas ligjit.

“Fatkeqësisht merremi me fushata nga paslufta dhe këto më shumë se 80% për ne janë çështje të parealizueshme. Për ne janë si humor. Fushatat janë një detyrim ligjor, por është një humbje kohe, është shpenzim kohe dhe duke nisur nga e kaluara, realizimi i premtimeve është fare i papërmbushur”.

Azemi shtoi se shumë punëtorë në sektorin privat nuk kanë kontrata pune, nuk përfitojnë nga Trusti Pensional dhe sigurimi shëndetësor, dhe se për këtë çështje, asnjë qeveri nuk ka marrë masa të dukshme.

“Paga minimale në sektorin privat sot është 264 euro, Kurti vetëm ka nxjerrë një vendim sa për populizëm, sepse kjo pagë nëse ka nevojë, ne mund të adresojmë në emër secilën kompani që nuk e bën zbatimin e kësaj page.

Premtimet elektorale janë fushata, por po i përmend disa, paga minimale në shtetin e Kosovës është 234 euro, jo 350 euro që e ka premtuar në fillim të mandatit. Rreth 30% të punëtorëve të sektorit privat i kemi pa kontrata pune.

Rreth 50% prej këtyre punëtorëve nuk kanë fare Trust pensional, punojnë dhe në fund nuk marrin asgjë nga Trusti. Për rreth 70% të punëtorëve të sektorit privat, paga e tyre s’është deklaruar komfort pagës që e merr, 90% të punëtorëve në sektorin privat nuk kanë sigurim shëndetësor”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se cilado parti që krijon Qeverinë, e ka mundësinë t’i realizojë premtimet ndaj bizneseve, nëse do që t’i trajtojë ato me seriozitet. Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për ta pasur borxhin publik në 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kur me ligj mund të shkojë deri në 40% dhe ta shfrytëzojë atë në favor të zhvillimit.

“Vendim i parë i Qeverisë do të duhej të ishte përcaktimi i sektorëve konkurrues të Kosovës dhe të përqendrohet tek ata, t’i mbështesë, t’i subvencionojë, të marrë masa, qoftë administrative, qoftë në kuptimin e politikave fiskale apo të normave të interesit, në mënyrë që bizneset të prodhojnë sa më shumë, të eksportojnë sa më shumë dhe ta zbresin importin që e kemi kaq të lartë”.

Ai numëron tri çështje kryesore që duhet të merren nga qeveria: Reformë në Tatimin e Vlerës së Shtuar, lirimin e më shumë lëndëve të para dhe diplomacinë ekonomike. Rritja e prodhimit, e rrjedhimisht eksportit, pastaj është e garantuar.

“Duke i krijuar kushtet biznesit, ti përveçse e rrit atë biznes që e ke brenda Kosovës, motivon edhe ardhjen e investitorëve të huaj.

Ne duhet të kemi parasysh se Kosova nuk mund të zhvillohet e vetme dhe duke u mbyllur. Është urgjente për Kosovën që t’i bashkohet çdo nisme që promovon tregun e hapur të importimit dhe eksportimit të produkteve”.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se opozita e sotme e ka më shumë përparësi sektorin privat në Kosovë sesa partia në pushtet. Gërxhaliu tha se sektori privat duket se e ka skenuar realitetin e Kosovës, i di brengat e sektorit privat dhe se në premtime janë shumë më të matur.

“Vetë fakti që ka të bëjë më tepër me investime në sektorin privat, vetë fakti që ka mbështetje për prodhime vendore, vetë fakti që janë disa masa që dëshmojnë se e kanë skenuar realitetin kosovar, i dinë brengat e sektorit privat, besoj që në premtime janë shumë më të matur se në të kaluarën.

Partitë opozitare kanë evaluuar me kohën, qoftë në aspektin vizual, qoftë në aspektin përmbajtësor, qoftë në aspektin estetik, kanë bërë hapa të përparuar. Më bën përshtypje gjuha dhe kultura e komunikimit që nuk ka ofendime dhe nuk merren asnjëherë me pozitën dhe qeverinë aktuale”.

Më tej, Gërxhaliu kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se qasja e tyre ndaj bizneseve nuk i bën nder Kosovës, as në fushatë zgjedhore e as jashtë saj.

“Dhe kur e analizon qasjen e qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet, ata tentojnë ta luajnë rolin edhe të opozitës dhe pozitës, sepse duket që nga ajo, mangësia që s’ka ofendime nga opozita në këtë fushatë, tentojnë ta kenë rolin dual”.

Kanë mbetur edhe pak, deri në përfundim të fushatës elektorale dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. E në lidhje me këtë proces dhe të ardhmen politike të partive në vend është deklaruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Sipas tij, Vetëvendosje, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë për vendin e parë në këto zgjedhje. Kjo, sipas tij, është bazuar në një studim të kryer nga AKB.

“Tri partitë politike – VV, PDK dhe LDK – janë në garë të ngushtë për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas një studimi të kryer nga AKB. Këto tri parti janë duke garuar si asnjëherë më parë, duke ofruar programe, premtime dhe synime të ndryshme, por me qëllimin e përbashkët për të fituar sa më shumë mandate dhe për të udhëhequr vendin për katër vitet e ardhshme”.

Ai thotë se cilado parti që të vijë në pushtet do të ballafaqohet me problemet e grumbulluara.

“Tri partitë e mëdha mbeten opsionet kryesore për votuesit, por fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë asnjë parti e vetme. Formimi i një qeverie të re është i domosdoshëm dhe do të kërkojë një koalicion.

Qeveria e re mund të ketë një mandat të shkurtër kohor dhe në fund mund të ndodhin ngërçe politike, ose mund të krijohet një qeveri me një spektër të gjerë, që do të mund të adresojë shumë probleme të grumbulluara për vite me radhë në aspektet ekonomike, politike dhe diplomatike”./ Monitor

1 VITE ME PARE

Analiza: Çfarë do të ndryshojë pas 9 shkurtit në Kosovë?

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
Foto ilustruese

KOSOVË- Në 30 ditë fushatë, qytetarët e Kosovës dëgjuan premtime të ndryshme nga partitë politike. Më të zëshmit në premtime ishin pretendendët për kryeministër: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Fokusi kryesor i tyre dhe partive që drejtojnë ishte ekonomia.

Zotimet për ekonomi, zhvillim, investime e rritje të pagave kanë qenë kryefjala e fushatës zgjedhore në Kosovë. Partitë politike kanë vendosur në qendër të fushatës së tyre zotimet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit që përballet me papunësi, inflacion dhe nevojën për më shumë investime të huaja.

Premtimet më të mëdha i kanë bërë liderët e partive, konkretisht kandidatët për kryeministër. Ata premtuan rritjen e pagave nga 30 deri në 50%, rritje të pensioneve deri në 70%. Investime në rrugë e hekurudha në miliona euro. Shëndetësi më të mirë e arsim më cilësor.

Premtimet e Albin Kurtit dhe VV-së

Në katër vitet e qeverisjes së Albin Kurtit, një numër i madh premtimesh që lidhen me sektorin e ekonomisë kanë mbetur të parealizuara. Por Kurti, edhe në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit – në të cilat garon për mandatin e dytë si kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë premtime të ngjashme.

Albin Kurti ka thënë se gjatë mandatit të ardhshëm, paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Paga minimale nuk do të tatohet e kjo nënkupton që edhe për biznesin e vogël individual, 6 mijë eurot e para të tatimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi. Kurti po ashtu ka premtuar miliarda euro investime.

“Do të ofrojmë mbështetje deri në një miliard euro për investime të mesme e të mëdha në ndërmarrjet prodhuese cep më cep të Kosovës. Do ta shtojmë prodhimin, do të shtojmë investimin, do të mundësojmë riinvestimin dhe do të rrisim eksportin”.

Përveç kësaj, Kurti premtoi mbështetje edhe për gjyshërit që kujdesen për fëmijët e prindërve.

“Ne do të kemi mbështetje financiare për gjyshërit që kujdesen për fëmijët e prindërve punëtorë, për nipërit dhe mbesat e tyre prej moshës 1 deri në 3 vjeç. Ne i paguam edukatorët në çerdhe, do t’i paguajmë edhe gjyshërit në shtëpi”.

Po ashtu janë premtuar edhe 500 milionë euro investime në Brezovicë dhe rehabilitimi i Linjës 10 dhe projektimi i linjës hekurudhore që lidh Ferizajn e Prizrenin me Gjilanin dhe Bujanocin. Vetëvendosje ka premtuar ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit.

Ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, që përfshin segmentin Gjakovë – Shkodër. Kurti, në shumicën e fjalimeve të mbajtura, është lavdëruar me ekonomi, punësim duke pretenduar se çdo ditë në Kosovë gjatë Qeverisjes së tij janë punësuar 55 të rinj.

“Kemi 80 mijë më shumë të punësuar në Republikën e Kosovës cep më cep. A e dini sa janë 80 mijë për 4 vjet? Janë 55 të punësuar mesatarisht për çdo ditë të Kosovës, gjatë katër viteve të qeverisjes.

Për çdo ditë, në katër vjet, është themeluar një kompani e re, një firmë e re, një biznes i ri me 55 të punësuar në Republikën tonë të dashur”. Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje nuk ka paraqitur ndonjë program konkret, kjo parti në këto zgjedhje ka provuar të fokusohet në situatën në Veri, duke e portretizuar si arritje.

Premtimet e Bedri Hamzës dhe PDK-së

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, e ka pasur premtimin më të madh dhe më konkret te rritja e pagave dhe pensioneve. Madje ai ka thënë se kjo rritje do të ndodhë në vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Në muajt e parë të qeverisjes sime, pagat do t’i rris me 50%. Përveç pagave, do t’i rris pensionet bazë me 70%, do t’i rris edhe pensionet kontributdhënëse të cilat do të përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Pagat do të rriten për infermierë, mjekë, mësues, arsimtarë, profesorë, zjarrfikës, policë, ushtarë, shërbyes civilë, për të gjithë ata që realizojnë paga prej buxhetit të Kosovës”. Për sa u përket pensioneve, ai premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro.

“Ne do ta ndryshojmë praktikën e pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, që bizneset ta paguajnë TVSH-në pas shitjes dhe jo paraprakisht në kufi, duke i lehtësuar ndjeshëm financat e tyre”.

Bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro, Hamza ka thënë se do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato që investojnë mbi 500 mijë euro, apo punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara.

“Po ashtu, ne do ta eliminojmë edhe tarifën doganore për importimin e veturave të reja elektrike. Do të ofrojmë një program mbështetës për sektorin privat me subvencione dhe grante deri në 30% për investimet për zhvillim”.

Ai ka premtuar se do ta zvogëlojnë edhe barrën tatimore për të ardhurat personale duke reduktuar tatimin e të ardhurave personale. Konkretisht: paga deri në 400 euro nuk do të tatohet, paga 400 deri në 800 euro do të tatohet vetëm 8%, ndërsa pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10%.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka premtuar shfuqizimin e ligjit aktual për tatimin në pronë “për të siguruar barrë sa më të përballueshme për familjet dhe bizneset”.

Hamza ka premtuar edhe ndërtimin e projekteve të kaldajës qendrore në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, të cilat tha se do ta zvogëlojnë konsumin e energjisë. Për invalidët e luftës, Hamza theksoi se pensionet do t’u rriten me 50%, kurse veteranëve të luftës do t’u rriten me 50% pensionet.

Më tej, ai ka premtuar ofrimin e subvencioneve prej 100 eurosh për familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, por edhe ndërtim të qendrave për të moshuarit në secilin rajon. Hamza ka prezantuar edhe projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz në Kosovë.

“Ne do të ndërtojmë termocentralin me gaz dhe do të fillojmë të ndërtojmë edhe rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me gaz natyror në tërë Kosovën.

Termocentrali me gaz do të ndërtohet me kapacitet prej 350 MW, krahas lidhjeve me tubacione nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”. Hamza ka thënë se Hekurudha e Kombit është projekti i tij i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve.

“Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve. Kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit”.

Premtimet e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë premtimet më të mëdha në investime dhe rritje ekonomike.

“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet, 5% rritje ekonomike”.

Ai ka premtuar po ashtu se që në javën e parë dhe asnjë javë tjetër më shumë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë, të gjithë mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit do t’u rrisin pagat me koeficientët 150.

Për Lumir Abdixhikun, bizneset krijojnë vende të reja pune, eksportojnë dhe ulin deficitin e lartë tregtar. Është “paradoks i kohës”, sipas tij, që ato edhe sot e kësaj dite përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Pas 9 shkurtit, Qeveria e Kosovës, qeveria e djathtë, bizneset i sheh si partner. Do të punojë me to dhe do ta bëjmë Kosovën me to”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në programin “Rruga e Re”, që ka prezantuar gjatë fushatës, ka thënë se përmban 100 zotime. Rritja ekonomike, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe të Pejës, si dhe rrugë të tjera, janë disa prej zotimeve.

Përparësi, sipas Abdixhikut, do të jetë heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe për energji elektrike. Ai ka premtuar edhe 1.5 miliardë euro për kryeqytetin. “Ky është zotimi ynë dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje”.

“Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj dhe linjën me gaz amerikan, e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim”.

Abdixhiku ka premtuar po ashtu edhe 80 milionë euro investime në Brezovicë. Kosova ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ndryshimi e dalja nga moçali i pështymave e urrejtjes është domosdoshmëri! Brezovica do të bëhet. Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurosh që në fillim”.

“Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon.

Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!”.

Premtimet e Ramush Haradinajt dhe AAK-NISMA

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, qëndron pas idesë për të ndërtuar një termocentral të ri me thëngjill.

“Po ta kishim ndërtuar ne një 500 megavatësh me qymyr – unë s’jam për energji me qymyr se e di që ka ndotje, ama mos harroni teknologjia e re sot nuk ndot, besoni e ka 1% emetim”.

Haradinaj ka premtuar edhe ndërtimin e tetë digave në disa fshatra të Kosovës, që sipas tij do të furnizojnë me ujë 15 komuna të Kosovës e do të zgjidhin problemin e furnizimit me ujë për njëqind vitet e ardhshme.

“Jemi të vendosur ta bëjmë këtë zotim realitet, sepse është një detyrim ndaj Kosovës”.

Kandidati i koalicionit për kryeministër ka premtuar për rininë mbështetje me grante pa kthim për bizneset e reja.

“Bursa për të gjithë studentët, si në universitetet publike ashtu edhe në ato private. Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e PBB-së do të ndahet për arsim e edukim. Këto janë investime që do të nisin menjëherë pas 9 shkurtit”.

Haradinaj, gjatë fushatës, disa herë ka thënë se garës për zgjedhjet e 9 shkurtit i ka hyrë me zotime për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik në bashkëpunim me aleatët e gjenerim të kapaciteteve energjetike.

“Unë i jap Kosovës ofertën e sigurisë së përjetshme, çlirimin e Veriut përjetësisht me një standard, me një vlerë që është perëndimore, i jap mundësinë e zhvillimit ekonomik edhe në bashkëpunim me aleatët edhe me fonde të tyre përfshi në energji”.

Ai ka thënë po ashtu se në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 500 euro, por edhe pagë nën 1 mijë euro. Haradinaj tha se Kosovës i duhet një amnisti fiskale, pasi tha se në Kosovë, paratë nuk janë nga krimi, por nga ekonomia joformale. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë është zotuar për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm

“Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500 euro, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, partitë politike kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore më 11 janar.

Fushata për këto zgjedhje ishte më e gjatë sesa të deritashmet, meqë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor organizohet me disa ndryshime që janë bërë në Ligjin për Zgjedhjet. Me ligjin e ri, heshtja zgjedhore është vetëm në orët sa kutitë e votimit do të jenë të hapura, ndryshe nga zgjedhjet paraprake ku fushata përfundonte një ditë para zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të zgjedhin 10 kandidatë për deputetë, për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku qytetarët votonin për 5 deputetët e tyre të preferuar nga një parti politike. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) shënoi një fitore bindëse me 50.2% të votave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u rendit e dyta me 17%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përfundoi e treta me 12.7%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mori 7.12% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk arriti të kalojë pragun prej 5% për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës./ Monitor

1 VITE ME PARE

Kryetari i KQZ-së hedh votën e tij në Pejë: Të gjithë qytetarët të dalin të votojnë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
pamje nga votimi

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, ka votuar në një qendër votimi në Pejë për zgjedhjet parlamentare.

Pas votimit, ai ftoi qytetarët dhe aktorët e tjerë që të respektojnë rregullat zgjedhore në ditën e zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë”, tha Radoniçi, duke shtuar se gjithçka është gati për këtë proces.

1 VITE ME PARE

Vendosja e kamerave në vendvotime, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes dhe mbrojtjes gjatë gjithë procesit zgjedhor

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi ka njoftuar me vënien e kamerave vëzhguese në  hapësirat brenda vendvotimit. Ai u shpreh se kjo bëhet me qëllim garantimin e sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në qendrën e votimit. 

“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qellim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit. Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullsi me qellim që t’iu ofrohen institucioneve ligj zbatuese. Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitoroje këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të behet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj zbatuese”, u shpreh ai.

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

1 VITE ME PARE

Kosova mban sot zgjedhjet parlamentare/ 28 subjekte politike në garë, rreth 2 milionë qytetarë sot hedhin votën e tyre! Hapen qendrat e votimit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Mbyllet zyrtarisht procesi i
foto ilustruese

KOSOVË- Njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.

Mbi 940 qendra votimi do të jenë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës do t’u bashkohen vëzhguesve të tjerë vendas e ndërkombëtarë që do të ndjekin nga afër procesin e votimeve.

Për një muaj me radhë partitë politike bënë fushatë me zotimet për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet e së dielës, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023 për shkak të tensioneve në veri.

Por, bisedimet me Serbinë nuk gjetën shumë vend në fushatën para zgjedhjeve.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë Kurti për marrëdhëniet me aleatët posaçërisht me Shtetet e Bashkuara, të cilat gjatë administratës së ish Presidentit Joe Biden, tërhoqën vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Çështja e këtyre marrëdhënieve u bë objekt diskutimesh këto ditë pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja që shtuan praninë e tyre në Kosovë pas tensioneve të viteve të kaluara, kanë shtuar trupat në prag të zgjedhjeve parlamentare, për mbarëvajtjen e të cilave policia e Kosovës tha se ka hartuar një plan të posaçëm në bashkërendim më forcat e KFOR-it, Misionin e BE-së për sundimin e ligjit, prokurorinë dhe diplomatët perëndimorë./VOA

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje