LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore! Brnabiç ironizon: Proces i lirë, me forca të armatosura

• Përfundon votimi në 4 komunat në Veri të Kosovës. • Gjithsej votuan 1567 nga 45 mijë qytetarë me të drejtë vote të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj. • Pra pjesëmarrja ishte 3.47%. KQZ ka nxjerrë rezultatet paraprake, ku LVV dhe PDK kanë fituar nga dy komuna. •Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok. • Në Zveçan dhe Leposaviç qytetarët u votua po ashtu për të zgjedhur anëtarët e asambleve komunale. • Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot. •Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç komentoi nga Beogradi zgjedhjet. • Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila ironizoi përmes fotove nga pikat e votimit ku kishte prezencë të Policisë së Kosovës, se këto janë zgjedhjet e lira me forca të armatosura. Kusari-Lila i është përgjigjur Brnabiçit duke thënë se duhet të kujtojë ditën e sotme, si ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm. • Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviç, Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare dhe kandidati për kryetar i LVV-së, Erden Atiç në Lagjen e Boshnjakëve. • KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

35 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Radoiçiç: Nuk lejojmë që veriu të udhëhiqet nga ata që fituan 1-2% të votave

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Millan Radoiçiç

KOSOVË- Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, tha se populli serb në Kosovë “nuk do të lejojë kurrë” që komunat me shumicë serbe në veri të vendit të udhëhiqen nga ata që kanë fituar “1 apo 2 për qind të votave” në zgjedhje. Ai nuk saktësoi se çfarë masash mund të ndërmerren.

Të dielën e 23 prillit, në katër komunat në veri - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale. Pjesëmarrja në proces ishte e ulët - pak më shumë se 3 për qind, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo, pasi Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - nuk mori pjesë në zgjedhje dhe u bëri thirrje qytetarëve serbë t’i bojkotojnë ato. Në garë ishin dhjetë kandidatë - prej tyre vetëm një e komunitetit serb.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në Mitrovicë të Veriut dhe në Leposaviq fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zubin Potok dhe Zveçan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Radoiçiç tha se beson se “të gjithë e kanë kuptuar mesazhin që dha populli serb nga veriu i Kosovës”, i cili e bojkotoi në masë të madhe procesin zgjedhor.

Radoiçiç tha se i falënderon bashkatdhetarët e tij nga Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku për “patriotizmin, dinjitetin, nderin dhe unitetin e dëshmuar”.

“Është në dorën tonë që së bashku me vendin tonë, Serbinë, dhe me presidentin Aleksandër Vuçiç ta vazhdojmë luftën për të ruajtur paqen dhe të drejtën e serbëve për të jetuar jetën e tyre,”- tha Radoiçiç.

Beogradi zyrtar, i cili mbështet Listën Serbe, ka bërë po ashtu thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Serbia dhe serbët në Kosovë kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë - për të cilin Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord dhjetë vjet më parë - përpara se të marrin pjesë në ndonjë votim.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë thënë javën e kaluar se janë të zhgënjyera me faktin që serbët kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Komunat në veri janë pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës.

3 VITE ME PARE

KQZ publikon rezultatet paraprake, LVV dhe PDK "ndahen" me nga 2 komuna

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.

Sipas rezultateve preliminare, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 73.5 për qind të votave në Leposaviq, apo 100 vota gjithsej; kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej; në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota; ndërsa në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.

Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviç – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi 5 vota, apo 2.6 për qind.

3 VITE ME PARE

Petkoviç: Fitues të zgjedhjeve, serbët që bojkotuan votimet

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë", pasi sipas tij bojkotoi zgjedhjet. Ai i quajti zgjedhjet “antidemokratike dhe jolegjitime”, e po ashtu, Petkoviç kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë.

“Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve,”- tha Petkoviç.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ LVV shpall fitoren në dy komuna në Veri

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Armend Muja

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviç. Sipas Armend Mujës, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 60 përqind të votave në zgjedhjet për kryetarë në katër komunat në veri.

Ai pretendoi se në Mitrovicë të Veriut kanë fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq në Leposaviç mbi 70 përqind. Por sipas tij garë më e ngushtë është në Zubin Potok. Gjithashtu, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, tha se ai do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.

“Do të jem kryetar komune i të gjithë qytetarëve pa dallim. Po na presin punë të mëdha përpara. U bëj apel të gjithë qytetarëve që të kenë besim në institucionin e komunës dhe në mua si kryetar komune,”- tha ai për mediat.

Por shtoi se do të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet, në komunën e banuar me shumicë serbe. Edhe pse këto zgjedhje u bojkotuan nga Lista Serbe.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ: Procesi u mbyll pa asnjë problem

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 për qind e trupit votues. Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviç dhe Zveçan.

Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniçi, tha se procesi është zhvilluar pa asnjë problem dhe se rezultatet e para preliminare pritet të publikohen në ueb-faqen e saj pas orës 20:00.

Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:

Leposaviq: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind./REL

3 VITE ME PARE

Mbyllet votimi në 4 komunat në veri të Kosovës, serbët bojkotojnë zgjedhjet e parakohshme. Pjesëmarrja, e ulët

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Foto ilustruese

PRISHTINË- Mbyllet votimi në katër komunat në veri të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme lokale. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj.

Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 2.4 për qind.

Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot. Megjithatë deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të procesit zgjedhor.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri/ Ambasadori suedez: Pjesëmarrja e votuesve e rëndësishme, konkluzionet do të dalin të hënën

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Jonas ëesterlund

KOSOVË- Pjesëmarrja deri tani e votuesve për kryetar në 4 komunat në veri të Kosovës sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë e vogël. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund gjatë vizitave në veri të Kosovës tha se është ende herët për të folur pasi ditën e hënë do të ketë një përfundim për rezultatet e zgjedhjeve. Ai theksoi se do të donte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe.

Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Lista Serbe ka marrë pjesë tetë herë në zgjedhje, por për fat të keq nuk po merr pjesë kësaj radhe. Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendimi i presidentes. Konkluzionet do të bëhen nesër. Por, tani mendoj se është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje në zgjedhje. Natyrisht ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë në dakord në shkurt dhe mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesa e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për ta formuar AKS-në. Edhe kjo është e rëndësishme, por e rëndësishme është edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, tha Westerlund, shkruan Kosovo-Online.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

3 VITE ME PARE

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës diskutohet nesër në Komitetin e Ministrave

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Foto ilustruese

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniçi, ka bërë një postim në Twitter ku ka thënë se aplikimi i Kosovës do të jetë nesër në agjendën e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës. Nesër, më 24 prill, mbahet mbledhja e radhës e Komitetit të Ministrave. Zëdhënësi i KiE-së i kishte thënë Nacionales se “diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.”

“Aplikimi është duke u marrë parasysh nga Komiteti i Ministrave, në dakordim me të gjitha rregullat relevante,” – kishte thënë ai.

Megjithatë, Rejhan Vuniçi në postimin e bërë në Twitter është shprehur e bindur se një gjë e tillë – aplikacioni i Kosovës në agjendë – do të ndodhë.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian,” – është shprehur Vuniçi.

Gërvalla në anën tjetër kishte deklaruar të premten para Komisionit për Punë të Jashtme se votat ishin siguruar.

“Çfarë ka ndodhur ndërkohë është se askush nuk ka dilemë që votat i kemi të siguruara, kjo ka qenë sfida kryesore që partnerët tanë kanë menduar se do të jetë më e madhja, sigurimi i votave të nevojshme për të pranuar kërkesën tonë. Votat janë siguruar dhe unë mendoj që nuk duhet të kalojë edhe shumë kohë, pasi janë shterur të gjitha procedurat për të kaluar kërkesën tonë nga Komiteti Ministror tek Asambleja Parlamentare e KiE-së,” – ka thënë Gërvalla.

Sipas artikullit të tyre, ShBA-ja bashkë me tri anëtare të BE-së kishin kërkuar nga disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e vendosnin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendë derisa Prishtina “të tregonte konstruktivitet për Asociacionin”.

“Ministritë e Punëve të jashtme të disa shteteve evropiane, që janë anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një letër nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën thuhet që Washingtoni konsideron se çështja e pranimit të Kosovës në Këshill nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave,” – kishte mësuar ky medium nga burime diplomatike në Evropë.

Vendosja eventuale në agjendë gjatë ditës së nesërme do të nënkuptonte se pakënaqësia e ShBA-ve me Qeverinë e Kosovës sa i përket Asociacionit ka kaluar... të paktën përkohësisht. Kujtojmë se prej 31 janarit, Kosova kishte bërë marrëveshje me Serbinë më 27 shkurt në Bruksel për Marrëveshjen e Rrugës drejt Normalizimit dhe më 18 mars në Ohër për Aneksin e Zbatimit./Nacionale

3 VITE ME PARE

ZGJEDHJET në veri/ Tre serbë votojnë në qendrën e votimit në Leposaviç

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Leposaviç

KOSOVË- Tre qytetarë të nacionalitetit serb kanë votuar në qendrën e votimit në Leposaviç. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i kësaj qendre, Enver Aliu. Ai tha se procesi i votimit është i qetë dhe nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi.

Qendra është hap me kohë, deri në këtë moment i kemi tre votues të nacionalitetit serb. Votues serb… gjithçka ka shkuar qetë… jo jo, gjithçka është në rregull”, tregon ai.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

3 VITE ME PARE

Ironizoi zgjedhjet në veri të Kosovës/ Vela reagon ashpër ndaj Brnabiç: Mbreti i çmendur i Vuçiçit që vepron si kryeministre e Serbisë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Blerim Vela

KOSOVË- Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani i është përgjigjur kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç pas deklaratës së saj lidhur me zgjedhjet në veri. Ai shprehet se regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës.

Mbreti i çmendur i Vuçiqit ka një dozë të lartë të shakave. Njëri prej tyre ndodh të jetë ficus politik që vepron si kryeministër i Serbisë. Regjimi në Beograd kërkonte përmes ndërhyrjes zgjedhore të bllokonte zgjedhjet në veri të Kosovës. Tani që ata dështuan ata janë të zhveshur dhe duke bërë sulme qesharake!”, ka deklaruar Vela.

Ndaj deklaratës së Brnabiç ka reaguar sot edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila i tha Brnabiçit që të kujtojë ditën e sotme, si ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm.

Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ironizoi se,  ato përshkruajnë në të vërtetë sundimin e ligjit dhe kuptimin e vërtetë të zgjedhjeve demokratike, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar. 

3 VITE ME PARE

Situatë e qetë në Leposaviç, vetëm disa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Leposaviç

KOSOVË- Procesi i votimeve në 4 komunat veriore është duke vazhduar i qetë. Deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident. Pavarësisht situatës së qetë, qytetarët nuk po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë kanë votuar vetëm tre qytetarë.

Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë vetëm kanë votuar në katër komunat në veri. Situata vazhdimisht është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Konjufca thirrje qytetarëve: Vota juaj do të ketë ndikim të madh

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar qytetarët me të drejtë vote, që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje që po mbahen në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Konjufca shkruan se procesi zgjedhor në 4 komunat veriore, po organizohet në atmosferë të qetë dhe demokratike. Më tej, Konjufca ka thënë se vota e qytetarëve do të ketë ndikim të madh në vendimmarrje lokale dhe ndryshime të përgjithshme pozitive.

"Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara. Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale. Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj", shkruan ai. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

3 VITE ME PARE

Ironizoi zgjedhjet në veri të Kosovës/ Mimoza Kusari-Lila i përgjigjet Brnabiç: Këtë ditë Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila ironizoi përmes fotove nga pikat e votimit ku kishte prezencë të Policisë së Kosovës, se këto janë zgjedhjet e lira me forca të armatosura. Kusari-Lila i është përgjigjur Brnabiçit duke thënë se duhet të kujtojë ditën e sotme, si ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

3 VITE ME PARE

Brnabiç ironizon zgjedhjet në veri të Kosovës: Proces i lirë me forca të armatosura

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Ana Brnabiç

SERBI- Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21”, shkroi Brnabiç në Twitter.

Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”, shtoi ajo.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale, të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi. Në zgjedhje nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila, sikurse Beogradi zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotimin e gjithë procesit.

Kusht i tyre për pjesëmarrje ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Me gjithë kundërshtimet e Beogradit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur zhvillimin e procesit zgjedhor në veri.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi kryetarët e këtyre komunave – të gjithë nga radhët e Listës Serbe – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës./REL 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Vetëm disa serbë kanë votuar deri më tani!

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Ndërsa procesi i votimit në 4 komunat në veri të Kosovës vijon, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se deri në ora 13:00 në zgjedhje kanë dalë vetëm disa serbë.

Sot po mbahen zgjedhjet në veri të Mitrovicës. Synojnë të vendosin në pushtet ata që nuk mund të marrin një apo dy vota, që nuk jetojnë në veri. Mund t’ju them se deri më tani kanë dalë vetëm disa serbë, nuk e kam tepruar, janë disa serbë në të katër komunat”, tha Vuçiç. 

Ai theksoi se serbët nuk duan dikë tjetër dhe t’i shërbejnë interesave të tyre, por që serbët duan t’i shërbejnë interesave të tyre dhe duan paqe me të gjithë.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Asnjë votues deri më tani në dy fshatra në Zubin Patok

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Kontejner

KOSOVË- Vijon procesi i votimit në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.  Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në komunën e Leposaviçit kanë votuar 28 votues (0.21%), në komunën e Zubin Potokut 65 votues (1%), në Zveçan 29 votues (0.41%) dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues (1.05%).

Në fshatrat Sibovc dhe Grabovc të komunës së Zveçanit nuk ka asnjë votues deri tani. Procesi i votimit deri tani ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë pengesë. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

Kandidati i PDK-së për Zubin Patok: Serbëve të veriut po u bëhet presion nga shteti serb që të mos votojnë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Zubin Potokun, Izmir Zeqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.  Ai tha se zgjedhjet po vijojnë pa probleme.

E kryem obligimin tonë qytetar e kushtetues, votuam për këto zgjedhje të cilat uroj që të dalin të suksesshme edhe me siguri ashtu. Si duket procesi po shkon në gjendje të rregullt dhe mirë. Uroj që këto zgjedhje të pranohen dhe të jenë të suksesshme. Unë kisha bërë thirrje edhe prej këtu gjithë qytetarëve që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar dhe kushtetues”, ka thënë ai.

Zeqiri shtoi se serbëve të veriut po u presion nga shteti serb, edhe pse ata kanë dëshirë që të marrin pjesë në këto zgjedhje. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.   

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Ish-kryetarja e KQZ-së: Kryetarët e komunave do të zgjidhen pavarësisht numrit të vogët të votuesve

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Valdete Daka

KOSOVË- Ish kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se kryetarët e komunave në Veri do të zgjidhen pavarësisht numrit të vogël të votuesve.

“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, ka deklaruar ajo për REL.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.  

3 VITE ME PARE

'Serbëve u është bërë presion që të mos dalin në zgjedhje'/ Sveçla nga Mitrovica: Deri tani nuk ka incidente, policia është e përgatitur për siguri

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ndodhet në Mitrovicë për të ndjekur nga afër situatën e sigurisë në veri, ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Lepozaviç e Zubin Potok. Sveçla tha në një lidhje direkte për televizionin publik se nuk ka incidente dhe se presin që dita të përfundojë e qetë. 

Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë”, tha Sveçla.

Ministri tha se këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye, edhe sa i takon aspektit të sigurisë.

Për dallim prej më herët, nuk ka incidente”, tha ai.

Sveçla tha se ditët e fundit qytetarëve serbë u është bërë presion që të mos dalin në zgjedhje.

Por përndryshe sot nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës”, tha Sveçla.

Ai tha se presin që të rritet numri i qytetarëve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit. Lidhur me lokacionet e reja të votimeve, Sveçla tha se bashkë me KQZ-në është vlerësuar se zgjidhja më e mirë është të gjenden hapësira alternative.

Kjo nuk do të thotë pamundësim të pjesëmarrjes në votime. Edhe kushtet e punës janë mëse komode. Edhe për votuesit vendvotimet janë të identifikuara dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se Policia e Kosovës kurrë s’ka qenë më e përgatitur për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ KQZ: Deri në orën 11:00 në katër komunat votuan 313 qytetarë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Votimi në veri të Kosovës

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dytë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se procesi i votimit deri tani ka shkuar nw rregull dhe pa incidente.  Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 11:00. Sipas njoftimit, deri në orën 11:00 në 4 komunat në veri të Kosovës kanë votuar 313 qytetarë. 

“Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviç kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues apo 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.

Elezi ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

3 VITE ME PARE

Vijon procesi i votimit në 4 komunat në veri të Kosovës, voton edhe kandidati i PDK-së për Zubin Potok

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, është duke vazhduar procesi i votimit për kryetar. Para pak minutash votën e ka hedhur edhe Izmir Zeqiri kandidat i Partisë Demokratike për kryetar në Zubin Potok.

Procesi deri tani ka shkuar i qetë, ndërsa kryetari i KQZ-së më herët ka vizituar vendvotimet, ndërsa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Prokuroria monitoron procesin e votimit, deri tani nuk ka incidente

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Zgjedhjet në veri të Kosovës

KOSOVË- Prokurori i Shtetit përmes një njoftim për media ka bërë të ditur se është duke mbikëqyrur procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviç.

Në njoftim thuhet se, që nga ora 7 e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të 4 komunave, për të mbikëqyrur nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në komunikatën e bërë për media.  

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

ZGJEDHJET/ Voton kandidati i PDK-së për kryetar në veri të Mitrovicës! Bojkoti i Listës Serbe, Kelmendi: Është vendim i tyre

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Taulant Kelmendi

KOSOVË- Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së veriut, Taulant Kelmendi ka votuar sot në qendrën e votimit në Kodër të Minatorëve.

Unë qysh e patë votova, e shfrytëzova të drejtën time. I bëjë thirrje qytetarëve me të drejtë vote me dalë me marr pjesë në zgjedhje”, tha Kelmendi.

Sa i përket bojkotimit të zgjedhjeve nga Lista Serbe, tha se është vendim i tyre.

Është vendim totalisht i Listës Serbe, askush nuk ia ka ndaluar që të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai.  

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Momenti kur kandidatja serbe për kryetare të Zveçanit shoqërohet nga policia për në qendrën e votimit

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Sllgjana Pantiç shoqërohet nga Policia

KOSOVË-  Kandidatja e pavarur serbe për të parën e komunës së Zveçanit, Sllgjana Pantoviq ka ushtruar sot të drejtën e saj për të votuar. Ajo ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në komunën e Zveçanit.

Pantoviç deri në qendrën e votimit është shoqëruar nga Policia e Kosovës, kjo për qështje sigurie. Pantoviç pas votimit deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani, sipas saj, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.  

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Mediat nuk lejohen të marrin pamje brenda pikave të votimit, Radoniçi: KQZ-ja nuk ka dhënë asnjë urdhër për këtë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Gazetarët në veri të Kosovës

KOSOVË- Vijon procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar. Siç raportojnë mediat kosovare, gazetarët nuk janë lejuar të marrin pamje brenda pikave të votimit. Ata janë penguar nga anëtarët e KKZ-së. Lidhur me këtë është pyetur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, i cili tha se nuk ka dhënë urdhër që mediat të mos lejohen të marrin pamje brenda vendvotimeve.

Nuk ka urdhër për mos tu lejuar mediat, mediat janë të lira që të marrin pamje ka qenë një konfuzion përmes doracakut. Ka ndonjë keqkuptim”, tha Radoniçi.

 Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Radoniçi: Procesi i votimit po shkon në rregull, qytetarët të dalin në votime

 

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi

 

KOSOVË-  Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi ka vizituar qendrat e votimit në veri. Kryetari i KQZ-së ftoi qytetarët të dalin në votime.

Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull.  Siguria është në nivel”, tha ai para mediave.

Sipas Radoniçit, ende s’dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Voton kandidati për kryetar i LLV-së, Atiç: Ditë të mira po vijnë për Mitrovicën e veriut

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Erden Atiq

Vijon procesi i votimit nga qytetarët në Mitrovicën e Veriut. Në Lagjen e Boshnjakëve të drejtën e tij për të votuar e ka ushtruar edhe kandidati për kryetar i LVV-së, Erden Atiç. Pas hedhjes së votës, Atiç u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

“Unë sapo e kreva obligimin qytetar, shpreh mundësinë që përmes juve me ju bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës veriore me dalë me votu në numër sa më të madh me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri”, tha ai.

Atiç shtoi se për Mitrovicën veriore po vijnë ditë të mira.

“Jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna veriore e Mitrovicës është përmendur vetëm për konotacion të keq”, tha Atiç.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës, kryetari i KQZ-së ndjek procesin e votimit nga afër

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Kryetari i KQZ-së

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka vizituar qendrat e votimit në veri. Radoniqi ka qenë i shoqëruar edhe nga anëtarët tjerë të KQZ-së. 

Kryetari i KQZ-së, disa ditë më parë tha se pret që procesi zgjedhor të shkojë i qetë dhe pa incidente, teksa ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.

3 VITE ME PARE

Bojkot total/ Asnjë votues në qendrën e votimit në Jarinjë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Foto Ilustruese

KOSOVË- Deri tani, askush nuk ka dalur për të votuar në Qendrën e votimit në pikën kufitare në Jarinjë. Kjo qendër ka 5 mijë votues, të gjjthë votuesit janë nga komuniteti serbë. Përveç komisionerve shqiptarë në këtë qendër ka dhe vëzhgues nga komunitetet e tjera. E diela e 23 prillit është dita kur po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

3 VITE ME PARE

Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Osmani: Shumë shpejtë do formojmë institucionet

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Betim Osmani

KOSOVË- Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, ka votuar para disa minutash. Pas votimit, Osmani ka thënë për media se qytetarët kanë nevojë që të formohen së shpejti institucionet.

“Besoj që shumë shpejtë kanë më u formu institucionet. Tash e disa muaj jemi tu hek keq për institucione. Besoj që do të arrijmë t’i krijmojmë këto insticione”, tha ai.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për zgjedhjen e kryetarit. Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Pa humbur kohë, voton kandidatja serbe për kryetare të Zveçanit

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Sllagjana Pantoviç

KOSOVË- Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviç, votoi pak minuta pas orës 8 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Pantoviç është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsej 10 kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

3 VITE ME PARE

KQZ: Shpërndarja e materialeve në qendrat e votimit është bërë me ndihmën e Policisë, qytetarët të votojnë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Valmir Elezi

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri. KQZ ka njoftuar se sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shtoi se sipas informacioneve që kemi pranuar janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit

“Janë 19 qendra votimi që do të presin qytetarët me të drejtë vote, 6 janë të rregullta dhe 13 qendra janë alternative. Qytetarët me të drejtë vote në këto katër komuna është 45 mijë e 95 . Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Elezi.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Policia thirrje qytetarëve: Nëse ka parregulltësi na njoftoni, masat janë marrë për sigurimin e procesit

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës është deklaruar për zbatimin e planit policor në menaxhimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Sot në ditën e zgjedhjeve, autoritetet njoftojnë se janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në rast të ndonjë parregullësie që mund të shfaqet gjatë procesit zgjedhor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.

Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend. Po ashtu vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, hapen qendrat e votimit në Zveçan

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Qendra votimi

KOSOVË- Qendrat e votimit në komunën e Zveçanit janë hapur me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës dhe këshilltarë komunalë të cilat po mbahen sot në vendin tonë. KosovaPress shkruan se janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Situata aktuale e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë problem, ndërsa vërehen pjesëtarët e Policisë së Kosovës afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në veri të Kosovës, hapen të gjitha qendrat e votimit në Mitrovicë

Mbyllet VOTIMI në 4 komunat në Veri/ KQZ: LVV dhe PDK, nga 2 fitore!
Zgjedhjet

KOSOVË- Në veri të Mitrovicës ashtu siç është paraparë, të gjitha pesë qendrat e votimit janë hapur me kohë. Janë 18 mijë e 118 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto qendra.

Kosova Press shkruan se situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme është se po mbahen për herë të parë pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në përjashtim të një kandidateje të pavarur, dhe nga gjithsej 19 qendra, 6 janë të rregullta dhe 13 alternative. Në katër komunat veriore janë gjithsej 19 qendra të votimit me 34 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 persona

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje