LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova në alarm, Vuçiç jep dorëheqjen nga presidenca e SNS, vendin e tij e merr Ministri i Mbrojtjes: Do e ruajmë Prishtinën si pjesë tonën

• Aleksandër Vuçiç nuk është më President i Partisë Përparimtare Serbe (SNS). • Në vend të tij është zgjedhur Ministri i Mbrojtjes Serve Milosh Vuçeviç. • Ishte vetë Vuçiç ditën e djeshme që dha dorëheqjen si drejtues i Partisë, duke njoftuar se do të fokusohej te Presidenca e vendit. • Sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të SNS-së, shumica e 4000 delegatëve zgjodhën të preferuarin e Vuçiç si udhëheqës. • Dorëheqja e Vuçiç erdhi në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, pasi serbët tentuan që të bllokonin punën e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri. • Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Millosh Vuçeviç zë vendin e Vuçiç: Do ruajmë Kosovën si pjesë e Serbisë

Kosova në alarm, Vuçiç jep dorëheqjen nga presidenca e

SERBI- Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç është zgjedhur kreu i ri i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike, të zhvilluar në Beograd. Nga 4000 delegatë që votuan, Vuçeviç arriti të marrë shumicën dhe u bë drejtuesi i ri i partisë, pas dorëheqjes së Aleksandër Vuçiçit.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë delegatët e SNS-së që morën pjesë sot në punimet e Kuvendit të 6-të, dhe treguan në mënyrën e duhur se si organizohet procesi dhe procedura demokratike brenda një partie dhe të falënderoj kryetarin aktual të SNS-së, Aleksandër Vuçiç. Dua ta falënderoj edhe për mbështetjen e tij për kandidaturën, po hapim një kapitull të ri, politika jonë nuk do të ndryshojë, ne mbetemi parti që është motori i zhvillimit të atdheut tonë, ruan dhe ushqen vlerat tradicionale, ne do të avokojmë politikisht për ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë, do të kujdesemi për interesat e komunitetit serb kudo që ai jeton”, - tha Millosh Vuçeviç.

3 VITE ME PARE

Vuçiç propozon emrin e pasardhësit të tij në krye të partisë

Kosova në alarm, Vuçiç jep dorëheqjen nga presidenca e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka propozuar emrin e ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç si pasardhësin e tij në krye të partisë.

“Unë do t’ju propozoj zyrtarisht për pikën e dytë, por dua të them që ndërkohë që janë edhe gazetarët, për kryetarin e SNS-së dhe sigurisht që do të marret një vendim pasi të konsultohemi të gjithë për udhëheqjen e ardhshme, sugjeroj që të zgjedhim Millosh Vuçeviqin, nënkryetarin e SNS-së, si kryetar të ri”, theksoi ai.

 

3 VITE ME PARE

TRE OPSIONET- Sot SNS merr vendime të rëndësishme: Kush mund ta zëvendësojë Vuçiçin në krye të partisë?

Kosova në alarm, Vuçiç jep dorëheqjen nga presidenca e
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Partia Progresive Serbe (SNS) sot do të marrë vendime të rëndësishme sot në Kragujevc. Pas më shumë se një dekade do të ketë një zhvillim të rëndësishëm pasi dje lideri shumëvjeçar i SNS, presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri me dije se nuk do të ishte më në krye të Partisë.

Pyetja është se kush mund ta pasojë atë?

Asambleja e jashtëzakonshme e SNS do të mbledhë sot në Kragujevc rreth 4000 delegatë të cilët do të vendosin për udhëheqjen e re të partisë. Bojan Klaçar, drejtor programi i Cesid, thotë për “Blic” se mes kujt do të luhet beteja për pasuesin e Vuçiç. 

"EDuhet të jetë dikush nga rrethi më i ngushtë i njerëzve rreth Vuçiçit. Në thelb dihet se cilët janë nënkryetarët dhe njerëzit në të cilët ai ka më shumë besim, e në to sigurisht janë Ana Brnabiç, Sinisha Mali, Millosh Vuçeviç dhe Marko Gjuriç,"- thekson Klaçar.

Një gjë është shumë e rëndësishme në këtë rast, vëren Klaçar.

"Duhet të jetë edhe dikush për të cilin votuesit, anëtarësia dhe lidershipi do ta dinë se Vuçiç e kontrollon. Nëse bëhet kjo lëvizje, Vuçiç dërgon edhe mesazh: Gjithçka është në rregull, gjërat mbeten të qëndrueshme,”-shtoi ai.

Një tjetër opsion, sipas Klaçarit, është që partia të merret nga një organ kolektiv partiak: Kombinime të ndryshme janë të mundshme, për të bërë tre apo katër veta... Së fundi, opsioni i tretë do të nënkuptonte një zgjidhje të përkohshme, një lloj presidence me rotacion. Nëse flasim për atë që është më e sigurt, mendoj se dy opsionet e para janë më realiste.

Secila prej këtyre ndryshimeve është e madhe, duke pasur parasysh se Vuçiç ka qenë udhëheqës i SNS që nga maji i vitit 2012.Presidenti do të formojë Lëvizjen e re “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”, e cila sipas tij, do t’i shërbejë Serbisë në dy-tre vitet e ardhshme për një periudhë vendimtare. Ai madje ftoi edhe liderët e partive opozitare ne dialog.

Më herët, presidenti serb kishte paralajmëruar se është e nevojshme të krijohet një lëvizje e re politike, i cila do të mbronte interesat e Serbisë dhe jo të vendeve të tjera. Vuçiç ishte kreu i Partisë Progresive që nga viti 2012 pasi Tomislav Nikoliç u zgjodh president i vendit, ndërsa në 2017-tën ai u zgjodh president.

Sipas raportimeve të mediave, tubimi u ndoq nga më shumë se 200 mijë njerëz në mbështetje të Vuçiç. Mijëra serbë etnikë erdhën nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina. Një tubim mbarëkombëtar për të treguar mbështetjen dhe forcën e presidentit, pasi vendi prej muajsh është përfshirë nga protesta që duan largimin e Vuçiç./Blic

aleksander vucic tensione ne veri te kosoves milosh vucevic

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët