LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kosova nën ujë, përmbyten disa zona në Mitrovicë dhe Skënderaj, qindra persona të evakuuar

• Përmbytje në Kosovë. • Shtëpitë e disa banorëve në Kosovë kanë pësuar dëme të mëdha pas vërshimeve që nisën të enjten, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. • Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. • Në këto zona, shumë banorë kanë mbetur pa strehë të sigurt, ndërsa është dëmtuar edhe një pjesë e infrastrukturës rrugore dhe energjetike. • Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se si pasojë e shirave ka turbullira të ujit në kanalin e Ibër Lepencit. • Në disa komuna të Kosovës janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit. • Për shkak të gjendjes së keqe në Kosovë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndodhen në Kukës, gati për të ndërhyrë në çdo moment që ka nevojë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Kosovë/ REL: Nis vlerësimi i dëmeve pas vërshimeve

Kosova nën ujë, përmbyten disa zona në Mitrovicë dhe
Kosovë

KOSOVË-  Në disa komuna të Kosovës janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore.

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se si pasojë e shirave ka turbullira të ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Ajo ka thënë se impiantet e ujit në Shkabaj dhe Drenas nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Për shkak të gjendjes alarmante me vërshime dhe turbullirë të ujit në kanalin e Ibër Lepencit, përveç Fushë Kosovës, Drenasit, Zonës Industriale dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë sot do të kenë edhe: lagjja ‘Kodra e Trimave’ dhe të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga rezervuari i Mirëditës si: lagjja e Muhaxhirëve, lagjja Dodona, Taslixhe, Aktash, Bregu i Diellit dhe të gjitha zonat e Matit.

Kjo situatë është thënë se do të vazhdojë deri në përmirësim të turbullirës në kanal.

"Situatë e qetë"

Zyrtarë të komunave më të prekura nga vërshimet kanë thënë të premten se situata është më e qetë. Alban Shala, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, niveli i ujit në lumin Klina ka rënë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Gjendja është stabile, niveli i ujit ka filluar të bie, rrezik për momentin nuk ka. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha”.

Edhe në Komunën e Mitrovicës se Jugut, situata është e qetë, ka thënë Bahtir Maxhuni, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në këtë komunë.

Në lumin Lushta niveli ka rënë në sasinë e duhur, kurse në lumin Ibër niveli po bie në përmasa të vogla”, ka thënë Maxhuni për Radion Evropa e Lirë.

Xhevat Demaj drejtor për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim në Istog, ka thënë se situata është nën kontroll edhe në në këtë komunë. Për vërshime është raportuar edhe në komunat në veri të Kosovës, sidomos në Zveçan dhe Zubin Potok. Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka thënë përmes një postimi në Facebook se zyrtarët e saj janë duke bashkëpunuar me drejtoritë komunale për situatën në terren.

Gjithashtu, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, nxënësit e shtatë komunave të Kosovës nuk zhvilluan mësim të premten, ka njoftuar ministrja e Arsimit (MASHT), Arbërie Nagavci.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./ REL

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Panoramë 'e trishtë' në Kosovë, shtëpi e toka nën ujë, si paraqitet situata në Mitrovicë dhe në Skënderaj

Kosova nën ujë, përmbyten disa zona në Mitrovicë dhe
Moti në Kosovë

KOSOVË- Qindra shtëpi e mijëra hektarë tokë të përmbytura, këto janë pamjet që vijnë nga Kosova, e cila prej më shumë se 5 ditësh është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dëme kolosale dhe duke paralizuar qindra famije. Më problematike paraqitet situata në komunat, Mitrovicë dhe Skënderaj. Në Mitrovicë, Istog e Podujevë komisionet do të fillojnë punën nga e hëna për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Mediat kosovare raportojnë se, ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga e premtja është duke u punuar që të largohet uji nga shtëpitë e përmbytura me anë të pompimit. Ekipet emergjente kanë filluar edhe furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e zonave të përmbytura. Po ashtu po punohet edhe në lirimin për qarkullim të rrugëve të bllokuara pas rrëshqitjes së dheut. Mijëra hektarë tokë bujqësore, shtëpi e biznese janë vërshuar pas reshjeve mes natës së enjte dhe premte në Mitrovicë, Istog, Klinë e Skënderaj.

3 VITE ME PARE

REL: Përmirësohet situata e motit në Kosovë! Cilat ishin zonat më të prekura?

Kosova nën ujë, përmbyten disa zona në Mitrovicë dhe
Kosovë

KOSOVË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar më 21 janar se pas ndaljes së reshjeve të shiut, situatë është e qetë, teksa shtoi se po bëhen intervenime të ndryshme në zona të caktuara. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të nisura më 19 janar, disa qytete në Kosovë janë përballur me vërshime.

Nga vërshimet më të prekura janë komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog.
Vërshimet kanë duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, sipas MBP-së, është duke vazhduar angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet.

Aktualisht po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet. Në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e MBP-së.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga komunat dhe nga qytetarët.

Policia e Kosovës tha se për shkak se ende ka të reshura të dobëta shiu, niveli i ujit në lumenj është ende i lartë, prandaj ka vazhduar monitorimin e situatës.

Sipas raportimeve të sotme, nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit”, u tha në njoftim.

Sipas Policisë, në rajone të tjera nuk ka lumenj që kanë dalë nga shtrati dhe nuk është raportuar për vërshime. Instituti Hidrometerologjik i Kosovës më 20 janar ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Sipas Institutit reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim deri më 25 janar. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./ REL

 
3 VITE ME PARE

Moti i keq në Kosovë/ Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Presekë, hapet rruga në Strazhë

Kosova nën ujë, përmbyten disa zona në Mitrovicë dhe
Strazhë

KOSOVË- Reshjet e dendura të shiut kanë bllokuar disa zona të Kosovës, ndërsa në disa të tjera ka prezencë të reshjeve të dendura të dëborës. Njoftohet se automjetet e rënda në Presekë do të ndalohen për qarkullim, për shkak të motit të keq, ndërsa në Strazhë automjetet do të vijojnë qarkullimin normalisht, pasi situata e motit atje paraqitet e qetë. 

"Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (AMLM) njofton se nga ora 06:35 e mëngjesit të sotëm është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në qafën malore të Presekës, në rrugën Kërçovë-Ohër. Ndërsa nga ora 07:50 është hequr ndalimi për automjete të rënda në qafën malore të Strazhës", njoftimi. 

Për shkak të gjendjes së keqe në Kosovë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndodhen në Kukës, gati për të ndërhyrë në çdo moment që ka nevojë./ Dosja.al

permbytje ne kosove

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion